Orikuminews

Ja sa miliardë njerëz arriti popullsia e botës(DETAJET)

Fondi i OKB-së për Popullsinë (UNFPA) njoftoi se India me popullsinë e saj që ka arritur në 1.441 miliardë është “vendi ku jetojnë më së shumti njerëz në botë”.

UNFPA publikoi Raportin e Statusit të Popullsisë Botërore 2024: “Jetët e ndërthurura, fijet e shpresës: Shëndeti seksual dhe riprodhues dhe përfundimi i pabarazive të lidhura me to”.

Popullsia e botës ka arritur në 8.119 miliardë njerëz ndërsa popullsia e Indisë është 1.441 miliardë, thekson raporti.

Më tej vihet në dukje se renditja e Indisë në vend të parë duke kaluar Kinën me 1.425 miliardë banorë, ka rol përmirësimi i situatës socio-ekonomike dhe ulja e vdekjeve të nënave.

Sipas të dhënave të OKB-së, popullsia e Kinës filloi të shënojë rënie pasi arriti në 1,426 miliardë në vitin 2022. Ekspertët parashikojnë se popullsia e Kinës do të bie nën 1 miliard deri në fund të këtij shekulli.

Në raportin e këtij viti tërhiqet vëmendja se pabarazitë në shëndetin seksual dhe riprodhues janë në rritje në mbarë botën.

Raporti vë në dukje se gratë në Afrikë kanë 130 herë më shumë gjasa të vdesin për shkak të komplikimeve nga shtatzënia dhe lindja sesa gratë në Evropë ose Amerikën e Veriut dhe se numri i vdekjeve të nënave gjatë shtatzënisë është deri në 500 herë më i lartë në vendet që përjetojnë krizë humanitare ose konflikt.

Ja sa miliardë njerëz arriti popullsia e botës(DETAJET) Read More »

Ja shqiptarët e deportuar nga Britania e Madhe që prej muajit janar

700 qytetarë shqiptarë janë deportuar nga Britania e Madhe drejt vendit tonë, gjatë periudhës janar-mars 2024.

Shifrat vinë nga Ministria e Punëve të Brendshme Home Office, ku thuhet se shqiptarët u riatdhesuan përmes 15 fluturimeve charter nga aeroporter Birminghamit dhe Luton në drejtim të Rinasit, raporotn Top Channel.

Të dëbuarit sipas Home Office janë të tre kategorive, ata të cilët përfundojnë dënimet në burgjet angleze, ata që kapen dhe rezultojnë se nuk kanë leje qëndrimi si dhe ata të cilëve u refuzohet azili. Ministria e Punëve të Brendshme Home Office ka marrëveshje ripranimi të emigrantëve, vetëm me dy vende në Europë, Shqipërinë dhe Rumaninë.

Gjatë 2023 nga Britania e Madhe u dëbuan në total 2,501 shqiptarë ndërkohë pritshmëria e Home Office është për ta dyfishuar këtë numër deri në Dhjetor 2024. Shqiptarët e dëbuar nga Anglia futen në sistemin TIMS ku shënohet edhe arsyeja e dëbimit përfshi veprat penale për ata që kanë qenë të dënuar. Atyre u ndalohet futja në zonën Shengen për tre vjet pasi e kanë përdorur zonën Shengen për tu futur ilegalisht në Angli.

Statistikat tregojnë se vitin e shkuar kërkuan azil në Britaninë e Madhe 3,898 shqiptarë krahasuar me 17,340 gjatë 2022 prej të cilëve rreth 13,000 mbërritën me gomone.TCh

Ja shqiptarët e deportuar nga Britania e Madhe që prej muajit janar Read More »

Dite e trishtë për Eni Çobanin. Humb njeriun e dashur. Dedikimi prekës

Sot është një ditë e trishtë për Eni Çobanin. Juristja e njohur ka humbur miken e saj të shtrenjtë, e cila jetonte në SHBA. Eni e quan motër Migenën dhe ka shkruar fjalë zemre për humbjen e saj të parakohshme.

“Nuk do doja të shkruaja këto rreshta kurrë për ty motra ime Migen Dibra, por ikja jote më la pa frymë, po lotët e nënës tënde, tronditja e djalit tënd të mrekullueshëm më mbushën me lot dhe si ike pa më thënë dy fjalë nga ato që vetëm ti dije të më thoje plot dashuri. Mungesa jote do të jetë për mua e pazëvendësueshme dhe ti do të jetosh bashkë me ne mike e shtrenjtë”, shkruan Eni.

E trishtë/ Eni Çobani humb njeriun e dashur: U ndërpre në

“U nderpre ne mes nje jete e bukur dhe iku nga ne nje moter e shtrenjte si Migen Dibra. E dashur moter largimi yt kaq i shpejte e i papritur na la me zemer te thyer dhe na la pa fjale, por ne nuk do te harrojme kurre e do te kemi me vete çdo moment veshtrimin tend te bukur,zemren tende te bardhe dhe shpirtin tend te madh. Fjalet e tua te dashura prezenca jote dinjitoze do jene gjithmone motivuese dhe do na mbajne bashke perjete. Qofsh e xhenetit motra ime dhe shpirti yt u ndriçofte ne parajse”, shkruan Eni në një tjetër postim.

Dite e trishtë për Eni Çobanin. Humb njeriun e dashur. Dedikimi prekës Read More »

Gjuhëtari i famshëm: Marokenia i mësonte fëmijët të flasin shqip, emigrantët shqiptarë greqisht

Gjuhëtari Emil Lafe i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, u bëri apel të gjithë emigrantëve shqiptarë, që kudo shkojnë, ta marrin shqipen me vete. Lafe tha se i ka bërë përshtypje që fëmijët e një familjeje nga Dardha e Korçës, të lindur e rritur në Greqi, nuk e njihnin shqipen, ndërsa e kundërta kishte ndodhur me një familje shqiptaro-marokene ku fëmijët me baba shqiptar dhe mamanë marokene e flisnin shqipen rrjedhshëm.

“Më ka bërë diçka përshtypje, ndërsa kaloja pushimet në Dardhë të Korçës. Vijnë fëmijë që kanë lindur në Greqi dhe nuk dinë të flasin shqip. Nëna dhe babai bëhen përkthyes që ata të komunikojnë me gjyshërit dhe të tjerët. Është dhe një familje tjetër që jeton në Amerikë, me origjinë nga Dardha. Një djalë i asaj familjeje në Amerikë është martuar me një marokene. Marokenia ka gjuhë amtare arabishten, gjuhë shkolle frëngjishten dhe gjuhë pune anglishten. U martua me djalin shqiptar dhe mësoi edhe gjuhën shqipe. Sepse duhet të respektonte familjen e bashkëshortit dhe duhet të komunikonte me ta shqip. U bënë bashkë dy familje, njëra myslimane nga Maroku dhe një familje e krishterë nga Dardha. Ata vijnë nga Amerika në Dardhë dhe flasin shqip, ndërsa fëmijët e dardharëve flasin greqisht. Marokenia e mendon se fëmijët e saj duhet të dinë shqip sepse i përkasin një familjeje shqiptare. Ajo u flet fëmijëve të saj shqip, ndërsa nënat shqiptare me origjinë nga Korça, u flasin fëmijëve greqisht. Kjo duhet të ndryshojë, familjet shqiptare kudo shkojnë duhet ta ruajnë gjuhën e tyre”, u shpreh gjuhëtari Emil Lafe.

Gjuhëtari i famshëm: Marokenia i mësonte fëmijët të flasin shqip, emigrantët shqiptarë greqisht Read More »

‘Të kanë bërë magji”, si mashtroi të moshuarën dhe i vodhi 13 milionë lekë në banesë: ‘Nuk mbaj mend asgjë

E pazakonte është se mënyra se si ra pre e vjedhjes një grua në fshatin Zhamë të Lushnjës, ku autorja, e cila ishte një grua arriti të marrë lehtësisht nga shtëpia e familjes Ibraliu shumën prej 13 milionë lekë të vjetra.

65 vjecarja Jalldize Ibraliu e paralizuar, ishte vetëm në shtëpi kur një grua trokiti në derë dhe pasi u prezantua se vinte nga Tetova dhe kërkoi ujë. 65-vjeçarja tha se e vetmja gjë që kujton është se gruaja e panjohur nisi ti fliste për magji që i kishin bërë asaj dhe familjarëve dhe prej atij momenti nuk kujton asgjë. Ajo rrëfen se nuk e mban mend se si grabitën paratë, përveçse kur vërejti mungesën e tyre në shtëpi.

Jalldize Ibraliu: Hyri te porta, thashë mikeshë jo se nuk e njihja. Më tha vij nga Tetova, du içik ujë. I thashë nga Tetova vjen për ujë ti, nuk kam mundësi unë. A nuk sheh si jam? Pa depozitën që ishte aty, mbushi ujë. Më tha dalim çik në diell, më tha të paskan bërë magji. Ime më më tha është 80 vjeçe, më tha duan që të vrasin çunin, i thashë si di unë këto llafe. E s’mbaj mend më asnjë gjë. Nuk e di ça më bëri. Më duket sikur ia kam dhënë me duart e mia. Kur mori kthesën poshtë, u mendova ça më bëri kjo grua, e shkova drejt e te lekët. I kam pas te një kasetë e vogël, se dinte asnjë vendin e tyre. Mund të ishte 40 ose 30, nuk ishte moshë e thyer.”

Kamerat e sigurisë kanë pikasur gruan e panjohur nga Tetova që vinte me makinë dhe parkoi pranë banesës. Para se te hynte ne shtëpinë e familjes Ibraliu gruaja kishte tentuar te hynte edhe në shtëpi të tjera, por pa sukses.

Arif Ibraliu: Sipas kamerës, ajo ka ardhur dhe ka parkuar makinën poshtë atje. Duke qartë kur vjen nga ura. Ka shkuar edhe tek një shtëpi tjetër aty përpara dhe e kanë përzënë. Pastaj, ka ardhur direkt këtu.

Policia e Lushnjes ka nisur hetimet si dhe ka sekuestruar pamjet e kamerave te sigurise te shtëpive te fshatit me qellim identifikimin dhe arrestimin e autores se grabitjes

‘Të kanë bërë magji”, si mashtroi të moshuarën dhe i vodhi 13 milionë lekë në banesë: ‘Nuk mbaj mend asgjë Read More »

Sherr në Vorë, oficeri i ushtrise plagos me armën e shërbimit 34 vjecarin. I goditi me thike vellain..!

Sherr i rëndë me dy të plagosur në Vorë. Një 34-vjeçar ka plagosur me thikë një 24-vjeçar, i cili ishte duke udhëtuar me vëllanë e vetë në makinë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në Vorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pasi Ergest Hoxha plagosi Klejdi Muzhaqin me thikë në krah, vëllai i këtij të fundit, Ermal Muzhaqi, oficer ushtrie, ka nxjerrë armën e shërbimit nga brezi dhe ka plagosur 34-vjeçarin.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa oficeri është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

NJOFTIMI I POLICISE
Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.

Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sherr në Vorë, oficeri i ushtrise plagos me armën e shërbimit 34 vjecarin. I goditi me thike vellain..! Read More »

Shkencëtarët: Pritet tërmet i madh, mund të vrasë 40 milionë njerëz

Tërmetet janë dukuri natyrore që në pak raste parashikohen, por një shkencëtar ka paralajmëruar për një tërmet të fuqishëm

“40 milionë njerëz do të vdesin nga një tërmet i fuqishëm, i cili do të ndajë kontinentet, duke ndryshuar formën e planetit tonë përgjithmonë”,
Është ky paralajmërimi që vjen nga shkencëtari Keshe Warns, i cili thotë se kjo ngjarje do të jetë e pashmangshme.

Doktor Keshe Warns, i cili ka studiuar inxhinieri nukleare në Universitetin e Londrës thotë se tërmeti i fuqishëm, që ai e ka cilësuar si mega tërmet, do të ndajnë Amerikën e Veriut dhe Amerikën e Jugut, si dhe do të formojë cuname më disa metra lartësi.

Megjithëse nuk shpjegon se kur mund të ndodh kjo katastrofë ai mendon se tërmeti do të jetë me një magnitudë nga 20 deri në 24 ballë.

“Duke studiuar tërmetin e fundit që goditin Kilin, unë mendoj se ky tërmet që i ri do të jetë i pashmangshëm. Këto janë përfundimet e mia, ajo që ne kemi parë në shtatë ditët e fundit është këto janë tërmete të rrezikshme, të fuqishëm në magnitudë dhe që nuk kanë ndodhur më parë.” , thotë ai.

Pavarësisht se autoritetet amerikane nuk i besojnë fjalëve të këtij shkencëtari, ato janë vënë në gatishmëri dhe po trajnojnë njerëzit në rast të një situatë ku mund të bjeri tërmet.

Shkencëtarët: Pritet tërmet i madh, mund të vrasë 40 milionë njerëz Read More »

erzen brecani

Planet për eleminimin dy vellezërve Nela! Punësuan person për t’i përgjuar motrën. (Zbardhen te gjitha bisedat nga dosja e SPAK)

Të tjera detaje janë zbardhur nga dosja hetimore e grupit kriminal, të goditur nga SPAK, ku në pranga kanë rënë zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie, mes tyre edhe Erzen Breçani.

Në dosjen hetimore, tregohet se si po planifikohej edhe vrasja e dy vëllezërve shqiptarë, Albert e Edmond Nela, me banim në Britaninë e Madhe dhe tentativat për t’i vënë GPS makinës së motrës së tyre.

Ndërkohë në dosje thuhet se porositës është Ismail Zeneli i cili më herët ka pasur emrin Luan Sadria dyshohet se porositi vrasjen e dy vëllezërve Albert e Edmond Nela. Sakaq, në dosje thuhet se një person madje ishte punësuar për të përgjuar motrën e dy vëllezërve që ishin vënë në rreth për t’u eliminuar.

PËRGJIMET
Më datë 26.07.2020, në orën 07:50 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan; Mik si t’kam, a je mirë? Më morën në tel të shtëpisë se nuk ka qenë mirë vëllai madh, Kujtimi dhe e kanë çue në spital. A për at dola për nja dy tre ditë. Jam rrugës dhe mrrijë nesër. Po deshe na organizo naj vend t’mshehtë me at shokun an e bojmë pak muhabet se nuk e di a mund rri shumë a jo. Shif po nuk qe i zanëm, na organizo edhe takona edhe bashkë rrijmë…

Më datë 27.07.2020, në orën 10:15 përdoruesi FE1BEB dërgon mesazhet’ Smë vin…Erdha. Po hajde hamë darkë. Ku je tani? Erdha….. Në orën 10:30 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shteti Ismail Zeneli i dërgon mesazhe zanore; O mik, sa kam shku pak shpia dhe jam duke dal qetash nja 10 minuta te spitali. Se unë te spitali s’mund e shoh, por po dal të takoj do njerëz aty te spitali 5 minuta edhe po vij edhe takona ku të duash ti. O mik qetu në Sauk jam edhe unë, te ky Sanatoriumi po rri pak edhe po vij. Se di se ku është ky vendi po ndoshta e gjejmë, ta shofin tashi. O mik në Sauk jam te Sanatoriumi edhe po pyes kënd unë dhe po vij te restoranti. A po vjen e merrëm ti pra, se unë nuk di me ardh aty, po se pate bezdi hajde merrëm ti këtu para spitalit dhe shkojmë dhe rrimë bashkë. Se unë skam as ca me bo ktu” dhe në vazhdim të ditës Bujar Ajeti është larguar për Kukës dhe Ismail Zeneli dërgon mesazhet në orën 17:28. “Mik a ik mirë për Kukës. Flm që erdhe..Flm që erdhe…takona ndoshta prapë. Shyqyr që ke shku mirë. Diçka vallahin mik. Flm. Flasim.”.

Më datë 28.07.2020 në orën 19:01 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i dërgon mesazh zanor: “Që t’u o mik gjithë ditën. S’kam kry asnjë lloj pune me atë se ai djali i dajës ka ik, paska ik në Greqi ai dhe skam bërë asnjë lëvizje për atë muhabetin tim. Të shof po mi dha të dhënat t’ja çoj me tekst atij shoku, po mi dha të dhënat e adresës. Edhe nesër këna i takim me do doktorë dhe mas nesër mos hamë ndonjë drekë se ndoshta vjen dhe Besi”. Besi ndërkohë dyshohet se i referohet shtetasit Besmir Murati, i cili në periudhën 24.07.2020 dero më 29 ka udhëtuar në Turqi.
Më datë 30.07.2020 në orën 19:50 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi ISmail Zeneli shkruan; Pz hiq mik sa mrrina me Spanjë. Po mik se po ti nis me adresa të sakta se ai djali kishte ik për jashtë shteti. O mik, i them atij djalit të Kujtimit dhe ti ,arrë e të shkojë ai vetë andej. Masandaj ki ti boje të sakta ai ato shtëpitë të them edhe shko ti noj ditë me të. Po adresa e saktë, jam duke prit t’mi kalojë ky shoku im. Sa t’mi kalojë të them.

Më datë 31.07.2020 në orën 08.12 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikojnë me përdoruesin CC4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i dërgon disa foto të sistemeve që përdorin agjencitë ligjzbatuese, konkretisht dy fotografi të rubrikës së hyrje-daljeve të sistemit TIMS për posedimin e dokumentit të udhëtimit, po ashtu i dërgon dhe një fotografi të sistemit E-gjoba ku evidentohe targa X dhe pronari i mjetit Albert Nela. Teksa dërgon këtë fotografi HFNERI në orën 08:12 shtetasi Ismail Zeneli shkruan që; i paska patur aty…motërq… Një e freskët..Shife e këtij muaj. Datën që kan hy”… “Korrik pra…Prit se ju ka bllokue sistemi…E të them adresat. Prit se ju ka bllokue sistemi. Ka morini kan lëviz. Motër qi*et. Edhe nga Luton…Me avion…Ok, mik…Mduket se po…eee..S’ka gjë…o mik se s’kanë ka shkojnë…ok o mik…E pashë mik e pashë…Po doshta a në Kosovë. O mik…. a ka dal anej a ka hy në këmbë..Them unë….them unë..O ka dal anej a ka hy në këmbë. Janë për t’ju q* robt o mik. Dhelpra jan….janë shumë tinzar.”. Ndërkohë që kanë dërguar këto mesazhe. Ka dërguar edhe foto që i kanë dërguar më parë duke nënvizuar detajet që tregonte me anë të mesazheve. Duhet theksuar se nga verifikimet në TIMS si dhe nga bisedat HFNERI, ky i fundit ka qenë në Shqipëri në periudhën 27.07.2020 deri më 30.07.2020 dhe fotografitë e sistemit TIMS të shpërndara në bisedën me ÇRE2 janë bërë pas datës 21.07.2020, pasi në fotografi pasqyrohet se dalja e fundit nga Shqipëria e poseduesit të dokumentit në fjalë ka qenë data 21.07.2020.

Më datë 05.08.2020, në orën 11:55 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shkruan dhe i dërgon mesazhe zanore; Njateta. A je mirë? Qa po bën? Po mik ndor tanë asht. Fola me shokun tan, që hangrë drekë me të, jemi tash në pritje. Me shokun që ka ngrënë drekë dyshohet se i referohet përdoruesit të FE1BEB, përdorues me të cilin ka komunikuar me datë 27.07.2020, në orën 10:15, ditë kur CC4RE2 ka takuar HFNERI për drekë në zonën e Saukut, ka dërguar mesazhet; “S’më vin…Erdha…Po hajde hamë drekë. Ku je tani…erdha”. Pas kësaj dërgon në orën 11:59 disa mesazhe zanore njëra pas tjetrës me këto përmbajtje. Atij të voglit me ja hup by**ën o mik…njanit…cilit të vijë. Ky i vogli a kupton është bash si kryesori, tash të shofim. Kursëë, po mund ta kenë bo edhe këtë, kanë nejt në grep. Mos ta nijë more, cili të vijë, s’është duke mu rrujt k…fort, cili të vijë s’du me ja dit fare, cili të vijë, të dy njësoj janë. Veç ishalla kemi shans o mik dhe na vijnë në dorë shpejt o mik….a kupton…unë fola me atë shokun tënd…ishalla mos po bohen gjanat sa më shpejt, i thashë ti jap drejtim i thash…Pa merak o mik se merrna vetë unë me ta mos ta nijë.

Veç ishalla janë të hajrit edhe na hec mbarë, mos ta nijë se njëlloj je, a kupton si unë si ti a kupton, pa merak se ja rregulloj unë gjanat krejt. Ok mik shife vetë pra, ok”. Dyshohet se me fjalën i vogli, i referohet shtetasit Albert Bela, pasi ai është më i vogli nga vellezërit Nela. Ndërsa në mesazhin ku i tregon se ka folur me shokun e Ç4RE2, dyshohet se i referohet komunikimeve që ka patur me përdoruesit S7DEGI, të cilët HFNERI i ka dërguar të dhënat lidhur me transport për në Valencia nëpërmjt kompanisë hapagllojd. Më datë 06.08.2020 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HENERI komunikon me përdoruesin CC4RE2, i cili nga kontektsti i bisedës lë të kuptohet që CC4RE2 ka shkruar i pari. HENERo e mkpfton se djali i Kujtimit ku shohet se njëri nga djemtë e vëllait të tij, Redon apo Klevis Sadria do i japë Ç4RE2 një adresë të cilën do e takohë drejtëpërdrejtë. HFNERi ka dërguar mesazhet; “Më fal se kisha lënë telin në makinë e isha te hangër. Ok mos asht të ardhë. Mik desha mja kalue djalit Kujtimit adresën por nuk mi kaloj ky shoku se smundet i nxjerri. Po se ja kaloj, ja kaloj. Unë direkt sa t’ma japin…Sa të kthehet ky shoku. Nuk kam dash mi ngatërru. Pa merak!

Më datë 19.08.2020 në orën 08:27 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin Ç4RE2, ku i dërgon një adresë që përputhet me adresën në gjendje civile të shtetasit Arben Nela, me atësi të panjohur dhe të lindur më datë 06.07.2002 në Mbetërinë e Bashkuar. HFNERI i ka dërguar Bujar Ajetit mesazhet me këtë përmbajtje: “Mjesi mik si t’kam a je mirë? Kjo asht adresa. Ruga Lodr Bajroni, pallati X. Ka një djalë 15 vjeç kjo motra. E ka emrin Arben dhe ja kanë vu mbienrim e këtyre rob*inve se asht e ndamë mund të jetoj edhe nana e vet aty. Në orën 1047 Ismaili i shkruan: Mirë mik si je ti? Motra vet jo..Aty e ka…Kurse prindrit e këtij e kanë vendvanimin në fshat. Në Novesej.”. Në bisedat e mësopërme është diskutuar rreth vendbanimit të shtetasve Albert dhe Edmond Nela, shtetases S.Nela. Shtetasi Arben Nela banon në rrugën “Lodr Bajron”. Më datë 20.08.2020 shtetasi Ismail Zeneli duke përdorur HFNERi komunikon me përdoruesin CC4RE2 dhe i dërgon mesazhet; Mjesi mik si t’kam? A je mirë? Ky shoku ka fillue punë dhe mtha sa të hyjnë do të them direkt. Adresa që ta nisa asht shumë me rëndësi se 99% jeton dhe nana e tyre. Jeton aty me motrën e tyne. Do t’ja jap këto ditë të gjitha adresat që kanë në shpi.

E ishalla me ndihmën e Zotit mbajmë punë…Aaaaa qa thue…A shumë mirë. I kanë njoh ata..Hajt ishalla me të lehta i kalon. Ok mik. Jo jo, smërzitem jo”. Shtetasi Ismail Zeneli i referohet bisedës së datës 19.08.2020 në orën 08:27 ku ka dërguar adresën e motrës dhe nipit të vëllezërve Nela. Dyshohet se shtetasi Ismail zeneli ka caktuar një person që të ruaj adresën e shtëpisë së tyre në Tiranë. Më datë 21.08.2020 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me përdoruesin DFJGË, i paidentifikuar dhe i dërgon mesazhet; Rruga Lord Bajroni….A fjete? A fjete? Po mirë mirë, qa thotë Kuçi? Mirë ok hajt se shihna. Klm”.

Më datë 06.09.2020 në orën 11:02 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERi komunikon me përdoruesin e Ç4RE2, i identifikuar si Bujar Ajeti. Shtetasi Ismail Zeneli i shruan; Mik të kam marrë në tel….tjetër….po direkt..do ta nis se hala s’ma kan pru mue. E ta nis me DHL.”. Më datë 09.09.2020 Ismail Zeneli duke përdorur HFNERI komunikon me Ç4RE2. Konretisht shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet me këto përmbajtje’ A je mirë? Am jep adresën e Mulit…ti nis telat. Ose po ja nis Bashkimit në Tiranë. Po le se ja marrë vet pra. Harrova. Ja nis Bakes. Do t’nis tre telefona. Ore Bakes, Urimit. Më datë 19.09.2020 në prë 12:09 Ismail Zeneli kontakton Ç4RE2 dhe i njofton se aparatet telefonike të kriptuara me CCHPHR kanë mbërritur në Tiranë dhe janë në regjim doganor, bashkëlidhur i dërgon dhe fotografi të mandatit ë dërgesës me postë ku marrë është Bashkim Sadria. Shtetasi Ismail Zeneli dërgon mesazhet; O mik si t’kam nuk të kam thanë gjo se të prit ha sot ha nesër për telefonat. I ka bllokue dogana mik. E për atë punë…s’mund të kam thënë gjo. Jan tel në shpin o mik po i ka dogana.”.

Planet për eleminimin dy vellezërve Nela! Punësuan person për t’i përgjuar motrën. (Zbardhen te gjitha bisedat nga dosja e SPAK) Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com