Aktualitet

Partia Demokratike nis protestat të hënën nga Tirana

Partia Demokratike do të organizojë të hënë një protestë. PD do të organizojë një protestë  kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm dhe mësohet se  protesta do të fillojë në orën 09:30 në kryeqytet. Kujtojmë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00.  Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje pasi në të do të diskutohet në lidhje me prokurorin e ri.

Në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme pasi kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.

Mazhoranca është për një prokuror të ri për të zgjedhur me 71 vota dhe pritet që të hënën  të votohet për Prokuror të Përkohshëm.  Zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike. Madje edhe Basha nga Londra në takim me shqiptarët theksoi se Rama është edhe xhelat edhe gjyqtar në këtë çështje. Ende nuk dihet se çfarë do të vendosë sot PD-ja.

Partia Demokratike nis protestat të hënën nga Tirana Read More »

Ja si do te jete moti sot

Era e fuqishme do jetë problematike sot gjatë paradites, per t’ja lënë vendin shiut më pas. Sipas Meteoalb, “era mbetet problematike gjate nates te se premets dhe paraditen e se shtunes me shpejtesi mesatarisht 12 m/s por ne momente te shkurtra shpejtesia e saj do arrije edhe 21 m/s (rreth 75 km/h) ndersa pjesa e dyte e se shtunes dobeson ndjeshem eren deri ne 40 km/h (rreth 10 m/s).

Sakaq, e shtuna NUK RREZIKON permbytje…….te pakten si pasoje e sasise se shirave pasi do te kete shira me intensitet mesatar ne zonat Veriore dhe Qendrore dhe ekstremin Jugor. Sasia e reshjeve te se shtunes e vleresuar ne mm/24 ore, parashikohet te arrije deri 70 mm/24h ne Veri; 50 mm/24h ne Qender dhe 30 – 40 mm/24h ne zonat e ekstremit jugor.

Ja si do te jete moti sot Read More »

Zbulohet dosja e Italisë, ku hetuesit “vënë duart në kokë” me Saimir Tahirin…

Në një pjesë të dosjes me 900 faqe publikuar dje në media, nga hetimet dhe përgjimet e italianëve për Habilajt, zbulohet edhe nje detaj ku ne pershkrimin e pergjimeve prokuroret e Katanias kane cilesuar si te cuditshme menyren e menaxhimit te makines se Saimir Tahirit nga Habilajt qe konsiderohen persona te rrezilshem.

“Në këtë rast, reparti si më sipër në bazë të kërkesës së Grupit të Njësisë ka dërguar kopje të pasaportave të Habilaj dhe Çelaj si dhe të lejes së qarkullimit të automjetit me targë AA003EY që nga dokumentat rezultonte AUDI A8 me targë AA003GB regjistruar në emër të “Saimir Bashkim Tahiri”, rezident në Tiranë në Muhamet Gjollesha.

Nga kërkimi me anë të burimeve të hapura vërtetohej se Saimir Bashkim TAHIRI ishe (dhe është akoma aktualisht) ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë dhe menaxhimi “i çuditshëm” i makinës Ausi AA003GB nga ana e HABILAJ, familiarë të tij, e kishte përfshirë në një skandal që e kishte akuzuar për përplasje mes tyre, të çmuar se janë kriminelë të rrezikshëm shqiptarë. Për të treguar me siguri se makina e përmendur A8 bashkë me dokumentacionin përkatës që vërtetonin përkatësinë e një ministri të shtetit shqiptar, ishte dhënë në përdorim të Habilajve” – thuhet në dosjen e prokurorisë italiane të Katanias

Zbulohet dosja e Italisë, ku hetuesit “vënë duart në kokë” me Saimir Tahirin… Read More »

Tahiri bën deklaratën që cuditi gjyqtaren e Krimeve të Rënda

Seanca dëgjimore e Saimir Tahirit në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ditën e sotme, është shoqëruar me momente tensioni nga ana e ish-ministrit të Brendshëm.

Përpara gjyqtares Liliana Baku, Tahiri ka kërkuar heqjen e masës së bllokimit të pasaportës, duke deklaruar se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme.

Ish-ministri i Brendshëm ka lënë të habitur gjyqtaren Baku duke deklaruar se mund ta mbajë në burg, por se ai lufton për “principe”.

Sipas dëshmitarëve brenda sallës, mësohet se Tahiri u vetëmbrojt duke thënë se:

Nuk e kam problemin tek masa, mund të më mbani edhe në burg, por problemin e kam te principi. S’keni prova te reja, këto prova i keni pasur që në datë 20 tetor, por pse e keni kërkuar një muaj e disa dite me vonesë këtë bllokim? S’ka asnjë provë të re. Kam qene në dijeni të këtyre provave që atëherë”.
Ndërkohë, sapo mbaroi seanca,ish-ministri foli shkurt për gazetarët, duke deklaruar se do të fliste së shpejti, duke lënë të kuptohej se nuk ishte i përgatitur për të folur gjatë.

Tahiri bën deklaratën që cuditi gjyqtaren e Krimeve të Rënda Read More »

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit

Imami Armand Aliu deklaroi mbrëmjen e sotme se ka marrë kërcënime pasi është thirrur për t’u marrë në pyetje nga Drejtoria e Antiterrorit.

Imami rrëfeu nga studioja e “Të Paekspozuarit” se u kërcënua me thyerje brinjësh nga shefi i Antiterrorit dhe në prokurorinë e Tiranës gjatë kohës që u mor në pyetje pas thirrjes që u bëri besimtarëve myslimanë të mos festojnë 28 nëntorin, pasi ishte haram.

Zbuloni të vërtetën e therrshme rreth kërpudhave para se t’i humbni thonjët tuaj
“Jam kërcënuar me thyerje brinjësh nga Shefi i seksionit i Antiterrorit. Kërcënime kam marrë edhe nga një oficerë i SHKB-së dhe nga një i Prokurorisë së Tiranës”, u shpreh Ali.

Ai pohoi se e vetmja gjë që kishte shkruar në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ishte vetëm fjala e Profetit. Policia referoi në prokurori vepra penale për “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

Imami rrëfen momentet: Si u kërcënova nga shefi i Antiterrorit Read More »

Puno ose jo Zvicra të dhuron 2200 euro në muaj që nga 1 Janari

Zvicra është padyshim një nga vendet më të preferuara nga të gjithë dhe kjo jo vetëm për shkak të pozitës gjeografike, por edhe për shkak të mirëqenies sociale.
Dhe duket se nga data 1 janar i vitit 2018, ajo do të eksperimentojë projektin për të ardhurat bazë të pakushtëzuara.

Kjo nismë do të thotë, sigurim për të gjithë qytetarët me të ardhura minimale për të jetuar, pavarësisht nëse janë apo jo të punësuar.

Projekti në fjalë siguron 2200 euro në muaj për çdo qytetar mbi 18 vjeç, ndërsa minorenët 550 euro në muaj.

Procedurat e aplikimit dhe mënyra e shpërndarjes së parave janë ende të paqarta për publikun, por projekti shihet me tepër skepticizëm, pasi mund të nxisë rastet e braktisjes së punës.

Puno ose jo Zvicra të dhuron 2200 euro në muaj që nga 1 Janari Read More »

Gazetarja e njohur që Rama e zhduku nga ekrani bën deklaratën “bombë” për reformën në drejtësi

Gazetarja Sonila Meço përmes një shkrimi analizë thotë se reforma në drejtësi ka nisur duke shkelur Kushtetutën. “Sot po i afrohemi qendrës së trekëndëshit të Bermudës, ku krimi nuk ka si të njohë ndëshkim, sepse drejtësia është në kolaps mes kapjes së djeshme dhe rikapjes së sotme, ku ndërkombëtarët kanë hesapet e gjeopolitikës së madhe e lejojnë përfaqësuesit e bezdisjeve të vogla të shuajnë çdo zhurmë që iu ndërhyn në antena.”, shkruan ajo.

“Pjesë nga analiza e sotme për afp.al:
…dhe ja ku ndodhemi sot, me një kushtetutë miratuar me nxitim, nën presion politik të brendshëm e ambasadorësh, me përplasje dispozitash kalimtare, me nisjen e një reforme në drejtësi në shkelje të kushtetutës, duke mos respektuar frymën e saj në zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm, me gjykata jashtë funksioni të paplotësuara në numër anëtarësh, me misione ndërkombëtare që ndërhyjnë edhe në shkelje të kushtetutës, me ambasadorë që kanë humbur çdo kredibilitet, por që shtojnë kredite personale me zgjidhje artificiale krizash. Sot po i afrohemi qendrës së trekëndëshit të Bermudës, ku krimi nuk ka si të njohë ndëshkim, sepse drejtësia është në kolaps mes kapjes së djeshme dhe rikapjes së sotme, ku ndërkombëtarët kanë hesapet e gjeopolitikës së madhe e lejojnë përfaqësuesit e bezdisjeve të vogla të shuajnë çdo zhurmë që iu ndërhyn në antena. Dhe çfarë përhumbet në shkuarjen drejt epiqendrës është shteti i së drejtës, i cili shqiptarit të thjeshtë i ha kokën, i merr shpirtin. Ndërsa për krimin është shpëtim, për pushtetin garanci triumfi pa kontroll, për ndërkombëtarët një togfjalësh I harruar prej realpolitikës që po ngjall fantazmat e Churchill dhe Stalinit, duke ndarë kufijtë e Europës Lindore, më shumë se 70 vjet më parë. Analiza e plotë në: http://afp.al//news/2017/12/bermude-me-krim-pushtetare-dhe-nderkombetare-opinion-nga-sonila-meco-65799/“, shkruan Meço në rrjete sociale.

Gazetarja e njohur që Rama e zhduku nga ekrani bën deklaratën “bombë” për reformën në drejtësi Read More »

Berisha-Ramës: Tahiri të solli Gazin në mesnatë në shtëpi pastaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish në Kuvend ndaj Edi Ramës. Pasi i kujtoi raportet e SHISH për policët, e për të cilët kryeministri nuk bëri asgjë, Berisha e pyeti Ramën se pse i çoi Barack Obamës në zyrë, kryetrafikantin Saimir Tahiri. ‘A erdhi kërkesa nga prokuroria për të arrestuar Saimir Tahirin. A dole fillimisht e the, se në ato përgjime ishte hataja.

Por më pas ai të nxori kartonin e kuq, nga studio e Fevziut. Të solli Gazin në mesnatë, pyete Olsin. Të solli Gazin dhe të tha, mos gabo, të numëroi dosjet, Xibrakën, Olsin etj. E pastaj ndryshove gjithçka. Nise duke më sulmuar mua, Italia është e Saliut, Franco Roberti është i Saliut.

Pastaj, pas 1 jave, doli 836 mijë euro e Tahirit, në makinën e Ores Sotës. Tani më thonë se në makinë me të ishte edhe Saimir Tahiri. Nuk foli asnjë fjalë, pse tha avokati i tij jam unë. Por atje çoi Brahon dhe pas 1 ore i rakorduan punët.

Ke marrë 60 raporte nga SHISH për lidhjet e policëve me drogën. Çfarë bëre ti? I hodhe. E more Saimir Tahirin dhe e çove në zyrën e Barack Obamës? Pse e çove kryetrafikantin atje, pse kur e dije se kush ishte’, tha gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha. 

Berisha-Ramës: Tahiri të solli Gazin në mesnatë në shtëpi pastaj Read More »