Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: 26 raste të reja në Tiranë, asnjë i infektuar i ri në zonat e tjera

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 225 qytetarë si të dyshuar të prekur me COVID-19 dhe janë konfirmuar 26 raste pozitive, të gjitha në Tiranë, duke e çuar në 1076 numrin e të prekurve.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot në komunikimin e përditshëm se “nga hetimi i thelluar epidemiologjik, janë testuar 73 personel shëndetësor, nga të cilët 12 kanë rezultuar pozitivë, në QSUT, të gjithë pa simptoma. Në total janë 20 të prekur në QSUT, personel shëndetësor dhe pacientë, kontakte të rastit të identifikuar tre ditë më parë. Ndërkohë vijon hetimi i thelluar epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë”.

Sipas saj, në vendin tonë aktualisht janë 220 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale.

“Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40”, – tha Daja.

COVID-19 – Statistika (28 Maj 2020)
Testime totale 15319
Testime molekulare 13993
Testime serologjike 1326
Raste pozitive 1076
Raste të shëruara 823
Raste Aktive 220
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 122
Durrës 51
Krujë 17
Shkodër 12
Kamëz 9
Berat 6
Fier 2
Korçë 1/atsh

Ministria e Shëndetësisë: 26 raste të reja në Tiranë, asnjë i infektuar i ri në zonat e tjera Read More »

SHBA 1 miliard dollarë ndihma për të luftuar COVID-19/ Ambasadorja Kim: Gjithmonë krah miqve

Gjithmonë krah miqve tanë, kështu shprehet ambasadorja Amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, teksa thekson se SHBA kanë dhuruar përmes ndihmave shëndetësore në të gjithë globin, për të luftuar COVID-19, 1 miliard dollarë.

“Siç kemi bërë për HIV/AIDS, malarien, etj., SH.B.A. do të qëndrojë gjithmonë me miqtë dhe do të udhëheqë luftën kundër kërcënimeve globale”, tha ambasadorja Yuri Kim. /atsh

SHBA 1 miliard dollarë ndihma për të luftuar COVID-19/ Ambasadorja Kim: Gjithmonë krah miqve Read More »

Kryebashkiaku i Selenicës: Mbi 400 pako ushqimore në një ditë për familjet në nevojë

Bashkia e Selenicës vijon shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë dhe të moshuarit, ku vetëm dje u shpërndanë mbi 400 pako ushqimore.

Kryetari i bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj, tha për ATSH-në se “gjatë ditës së djeshme shpërndamë 390 pako ushqimore nga bashkia dhe 42 nga rezervat e shtetit”.

Sipas tij, u ndihmuan me ndihma familjet në nevojë në njësitë administrative Selenicë, Armen, Vllahinë, Brataj Kotë dhe Sevaster.

Bashkia e Selenicës do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme shpërndarjen e ndihmave për t’iu gjendur sa më pranë në këto ditë të vështira./atsh

Kryebashkiaku i Selenicës: Mbi 400 pako ushqimore në një ditë për familjet në nevojë Read More »

Meta vlerëson Heroin e Popullit, Vasil Laçi me ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot Heroin e Popullit, Vasil Laçi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, me motivacionin: “Atdhetarit antifashist, që me aktin e tij heroik dhe vetëflijues u tregoi të gjithë shqiptarëve e veçanërisht rinisë, se rruga drejt lirisë dhe çlirimit të atdheut kalonte vetëm përmes fuqizimit të rezistencës së paepur ndaj pushtuesve dhe gatishmërisë edhe për sakrificën më sublime. Atentati i tij kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar”.

Në fjalën e tij përshëndetëse, gjatë ceremonisë solemne të organizuar në Presidencë, Kreu i Shtetit u shpreh se, “sot me rastin e 79-vjetorit të kalimit në përjetësi të Heroit të Popullit, Vasil Laçi, kam nderin t’i akordoj Dekoratën më të lartë në Republikën e Shqipërisë, atë të Flamurit Kombëtar”.

“Një djalosh nëntëmbëdhjetëvjeçar, i shtyrë vetëm nga liria dhe atdhedashuria kreu një akt heroik e vetëflijues që do mbetej në historinë e popullit shqiptar si simbol i qëndresës dhe i rezistencës ndaj pushtimit dhe tiranisë. I veshur me kostum kombëtar shqiptar ai i tregoi pushtuesve, kuislingëve vendas dhe mbarë botës se populli ynë nuk i nënshtrohet kurrë asnjë armiku, të jashtëm apo të brendshëm. Se liria është gjëja më e çmuar për ne! Se ajo mbrohet me çdo akt e sakrificë”, tha Meta.

“Vasil Laçi nuk ishte i shtyrë nga ideologjitë e kohës. Por, diçka tjetër shumë më e madhe dhe më e fortë e shtyu Vasilin të kryente atë akt patriotik. Ky ishte vetëm ideali dhe ndjenjat e krenarisë kombëtare. ‘E bëra për Shqipërinë!’ tha ai gjatë torturave dhe përpara ekzekutimit. Një guxim i tillë i dha zemër një populli të tërë dhe shërbeu si frymëzim për Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare, duke sjellë çlirimin e vendit dhe lirinë e popullit tonë nga pushtuesit”, u shpreh Meta.

“Madhështia e vërtetë e gjestit të tij është se ai u mëson brezave edhe sot që një njeri i vetëm mund të kontribuojë për të dhënë një mesazh të madh dhe frymëzues. Se çdo individ i thjeshtë mund të bëjë pjesën e tij në luftën kundër pushtimit dhe çdo lloj tiranie. Se një zjarr patriotizmi në zemrën e një njeriu të thjeshtë mund të sjellë një dritë të madhe në terrin e shtypjes, pushtimit dhe sundimit të një populli”, theksoi Meta.

“Ndaj edhe ne duhet të edukojmë më shumë brezat e rinj mbi historinë e heronjve tanë që ata të mësojnë dhe kuptojnë se sa e shtrenjtë ka qenë dhe është liria që ne gëzojmë sot. Një liri, që nuk u fitua një herë e përgjithmonë dhe që nuk mund kurrë të jetë e tillë, por që duhet ruajtur dita-ditës ndaj çdo forme diktature apo tiranie. Ndaj çdo regjimi të çdo kohe që shtyp lirinë e fjalës, të mendimit, dhe të drejtave themeltare për të jetuar një jetë të denjë, sovrane dhe me integritet”, tha Meta.

“Populli shqiptar është një popull i pasur pasi ka në gjirin e vet të rinj e të reja, punëtorë dhe intelektualë, njerëz të zakonshëm të cilët e duan Shqipërinë dhe do përballen gjithnjë kundër çdo tiranie, madje njerëzit e thjeshtë japin shembujt më të mirë kur elitat korruptohen me tiranitë vendase apo të huaja”, shtoi Meta./atsh

Meta vlerëson Heroin e Popullit, Vasil Laçi me ‘Dekoratën e Flamurit Kombëtar’ Read More »

“Ushtarakët, ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare”/ Nënkolonel Roland Shuli dekorohet nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh krenare për trupat e Forcave të Armatosura që shërbejnë jashtë vendit, duke sjellë shembullin e nënkolonel Roland Shulit i cili u dekorua nga sekretari i Përgjithshëm i Aleancës me medaljen “NATO Meritorious Service Medal”.

Xhaçka tha se “ushtarakët tanë janë ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në misionet apo strukturat ndërkombëtare ushtarake, ku ata shërbejnë”.

“Nënkolonel Roland Shuli është një prej tyre dhe sapo është dekoruar nga sekretari i Përgjithshëm i Aleancës me medaljen “NATO Meritorious Service Medal” për shërbime të shquara. Krenare për nënkolonel Shulin dhe për gjithë burrat dhe gratë në uniformë që shërbejnë në misionet jashtë vendit dhe mbajnë lart emrin e Shqipërisë dhe flamurin kuqezi”, tha Xhaçka. /atsh

“Ushtarakët, ambasadorët më të mirë të Shqipërisë në misionet ndërkombëtare”/ Nënkolonel Roland Shuli dekorohet nga sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Read More »

Athinë/ Ambasada shqiptare, data të reja të takimeve për pasaportë dhe kartë identiteti

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë ka njoftuar datat e reja të takimeve për pasaportë dhe kartë identiteti.

Datat e reja të takimeve për aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti, të muajit maj dhe qershor janë në zëvendës të takimeve të humbura për pasaportë dhe kartë identiteti të periudhës 13 mars-30 prill 2020 kur Zyra Konsullore ka qenë e mbyllur për shkak të pandemisë së COVID-19.

Kështu datat e reja të takimeve nga 4 maji deri në 30 qershor, janë:

Data 4 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 6 qershor 2020;

Data 4 maj takimet e orareve 10:00-12:00 spostohen në datën 2 qershor 2020;

Data 4 maj takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 9 qershor 2020;

Data 4 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 1 qershor 2020;

Data 5 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 3 qershor 2020;

Data 5 maj takimet e orareve 10:00-12:00 & 14:00-16:00 spostohen në datën 4 qershor 2020;

Data 5 maj takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 11 qershor 2020;

Data 6 maj takimet e orareve 8:00-10:00 spostohen në datën 13 qershor 2020;

Data 6 maj takimet e orareve 10:00-12:00 & 14:00-16:00 spostohen në datën 5 qershor 2020;

Data 6 maj takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 11 qershor 2020;

Data 7 maj takimet e orareve 08:00-10:00 dhe 12:00-14:00 spostohen në datën 12 qershor 2020;

Data 7 maj takimet e orareve 10:00-12:00 spostohen në datën 8 qershor 2020;

Data 7 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 10 qershor 2020;

Data 8 maj takimet e orareve 08:00-14:00 spostohen në datën 15 qershor 2020;

Data 8 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 17 qershor 2020;

Data 11 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 18 qershor 2020;

Data 11 maj takimet e orareve 10:00-12:00 spostohen në datën 18 qershor 2020;

Data 11 maj takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 19 qershor 2020;

Data 11 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 20 qershor 2020;

Data 12 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 19 qershor 2020;

Data 12 maj takimet e orareve 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00 spostohen në datën 22 qershor 2020;

Data 12 maj takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 23 qershor 2020;

Data 13 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 26 qershor 2020;

Data 13 maj takimet e orareve 10:00-12:00 spostohen në datën18 qershor 2020;

Data 13 maj takimet e orareve 12:00-16:00 spostohen në datën 24 qershor 2020;

Data 14 maj takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 25 qershor 2020;

Data 14 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 26 qershor 2020;

Data 14 maj takimet e orareve 10:00-12:00 dhe 14:00-16:00 spostohen në datën 27 qershor 2020;

Data 15 maj takimet e orareve 08:00-10:00 dhe 12:00-14:00 spostohen në datën 29 qershor 2020;

Data 15 maj takimet e orareve 10:00-12:00 spostohen në datën 30 qershor 2020;

Data 15 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 4 korrik 2020;

Data 18 maj takimet e orareve 08:00-10:00 dhe 10:00-12:00 spostohen në datën 30 qershor 2020;

Data 18 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 1 korrik 2020;

Data 18 maj takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 2 korrik 2020;

Data 19 maj takimet e orareve 08:00-14:00 spostohen në datën 6 korrik 2020;

Data 19 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 7 korrik 2020;

Data 20 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 7 korrik 2020;

Data 20 maj takimet e orareve 12:00-16:00 spostohen në datën 8 korrik 2020;

Data 20 maj takimet e orareve 10:00-12:00 spostohen në datën 9 korrik 2020;

Data 21 maj takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 9 korrik 2020;

Data 21 maj takimet e orareve 08:00-12:00 dhe 14:00-16:00 spostohen në datën 13 korrik 2020;

Data 22 maj takimet e orareve 10:00-12:00 spostohen në datën 14 korrik 2020;

Data 22 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 15 korrik 2020;

Data 22 maj takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 16 korrik 2020;

Data 22 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 20 korrik 2020;

Data 25 maj takimet e orareve 08:00-14:00 spostohen në datën 17 korrik 2020;

Data 25 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 21 korrik 2020;

Data 26 maj takimet e orareve 08:00-12:00 spostohen në datën 23 korrik 2020;

Data 26 maj takimet e orareve 12:00-16:00 spostohen në datën 29 korrik 2020;

Data 27 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 24 korrik 2020;

Data 27 maj takimet e orareve 10:00-12:00 spostohen në datën 29 korrik 2020;

Data 27 maj takimet e orareve 12:00-16:00 spostohen në datën 30 korrik 2020;

Data 28 maj takimet e orareve 08:00-14:00 spostohen në datën 27 korrik 2020;

Data 28 maj takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 31 korrik 2020;

Data 29 maj takimet e orareve 10:00-12:00 spostohen në datën 28 korrik 2020;

Data 29 maj takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 30 korrik 2020;

Data 29 maj takimet e orareve 12:00-16:00 spostohen në datën 31 korrik 2020.

Ndërsa takimet e datës 1 qershor spostohet në datën 3 korrik 2020;

Takimet e datës 2 qershor spostohet në datën 4 korrik 2020;

Takimet e datës 3 qershor spostohet në datën 6 korrik 2020;

Takimet e datës 4 qershor spostohet në datën 7 korrik 2020;

Takimet e datës 5 qershor spostohet në datën 8 korrik 2020;

Takimet e datës 8 qershor spostohet në datën 9 korrik 2020;

Takimet e datës 9 qershor spostohet në datën 10 korrik 2020;

Takimet e datës 10 qershor spostohet në datën 13 korrik 2020;

Takimet e datës 11 qershor spostohet në datën 14 korrik 2020;

Takimet e datës 12 qershor spostohet në datën 15 korrik 2020;

Takimet e datës 15 qershor spostohet në datën 16 korrik 2020;

Takimet e datës 16 qershor spostohet në datën 17 korrik 2020;

Takimet e datës 17 qershor spostohet në datën 20 korrik 2020;

Takimet e datës 18 qershor spostohet në datën 21 korrik 2020;

Takimet e datës 20 qershor spostohet në datën 22 korrik 2020;

Takimet e datës 21 qershor spostohet në datën 23 korrik 2020;

Takimet e datës 22 qershor spostohet në datën 24 korrik 2020;

Takimet e datës 23 qershor spostohet në datën 27 korrik 2020;

Takimet e datës 24 qershor spostohet në datën 28 korrik 2020;

Takimet e datës 25 qershor spostohet në datën 3 gusht 2020;

Data 26 qershor takimet e orareve 08:00-10:00 spostohen në datën 3 gusht 2020;

Data 26 qershor takimet e orareve 10:00-16:00 spostohen në datën 4 gusht 2020;

Data 29 qershor takimet e orareve 08:00-12:00 & 14:00-16:00 spostohen në datën 5 gusht 2020;

Data 29 qershor takimet e orareve 12:00-14:00 spostohen në datën 6 gusht 2020;

Data 30 qershor takimet e orareve 08:00-14:00 spostohen në datën 6 gusht 2020;

Data 30 qershor takimet e orareve 14:00-16:00 spostohen në datën 7 gusht 2020.

Ndërkohë, vijon normalisht zëvendësimi i takimeve të humbura nga 13 marsi deri më 30 prill 2020.

Ambasada shqiptare thekson se qytetarët që kanë takimin e spostuar për pasaportë dhe kartë identiteti të shtunave 30 maj, 6, 13, 20 dhe 27 qershor 2020, duhet të dinë se orari i punës do të jetë 09:00 deri në 14:00.

Takimet që ishin vendosur paraprakisht për muajin korrik, do të spostohen në data të reja.

“Lutemi që qytetarët në fjalë të tregojnë mirëkuptim pasi Ambasada po punon me kapacitet të plotë për t’i shërbyer edhe ato në data të reja, sa më parë që të jetë e mundur”, theksoi ambasada.

Ambasada rikujton se për të evituar çdo konfuzion dhe vonesë, qytetarët që do të paraqiten në Zyrën Konsullore të Ambasadës, për të marrë shërbim, janë të detyruar, të kenë të vendosura maskat dhe dorezat; Të respektojnë rreptësisht distancën e sigurisë midis njëri tjetrit; Të vijnë vetëm personat fizikë që do të marrin shërbim dhe asnjë shoqërues; Të vijnë fiks në orarin e caktuar për të evituar grumbullime të panevojshme; Të tregojnë korrektësi maksimale në ndjekjen e udhëzimeve orientuese të punonjësve.

Qytetarët të cilët kanë përfunduar procesin e aplikimit për pasaportë në Zyrën Konsullore deri më 6 mars 2020 dhe presin vetëm tërheqjen e pasaportës, për të evituar grumbullimet fizike dhe cenimin e rregullave të mbrojtjes së shëndetit publik në ofrimin e shërbimeve, mund të kërkojnë tërheqjen e pasaportës vetëm nëpërmjet postës.

“Lutemi për zbatimin rigoroz të udhëzimeve të mësipërme dhe bashkëpunimin tuaj absolut, në mënyrë që procesi i ofrimit të shërbimeve të ecë normalisht dhe në respekt të kushteve të mbrojtjes së shëndetit publik”, përfundoi ambasada./atsh

Athinë/ Ambasada shqiptare, data të reja të takimeve për pasaportë dhe kartë identiteti Read More »

110 887 punonjës deri tani kanë marrë “pagën e luftës” prej 40 mijë lekësh

Janë 110 887 mijë punonjës që u është paguar bonusi prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare. Deri tani janë paguar rreth 4.5 miliardë lekë, nga 8.5 miliardë lekë, që është fondi total.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, numri i bizneseve që kanë aplikuar llogaritet 43 102, ndërsa deri tani është miratuar kërkesa për 38 745 subjekte.

Pjesa më e madhe e përfituesve i përkasin masës së parë, që përfshin subvencionim për punonjësit e larguar dhe ata aktualë në bizneset me të ardhura mbi 14 milionë lekë të mbyllur nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka lehtësuar procedurat e verifikimit për individët që mendojnë se mund të jenë përfitues të paketës së dytë të ndihmës financiare që ka akorduar qeveria duke u dhënë atyre mundësinë të plotësojnë vetëm një formular të thjeshtë dhe ta dërgojnë përmes postës elektronike./atsh

110 887 punonjës deri tani kanë marrë “pagën e luftës” prej 40 mijë lekësh Read More »

Basha, takime në Rrogozhinë: Bujqësia prej 7 vitesh në krizë të thellë, mungojnë subvencionet

“Ti drejtohemi kutive të votimit dhe t’i japim fund kësaj të keqeje”, tha sot kryetari i PD-së Lulzim Basha në takimin me tregtarë në tregun agro-ushqimor në Rrogozhinë, ku, sipas tij, gjendja është e vështirë.

Pas takimit me fermerë që shesin produktet e tyre në Rrogozhinë, Basha tha se gjendja e fermerëve dhe të gjithë atyre që shesin prodhimet e bahçes, prodhimet e serës është edhe më e keqe se gjendja e bizneseve në zonën Tiranë-Durrës.

“Konsumi ka rënë në zero, rrinë këtu me orë të tëra dhe bëjnë 10-15 mijë lekë xhiro në javë. Askush nuk ka parë as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore, gjendja e fermerëve është e rëndë. Ky është realiteti, përpara kam fermerët me tezgat e tyre që gjysmën prej tyre do ta groposin sot sepse nuk shitet. Kjo është një gjendje katastrofale. Bujqësia shqiptare prej 7 vitesh është në një krizë të thellë, me mungesën totale të subvencioneve, me mungesën e çdo lloj interesimi dhe paketë mbështetjeje situata mund të përshkruhet kritike”, tha ai.

Po ashtu, Basha tha se qeveria me propagandë nuk mund ta fshehë realitetin dhe dështimin për mbështetjen e fermerëve, prandaj zgjidhja është t’i drejtohemi kutive të votimit dhe të largojmë të keqen.

“Vetëm te Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro të taksave të qytetarëve, që mund të kishin mbyllur komplet kanalizimet e Shqipërisë. Mund të ndihmonin mijëra familje ne nevojë ekonomike në këtë kohë të pandemisë. Kjo është një Shqipëri e robëruar ndaj shpëtimi i vetëm është që një orë e më parë të garantojmë që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit dhe t’i japim fund kësaj të keqeje dhe të kthejmë demokracinë dhe institucionet, edhe ekonominë edhe mbështetjen për njerëzit punëtorë”, tha Basha./atsh

Basha, takime në Rrogozhinë: Bujqësia prej 7 vitesh në krizë të thellë, mungojnë subvencionet Read More »