Aktualitet

Kryeprokurorja “kap” peshqit e mëdhenj? Arta Marku pritet të burgosë një deputet

Zgjedhja e Arta Markut si Kryeprokurore, mes tymit dhe protestave, ka bërë bujë të jashtëzakonshme

Tashmë sipas raporteve Marku ka nisur nga puna dhe ajo lëviz me makinën që lëvizte Adriatik Llalla.

Në një intervistë televizive, gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se Kryeprokurorja e re ka nisur hetimet për peshqit e mëdhenj.

Sipas saj, Marku po heton një deputet të një force politike.

E ftuar në “News 24”, Lala u shpreh se:

Në vitin 2018 është paralajmëruar arrestimi i peshqve të mëdhenj dhe ju them se po hetohet edhe një deputet i një force politike, por emrin nuk po e them.
Flitet se Arta Marku mund të qëndrojë për 7 vite në krye të Prokurorisë, pasi ajo mund të rikandidojë kur të krijohet KLP dhe ajo plotëson këto kritere për të qenë me mandat të plotë”.
Kala dha gjithashtu detaje, për lëvizjet e para të Kryeprokurores:

Arta Marku është e fokusuar në shqyrtimin e dosjeve konkrete. Pas marrjes së detyrës, ajo lëviz me makinën që lëvizte Adriatik Llalla.
Arta Marku banon në Shkodër dhe vijon ta bëjë rrugën Shkoder-Tiranë vajtje-ardhje.

Ka prokurorë që ndihen nën presion, pasi ka disa drejtues që janë të komanduar dhe Marku ata mund t’i lëvizë dhe nuk e kanë të garantuar postin.

Ka edhe prokurorë që kanë në dorë dosje me çështje të rëndësishme dhe edhe këta ndihen nën presion, pasi nuk e dine ende strategjinë e Arta Markut.”

Kryeprokurorja “kap” peshqit e mëdhenj? Arta Marku pritet të burgosë një deputet Read More »

Arrestohen dy shtetas nga fshatrat e Vlores (emrat)

Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë tre shtetas për Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt !

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ditën e djeshme kanë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, shtetasit :

Edmond. Rr., 45 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Ky shtetas duke drejtuar një motoçiklet tip “Yamaha”, pa targa, dhe i papjisur me leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke pësuar dëmtime të lehta.

Indrit. B., 29 vjeç, banues në fshatin Mekat, Vlorë.

Shtetasi i mësipërm është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip ”Benz”, i papajisur me leje drejtimi përkatëse.

Arben. A., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas në lagjen ”24 Maji”, duke drejtuar mjetin tip ”Ford”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke pësuar dëmtime të lehta.

Nga kontrolli i ushtruar me aparatin ”Drager”, rezultoi, se drejtonte mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ndaj shtetasve të mësipërm për veprime të mëtejshme

Arrestohen dy shtetas nga fshatrat e Vlores (emrat) Read More »

Shqiperia mban rekord për këtë lloj vdekje

Kanceri është sëmundja që të gjithë i frikësohen dhe që fatkeqësisht po shndërrohet në vrasësin numër një. Edhe pse shkenca mjekësore ka avancuar, përsëri vështirë se mund të parashikohet apo të parandalohet.

Nga të dhënat më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit dhe të përpunuara nga OurWorld in Data, kanceri i aparatit respirator, ndër llojet e kancerëve, mbetet shkaktari numër një për sa i përket vdekjeve në botë. Në vitin 2016 numri i vdekjeve nga kanceri i aparatit respirator në Shqipëri ishte 27.3 për 110 mijë banorë, më i ulëti në rajon. Vendi me numrin më të lartë të vdekjeve për këtë kategori të kancerit mbetet Mali i Zi, me 42.4 vdekje për 100 mijë banorë, ndjekur nga Serbia me 41.2, Bosnja me 40 dhe Maqedonia me 34.9.

Shqipëria mban rekord të vdekjeve në rajon për kancerin që prek sistemin nervor dhe trurin me 7.2 vdekje për 100 mijë banorë, ndiqet nga Bosnja me 7.1 vdekje në 100 mijë banorë. Kjo kategori kanceri shkakton më pak vdekje në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi me përkatësisht 6.9 dhe 6.4 vdekje për 100 mijë banorë.

Kanceri i dytë që po vret më shumë shqiptarët se në të gjitha vendet e rajonit është kanceri i prostatës. Ky lloj kanceri prek vetëm meshkujt. Për 2016-n numri i vdekjeve në 100 mijë ishte 9.3. Numri i vdekjeve në Maqedoni ishte vetëm nëntë, ndërsa më të ulëtin e kishte Bosnja me 7.8 vdekje.

Për fat të mirë, numri i vdekjeve nga kanceri i gjirit në 2016-n ishte më i ulëti në rajon, ku për 100 banorë, 6.5 kishin vdekur nga kjo kategori. Kanceri i gjirit është vrasësi numër një i grave, e për këtë janë ndërmarrë fushata të shumta sensibilizuese qëgratë të kryejnë kontrolle të shpeshta për ta kapur sëmundjen në fazat fillestare të saj. Në Bosnje, numri i grave që vdiqën nga kjo sëmundje ishte 10.2 për 100 mijë banorë, ndërsa në Malin e Zi, 9.3. Në Maqedoni dyfish më shumë gra vdiqën prej kancerit të gjirit në krahasim me Shqipërinë, ndërsa në Serbi 14.1 për 100 mijë banorë.

Edhe të dhënat e mëparshme nga Instituti i Shëndetit Publik që u referohen raportimeve spitalore tregojnë se prevalenca për të sëmurët me tumor është rritur nga viti 2002 në vitin 2014 me mbi 70%. Nëse në vitin 2002, për 10 mijë banorë u diagnostikuan 41 persona me sëmundje tumorale, në vitin 2014 të diagnostikuarit me këtë sëmundje ishin 73 persona (për 10 mijë banorë) pa përfshirë diagnozat e vëna nga qendrat ambulatore. Me mbi 60% janë rritur sëmundjet kardiovaskulare, teksa shihet rritje e sëmundshmërisë për të gjitha llojet e diagnozave.

Shqiperia mban rekord për këtë lloj vdekje Read More »

Dreka me verë dhe peshk, politikanët e njohur shqiptarë kapen “mat” duke

Tre politikanë të mbetur jashtë Kuvendit këtë legjislaturë, e tre të tjera pjesë e tij, janë bërë bashkë në një drekë ditën e sotme.

Në fotot e publikuara nga Agron Duka, veç kreut të PAA-së janë edhe Ben Blushi, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Bamir Topi.

“Sot në Durrës pata kënaqësinë të kisha Dashin, Bamirin, Benin, Nardin dhe Vangjelin për një bilanc të vitit që po mbyllet, por folëm edhe për çfarë na pret në 2018.”- shkruan Duka në faqen e tij në Facebook, duke komentuar këto foto nga dreka, që mesa duket janë marrë pa mendje.

E sotmja nuk përjashtohet të ketë qenë thjesht një drekë miqësore mes tyre, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë bashkëpunimi.

Të mos harrojmë se jemi vetëm një vit larg zgjedhjeve lokale të ardhshme. Rezultati i kësaj dreke mbetet për t’u parë!

Dreka me verë dhe peshk, politikanët e njohur shqiptarë kapen “mat” duke Read More »

Pse Rama zgjodhi kete kryprokurore?Zbulohet çfarë e dallon atë nga

Pas zallamahisë së djeshme të Kuvendit, betimi i Kryeprokurores së re tashmë ndodhet in hold për firmën e Presidentit Ilir Meta, dekretimin e kreut të përkohshëm të organit të akuzës.

Pas një sherri dhe lufte të ndezur 24 orë më parë, pak është diskutuar mbi njeriun që u përzgjodh me nga mazhoranca për ta zëvendësuar Adriatik Llallën vetëm për disa muaj.

Dhe siç duket, është një përzgjedhje shumë e kujdesshme dhe me një simbolikë të caktuar, gjetja e Arta Markut.

Duket se ky “operacion” i menaxhuar nga “ylli” i ri juridik i PS-së, kreu i komisionit parlamentar të ligjeve, Ulsi Manja, ka pasur edhe regjinë në distancë të Edi Ramës, i cili siç u pa, është orientuar që në fillim kah Arta Marku si kandidate e përshtatshme.

Po cilat kanë qenë ato veçanti, apo specifika, ato detaje të cilat kanë shërbyer si kritere bazë tek profili i saj, për të qenë ajo e përzgjedhura e mazhorancës – për të mos thënë e Ramës personalisht – si zëvëndësuese e Adriak Llallës?

Juristja e re me origjinë nga Puka, e që ka 15 vjet që punon në Shkodër – pra një shkodrane prej Puket – përveç cilësive të punës që njihen dukshëm mirë nga Ulsi Manja i cili e ka pasur vartëse direkte kur ishte Kryeprokuror i Shkodrës, përfaqëson një përjashtim nga rregulli që përbën sot armatën e drejtësisë shqiptare.

Ajo nuk është as ish-juriste e administratës komuniste të diktaturës, e as e ardhur nga kursi 6-mujor i Plepave në Durrës, që mbushi drejtësinë pas vitit 1992.

Arta Marku, është investim i fazës së parë të ndihmës ndërkombëtare për drejtësinë shqiptare, siç është ngritja e shkollës së Magjistraturës, e cila përgatit në mënyrë specifike juristët që do të punojnë në gjykata dhe prokurori.

Përveç shkollimit komplet të kritereve magjistrale, ish-prokurorja e Shodrës ka fiks 15 vjet përvojë në organet e drejtësisë shqiptare.

Pra jo vetëm plotëson në mënyrë të plotë kriteret e përcaktuara nga ligjet për të hyrë në garë për Kreun e Prokurorisë, por edhe i përmbush ato pa krijuar mundësi për polemika.

Në nisjen e reformës në drejtësi, analistë por edhe politikanë të opozitës, akuzuan mazhorancën se në përcaktimin e viteve të përvojës, krijojnë mundësi që në strukturat e drejtësisë së re të hyjnë njerëz që kanë punuar në periudhën e diktaturës.

Por ne jemi 27 vjet pas rrëzimit të komunizmit dhe në këtë periudhë ka pasur kohë mjaft për të kualifikuar dhe vëzhguar eksperiencën e juristëve në sistem edhe jashtë tij.

Pra në mënyrë preçize, Arta Marku është shembulli që rrëzoi këta zëra, si dhe krijon precedentin sesi është modeli i njeriut të drejtësisë së re.

Ndërkaq, edhe pse disa media, aluduan me rastësinë e qënies kolegë të Manjës me Markun, me një lloj njohjeje që krijon konflikt interesi, Kryeprokurorja e Përkohshme ka edhe një anë që duket se është preferuar nga Edi Rama.

Ajo i përket një familje krejtësisht të djathtë politikisht, madje me lidhje më shumë me Partinë Demokratike.

Mjafton fakti se ish-deputetja e PD-së, Albina Deda është familjare e Kryeprokurores. Këto ditë, znj. Deda edhe o ka lobuar ndër gazetarë për ta patur më të qartë profilin njerëzor të zonjës Marku që natyrisht e njeh mirë.

Pra jo vetëm formalisht, Kryeprokurorja e re nuk është një zgjidhje politike brenda mazhorancës, por një juriste brenda sistemit me barazlargim nga PS-ja.

Më mirë se kaq nuk do të kishte dëshiruar Kryeministri në një ndërmarrje që rezultoi shumë e vështirë. Dhe në fakt opozita u mor me procedurën dhe jo me personin.

Nëse do të kishte pasur qoftë edhe një lidhje me të majtën, sulmi do të ishte edhe më i fortë dhe ndoshta Edi Rama do të kishte edhe më pak hapësirë për të vepruar.

Pse Rama zgjodhi kete kryprokurore?Zbulohet çfarë e dallon atë nga Read More »

Vjen deklarata e BE për protestën e djeshme

Edhe delegacioni Europian në Tiranë me një deklaratë të ditës së sotme është shprehur se dënon dhunën që ndodhi dje në Kuvend dhe protestë.

Delegacioni Europian i drejtuar nga Romana Vlahutin, ka të njëjtin qëndrim edhe si ambasada e SHBA-së në Tiranë, e drejtuar nga Donald Lu.

Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:

BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

Vjen deklarata e BE për protestën e djeshme Read More »

Stilisti i njohur reagon i indinjuar: Mjaft më, nuk jam gay, jam njeri

Stefano Gabbana një nga bashkëthemeluesit e brendit ndërkombëtar Dolce&Gabanna në një intervistë të fundit ka thënë se nuk dëshiron që ta etiketojnë më si gay. Edhe pse ka vite që e ka pranuar orientimin e tij seksual ai thotë se ndjehet i lodhur që e etiketojnë si të tillë.

“Nuk dua të më quajnë gay sepse jam thjesht një njeri. Pikë.  Fjala ‘gay’ është shpikur nga ata që duan të etiketojnë njerëzit dhe unë nuk dua të identifikohem nga prirjet e mia seksuale.’’- u shpreh ai. Ai ka thënë se të gjithë janë njerëz para se të jenë homoseksualë, gay apo biseksual dhe duhet tu respektohen të drejtat si njerëz.

Stilisti i njohur reagon i indinjuar: Mjaft më, nuk jam gay, jam njeri Read More »

Polici plagoset gjatë protestës para parlamentit, Xhafaj i shkon në spital

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka qenë në Spitalin Ushtarak, ku ka vizituar punonjësin e policisë që u plagos gjatë protestës së sotme.

Xhafaj është interesuar për shëndetin e tij dhe i ka uruar shërim të shpejtë.

Efektivi i “Shqiponjave” O.M. u plagos gjatë protestës së opozitës para parlamentit, ku pati konflikt mes protestuesve dhe policisë.

Mjekët konfirmojnë se punonjësi i policisë është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e duhur mjekësore

Ditën e sotme, u votua nga mazhoranca kryeprokurorja e përkohshëm e përgjithshme, Arta Marku, proces ky që u kundërshtua fortë nga opozita.

Polici plagoset gjatë protestës para parlamentit, Xhafaj i shkon në spital Read More »