Aktualitet

Ramës i kthehet sëmundja e vjetër?! Shikoni sytë e kryeministrit.

[sgmb id=”1″]

Kryeministri Edi Rama sapo ka ndërruar foton e profilit të tij në Facebook duke hequr “timonin” e anijes ndërkohë që ka vendosur një fotografi nga afër, në të cilën i duken të gjitha detajet e fytyrës. Ajo që vihet re ka të bëjë me një rikthim të mundshëm të problemit të qeseve nën sy të tij, gjë të cilën Rama e ka patur edhe më parë, por që e tejkaloi pas një ndërhyrjeje estetike, shkruan Albeu.com.

Diferenca në sytë e Ramës vërehet qartë në foton e dytë (të galerisë) ku zona e syve është tepër e pastër krahasuar me fotot e fundit të kryeministrit. Me sa duket fushata e ka lodhur shumë Ramën, por marrja e 74 mandatave dhe timonit vetëm, ndoshta ja ka vlejtur edhe për këtë sakrificë të vogël shëndetësore.

Ramës i kthehet sëmundja e vjetër?! Shikoni sytë e kryeministrit. Read More »

Ja çfarë duhet të dini kur blini syze.

[sgmb id=”1″]

Një ndër aksesorët më të rëndësishëm gjatë verës dhe jo vetëm, janë syzet.

Janë po ashtu të shumta markat prestigjioze të cilat ofrojnë syze me larmishmëri dizajni.

Por të zgjedhësh syze nuk është edhe aq e lehtë. Më poshtë do të gjeni disa sugjerime për t’iu ndihmuar për të zgjedhur syzet që do ju përshtaten më mirë.

Shikoni si mbështeten në fytyrë
Syzet e errëta mund t’ua dëmtojnë shikimin.
Bëni kujdes nga xhamat e sheshtë
Kërkoni gjithmonë syze me xhama të polarizuar.
Sa më të mëdha aq më të mira.
Kërkoni për etiketën ku shkruhet UV Protection.

Ja çfarë duhet të dini kur blini syze. Read More »

Farat e shalqirit me efekt mahnitës shëndetësor!

[sgmb id=”1″]

Për të marrë të gjitha përfitimet e farave të shalqirit, duhet t’i gatuani në mënyra të ndryshme. Për t’ju ndihmuar të trajtoni diabetin me fara shalqiri, që është sëmundja më e përhapur në këto kohë, duhet t’i përdorini në këtë mënyrë.

Përbërësit:

1 grusht fara shalqiri

2 litra ujë

Përgatitja:

Kombinoni ujin dhe farat e shalqirit në një enë. Vërini në zjarr të vlojnë për 15 minuta. Përdoreni këtë çaj për 2 ditë rresht, më pas bëni një ditë pushim. Përsëriteni këtë trajtim për disa javë në po të njëjtën mënyrë

Farat e shalqirit me efekt mahnitës shëndetësor! Read More »

Cilat rroba kurrë nuk duhet të vishni për dy ditë rresht!

[sgmb id=”1″]

A nuk do të ishte jeta më e thjeshtë nëse do të vishnim të njejtën gjë për çdo ditë rradhazi? Nuk e kam fjalën në kuptimin e veshjes së uniformës, por në veshjen e rrobave të njejta për çdo ditë. Nga pikëpamja e higjienës, nuk është aspak sanitare të veshim saktësisht çdo ditë rrobat e njejta. Për nga pikëpamja e modës, shumica e njerëzve e konsiderojnë si një dështim apo gabim të madh. Ja dy llojet e veshjeve që nuk duhet t’i vishni dy ditë rresht, por së paku të kenë një ditë ndërmjet.

Sytjenat: por nuk jam e sigurtë nëse femrat e dinë këtë apo jo, por ju nuk duhet të vishni sytjenat e njejta çdo ditë. Sytjenat duhet që së paku për një ditë të pushojnë në mënyrë që të marrin formën sërish. Pas veshjes së sytjenave gjatë gjithë ditës, elasticiteti i tyre shtrihet apo lirohet dhe ka nevojë që të tërhiqet sërish dhe të mblidhet në formën e mëparshme. Nëse ju i vishni çdo ditë, atëherë nuk do të ketë kohë që ata të kthejnë formën e mëparshme dhe të shtrëngohet elasticiteti i tyre. Investoni në sytjena të shumta në mënyrë që të mund t’i ndryshoni më shpesh.

Këpucët: ekzistojnëme miliona njerëz që zotërojnë vetëm një palë këpucë dhe i veshin rregullisht. Megjithatë, është më mirë nëse nuk i vishni këpucët e njejta çdo ditë, ashtu sikur sytjenat edhe këpucëve iu duhet që të rikuperohen njëlloj sikur edhe këmbëve! Duke veshur të njejtat palë këpucësh çdo ditë, ju i bëni presion të vazhdueshëm pjesëve të njejta të këmbëve, sipas Jaleh Hoofar, mjek në pediatri.

Cilat rroba kurrë nuk duhet të vishni për dy ditë rresht! Read More »

Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Dhe mësoni se a do t’ju tradhtojë!

[sgmb id=”1″]

Në të vërtetë, njerëzit të cilët gishtin e unazës e kanë të gjatësi pothuajse sa edhe gishtin tregues, me siguri do të jenë besnikë ndaj lidhjes por edhe në martesë, kanë treguar rezultatet e hulumtimit.

Në krahasim me ata të cilëve gishti i unazës u është më i gjatë se gishti tregues, kanë më shumë shanse të tradhtojnë.

Hulumtimi i bërë në Oksford, tek 600 meshkuj dhe femra, konstaton që gishti i unazës i cili është më i gjatë se gishti tregues, është pasojë e tajitjes së shtuar të testosteronit, hormon gjenital i cili është në lidhje direkte me elanin seksual në periudhën derisa kanë qenë në barkun e nënës.

Shumë faktorë ndikojnë në sjelljen e njeriut (ndikimi i ambientit, përvoja jetësore) andaj ndikimet të cilat janë krijuar që në barkun e nënës nuk mund të kenë ndikim të madh në sjelljen seksuale.

Prandaj, gjatësie e gishtit të unazës gjithashtu do të thotë që ekzistojnë gjasa që të bëheni të pasur, të ekzekutoni në ndonjë instrument, të çmendeni apo të përfundoni në burg.

Edhe një kuriozitet – femrat me gishtin më të gjatë të unazës kanë më shumë gjasa të bëhen lesbike.

Mateni gishtin e unazës dhe gishtin tregues: Dhe mësoni se a do t’ju tradhtojë! Read More »

Numërimi:Dy qarqet ku PD dhe PS janë ‘kokë më kokë’ me mandatet.

[sgmb id=”1″]

Luftë për mandate mbetet shume e forte, por vecanerisht ne dy qarqe PD dhe PS deri tani jane koke me koke me numer mandatesh.

DIBRA

PS dhe PD nga dy mandate secila deri tani

Per Dibren, emrat e deritanishem të PS jane Ilir Beqaj dhe Almira Xhembulla, kurse deputetet te PD futen Dhurata Cupi (tyli) dhe Xhemal Gjunkshi

LEZHA 

PD dhe PS ne Lezhe jane koke me koke me 3 mandate secila. Nga PS futen deri tani deputete Lindita Nikolla, Pjerin Ndreu dhe Gjetan Gjetani, kurse nga PD futen Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj dhe Andon Frrokaj.

Numërimi:Dy qarqet ku PD dhe PS janë ‘kokë më kokë’ me mandatet. Read More »

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

[sgmb id=”1″]

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, theksoi në fjalën e tij se “festa e Fitër Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”.

“Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita  për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë”, tha Bruçaj, sipas atsh.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Festa e Bajramit festohet duke falur namazin e Bajramit.

Në ditën e Fitër Bajramit është një ditë feste, ku tavolinat mbushen plot e ku ka disa ushqime tradicionalë që shoqërojnë këtë festë ndër vite. Kështu, ndër shumë besimtarë myslimanë ka mbetur si traditë që në ditën e bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite. Ëmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman. Për shumë besimtarë, ëmbëlsira e parë pas mëngjesit në ditën e Fitër Bajramit është bakllavaja, por edhe revania është një ndër ëmbëlsirat që përgatiten për këtë festë. Tatlia është po ashtu një ëmbëlsirë tjetër, që është mirë të provohet.  Kadaifi është po ashtu një ndër gatimet që është bërë pjesë e kësaj dite etj.

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Read More »

Vlorë:Grupi polifonik “ia këndon” politikës shqiptare!

[sgmb id=”1″]

Nga sheshi i Vlores ja se si i këndon grupi polifonik politikës shqiptare.

Ironi dhe sarkazëm në vargjet e këngës thumbuese. 
Mes të tjerash thuhet:
“…Partitë janë ndarë, pretendojnë vendin e parë,
Iliri me LRI-në kërkon të rrëmbejë tepsinë,
Me të durimi u sos, kërkon të na armatosë”
Vargjet nuk janë  kursyer as për “Republikën e re” dhe sloganet e Kryeministrit Rama.

Vlorë:Grupi polifonik “ia këndon” politikës shqiptare! Read More »