Aktualitet

Ky është flamuri më i lashtë në botë, nuk është ai shqiptar!

[sgmb id=”1″]

Vijat e gishtave të gjakosur mbi një mburojë ari. Flamuri më i vjetër ekzistues kombëtar nuk është ai i një shteti të pavarur, por i Katalonjës, e cila me forcë mbron ngahera autonominë.

Legjenda thotë që mburoja heraldike e Mbretërisë së Aragonit dhe flamuri katalan, i quajtur “Senyera”, kanë lindur së bashku, në vitin 897. Në këtë vit, mbreti Varlo, në shenjë mirënjohje, la gjurmët e gishtave të tij të përgjakur mbi mburojën e kalorësit katalan Goffredo, një veteran i mbrojtjes së Barcelonës, gjatë rrethimit të trupave muslimane.

Në vitin 1137, me martesën e Raimondo Berengario IV dhe Petronillas, u bashkuan konteja e Barcelonës (qendra e Katalonjës) dhe mbretëria e Aragonës, e cila miratoi “Senyeran” si flamur: nëntë shirita të verdhë dhe të kuq. Nuk është i vetmi flamur me origjinë mesjetare, por është flamuri më i vjetër i një populli dhe një territori të përcaktuar qartë. Aq e vërtetë është, sa që diktatori Franco e ndaloi ndërsa tani valëvitet si simbol i indipendentizmit katalan.

Ky është flamuri më i lashtë në botë, nuk është ai shqiptar! Read More »

Djali i Petrit Vasilit i lidhur me dashnoren e babit, ja si i fton njerëzit të votojnë LSI-në .

[sgmb id=”1″]

Gazetari kontravers Bledi Mane ka postuar një foto me shkrim në Facebook për djalin e kryetarit të LSi, Petrit Vasili, ku shfaqet duke treguar gishtin e mesit.

Ai deklaron se ai është i lidhur me dashnoren e të atit, dhe prindërit i ka të ndarë, për më tepër ai nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Qershorit sepse studion për mjekësi në Itali.

Ja postimi i plotë i Bledi Manes:

FOTOLAJM/ DJALI I PETRIT VASILIT U BËN THIRRJE TË VOTONI NUMURIN 1
Erald Vasili, femija i pare dhe i vetem i kryeministrit ne pritje Petrit Vasili, ka nje brenge ne vetvete. I rritur me dashnoren e te atit pasi prinderit biologjike i jane ndare prej vitesh, ka filluar tallet edhe ai me pretendimet e babait. Ne foto shfaqet duke ironizuar militantet e Lsi, parti e cila perzgjodhi me emergjence Petritin si kryetar keto kohe te veshtira. Eraldi studion mjekesi ne Itali dhe nuk pritet te vije kete te diele ne Tirane per te votuar per partine e Petritit ne shenje hakmarrjeje ndaj femijerise dhe adoleshences plot turbullira qe babai i tij ia ka bere peshqesh keto 15 vitet e fundit!

Djali i Petrit Vasilit i lidhur me dashnoren e babit, ja si i fton njerëzit të votojnë LSI-në . Read More »

‘Plas plazhi’ në Sheshin Skënderbej !

[sgmb id=”1″]

Artisti Avni Delvina ka shprehur me artin e tij disa pikëpamje ndryshe të sheshit Skënderbej i cili më shumë i ngjan një ‘saune’ gjigande ku cilido që kalon gjatë ditës ‘përvëlohet’ nga nxehtësia që sjellin pllakat dhe betonizimi i tejskajshëm i sheshit.

Ilustrimet e tij të shumta japin disa ide të vecanta se si sheshi do dukej më mirë në qoftë se do vendoseshin disa statuja tipike që do i jepnin një imazh më ndryshe sheshit, apo dhe vendosja e një shatërvni në qendër të sheshit që do i ndryshonte totalisht pamjen dhe do e zbehte pak gjithë zymtësinë që pllakat e kanë mbuluar sheshin kryesor të shtetit Shqiptar.

Ne të gjithë besoj pavarësisht pamjes së bukur kryesisht natën që sheshi na ofron, mendojmë se disa ndryshime do ishin të nevojshmë, dhe këto ide të artistit Avni Delvina patjetër që do i pëlqeni./shqiperiaime.al

‘Plas plazhi’ në Sheshin Skënderbej ! Read More »

Lajm i keq për botën:Ja i nxehti i tmerrshëm që na pret këtë verë!

[sgmb id=”1″]

Bota duhet të përgatitet për valët e të nxehtit këtë vit”, kështu thanë sot në Gjenevë zyrtarë të rëndësishëm të agjencisë së OKB-së për motin.

“Pjesë të Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës Veriore dhe të SHBA-së kanë patur që në muajin maj dhe në këtë muaj temperatura të larta”, u shprehën më tej ekspertët.

”Qyteti pakistanez, Turbat regjistroi 54 gradë Celsius në fund të majit, temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Azi”, sipas Agjencisë Botërore të Meteorologjisë (WMO).

Rekordi botëror me 56,7 gradë Celsius është regjistruar në Luginën e Vdekjes, në SHBA, në vitin 1913.

“Problemi është se ne jemi pranë arritjes së kësaj temperature”, tha meteorologu i WMO-së, Omar Baddour.

“Sipas të dhënave që kemi, presim valë të tjera të nxehti këtë vit në shumë zona të globit”, shton ai.

Në vitin 2003, një valë i nxehti në Evropë shkaktoi 70 mijë viktima, ndërkohë që një fenomen i tillë në Indi dhe Pakistan, në vitin 2015 vrau 4 000 persona.

Vitin e kaluar, vala e të nxehtit u pengua nga El Ninjo, një fenomen meteorologjik i shkaktuar nga uji i ngrohtë në oqeanin Paqësor.

Ndërsa këtë vit, ekspertët e motit nuk presin një fenomen të ngjashëm.

Lajm i keq për botën:Ja i nxehti i tmerrshëm që na pret këtë verë! Read More »

Pse është kaq e veçantë nata e Kadrit dhe cilat janë shenjat e saj?

[sgmb id=”1″]

Sot është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë sot është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.
Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak (arabisht العلق).

Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Në shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-të.

Shenjat e natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë.

Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Natë për të gjithë apo e specifikuar?

Një çështje tjetër e diskutuar dhe e studiuar nga dijetarët, është nëse nata e Kadrit është specifike për disa njerëz, të cilëve u shfaqet në ëndërr dhe me disa shenja, gjë e cila nuk u ndodh njerëzve të tjerë, apo është e përgjithshme, për të gjithë myslimanët dhe sevapi i saj u jepet të gjithë atyre që e kalojnë këtë natë në adhurim.

Një grup dijetarësh kanë mendimin e parë, se kjo natë është vetëm për disa njerëz, si për ata që e kalojnë natën e Kadrit me adhurim.

Disa myslimanë besojnë se nata e Kadrit është një sasi energjie drite, e cila u shfaqet disa personave të lumtur dhe jo të gjithëve. Prandaj dhe njerëzit e thjeshtë shpesh herë i dëgjon të thonë: I është shfaqur nata e Kadrit. Të gjitha këto janë gjëra që nuk bazohen në fakte dhe argumente fetare.

Prandaj, themi që nata e Kadrit është një natë e veçantë për të gjithë ata që e kërkojnë atë dhe synojnë të përfitojnë nga mirësitë e saj. Ajo është natë adhurimi, bindjeje ndaj Zotit, namazi, leximi, përkujtimi, lutjesh, sadakeje, punësh të mira etj.

Ajo që është traditë gjatë natës së Kadrit është gatimi i hallvës, e cila bëhet para se të hyjë dielli i ditës së re dhe ndahet mes njerëzve, si përkujtim ndaj shpirtrave të atyre që nuk jetojnë më.

Pse është kaq e veçantë nata e Kadrit dhe cilat janë shenjat e saj? Read More »

Vajza i propozon djalit,ai pranon por…ndodh “hataja”

[sgmb id=”1″]

Nje bisede tejet qesharake eshte publikuar ne instagram ku shihet biseda mes nje vajze dhe nje djali i cili merr nje propozim rrufe nga vajza.

Dua te lidhemi bashke te me besh te lidhem me ty dhe pastaj ti te me lesh mua? ky ka qene shkrimi qe vajza i ka derguar djalit.

Ai i lumtur eshte pergjigjur qe po pse? dhe pergjigja e vajzes eshte epike. Kam nevoje per nje zhgenjim dashurie qe te dobesohem deri ne gusht eshte pergjigja e saj.

Vajza i propozon djalit,ai pranon por…ndodh “hataja” Read More »

Si të mos ja ngjisni gripin anëtarëve të familjes!

[sgmb id=”1″]

Mjafton të sëmuret njëri nga pjesëtarët e famlijes, që gripi të shpërndahet te të gjithë, me radhë. Ka disa mënyra që mund ta evitoni këtë, mjafton të ndiqni disa rregulla:

1. Të pastroni tualetin sa më shpesh të mundeni, është vendi i parë nga përhapet gripi.

2. Furçat e dhëmbëve mos i mbani të gjithë në të njëjtin vend!

 3. Gjatë këtyre ditëve, duhet t’i ndërroni më shpesh peshqirët dhe çarçafët e krevatëve.

4. Shmangni përdorimin e sendeve të njëri-tjetrit si telefona, kufje etj.

5. Bëni kujdes me enët shtëpiake; lani gjithçka që prekni që mos ta përcillni te tjetri.

Si të mos ja ngjisni gripin anëtarëve të familjes! Read More »

Policia e arreston,e dashura e tij del nga makina dhe…jeta e saj ndryshon pergjithmone !

[sgmb id=”1″]

Nje video e cila qarkulloi diten e sotme ne rrjetet sociale tregon ndjekjen e nje makine sportive nga patrulla e policise. Pas ndalimit polici i kerkon djalit te fike makinen dhe te ulet ne gjunje pas nje kontrolli rutine.

Pas kesaj situate nga krahu i pasagjerit ka dale edhe e dashura e djalit e cila mban te veshur nje kostum pune dhe ajo duket tejet e shqetesuar per kete situate e cila do i ndryshonte jeten.

Ashtu i ulur ne gjunje ai i ka nxjerre nje unaze vajzes duke i propozuar per martese,nje surprize shume e kendshme duhet thene. Bashkepunimi i patrulles ka bere qe ky propozim te jete tejet i vecante.

Policia e arreston,e dashura e tij del nga makina dhe…jeta e saj ndryshon pergjithmone ! Read More »