Aktualitet

Ja sa miliardë njerëz arriti popullsia e botës(DETAJET)

Fondi i OKB-së për Popullsinë (UNFPA) njoftoi se India me popullsinë e saj që ka arritur në 1.441 miliardë është “vendi ku jetojnë më së shumti njerëz në botë”.

UNFPA publikoi Raportin e Statusit të Popullsisë Botërore 2024: “Jetët e ndërthurura, fijet e shpresës: Shëndeti seksual dhe riprodhues dhe përfundimi i pabarazive të lidhura me to”.

Popullsia e botës ka arritur në 8.119 miliardë njerëz ndërsa popullsia e Indisë është 1.441 miliardë, thekson raporti.

Më tej vihet në dukje se renditja e Indisë në vend të parë duke kaluar Kinën me 1.425 miliardë banorë, ka rol përmirësimi i situatës socio-ekonomike dhe ulja e vdekjeve të nënave.

Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e Kinës filloi të shënojë rënie pasi arriti në 1,426 miliardë në vitin 2022. Ekspertët parashikojnë se popullsia e Kinës do të bie nën 1 miliard deri në fund të këtij shekulli.

Në raportin e këtij viti tërhiqet vëmendja se pabarazitë në shëndetin seksual dhe riprodhues janë në rritje në mbarë botën.

Raporti vë në dukje se gratë në Afrikë kanë 130 herë më shumë gjasa të vdesin për shkak të komplikimeve nga shtatzënia dhe lindja sesa gratë në Evropë ose Amerikën e Veriut dhe se numri i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë është deri në 500 herë më i lartë në vendet që përjetojnë krizë humanitare ose konflikt.

Ja sa miliardë njerëz arriti popullsia e botës(DETAJET) Read More »

Ja shqiptarët e deportuar nga Britania e Madhe që prej muajit janar

700 qytetarë shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe drejt vendit tonë, gjatë periudhës janar-mars 2024.

Shifrat vinë nga Ministria e Punëve të Brendshme Home Office, ku thuhet se shqiptarët u riatdhesuan përmes 15 fluturimeve charter nga aeroporter Birminghamit dhe Luton në drejtim të Rinasit, raporotn Top Channel.

Të dëbuarit sipas Home Office janë të tre kategorive, ata të cilët përfundojnë dënimet në burgjet angleze, ata që kapen dhe rezultojnë se nuk kanë leje qëndrimi si dhe ata të cilëve u refuzohet azili. Ministria e Punëve të Brendshme Home Office ka marrëveshje ripranimi të emigrantëve, vetëm me dy vende në Europë, Shqipërinë dhe Rumaninë.

Gjatë 2023 nga Britania e Madhe u dëbuan në total 2,501 shqiptarë ndërkohë pritshmëria e Home Office është për ta dyfishuar këtë numër deri në Dhjetor 2024. Shqiptarët e dëbuar nga Anglia futen në sistemin TIMS ku shënohet edhe arsyeja e dëbimit përfshi veprat penale për ata që kanë qenë të dënuar. Atyre u ndalohet futja në zonën Shengen për tre vjet pasi e kanë përdorur zonën Shengen për tu futur ilegalisht në Angli.

Statistikat tregojnë se vitin e shkuar kërkuan azil në Britaninë e Madhe 3,898 shqiptarë krahasuar me 17,340 gjatë 2022 prej të cilëve rreth 13,000 mbërritën me gomone.TCh

Ja shqiptarët e deportuar nga Britania e Madhe që prej muajit janar Read More »

Dite e trishtë për Eni Çobanin. Humb njeriun e dashur. Dedikimi prekës

Sot është një ditë e trishtë për Eni Çobanin. Juristja e njohur ka humbur miken e saj të shtrenjtë, e cila jetonte në SHBA. Eni e quan motër Migenën dhe ka shkruar fjalë zemre për humbjen e saj të parakohshme.

“Nuk do doja të shkruaja këto rreshta kurrë për ty motra ime Migen Dibra, por ikja jote më la pa frymë, po lotët e nënës tënde, tronditja e djalit tënd të mrekullueshëm më mbushën me lot dhe si ike pa më thënë dy fjalë nga ato që vetëm ti dije të më thoje plot dashuri. Mungesa jote do të jetë për mua e pazëvendësueshme dhe ti do të jetosh bashkë me ne mike e shtrenjtë”, shkruan Eni.

E trishtë/ Eni Çobani humb njeriun e dashur: U ndërpre në

“U nderpre ne mes nje jete e bukur dhe iku nga ne nje moter e shtrenjte si Migen Dibra. E dashur moter largimi yt kaq i shpejte e i papritur na la me zemer te thyer dhe na la pa fjale, por ne nuk do te harrojme kurre e do te kemi me vete çdo moment veshtrimin tend te bukur,zemren tende te bardhe dhe shpirtin tend te madh. Fjalet e tua te dashura prezenca jote dinjitoze do jene gjithmone motivuese dhe do na mbajne bashke perjete. Qofsh e xhenetit motra ime dhe shpirti yt u ndriçofte ne parajse”, shkruan Eni në një tjetër postim.

Dite e trishtë për Eni Çobanin. Humb njeriun e dashur. Dedikimi prekës Read More »

Gjuhëtari i famshëm: Marokenia i mësonte fëmijët të flasin shqip, emigrantët shqiptarë greqisht

Gjuhëtari Emil Lafe i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, u bëri apel të gjithë emigrantëve shqiptarë, që kudo shkojnë, ta marrin shqipen me vete. Lafe tha se i ka bërë përshtypje që fëmijët e një familjeje nga Dardha e Korçës, të lindur e rritur në Greqi, nuk e njihnin shqipen, ndërsa e kundërta kishte ndodhur me një familje shqiptaro-marokene ku fëmijët me baba shqiptar dhe mamanë marokene e flisnin shqipen rrjedhshëm.

“Më ka bërë diçka përshtypje, ndërsa kaloja pushimet në Dardhë të Korçës. Vijnë fëmijë që kanë lindur në Greqi dhe nuk dinë të flasin shqip. Nëna dhe babai bëhen përkthyes që ata të komunikojnë me gjyshërit dhe të tjerët. Është dhe një familje tjetër që jeton në Amerikë, me origjinë nga Dardha. Një djalë i asaj familjeje në Amerikë është martuar me një marokene. Marokenia ka gjuhë amtare arabishten, gjuhë shkolle frëngjishten dhe gjuhë pune anglishten. U martua me djalin shqiptar dhe mësoi edhe gjuhën shqipe. Sepse duhet të respektonte familjen e bashkëshortit dhe duhet të komunikonte me ta shqip. U bënë bashkë dy familje, njëra myslimane nga Maroku dhe një familje e krishterë nga Dardha. Ata vijnë nga Amerika në Dardhë dhe flasin shqip, ndërsa fëmijët e dardharëve flasin greqisht. Marokenia e mendon se fëmijët e saj duhet të dinë shqip sepse i përkasin një familjeje shqiptare. Ajo u flet fëmijëve të saj shqip, ndërsa nënat shqiptare me origjinë nga Korça, u flasin fëmijëve greqisht. Kjo duhet të ndryshojë, familjet shqiptare kudo shkojnë duhet ta ruajnë gjuhën e tyre”, u shpreh gjuhëtari Emil Lafe.

Gjuhëtari i famshëm: Marokenia i mësonte fëmijët të flasin shqip, emigrantët shqiptarë greqisht Read More »

Vrasja e tre ushtarëve amerikane, Rama letër ngushëllimi Presidentit Joe Biden: Shqipëria qëndron krah jush

Kryeministri Edi Rama me anë të një letre drejtuar Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden i ka shprehur atij ngushëllimet për vrasjen e tre ushtarëve amerikane.

Në emër të popullit shqiptar pranoni ngushëllimet tona për William Rivers, specialisti Kennedy Sanders dhe specialistja Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bënë sakrificën përfundimtare duke mbrojtur lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Në këto momente të vështira, duhet të jemi të gjithë të bashkuar. Si aleate, Shqipëria qëndron përkrah SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri”, shkruan Rama.

vijon

Vrasja e tre ushtarëve amerikane, Rama letër ngushëllimi Presidentit Joe Biden: Shqipëria qëndron krah jush Read More »

Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Polumbarët e RENEA kanë kërkuar 2 muaj në det për trupin dhe…

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka folur rreth fatit të Ervis Martinajt, i njohur si bosi i lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022.
Në emisionin “Top Story”, në Top Channel, Balla konfirmoi se forcat speciale RENEA kanë kryer kontrolle për të gjetur trupin e Ervis Martinajt në një zonë detare në jug të Shqipërisë.

Polumbarët e RENEA, për gati dy muaj kanë kërkuar në det, tha ministri Balla. Megjithatë ai shtoi se nga kërkimet nuk ka patur rezultat duke shtuar se “ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër”.
Pjesë nga biseda në Top Story:

Grida Duma: Çështja e Ervis Martinaj është kthyer në qesharake, nuk dihet a është gjallë apo ka vdekur, apo ka bërë operacion plastik siç thonë sepse ka shumë lekë.

Gazetari Ferhati: Polumbarë të Renea kanë kërkuar në një zonë në det, pasi mendohej se trupi mund të ishte hedhur në det. Nuk është gjetur gjë, edhe pse polumbarët kanë qëndruar 6 ditë në këtë zonë.

Ministri Balla: Kërkimet aty kanë vazhduar 2 muaj, jo 6 ditë, por ndoshta kërkimet vazhdojnë diku tjetër.

Zhdukja e Ervis Martinajt, Balla: Polumbarët e RENEA kanë kërkuar 2 muaj në det për trupin dhe… Read More »

Afrikanët në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen Rama-Meloni

Gjykata Kushtetuese ka votuar në favor të marrëveshjes së Shqipëri-Itali për emigrantët, e cila është firmosur nga kryeministrat e të dyja vendeve, Edi Rama dhe Giorgia Meloni.

Vendimi pritet të bëhet publik në orën 15:30. Do të jetë kryetarja e Gjykatës Kushtetsues Olta Zaçaj ajo e cila pritet të mbajë një konferencë me gazetarët, ku dhe do të komunikoj dhe arsyet ligjore të kalimit të marrëveshjes.

Partia Demokratike, si ajo zyrtare e Lulzim Bashës dhe e dy grupimeve të tjera, Sali Berishës e Gazment Bardhit, e çuan marrëveshjen në këtë gjykatë, më datë 6 dhjetor.

Pak ditë më parë, parlamenti italian miratoi me 155 vota pro, 115 kundër dhe 2 abstenime projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët.

Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

Ajo parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes.

Afrikanët në Shqipëri, Gjykata Kushtetuese miraton marrëveshjen Rama-Meloni Read More »

Artan Hoxha: Sa më shumë fut hundët Greqia, aq më tepër i prish punë Belerit!

Fredi Belerit iu rrëzua kërkesa në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për të dalë nga qelia në mënyrë që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, e konsideroi procesin Beleri një proces ligjor dhe jo politik, siç pretendon pala e Belerit, ndërkohë që tha se ndërhyrjet e Greqisë më shumë i kanë prishur punë Belerit sesa të ndreqin problemin e tij.

“Për herë të parë BE, të gjithë institucionet ku Greqia ka rol sepse është anëtare, hera e parë që Shqipëria po merr një vendim i cili është në favor të saj. Është hera e parë kjo gjë. Nuk mendoj se po i bëhet si favor Ramës.

Beleri nuk është thjesht një minoritar, por Greqia ka investuar shumë. Beleri u zgjodh kryetar me votat e demokratëve dhe votat e Metës. Prandaj të solla vendimin herën e kaluar. Të dy këta, e kanë akuzuar më parë. Beleri duhet të trajtohet si çështje e Shqipërisë. Duhet ta shohim si të drejtat e çdo qytetari shqiptar.

Beleri nga burgu ka bërë kallëzime dhe ato janë marrë parasysh, nuk është pak. Tjetra ishte ministre e jashtme dhe e mbrojtjes. Kallëzimi tjetër është kryetari i Bashkisë, zoti Jorgo Goro. Më ka çuar edhe mua. Zoti Beleri nëse do të sulmohej në këtë formë, nuk do ti jepej e drejta për të bërë kallëzime ndaj funksionarëve dhe shtetasve shqiptarë, duke qenë i paraburgosur. Në të gjitha këto raste SPAK ia ka marrë parasysh.

Sa më shumë fut hundët Greqia, aq më shumë prish punë”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Sa më shumë fut hundët Greqia, aq më tepër i prish punë Belerit! Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com