Orikuminews

Zbulohet sozia e Edi Rames ! Ja ku ndodhet !

[sgmb id=”1″]Kryeministri Edi Rama mesa duket nuk është i vetmi në llojin e tij. Rama ka një sozi, që ndodhet në Britaninë e Madhe. Një qytetar shqiptar me banim në Britani ka mbetur i shokuar kur ka hapur televizorin në një emision quiz dhe befas ka parë Edi Ramën.

Pas hutimit të disa çasteve, ai zbuloi se ky zotëri ishte një shtetas britanik që po merrte pjesë në shfaqje, por që për çudi i ngjante mjaft kryeministrit të Shqipërisë.

Ashtu si duket edhe nga foto mes kryeministrit dhe shtetasit britanik me emrin Mike ka një ngjashmëri mjaft të madhe

Zbulohet sozia e Edi Rames ! Ja ku ndodhet ! Read More »

Arrestohet krijuesi i ‘Balena Blu’. E pabesueshme sa vite burg denohet !

Loja vdekjeprurëse ‘Balena Blu’ solli një bilancit tragjik ku 130 të rinj kishin vrarë veten për shkak të kësaj loje. Krijuesi i kësaj loje u arrestua vitin e kaluar.

Philipp Budeikin dyshohej se kishte lidhje me vdekjen misterioze të 16 adoleshentëve në regjione të ndryshme të Rusisë. Ai cilësohej si truri i lojës.

Ai është dënuar vetëm me tri vite burg, pasi ka arritur tsa pranojë se ka nxitur shumë të rinj të vrasin veten.

Budeikin i tha policëve se ai po pastronte shoqërinë nga mbetjet biologjike (viktimat).

Arrestohet krijuesi i ‘Balena Blu’. E pabesueshme sa vite burg denohet ! Read More »

Suprizon Pergjegjesi i Parkut Oriku, i shkruan hapur Edi Rames ne facebook ! Ja c’fare i kerkon !

[sgmb id=”1″]Përgjegjësi i Parkut Arkeologjik të ORIKUT, Vlorë ka bere nje koment te hapur Kryeministrit Edi Rama ne facebookun e tij duke i kerkuar zgjidhje per aksesin e turisteve ne Parkun Oriku dhe Karaburun.

Mesazhi i plote :

Jam Përgjegjësi i Parkut Arkeologjik të ORIKUT, Vlorë.
Për shkak të orarit të punës dhe ndodhies në Park, shqetësimin po ta drejtoj publikisht.
Bëhet fjalë për vlerat e jashtëzakonshme, historike por edhe turistike, të këtij Parku por që për shkak të Marrëveshjes së MK dhe MB thuajse është i pa mundur për tu vizituar.
Është nga asetet më të rëndësishme në fushën e Trashëgimisë Kulturore që ka Vlora.
Përmes vizitës në P A ” Orik”, njëherësh, aksesohet edhe Riviera Shqiptare dhe kjo, me pak kujdes, kthehet në një mundësi zhvillimi jo vetëm për Orikumin por edhe për krejt rrethin e Vlorës.
Përpjekjet e deri sotme të DRKK Vlorë nuk kanë mundur të dëgjohen.
Vlerësimi Juaj me siguri do ta gjejë rrugën e aksesimit të Orikut, zoti Kryeministër !
Jo thjesht si aset historik e trashëgimie por, mbi të gjitha, edhe si një mundësi zhvillimi ekonomik…

 

Suprizon Pergjegjesi i Parkut Oriku, i shkruan hapur Edi Rames ne facebook ! Ja c’fare i kerkon ! Read More »

IKMT zbarkon me fadroma ne Orikum-Radhime. Identifikohen 75 minimole ! Se shpejti nis shembja e tyre !

[sgmb id=”1″]

Mjetet e IKMT së janë rikthyer në Orikum, këtë radhë në fokus të punës së tyre kanë qenë minimolet të cilat zgjaten përgjatë bregdetit të Radhimës deri në Orikum. Fadroma e IKMT së ka qenë në plazhin e Orikumit ku ka nisur prishjen e minimoleve të cilat prej vitesh janë vendosur në det duke ndarë dhe plazhet nga “pronarët” të cilët kanë dhe lokalet e tyre.

Sipas punonjësve të IKMT së jashtë kamerave janë shprehur se ky aksion do të vijojë përgjatë gjithë këtij plazhi dhe janë identifikuar 75 minimole të cilat shumë shpejt do të hiqen. Disa prej minimaleve, aktualisht dhe ku po punohej për heqjen e tij kanë bllokuar dhe qarkullimin e ujit të detit duke sjellë shumë mbeturina pasi uji nuk qarkullonte.

Pushuesit të cilët pushojnë në këto plazhe për kamerën tonë janë shprehur të kënaqur pasi sipas tyre është një punë shumë e mirë, pasi ky plazh, por dhe shumë plazhe të tjera në breg të detit janë kthyer në vende mbeturinash dhe uji nuk qarkullonte.

Para disa viteve zona e Radhimës dhe e Orikumit kanë pasur ujin e detit shumë të pastër janë shprehur pushuesit, por ndërtimet e paligjshme të këtyre minimoleve kanë bllokuar qarkullimin e ujit duke e kthyer në ujë të ndotur.

Aksioni i IKMT së do të vijojë edhe në ditën në vijim për pastrimin e kësaj zonë nga këto ndërtime pa leje.

IKMT zbarkon me fadroma ne Orikum-Radhime. Identifikohen 75 minimole ! Se shpejti nis shembja e tyre ! Read More »