ShowBiz

Shkrùmbohet makina me të cilën udhëtonin Vipat/ Ja çfarë ndodhi…

Një udhëtim që kishte si qëllim argëtimin dhe kalimin e një kohë të bukur mes miqsh për pak mund të ishte kthyer në një tràgjedi.

Ngjarja në fjalë i ka ndodhur shkrimtares Mirela Sula, Ermal Mamaqit, Inva Mulës dhe disa të tjerëve të cilët ishin nisur në një udhëtim drejt Tropojës, mëngjesin e sotëm.

Në një video live të postuar në rrjetin social facebook, shkrimtarja Sula tregon me video sesi furgoni me të cilin ata po udhëtonin ka marrë flakë në mes të rrugës, ndërsa fatmirësisht ata kishin arritur të dilnin në kohë nga mjeti.

“Kjo është makina me të cilin ne ishim nisur për të shkuar në Tropojë dhe Zoti donte që në te shpëtonim, të jemi gjallë”, tregon ajo, ndërsa duket edhe automjeti në flàkë më tej rrugës.

“Ermal falë teje jemi gjallë. Imagjino të ishim akoma aty brenda çfarë do ndodhte, ne duhet të jetojmë akoma. Po mos të kishim qenë rob zoti s’do shpëtonim, falë energjisë së mirë”, thotë ajo më tej ndërsa u drejtohet miqve të saj.

Shkrùmbohet makina me të cilën udhëtonin Vipat/ Ja çfarë ndodhi… Read More »

Këngëtari shqiptar konfirmohet pozitiv pas tamponit

Këngëtari shqiptar nga Kosova, Art Abazi, konfirmohet pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari, i cili tregon se ka bërë tamponin pas shfaqjes së problemeve shëndetësore.

Art Abazi u bën apel ndjekësve të tij që të respektojnë rregullat dhe të mbajnë maskën për të mbrojtur veten dhe familjen.

“Miq, pas problemeve shëndetësore, nga dita e dielë jam i shtrirë në shtëpi, ku po marr trajtimin e nevojshëm. Dje iu nënshtrova testit dhe sot morra njoftimin nga IKShPK se unë kam rezultuar pozitiv me COVID-19. E rëndësishme është që sot jam shumë më mirë se dje. Përmes kësaj informate dua t’ju lus për respektim të rregullave. Mbani maskën, për ta mbrojtur veten dhe familjen! Shëndet e dashuri për ju! Shihemi së shpejti, Arti,”- shkroi këngëtari./noa.al/

Këngëtari shqiptar konfirmohet pozitiv pas tamponit Read More »

Humbi peshë dhe tani Fifi pozon me bikini nga deti

Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur nga të gjithë si Fifi gjatë muajve të fundit ka humbur ndjeshëm peshë.

Tashmë ajo ka rifituar sigurinë në vete, duke guxuar pak më shumë me veshje.

Këto ditë të nxehta korriku, Fifi, po pushon në det, prej nga ka postuar foto me bikini.

Në njërën prej tyre Fifi shihet në një gomone, ku duket në super formë.

Duket se këngëtarja ndihet e kënaqur me linjat e rifituara, sa që nuk ngurron ti postojë për ndjekësit e saj në rrjetet sociale. /a.y/noa.al

Humbi peshë dhe tani Fifi pozon me bikini nga deti Read More »

Gazetari i njohur shqiptar tregon si e mësoi që ishte infektuar me Covid-19

Gazetari Bledi Strakosha njoftoi dy ditë më parë se ishte prekur nga Covid-19. Ai tregon se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka përjetuar simptomat e zakonshme të virusit. Strakosha tregon se mësoi se ishte i infektuar jo nga tamponi, por nga skaneri i mushkërive.

“Për fat me shëndet jam mirë. Simptomat e mia edhe për shkak të trajtimeve edhe të vëmendjes që kam marrë nga mjekët kanë bërë që simptomat të lehtësohen. Kisha një dhimbje fyti të tmerrshme që me zor arrija të kapërdihesha e jo më të ushqehesha. Përveç fytit kisha edhe rrufë. Temperatura më shkoi 37,5 jo shumë e lartë, por që tregonte që diçka nuk shkonte me trupin tim.

Unë jam nga ata personat që shkoj menjëherë tek mjeku. Nëse ne shkojmë në spital që në simptomat e para edhe mjekëve ua bëjmë punën më të lehtë. Në ditët e para kam bërë një skaner. Unë jam identifikuar se jam me Covid19 me skaner. Nuk kam bërë tampon. Kam bërë një telefonatë tek 123 dhe po pres të bëj edhe një tampon. Skaneri zbuloi edhe që unë kisha marrë një dëmtim të lehtë të mushkërisë për shkak të koronavirusit. Është një virus tinëzar. Nuk e kupton në momentin e parë. Për sa i përket prindërve të mi që kur u hap pandemia unë nuk i kam takuar. Madje mamaja ime kishte ditëlindjen, po nuk e kemi festuar. Më vonë i kam marrë prindërit që të dalin sepse ata ishin komplet të izoluar. Kemi pirë një kafe në Dajt, por tashmë janë në shtëpi dhe janë mirë. Fatmirësisht nuk janë infektuar. Por u duhet bërë një tampon edhe atyre”, tha gazetari për “Report TV”.

Gazetari i njohur shqiptar tregon si e mësoi që ishte infektuar me Covid-19 Read More »

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Fifi pozon me rrobabanjo pas rënies në peshë/ Ja sa bukur duket

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi ka rënë goxha në peshë kohët e fundit.

Ajo ka treguar për “Prive” se i është dashur të dobësohet për shkak të problemeve shëndetësore.

Këngëtarja ndodhet së fundmi me pushime dhe nuk i ka kursyer fotot në rrjete sociale, te të cilat është i dukshëm ndryshimi.

Ajo ka publikuar disa foto me rrobabanjo dhe ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

Fifi ka marrë komplimenta të shumta nga miqtë e fansat për format e saj trupore.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Fifi pozon me rrobabanjo pas rënies në peshë/ Ja sa bukur duket Read More »

Irma Libohova sfidon vajzat e reja me bikini në plazh (foto)

Irma Libohova është një ndër këngëtaret shqiptare që i ka rezistuar gjithmonë kohërave.

Ndonëse vitet ikin, ajo vazhdon të jetë aktive në skenë duke sjellë herë pas here hite për publikun.

Mirëpo, së fundmi Irma i ka surprizuar të gjithë me foton e publikuar në Instagram deti Jon.

Këngëtarja shfaqet e veshur me bikini buzë detit, teksa shijon një kokteil.

Ndonëse Irma është 59 vjeçe, vitet për të nuk kanë të ndalur pasi ajo shfaqet më në formë se kurrë, duke sfiduar të gjitha adoleshentet. Ndërkohë komentet kanë qenë të shumta në vetëm pak minuta.

Irma Libohova sfidon vajzat e reja me bikini në plazh (foto) Read More »

Agron Llakaj i bën dedikimin romantik bashkëshortes së tij: ‘Edhe pse në kohë të vështira , le të gëzojmë që jemi bashkë në cdo ditë’ (foto)

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj i ka dedikuar një shkrim të ëmbël bashkëshortes së tij.

Për çiftin dita e sotme është e veçantë, pasi festojnë 36-vjetorin e martesës.

Dhe në një ditë kaq të veçantë për ta nuk kishte si të mungonte dhe urimi emocionues dhe i rrallë i aktorit të humorit.

Llakaj shkruan se së bashku me partneren ia kanë dalë t’i rezistojnë kohërave të vështira dhe të jenë bashkë.

“36 vjet martese.E dashur Kostandina !…edhe pse ne kohe te veshtira , le te gezojme qe jemi bashke ne cdo dite dhe ne cdo vite kujtim per kete pervjetor nje foto me keto dy dashuri , Adea & Teos….,dashuri mbi dashurite ! Gezuar, shkruan Llakaj në postimin e tij.

Agron Llakaj i bën dedikimin romantik bashkëshortes së tij: ‘Edhe pse në kohë të vështira , le të gëzojmë që jemi bashkë në cdo ditë’ (foto) Read More »

Moderatorja shqiptare flet për rikthimin në televizion: ‘Kam marrë shumë brryla, xhelozi dhe…’

Moderatorja sportive Eva Murati ka ndarë me publikun shumë të pathëna si nga jeta profesionale, ashtu edhe nga jeta personale. E ftuar në Abc e Mëngjesit, ajo është shprehur se mezi po pret rikthimin në televizion me nisjen e Champions League.

“Më ka marrë malli, me zor po pres të rikthehem më 7 gusht fillojmë zyrtarisht sezonin e Champions Leagues. Më pëlqen pasi champions është elita e futbollit. Më pëlqente fillimi fare që njerëzit reagonin si ka mundësi që bëre këtë zgjedhje se ishe të spektakli. Më pëlqenin reagimet pozitive që bëra këtë ndryshim. Rregullat janë bërë për tu thyer. Më pëlqen që servir te publiku diçka të re”, tha Eva.

Më tej, ajo theksoi se pagesa në diferencë mes femrave dhe meshkujve është një problem në të gjithë botën.

“Problem universal në të gjithë botën puna e pagesës. Për këtë flasin të gjitha ikonat e botës. Këtu në Shqipëri ndihet më shumë, pavarësisht se e themi që femrat duhet të përpiqen më tepër, sa më shumë, të marrin poste drejtuese”, u shpreh moderatorja.

Eva ka treguar se gjatë karrierës ka marrë shumë brryla, që vazhdon t’i shoh edhe sot. Por që sipas saj ka të bëjë familja ku je rritur.
“Brryla kam parë, i shoh ndoshta edhe sot e kësaj dite kur nuk i pres. Kur je e vogël i sheh më shumë. Varet nga mjedisi familjar ku je rritur. Mendoj që kur rritesh me një mjedis familjar me shumë dashuri , me shumë mbështetje, ty as të shkon ndërmend t’i bësh keq tjetrit, ose ta ulësh tjetrin apo të bësh diçka. Ndërkohë që nëse rritesh pak me inat, me sforco, xhelozi, duke e parë tjetrin, vetvetiu të vjen të bësh keq. Sepse ashtu janë mësuar, nuk e koncepton si diçka të gabuar atë, po si një mënyrë jetese. Kështu që unë vija nga një familje shumë ndryshe të cilët nuk më kanë përkrahu shumë këtë rrugën time në televizion, pavarësish se ka qenë dëshira ime, të cilën e nisa në një moshë shumë të re. Kështu që e kam hasur”, përfundoi bukuroshja.

Moderatorja shqiptare flet për rikthimin në televizion: ‘Kam marrë shumë brryla, xhelozi dhe…’ Read More »