Transport

Lajm i mirë/ Turqia do të njohë patentat shqiptare

Parlamenti turk ka miraturar marrëveshjen reciproke për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve me Shqipërinë.

Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan i cili u takua me homologun shqiptar në Tiranë, Igli Hasani.

Patentat e shqiptarëve do të njihen në Turqi në fillim të pranverës, po ashtu në Shqipëri do të njihen patentat e shtetasve turk që kanë marrë leje drejtimi në Turqi. Dy vendet po punojnë që ligji të hyjë në fuqi sa më shpejt.

“Ashtu siç e tha dhe kolegu im ne kemi zhvilluar marrëdhëniet në shumë fusha, sidomos në ekonomi, kulturë edukimi, turizmi, teknologjia, investimet. Do vazhdojmë të punojmë në mënyrë të pandërprerë. Sidomos marrëveshja për njohjen e patentave. Sigurisht marrëdhëniet mes dy vendeve janë të përqëndruara te besimi dhe përpiqemi si të ndikojmë për të rritur mirëqenien mes dy vendeve tona.

Në 2024 të zhvillojmë këshillin e parë të partneritetin strategjik. Kjo do jetë një platformë e rëndësishme për ne. Shpresojmë që edhe tregtia të arrijë deri në 2 miliardë dollarë dhe do bëjmë çështë e mundur për këtë.

Me bizneset diskutuam për investimet dhe me vërtet që sot i shpjegova dhe kolegut tim që bashkëpunimi që ne kemi aktualisht në të vërtetë nuk është sa kapaicteti që ne kemi. Kemi mundësi që të bashkëpunojmë edhe më shumë”, tha ministri i Jashtëm turk në konferencën e përbashkët me Igli Hasanin.

Lajm i mirë/ Turqia do të njohë patentat shqiptare Read More »

Qeveria merr vendimin: Aeroporti i ri nuk do të ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër

Pas dështimit të garave disa herë për të ndërtuar aeroportin e Sarandës, qeveria ka ndryshuar vendndodhjen e aeroportit të katërt që do të ketë vendi. Aeroporti do të ndërtohet në Gjirokastër dhe jo në Sarandë.

“Na është dashur të rishikojmë planet sa i takon efikasitetit. Duke qenë se kemi një fushë ajrore në Gjirokastër, infrastrukturë të ndërtuar dhe duke pasur që në Shqipëri s’po zhvillohet vetëm turizmi bregdetar, aeroporti i Jugut është menduar në zonën e Gjirokastrës dhe t’i shërbejë gjithë zonës së Jugut dhe Sarandës dhe Ksamilit”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ndërkohë, brenda vitit 2025 pritet të nisin fluturimet nga aeroporti i Vlorës.

Qeveria merr vendimin: Aeroporti i ri nuk do të ndërtohet në Sarandë, por në Gjirokastër Read More »

Rama inspekton punimet, konfirmohet kur nis fluturimi i parë nga aeroporti i Vlorës

Operimet nga aeroporti i Vlorës pritet të nisin nga marsi-prilli i vitit 2025. Lajmi u dha sot gjatë inspektimit të këtij aeroporti nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësministrja Belinda Balluku. Sipas ministres Balluku në vitin e parë të operimit do të ketë pasagjerë më shumë se parashikimet.

“Në vitin e parë priten 330 mijë pasagjerë, por është e sigurt që në vitin e parë do të kemi më shumë se 1 milion pasagjerë, nga marsi 2025 vetëm në aeroportin e Vlorës. Parashikimet janë optimiste”.

Balluku theksoi se ky aeroport, i cili është tashmë në një fazë të avancuar do të jetë i mbuluar me panele diellore, për të prodhuar energji për nevojat e aeroportit.

Aeroporti do ketë inovacion, do të jetë i mbuluar me panele diellore, janë marrë masa që mos krijohen problematika gjatë uljes e ngritjes së avionëve me reflektime. Do të prodhohet 5.2 megavat energji e rinovueshme që do të jetë për nevojat e aeroportit”.

Pista e këtij aeroporti do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra dhe terminali 20 mijë metër katrorë, ndërsa pritet të përfundojnë në gjatë verës 2024. Pas kësaj nga janari 2024 nis certifikimi

“Ndodhemi në sipërfaqe 2 metra nën nivelin e detit. Përmes një pune inxhinierike është dhënë zgjidhje për gjithçka, Pista është 2.6 metra e lartë nga niveli i tokës dhe aeroporti 4 metra, minus 2 plus 2 ndodhemi. Pista vazhdon akoma me mbushje e gjatë 3.2 km, gjerësi 60 metra, rruga perimetrale 6 km është e gatshme për asfaltim. Të gjitha këto përfundojnë gjatë verës 2024. Dhe fillojmë operimet në mars prill 2025. Në fillim në 2024 nis implementimi për rrjetin e furnizimit me ujë. AAC po ndjek të gjitha hapat dhe nga janari 2024 në bashkëpunim me aeroportin e Mynihut fillon certifikimi”.

Balluku foli edhe për risitë që do të ketë aeroporti i Vlorës, një ndër to edhe Akademia e pilotëve.

“Fizikisht mbaron në vjeshtën e vitin 2024, do të mundohemi ta mbyllim në dhjetor 2024 për ti dhënë mundësi certifikimit. Sot është mbyllur pjesa e kontrollorëve të trafikut ajror. Dhe të gjithë do të jenë të certifikuar në fund të verës 2024. Do të kemi dy sektorë të rinj, një që është mirëmbajtja e avionëve. Shpresojmë edhe për akademi pilotësh në të ardhmen . do të jetë edhe risi të aviacionit civil të sektorëve që nuk i kemi pasur deri më sot që do të zhvillohen përmes akademisë”

Rama inspekton punimet, konfirmohet kur nis fluturimi i parë nga aeroporti i Vlorës Read More »

Aeroporti i Vlorës/ VOA: Vijojnë punimet mes kundërshtimeve nga mbrojtës të mjedisit

Dy vjet, pas nëntorit të vitit 2021, kur filloi ndërtimi i Aeroportit të Vlorës, punimet po vijojnë me ritëm të lartë në ngritjen e godinave të shërbimit, ndërsa dy pistat ku do të ulen avionët kanë përfunduar.

Këtë vit ka nisur ndërtimi i segmentit nga rruga kombëtare Fier-Vlorë drejt aeroportit dhe qeveria ka miratuar në buxhetin e vitit 2024 edhe një financim tjetër për përfundimin e punimeve të kësaj rruge.

Qeveria shqiptare i ka shpërfillur deri tani reagimet e organizatave mjedisore dhe një rekomandim të shtatorit të këtij viti të Konventës së Bernës për pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës deri në kryerjen e një vlerësimi të ri të ndikimit mjedisor.

Konventa e Bernës e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës. Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999.

Dy muaj më parë Aleanca për Mbrojtjen e Ligatinave të Mesdheut, një grupim organizatash për mbrojtjen e mjedisit i dërguan një letër kryeministrit shqiptar Edi Rama, Komisionit Europian dhe Organizatës Ndërkombëtare për Transportin Ajror, (IATA), ku kërkojnë pezullimin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës. Letra ishte firmosur nga 33 organizata mjedisore nga të paktën 27 shtete në rajon.

Gjykata e Tiranës ka në shqyrtim, ndërkaq, një padi të depozituar në nëntor të vitit 2022 nga dy organizata mjedisore shqiptare, “PPNEA” dhe “AOS”, me mbështetjen e organizatës ndërkombëtare “EuroNatur”, që kundërshtojnë planin e ndërtimit të aeroportit të Vlorës në Lagunën e Nartës.

Gjykata Administrative e shkallës së parë të Tiranës kishte vendosur në nëntor 2022 të mos pranonte padinë e depozituar të dy organizatave mjedisore shqiptare, por Gjykata Administrative e Apelit e ka rrëzuar këtë vendim duke u dhënë legjitimitet organizatave mjedisore të ballfaqohen në gjykatë me qeverinë lidhur me vendimmarrjen për ndërtimin e aeroportit.

Qeveria shqiptare nga ana e saj ka deklaruar se projekti për të ndërtuar aeroportin e Vlorës nuk prek zonën e mbrojtur të Nartës, por përkundrazi i jep zhvillim turizmit dhe gjithë qarkut.

Sipas autoriteteve qeveritare në thelb projekti parashikon investim në zonën ku dikur ka qenë aeroporti i vjetër dhe janë parë mundësitë që projekti të respektojë rregullat për mjedisin.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi verën e këtij viti në rrjetet sociale të fotove që tregonin pistën e re të aeroportit të sapondërtuar u shpreh se punohet me ritëm të lartë me synimin për të ulur avionin e parë në verën e vitit 2025 në Aeroportin e Vlorës.

Peizazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë është sipas vlerësimit të organizatave një ndër sistemet ekologjike më të rëndësishme në Shqipëri, ligatina e dytë më e rëndësishme në vend, shtëpi e llojeve të rëndësishëm të florës dhe faunës dhe pjesë e disa rrjeteve ekologjike ndërkombëtare, korridorit shtegtues të Adriatikut, me më shumë se 220 lloje shpendësh.

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës nisi nëntor të vitit 2021 nga një konsorcium kompanish, ku 50 % e aksioneve zotërohej nga “Mabetex” e sipërmarrësit Behgjet Pacolli, në partneritet me kompaninë turke, “Yda Group”, e cila kishte 48 % të aksioneve , ndërsa 2 % i përkasin shoqërisë nga Kosova “2A Group Shpk”.

Në Mars të këtij viti shoqëria turke u tërhoq nga konsorciumi dhe Kompania “Mabco Constructions”, ka marrë në zotërim 98% të aksioneve të koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, pasi bleu me 4450 euro aksionet që zotëroheshin nga kompania turke.

Aeroporti i Vlorës shtrihet në një sipërfaqe prej 297 hektarësh me një vlerë të parashikuar të investimit në rreth 104 milion euro./VOA

Aeroporti i Vlorës/ VOA: Vijojnë punimet mes kundërshtimeve nga mbrojtës të mjedisit Read More »

Rama në Vlorë: ‘Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës…’

Kryeministri Edi Rama teksa inspektonte disa punime në qytetin e Vlorës ka folur edhe për mediat, por nuk ka preferuar që të komentojë vendimet e fundit të drejtësisë, për arrestimin e Jamarbër Malltezit dhe vendosjen e masave të sigurisë për Sali Berishën.

Rama pati edhe batuta me gazetarët sa i takon projektit për Lungomaren.

”S’më ndahet Vlora mua. Vazhdojnë punët. Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës.

Ku ka shtëpi pa problematika, çdo shtëpi ka problematika, po rëndësi ka që të fuqizohemi e t’i zgjidhim”, tha Rama.

Vendimet e fundit të SPAK?

Ik tani mirupafshim.

Rama në Vlorë: ‘Do ta çojmë Lungomaren deri në fund të botës. Dmth një vlonjat kur të niset po të dojë mund të shkojë deri në fund të botës…’ Read More »

Ja kur do të hapet tuneli i Llogarasë

Elvis Berberi, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqipar tha në emisionin GoodMorning Albanians se ARRSH ka hapur kantiere në të gjitha rrugët e vendit, duke nisur nga Rruga e Arbrit deri në Qafë Botë.

Ai tregoi se punimet në tunelin e Llogarasë kanë ecur me ritme shumë të mira, falë edhe faktit që nuk janë hasur probleme gjeologjike dhe qershorin e ardhshëm ky tunel do të jetë i hapur për automjetet.
“Në Llogara jemi duke ecur shumë mirë, më mirë se ç’ishte parashikuar pasi nuk ka probleme gjeologjike. Sezonin tjetër veror do jetë i hapur për trafikun, në qershor do jetë në funksion.

Kemi ecur shumë mirë, tunelet janë duke u betonuar, po presim të hapet tuneli i emergjencës, është duke ecur puna me disa fronte.

Por për të shkuar në jug, nisim që nga baj passi i Vlorës që ka mbaruar. Aksi Orikum-Dukat bëhet i aksesueshëm në fillim të korrikut”, tha kreu i ARRSH.

Ja kur do të hapet tuneli i Llogarasë Read More »

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm

Pas vendimit të marr në 1 mars për anulimin e përkohshëm të akt-marrëveshjes për ngritjen e çmimit të patentave Autoriteti i Konkurrencës e cilëson jo të ligjshme, si dhe ndalon hyrjen e vendimit në fuqi.

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor raporton se në rakordim dhe me shoqatat e autoshkollave kishte miratuar një akt-marrëveshje ku përcaktohej lista e re e çmimeve minimale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi.

Kështu patenta e klasit B, më e zakonshmja, që nevojitet për të drejtuar një automjet do të dyfishohej nga 40 mijë në 85 mijë lekë përcaktohej në akt-marrëveshje.

Sipas drejtorisë së transportit rrugor këto çmime mbulonin kostot reale të autoshkollave dhe shmangnin informalitetin. Por, për autoritetin e konkurrencës praktika ligjore e ndjekur drejt akt-marrëveshjes shkel rëndë ligjin për mbrojtjen e konkurrencës dhe deformon tregun.

Ky autoritet po ashtu ka vendosur të mbajë nën monitorim tregun e autoshkollave në vend për një periudhë një vjeçare.

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm Read More »

Blendi Gonxhe hedh poshtë lajmet për rritjen e çmimit për patentën: S’ka më pagesa në të zezë

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe sqaroi se nuk është rritur çmimi për marrjen e patentave por përmirësohet cilësia e autoshkollave. I ftuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc Neqws, Gonxhe theksoi se synojnë që të luftojnë fiktivitetin në tregun e autoshkollave.

Ai theksoi se nëse më parë qytetarët kanë paguar më pak, do të thotë se nuk kanë kryer programin e plotë të kursit. Gonxhe shtoi se bëhet fjalë për të njëjtin program prej vitesh.

“Është një program që ka qenë vite përpara por kemi prova që nuk është zbatuar. Kemi një problem se pse është qytetari është bërë palë.

Qytetari firmos për pjesëmarrje fiktive në seancat e teorisë dhe praktikës dhe është e pamundur që të verifikosh në rast se qytetari për hir të një çmimi në thonjëza të lirë, për hir të një shërbimi të munguar kur nuk ka qenë, nuk mund të dalë me pretendimin se ka qenë çmimi i lirë dhe po e rrisim sot. Jo ke marrë një çmim të një shërbimi të munguar.”, tha ai.

Blendi Gonxhe hedh poshtë lajmet për rritjen e çmimit për patentën: S’ka më pagesa në të zezë Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com