Transport

E papritur! Dyfishohet çmimi i patentës

Për të marrrë një leje drejtimi të kategorisë B qytetarët këtë vit do duhet të paguajnë minimum nga 85 mijë Lekë.

Ky dyfishim i çmimit vjen pas një marrëveshjeje të nënshkruar nga DPSHTRR, DPT dhe shoqata e autoshkollave, që kanë dakordësuar çmimet minimale të unifikuara për orët teorike dhe praktike.
Sipas DPSHTRR, ndryshimi bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.

“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme.

Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë. Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit,”- thotë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.

E papritur! Dyfishohet çmimi i patentës Read More »

By Pass i Vlorës, gati në fund të Qershorit

Punimet në By Passin e Vlorës janë drejt fundit. Brenda Qershorit, ky aks do të jetë i kalueshëm për pushuesit e shumtë të bregdetit të Jugut, sipas të gjitha standardeve.

95% e punimeve në By Pass e Vlorës kanë përfunduar. Sipas inxhinierëve kanë mbetur vetëm 5% e punimeve apo e thënë ndryshe vetëm 2 km që përfshijnë zonën e Kaninës.

Zona e Kaninës ka qenë më e vështira për punimet inxhinierike.

Përfundimi i punimeve në këtë zonë do të shmangë futjen e automjeteve mes përmes Kaninës, ashtu si një vit më parë.

Në pjesët e tjera po vijohet me vendosjen e barrierave mbrojtëse dhe sinjalistikën.

Hapja e By Passit do t’i japë zgjidhje përfundimisht trafikut të rënduar që krijon sezoni turistik në qytetin e Vlorës e në Radhimë dhe do të shkurtojë në kohë distancën nga dalja e autostradës Levan – Vlorë deri në Orikum.

“Distanca e By Passit është 28,8 km që po të lëvizësh me 60km/orë do të jetë për 30 minita duke anashkaluar trafikun e qytetit”.

Në çdo 1.5 kilometër të këtij aksi është parashikuar një vendpushim panoramik për të shijuar bukurinë e bregdetit të Vlorës apo për të apasionuarit e shumtë pas fotografive.

Përfundimi i punimeve në këtë aks do të plotësohet me rrugën Orikum – Dukat dhe me tunelin e Llogarasë, vepra këto që do t’i afrojnë akoma më shumë plazhet e bukura të jugut, mjaft të frekuentuara nga qytetarët shqiptarë e mijëra turistë të huaj, që shtohen çdo vit. Tv Klan

By Pass i Vlorës, gati në fund të Qershorit Read More »

Leja e re e qarkullimit pa afat skadence, detaje…

Drejtoria e Transportit Rrugor njofton se nga dita e hënë, 6 qershor 2022, do të dalë leja e re e qarkullimit të mjetit, për të gjithë shoferët në Shqipëri. Kjo leje vjen për herë të parë pa afat skadence dhe me më pak kosto.
Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Ndërkohë, me lejen e re të qarkullimit, unifikohen të gjitha dokumentat e mjetit në një dhe do kushtojë vetëm 2,100 lekë.

Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! El iminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!

Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!

DPSHTRR prezanton avantazhet direkte për qytetarët:

– Sot paguhet 3,500 lekë për lejen aktuale, certifikatën e pronësisë dhe lejen ndërkombëtare të mjetit! Leja e re që unifikon dokumentat e mjetit në 1 do kushtojë vetëm 2,100 lekë, -40%!

– Leja e re nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale!

– Leja e re nuk ka afat skadence!

– Leja e re përfshin të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj!

– Leja e re unifikon të dhënat dhe eliminon Certifikatën e Pronësisë së Mjetit!

– Leja e re është shumë rezistente, nuk dëmtohet nga lagështia ose palosjet!

– Leja e re përmban elementet e sigurisë si: watermark – logo identifikuese në brumin e letrës speciale që dallohet nëse shikohet përmes dritës; fluorescent fibres – fije fluoreshente që dallohen me rreze ultraviolet; fluorescent imprints – logo identifikuese e dallueshme me rreze ultraviolet; hologramë – stampë e shndërritshme e integruar në materialin e letrës me dizajn të personalizuar!

– Leja e re do ketë edhe QR code drejtpërdrejt nga sistemi eDPSHTRR, mikrotekst, vizatim e grafika që ndryshojnë ngjyrën në këndvështrime të ndryshme drite, etj!

– Personalizimi (teksti) me puntim!

– Cilësia dhe vetitë e letrës së lejes së re do të jenë speciale, e njëjtë me dokumentet e qarkullimit gjermane! Eliminohet mundësia e manipulimit të të dhënave, për pasojë garantohet besueshmëria në qarkullim për çdo verifikim nga autoritetet brenda/jashtë vendit!

– Leja e re do jetë më e vogël, me tre pjesë, më praktike si edhe me çdo të dhënë të mjetit, të kodifikuar!

– Leja e re, falë cilësisë, sigurisë dhe përputhshmërisë me Direktivën 1999/37/EC e 29 Prillit 1999 (e përditësuar, 2014), eliminon nevojën për Leje Ndërkombëtare Mjeti! Qytetari lehtësohet nga një tjetër kosto e angari që përsëritej çdo tre vjet!

SQARIM:

– Leja e re do të jepet për veprimet e reja me mjetin! Leja e re NUK do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë lejen aktuale të mjetit!

Leja e re e qarkullimit pa afat skadence, detaje… Read More »

Aksi i ri Orikum-Dukat do jetë gati në Korrik!

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku u shpreh se aksi Orikum-Dukat do të hapet në korrik, atëherë kur sezoni turistik është në pikun e tij.

Bashjë ne kreun e ARRSH-se inspektuan punimet dhe theksuan se për shkak të tipologjive të ndryshme të këtij aksi dhe urave të reja, ekipet e terrenit po punojnë në 4 fronte të ndryshme.

“Aksi rrugor Orikum-Dukat po merr tërësisht një pamje të re çka do të ofrojë më shumë siguri dhe udhëtim me standarde për të gjithë përdoruesit” , thanë mes të tjerash.

Balluku nënvizoi se në fundjavë do kryhen më pak punime për të shmangur ngarkesa për shkak të automjeteve të shumta që i drejtohen plazheve të jugut.

Aksi i ri Orikum-Dukat do jetë gati në Korrik! Read More »

Lajm i fundit/ Qeveria jep me koncesion Triportin e Vlorës, zbardhen detajet e marrëveshjes

Qeveria ka vendosur që të japë me koncesion Triportin e Vlorës. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
Do të jetë porti më i ri modern, i cili do jetë një port i integruar, pasi sot ka vetëm shërbimet e peshkimit. Është një nga kontratat më të mira që ne kemi nënshkruar.

Parashikohet që ky financim të paguhet nga shteti shqiptar vetëm në momentin kur projekti do të ketë përfunduar së ndërtuari dhe në nisjen e parë të operimeve.

Nga të ardhurat që vetë porti do të krijojë do të jetë momenti që do të fillojë që të paguhet e gjithë shuma e këtij projekti. Deri ateherë qeveria shqiptare nuk do të ketë asnjë detyrim financiar.’ tha Balluku.

Lajm i fundit/ Qeveria jep me koncesion Triportin e Vlorës, zbardhen detajet e marrëveshjes Read More »

Unaza Lëkurës-Kanali i Çukës në Sarandë do të jetë gati këtë sezon turistik, Rama publikon foto

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se unaza Lëkurës – Kanali i Çukës në Sarandë do të jetë gati këtë sezon turistik.

Rama shprehet se segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil

“Kjo është unaza panoramike Lëkurës – Kanali i Çukës, në Sarandë që do jetë gati këtë sezon. Segmenti i ndërtuar pjesërisht mbi gjurmën ekzistuese, fillon nga hyrja e qytetit dhe përfundon në rrugën që të çon për në Ksamil”, shkruan Rama.

Unaza Lëkurës-Kanali i Çukës në Sarandë do të jetë gati këtë sezon turistik, Rama publikon foto Read More »

Kush humb pikët e patentës, në autoshkollë nga e para, detaje…

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka ndryshuar një sërë rregullash për lejet e drejtimit për drejtuesit e mjeteve. Rregullat e reja do të nisin zbatimin pas botimit në Fletoren Zyrtare por jo më vonë se 1 qershori.

Rregullat e reja përcaktojnë që drejtuesit e mjeteve rrugore që humbin të gjitha pikët e lejes së drejtimit, ose që u hiqet leja e drejtimit për shkelje të rënda e të përsëritura do t’i nënshtrohen kursit nga e para në autoshkollë, e pastaj do të paraqiten për testim teorie dhe praktike pranë DPSHTRR-së.

Po ashtu, tashmë kalohet direkt nga kategoria B në kategorinë D1 (mbi 21 vjeç) për leje drejtimi për mjete deri 15+1 vende si dhe të drejtë dëshmie taksisti, dhe në kategorinë D (mbi 24 vjeç) pa kaluar më detyrimisht kategoritë C1, C. Gjithashtu në vijim kalohet nga kategoritë C te D e anasjelltas në çdo rast.

Njëkohësisht njihet e drejta për ndihmë të specializuar, nga DPSHTRR ose ekspertë të zyrtarizuar, me zë/lexim ose gjuhë shenjash, për aplikantët për leje drejtimi me aftësi të kufizuara leximi ose dëgjimi që hyjnë në testime teorie e praktike!

Nëse ke kategorinë B dhe je mbi 24 vjeç, kalohet direkt për kategorinë e lejes së drejtimit A (motomjet), pa kaluar më nga kategoritë A1, A2.

Shtohet testi i praktikës për ciklomotorat, kategoria AM (deri 50 cc, jo mbi 45 km/h) si kërkesë e direktivave EU dhe e marrëveshjeve të njohjeve dhe konvertimit.

Institucionalizohet përcaktimi i një kostoje dysheme për kurset në autoshkolla që do të zyrtarizohet çdo fundviti si referencë e detyrueshme, pas një koordinimi zyrtar mes DPSHTRR, DPT dhe përfaqësuesve të autoshkollave.

Njëkohësisht DPSHTRR do të kryejë unifikimin dhe miratimin e materialeve didaktike, manualeve të përgatitjes teorike dhe praktike, fizike e virtual, si dhe disiplinimin e lejes së aktivitetit për hapjen e autoshkollave të reja në rang bashkie apo qarku sipas numrit të popullsisë, forcim i rolit dhe përgjegjësisë së drejtuesit teknik të autoshkollës, uljen e moshës së mjeteve që i shtohen në vijim flotës së autoshkollimit. /ATA

Kush humb pikët e patentës, në autoshkollë nga e para, detaje… Read More »

Rama publikon pamjet, vijon puna për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Po vijon puna për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, një projekt i rëndësishëm pritet të sjellë zhvillim ekonomik.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kantier, ku është kryer tashmë pjesa më delikate e punës për ndërtimin e aeroportit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është në strategjinë tonë të aviacionit civil një nga veprat më të mëdha që është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.

Ndërtimi i këtij aeroporti po kryhet nga bashkimi i kompanive të regjistruara në Zvicër, Mabco Construction, i përbërë nga Mabetex Group, i cili mban 50 % të aksioneve, YDA Group me 48 % dhe A Group sh.p.k me 2 %.
Bashkimi i operatorëve ekonomikë do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.

Në periudhën 2-vjeçare të fazës së parë do të ndërtohet godina e aeroportit dhe pista, që kapin vlerën mbi 103.5 milionë dollarë.

Ndërsa në fazën e dytë, në 4 vitet e para do të zhvillohet infrastruktura suplementare e biznesit dhe turizmit, që arrijnë vlerën e investimeve me qindra-miliona euro.

Kriteret teknike të vendosura përmbushin ato të kategorisë 4E, që është një nga kategoritë më të larta të aeroporteve ndërkombëtare duke nisur nga pista që duhet të jetë 3,2 km dhe deri tek sipërfaqet e terminalit dhe të gjithë lehtësitë e tjera që ky aeroport duhet të ofrojë.

Rama publikon pamjet, vijon puna për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com