Irina

U ekzekutua teksa lëvizte me makinë, zbulohen lidhjet e biznesmenit grek me 56-vjeçarin nga Berati të vrarë në Athinë. Dyshohet se…

Detaje të tjera janë zbardhur nga vrasja e një biznesmeni të njohur grek, Christos Gialia, me armë zjarri në Mandra të Athinës.

Christos Gialia, sipas raportimeve nga News24, rezulton bashkëpunëtor i shqiptarit Thimi Droboniku alis Thimi Prifti, 56 vjeç, nga Berati, i ekzekutuar me armë në “Palio Faliro” të Athinës në 31 nëntor 2023 nga persona të paidentifikuar.

Mësohet se biznesmeni i ekzekutuar sot furnizonte me cigare Drobonikun, i cili ka pasur precedentë penalë në Greqi për kontrabandë cigaresh dhe çështje droge.

Ka dyshime se dy vrasjet mund te lidhen me njëra-tjetrën, përpos kësaj, biznesmeni i ekzekutuar sot rezulton të ketë të punësuar shumë shqiptarë.

Dyshohet se vrasjet po ndodhin për kontrabandën e cigareve. Pas këtyre vrasjeve janë zbuluar autorë nga Europa Lindore dhe Shqipëria.

Ndërkohë pak metra larg vendit ku u krye ekzekutimi i Christos Gialia, u gjet e djegur edhe një automjet tjetër, brenda së cilës u gjet një kallashnikov. Dyshohet se automjeti është i autorëve të vrasjes së Gialia.

Sipas informacioneve të protothema.gr viktima ishte biznesmen në tregtinë e mishit, ndërsa në të kaluarën ka qenë i përfshirë edhe në administrimin e ekipeve të futbollit.

Në vitin 2018, në oborrin e shtëpisë së saj, në të njëjtën zonë, ishte vrarë edhe gruaja e parë e viktimës dhe nëna e djalit të tij të rritur. Motivi i vrasjes së saj ishte grabitja.

Policia greke ka nisur hetimet për kapjen e autorëve, të cilët u larguan me motor. Automjeti është gjetur në rrugën “Agia Aikaterini” në Mandra dhe zjarrfikësit kanë tentuar të shuajnë zjarrin në vendngjarje.

Nga hetimet, pranë mjetit të djegur u gjetën gëzhoja, ndërsa brenda mjetit u gjet një kallashnikov, i cili vlerësohet të jetë arma e vrasjes që autorët e kanë hedhur pas ekzekutimit. Pak metra më tutje është pikasur një tjetër makinë e djegur, me gjasë e autorëve.

U ekzekutua teksa lëvizte me makinë, zbulohen lidhjet e biznesmenit grek me 56-vjeçarin nga Berati të vrarë në Athinë. Dyshohet se… Read More »

‘Diçka po e vret’, babai i Darda Dhimos: Zoti i dërgoi mesazh gruas time për sëmundjen e vajzës tonë

Ndarja nga jeta e 19-vjeçares Darda Dhimo pak ditë më parë, e cila humbi betejën me leuçeminë, ishte një lajm që tronditi opinionin publik.

Por mesazhi i saj për jetën ishte një frymëzim për të gjithë të rinjtë, të cilët shpesh e vlerësojnë shumë pak jetën.

Për të folur për momentet e fundit të Dardës dhe se si e gjeti forcën ajo t’i “buzëqeshte” vdekjes, ishte i ftuar në studion e “Vizioni i Pasdites” babai i saj Petrika Dhimo.

Ai ka rrëfyer se bashkëshortja e tij Margarita mori një mesazh nga Zoti për sëmundjen e vajzës.

Pjesë nga biseda:

Ka qenë një mesazh shumë human i Dardës për të ndihmuar njerëzit. Si u zbulua sëmundja?

Petrika Dhimo; Jam këtu për dy arsye, për forcën dhe frymën që ju dha Dardës, dhe për shkak të Dardës vetë. Momenti i parë ka qenë patjetër i vështirë. Darda pati guximin për të dhuruar gjak për dajën e saj për shkak të një aksidenti që ndodhi. Ajo u ofrua të dhuronte gjak, por i thanë që nuk mund të japësh gjak. Herën e dytë për shkak të dëshirës për të dhuruar gjak, këtë herë për fëmijët me talasemi, por këtë herë i thanë ti je për të marrë gjak. Aty filluam të bëjmë disa analiza. Ajo që ne na vret në këtë vend, është se kur dikush ka një problem dhe shkon dhe thua ky është një problem urgjent, dhe ata thonë hajde pas 2 ose 3 javësh. Ky është një nënvlerësim për jetën. E them këtë pasi Darda e vlerësonte jetën, miqësinë, dashurinë. Gjithë frytet e saj vijnë për shkak të besimit që kishte. Darda dhe familja jonë ka përqafuar një besim që e do jetën, e vlerëson atë, vlerëson dhe jetën e tjetrit. Darda i vlerësonte njerëzit dhe jetën e njerëzve. Nëse Darda është në qendër, pastaj janë rrethi familjar, vëllai-motra, gjyshërit, shoqëria. Darda kishte mundësi t’i kalonte rrathët dhe të shtrinte dorën te njerëzit.

Të gjithë janë të përfshirë në historinë e saj. Si e përballoi ajo vetë lajmin që ishte sëmurë?

Petrika Dhimo: Në fakt më shumë dyshuan njerëzit që ishte anemi se sa Darda dhe Margarita. Ato patën një ndjesi që nuk është anemi.

Kishte ndjesi apo simptoma?

Petrika Dhimo: Po diskutonim kur e morëm vesh se çfarë është më mirë. Edhe Margarita mori një shenjë nga perëndia, se diçka po e vret vajzën tënde. Patëm atë bisedën se çfarë është më mirë, t’i biesh pas kësaj, apo ti të mos dish asnjë gjë? Ato padyshim e morën vesh shumë më vonë. Ne e morëm vesh përgjigjen përfundimtare në fund të qershorit. Dhe ishte e çuditshme pasi Margarita po i thoshte mjekut se ne e dimë, por thjesht na e thuaj. Mjekët i thanë mos ja thuaj Dardës, por ajo i tha që edhe Darda e di.

‘Diçka po e vret’, babai i Darda Dhimos: Zoti i dërgoi mesazh gruas time për sëmundjen e vajzës tonë Read More »

Marrëveshja me Italinë për pensionet, ja si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë

Shqipëria dhe Italia nënshkruan një marrëveshje shumë të rëndësishme për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore. Nga kjo marrëveshje përfitojnë 500 mijë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali.

Në lidhje me këtë marrëveshje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, në një lidhje “Skype” me gazetarin Aleksandër Furxhi, ka folur Beskida Aliaj, nga Sindikata e Punës për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve në Itali.

Ajo ka thënë se kjo është një ditë shumë e gëzuar për emigrantët shqiptarë në Itali, teksa shpjegoi si funksionon marrëveshja.
Aleksandër Furxhi: Ka vite që flitet për këtë marrëveshje, të paktën 5 vitet e fundit. Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për ju?

Beskida Aliaj: Është një ditë shumë e gëzuar kryesisht për emigrantët e Italisë por edhe për mua sepse kemi disa vite që po punojmë fort për këtë marrëveshje dhe mund të ngremë një dolli sot për këtë arritje.

Aleksandër Furxhi: Në Itali janë rreth 500 mijë shqiptarë zyrtarisht, por rreth 25 mijë dalin çdo vit në pension. Për këta që dalin në pension, le të marrim një shembull, një shqiptar që ka punuar 10 vite gjatë kohës së komunizmit, në vitet 90 emigron në Itali, si përfiton ai nga kjo marrëveshje?

Beskida Aliaj: Marrëveshja bën të mundur bashkimin e viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë. Nëse një emigrant ka ikur me eksodin e parë dhe ka 10 vite punë në Itali me siguracione të rregullta, atij do t’i bashkohen këto vite punë.

Emigranti, nëse nuk do të ishte kjo marrëveshje do t’i kishte të ndara këto vite pune dhe nuk do ishte përfitues i asnjë pensioni siç e dikton edhe ligji. Në këtë situatë të gjitha vitet e tij do të digjeshin. Ndërsa me anë të marrëveshjes asgjë nuk do të digjet, por do të përfitojë dy pensione nga secili shtet.

Aleksandër Furxhi: Dhe ndoshta merret me mend por vitet që ka punuar në të zeze nuk ka asnjë shans që të njihen?

Beskida Aliaj: Nuk llogaritet sepse nuk ke asnjë lloj dokumenti që vërteton se ke punuar. Ndërsa situata e dytë është kjo, Italia ka një ligj specifik që thotë se nëse ke 42 vite e 10 muaj punë për burrat dhe 41 vite e 10 muaj punë për gratë, mund të përfitosh një pension me vjetërsi pune në çfarëdolloj moshe, pension të hershëm, sepse mosha zyrtare në Itali është 67 vjeç, ndërsa ky emigrant mund ta marri pensionin që 60 vjeç.

Shumica e shqiptarëve i kanë arritur këto vite nëse vitet bashkohen me Shqipërinë.

Aleksandër Furxhi: Pensionin qytetari do e tërheq në Itali në rast se jeton në Itali dhe në Shqipëri një italian nëse jeton në Shqiëpri apo ka raste që do e marr në të dyja vendet sipas kontributeve që ka derdhur?

Beskida Aliaj: Nëse jeton në Itali pensioni shqiptar do transferohet në Itali, nëse jeton në Itali do të transferohet këtu. Unë do t’i ftoja t’i drejtohen zyrave tona sepse jemi në gatishmëri të çdo emigrant për ta ofruar këtë shërbim.

Marrëveshja me Italinë për pensionet, ja si do të përfitojnë emigrantët shqiptarë Read More »

Gjendet një trup i pajetë brenda një kanali në Vlorë

Një trup i pajetë është gjendur brenda një kanali në Vlorë.

Policia në një njoftim për mediat bën me dijse se viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale A.L 54-vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka rënë aksidentalisht në kanal.

“Mbrëmjen e sotme, në një kanal me ujë, në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi A. L., 54 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Gjendet një trup i pajetë brenda një kanali në Vlorë Read More »

Vjehrri i Bardha Palit flet për nusen e djalit që u vetëvra: E ka kapur në gabim!

Vjehrri i Bardha Palit, e cila u vetëvarur me litar në Pirgos të Greqisë më 3 shkurt pasi publikoi disa mesazhe lamtumire në FB ku hidhet akuza të rënda ndaj bashkëshortit të saj, ka deklaruar se i biri dhe 47-vjeçarja ishin ndarë prej disa muajsh pasi Ilir Pali “e ka kapur në gabim”.

Në një lidhje telefonike në News 24, Kadri Pali u shpreh se lajmin për vetëvrasjen e nuses së djalit të saj e mori vesh përmes telefonit.

Vjehrri i të ndjerës deklaroi se asnjë nga deklaratat që Bardha Pali ka bërë në postimin në FB nuk është e vërtetë, duke shtuar se gjithçka e ka bërë për inat.

“Unë e mora vesh lajmin nëpërmjet telefonit që u përhap në FB. Nuk di ta shpjegoj as unë, ajo ka deklaruar shumë gjëra, por nuk janë të vërteta. E kanë brenda për brenda me burrin. Ajo kishte djalin “I thoshte ç’ke o ma, më ke mua”. Ishin ndarë prej 6 muajsh, i kishte kapur disa gabime. Herën e fundit kemi folur para 2 muajsh, këtë gjë e mbajti të mbyllur. Ai e ka kapur në gabim, ndaj djali vendosi të ndahej. Konfirmoj që ka pasur lidhje tjetër për inatin e burrit.

Njëra është nusja e çunit dhe tjetra është nusja e nipit (dy gratë që përmend Bardha në mesazh) nuk ka asnjë të vërtetë në ato që ka thënë, nga inati. Janë vetëm çështje inati. Djali im i mbajti të mbyllura këto gjëra. Iliri komunikon me të birin, ai ka thënë që “të gjitha problemet nuk i ka babi, por mami”. Bardha jetonte me djalin dhe nusen e tij, ndërsa Iliri jetonte vetëm në qytet. Nuk e kam ditur që ishin ndarë, tani e kam mësuar. Para dy muajsh kur erdhi tek unë në fshat, nuk shfaqi asnjë shenjë.

Ajo punë që ka bërë ajo është e turpshme. Ka futur shumë njerëz, për çështje inati, e konfirmon edhe djali i saj. Dilte pinte andej duhan dhe s’pyeste”, tha ai.

Vjehrri i Bardha Palit flet për nusen e djalit që u vetëvra: E ka kapur në gabim! Read More »

Kokë keci e p rerë para shtëpisë, k ërcënohet me jetë gjyqtarja e antimafias

Një kokë keci e përgjakur me një teh të ngulur në të u gjet para derës së shtëpisë së Maria Francesca Mariano natën mes së enjtes dhe të premtes. Një kërcënim mafioz drejtuar gjyqtares për hetime paraprake në Leçe, e cila tashmë prej disa muajsh është marrë nën mbrojtje.

Më herët gjyqtarja e anitimafias kishte marrë letra kërcënuese.

Pranë kafshës së therur u gjet edhe një shkrim: “Kështu”. Koka e kafshës u vendos përballë derës, shkruan Il Nuovo Quotidiano di Puglia. Personi që e vendosi më pas u zhduk.

Hetimi për klanin Scu dhe letrat kërcënuese

Kërcënimet ndaj Maria Francesca Mariano, letra kërcënuese të shkruara me dorë, filluan pas hetimeve antimafia që çuan në arrestimin e 22 personave që konsideroheshin se i përkisnin klanit Lamendola-Cantanna të lidhur me Sacra Corona Unita më 17 korrik .

Mariano, gjyqtarja për hetimet paraprake, ka firmosur urdhrat e masës së sigurimit. Së bashku me të, nën mbrojtje është marrë edhe prokurorja përgjegjëse për atë hetim, Carmen Ruggiero.

Kokë keci e p rerë para shtëpisë, k ërcënohet me jetë gjyqtarja e antimafias Read More »

Artan Hoxha plas ‘bo mbën’ dhe zbulon shkakun e ek zekutimit të Gëzim Sinomati

Gazetari, Artan Hoxha ka treguar të tjera detaje nga ekzekutimi i Gëzim Sinomatit në qytetin e Vlorës.

Sipas gazetarit Hoxha, vrasja e Sinomatit ka ndodhur për shkak të humbjes së një ngarkese prej 250 kilogram heroinë në Belgjikë.

Gazetari shton se ngarkesa ishte duke u transportuar nga disa persona nga Veriu i Shqipërisë dhe u marrë nga persona të afërt me Sinomatin.

“Më rezulton se shkak është humbja e një ngarkesë prej 250 kg heroinë. E dimë kush e sjell heroinën në Shqipëri. Kjo ngarkesë ka humbur në Belgjikë, personat që e çonin ishte nga Veriu i Shqipërisë.
Ishin persona të afërt të Gëzim Sinomatit. Kundërshtarët kanë kërkuar kthimin e ngarkesës, ose do të reagonin. Kur kanë humbur shpresën, ata kanë sulmuar personin që arritën të kapnin. Për heroinën në Shqipëri ka 3 qendra, Fieri, Elbasani dhe Shijaku.

Territori më i afët me Vlorën është Fieri, kjo është një ngjarje e rëndë, jemi ende pa autor,” tha Artan Hoxha.

Kujtojmë se Gëzim Sinomati, 22 vjeç u ekzekutua me një plumb mbrëmjen e 7 janarit në Vlorë. I riu sapo ishte kthyer në Shqipëri për festa teksa nuk raportohet të ishte një person problematik dhe me precedent penal. Babai i 22-vjeçarit njihej në Vlorë dhe me nofkën “Sokol buzëderri”.

Artan Hoxha plas ‘bo mbën’ dhe zbulon shkakun e ek zekutimit të Gëzim Sinomati Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com