Loading...

A do rritet çmimi i patentave? Autoriteti i Konkurrencës vjen me njoftimin e rëndësishëm

Pas vendimit të marr në 1 mars për anulimin e përkohshëm të akt-marrëveshjes për ngritjen e çmimit të patentave Autoriteti i Konkurrencës e cilëson jo të ligjshme, si dhe ndalon hyrjen e vendimit në fuqi.

Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor raporton se në rakordim dhe me shoqatat e autoshkollave kishte miratuar një akt-marrëveshje ku përcaktohej lista e re e çmimeve minimale për përgatitjen dhe pajisjen me leje drejtimi.

Kështu patenta e klasit B, më e zakonshmja, që nevojitet për të drejtuar një automjet do të dyfishohej nga 40 mijë në 85 mijë lekë përcaktohej në akt-marrëveshje.

Sipas drejtorisë së transportit rrugor këto çmime mbulonin kostot reale të autoshkollave dhe shmangnin informalitetin. Por, për autoritetin e konkurrencës praktika ligjore e ndjekur drejt akt-marrëveshjes shkel rëndë ligjin për mbrojtjen e konkurrencës dhe deformon tregun.

Ky autoritet po ashtu ka vendosur të mbajë nën monitorim tregun e autoshkollave në vend për një periudhë një vjeçare.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com