Aktualitet

Vlore:Merren masa te sigurta nga Policia Vlorë për garantimin e rendit e qetësisë publike për festat e fundvitit.

Masat e marra nga Policia Vlorë për garantimin e rendit e qetësisë publike për festat e fundvitit.

Policia Vlorë ka marrë masa shtesë për të siguruar mbarëvajtjen e festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe të jashtëzakonshme, rritjen e sigurisë në komunitet dhe në akset rrugore, bashkëpunimin me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për krijimin e kushteve të zhvillimit normal të aktiviteteve që do të zhvillohen në territorin e qarkut Vlorë përgjatë këtyre ditëve. Ne komunikim me median kreu i policise Gentjan Shehaj tha se :

Masat e marra:
》Do të ketë një shtim të shërbimeve të Policisë Rrugore në linjat ndërqytetëse dhe ato të trafikut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, disiplinimin e mbajtjen nën kontroll të trafikut rrugor, si dhe ndërhyrjen e menjëhershme në rast të ndodhjes së ngjarjeve automobilistike.

》Sigurimin e qarkullimit rrugor normal, parandalimin e trafikut të rënduar të automjeteve në rrugët kryesore dhe dytësore brenda qyteteve dhe veçanërisht në qendrat kryesore ku do të ketë aktivitete festive.

》Do të zhvillohen kontrolle në të gjithë teritorin e qarkut për respektimin e rregullave të magazinimit, shitjes së lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, me qëllim shmangien e ngjarjeve aksidentale e me pasoja për qytetarët.

》Do të ketë shtim të numrit të patrullave policore me qëllim kontrollin e teritorit, rritjen e prezencës policore, kontrollin e zonave të nxehta, forcimin e masave për ruajtjen e sigurimin e objekteve të rëndësishme duke ngritur pika kontrolli, për kontrollin e elementeve me precedent e atyre që mbajnë armë pa leje.

》Do të ushtrohen kontrolle në ambientet që dyshohet se frekuentohen nga personat me precedent kriminal e penal, si edhe kontrollin e automjeteve që kanë në përdorim.

》Strukturat e Policisë kanë planifikuar masa për mbajtjen në kontroll të situatës së sigurisë, në veçanti në sheshe publike që frekuentohen nga numër i madh qytetarësh, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive etj.

》Janë evidentuar dhe organizuar shërbime, në vende e objekte private, banka, zyra të këmbimit valutor, tregje, lokale të lojërave të licencuara të fatit dhe objekte ku administrohen vlera monetare e materiale, për të parandaluar ngjarje kriminale.

Këshillohen prindërit të kenë nën kujdes fëmijët e tyre gjatë përdorimit pakriter të fishekzjarrëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale me pasoja.

Lidhur sa më sipër kërkohet mirkuptimi, ndihma dhe bashkëpunimi i qytetarëve.

Të kontaktohet me Policinë për çdo problem, shqetësim apo informacion në numrat e kontaktit : 129, 0694110242, 0694118392.

Vlore:Merren masa te sigurta nga Policia Vlorë për garantimin e rendit e qetësisë publike për festat e fundvitit. Read More »

Disa nga yjet shqiptarë që uruan Krishtlindjet

Pas meshës që mbahet për nderë të Krishtlindjeve në ora 00:00, urimet kanë nisur edhe nga yjet e showbizit shqiptarë.

Disa nga ta kanë zgjedhur që përmes postimit të një fotografie të urojnë të gjithë miqtë e tyre, transmeton Indeksonline.

Madje dikush ka zgjedhur të publikojë edhe diçka nga dekorimi i shtëpisë për të uruar ndjekësit që kanë në këto rrjete sociale./Indeksonline/

 

Disa nga yjet shqiptarë që uruan Krishtlindjet Read More »

De Biasi bën atë që se ka bërë asnjë trajner tjetër për Shqipërinë

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, ka uruar sot festat e fundvitit. Por ajo që të bie më shumë në sy, është se De Biasi urimin e tij e ka bërë në 4 gjuhë të ndryshme, në anglisht,italisht, spanjisht dhe Shqip.

Një veprim i cili tregon edhe njëherë se sa i lidhur është de Biasi me vendin tonë. Por gjithashu ky është një gjest i madh, pasi asnjëherë më parë një trajner i huaj që ka drejtuar Shqipërinë nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Ja postimi i De Biasit:

Buon Natale e Felice Anno Nuovo

Gezuar Krishtlindjet dhe Gezuar Vitin e Ri

Feliz Navidad y Feliz Año Nuevo

Merry Christmas and Happy New Year

De Biasi bën atë që se ka bërë asnjë trajner tjetër për Shqipërinë Read More »

Kopila që bëjnë orgjira në Santa Quaranta:shpërthen keq Erion Kristo

Vdekja e Florenc Beqiraj ka ngritur në këmbë jo vetëm qytetarët por edhe një serë figurash publike.

Të afërm, miq, apo thjesht qytetarë që ishin prekur nga rasti i Florencit, protestuan sot para kryeministrisë dhe Ambasadës Franceze, duke kërkuar drejtësi për 23-vjeçarin e masakruar.

Pjesë e homazheve ka qënë edhe Erion Kristo i cili i ka kërkuar Edi Ramës të lërë çitjanet dhe të mbroië popullin.

“O artist, a do të behesh kryeministër ti apo jo!? Lëri çitjanet se po të vdes populli”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së Kristo ka reaguar ashpër ndaj qeverisë dhe politikanëve pasi i ka quajtur kopila dhe kurvarë sepse nuk bërë asnjë për 23-vjeçarin shkodran.

Kopila, kurvarë, që në Santa Quaranta shkojnë dhe bëjnë orgjira.
Ndaj të gjithë ata që janë sot këtu t’i mbrojmë shqiptarët kudo që ndodhen se jemi pak edhe shumë.

Ai nuk donte të vdiste por një shtet i kalbur e la të vdiste.

Prandaj të gjithë ju sa herë qytetaria iu thërret në shesh lerini kafet por mbliudhi këtu se po ju bëtë shumë këta do të dhiten në brekë.

Sot jemi mbledhur të shpëtojmë 1 milion e gjysmë Florenca të tjerë që janë në botë.”

Kopila që bëjnë orgjira në Santa Quaranta:shpërthen keq Erion Kristo Read More »

Erion Veliaj ‘shet’ gjela deti tek Ermali, hyrja që bëri në emision që ju shkrin së qeshuri

Ashtu siç ishte paralajmëruar nga moderatori Ermal Mamaqi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuari i kësaj mbrëmjeje në emsiionin “Xing me Ermalin” ku ka bërë një hyrje thjesht spektakolare.

Përpara se të futej në studio, Veliaj është paraprirë nga një tufë gjelash deti, të cilët pushtuan skenën e emisionit duke shkaktuar të qeshura të shumta mes publikut dhe vetë moderatorit Mamaqi.

“Këta janë të gjithë gjela Baldushku!”-u shpreh Veliaj, duke i nxitur qytetarët të blejnë gjelin e detit në Baldushk këtë fundvit, për të ndihmuar fshatin.

Erion Veliaj ‘shet’ gjela deti tek Ermali, hyrja që bëri në emision që ju shkrin së qeshuri Read More »

“Unë jam Florenc Beqiraj”, kjo është fotoja që po bën namin në internet, të rrënqeth mishin

Ndarja në mënyrë të tmerrshme nga jeta e 23-vjeçarit shkodran shqiptar Florenc Beqiraj në një spital të Francës, ka sensibiluzar gjithë shqiptarët në të katra anët e botës.

Piktori Avni Delvini marrë shkas nga karikatura që u bë për revistën “Charlie Hebdo”, dy vite më parë ku e gjithë bota u sensibilizua me Francën pas ngjarjeve terroriste, e ka sjellë këtë herë një imazh grafik duke i vënë dhe mbishmikrimin “JE SUIS FLORENC BEQIRAJ”

“Nje grafike alla Charlie Hebdo “JE SUIS FLORENC BEQIRAJ”, qe sdo te doja ta beja kurre, me vdekjen e djaloshit shqiptar Florenc Beqiraj …. i dhunuar dhe i vrare ne burgjet dhe spitalet franceze ne kerkimin e nje jete me te mire…Te shikojme Francen e lirive e barazive si do te reagoj ! Francen e Charlie Hebdo, ku shqiptaret mbushen profilet e facebook-ut me flamurin francez dhe me fjalet simbol te lirise “JE SUIS CHARLIE”…… , shkruan piktori Devina në Facebook.

“Unë jam Florenc Beqiraj”, kjo është fotoja që po bën namin në internet, të rrënqeth mishin Read More »

Meteorogët ‘prishin’ planet për Vitin e Ri: Ja çfarë na pret javës tjetër

Në mesjavë sinotikanët parashikojnë reshje të konsiderueshme kryesisht shira, në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Meteoalb, këtë fundjavë, vendi mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare më të shpeshta në zonat veriore duke rrezikuar nga reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Edhe dita e hënë, vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në territor, më të dukshme në Veri – Qendër, ndërsa mesjava që vjen sjell reshje të konsiderueshme në pjesën më të madhe të Shqipërisë por kryesisht shira.

Temperaturat

Fundjava sjell rritje graduale të temperaturave në territor ndërsa rritje të ndjeshme sjell dita e hënë në të dy ekstremumet termike ditore.

Rrjedhimisht, temperaturat e mëngjesit do variojnë nga -2 në 3°C në zonat malore; në 4 – 7°C mëngjesi në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa mesdita e së hënës do të ngjisë maksimumet termike në 8 – 9°C në zonat malore dhe mbi 15°C, në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Meteorogët ‘prishin’ planet për Vitin e Ri: Ja çfarë na pret javës tjetër Read More »