ShowBiz

Armina Mevlani tregon historinë prekëse që e bëri të ndjehej keq: ‘Qava shumë’

Armina Mevlani është shumë e njohur në rrjetet sociale, e cila ndan me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, blogerja ka treguar se është prekur shumë nga historia e një djali, i cili u ngjit nëpër mure për të parë nga dritarja mamanë e tij në momentet e fundit të jetës, pasi vdiq nga koronavirusi

“Kjo histori më bëri të qaj shumë keq. Ky djalë ngjitej çdo ditë tek dritarja e spitalit për të parë mamanë e tij të sëmurë me Covid-19, deri ditën që ai e humbi atë. Duke qarë sërish”, ka shkruar blogerja në Instastory.

Armina Mevlani tregon historinë prekëse që e bëri të ndjehej keq: ‘Qava shumë’ Read More »

Arilena Ara nis pushimet me menaxherin Popi Kola/ Zyrtarizojnë lidhjen

Marrëdhënia e kengetares Arilena Ara me menaxherin e saj Popi Kola përflitej prej kohësh, por gjërat nisën të qartësoheshin përmes postimeve të tyre në rrjete sociale.

Gjatë izolimit, këngëtarja ka ndarë vazhdimisht foto me ndjekësit e saj në Instagram, ku shfaqte hapur romancën me Popin.

Miq dhe të afërm të çiftit konfirmuan se dyshja e ka zyrtarizuar lidhjen, duke u prezantuar edhe te familjet e tyre si partnerë.

Por, vetëm disa ditë më parë në festën e 22 vjetorit të Arilenës, ata i vunë vulën” çdo gjëjë duke pozuar edhe me pjesëtarët e familjes së secilit.

Tanimë, çifti i ri i showbizit ka nisur edhe pushimet sëbashku .

Bukuroshja bionde dhe menaxheri i saj kanë publikuar një foto tepër të ëmbël në një jaht, që ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Këngëtarja u njoh me partnerin gjatë “X Factor Albania”, kur Popi punonte si asistent i Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Arilena Ara nis pushimet me menaxherin Popi Kola/ Zyrtarizojnë lidhjen Read More »

Bes Kallaku ‘nuk ia përton’ Xhensliës, ia thotë publikisht ankesën: Oj goc nuk kam për ti pagujt un…

Xhensila Myrtezaj postoi ditën e sotme një foto tepër të bukur në Instagram që u pëlqye dhe komentua shumë nga fansat.

Këngëtarja pozonte në makinë, e veshur sportive, por tepër tërheqëse. E teksa të gjithë po e komplimentonin për look-un, bashkëshortit të saj, Bes Kallaku, i ka rënë në sy një tjetër detaji, që është fakti se Xhensila nuk ka vendosur rripin e sigurimit.

Dhe nuk ka hezituar ta thojë këtë edhe në koment, me nota humori siç di të bëjë më së miri ai, duke shkruar: “Vendos rrypin e sigurimit oj goc! Nuk kam për ti pagujt un gjobat e tuja!”

Ai nuk ka marrë ende asnjë koment nga Xhensila, të paktën publikisht, por ne e kemi një arsyetim para saj. Ndoshta këngëtarja ka qenë thjesht duke pozuar dhe jo duke i dhënë makinës në ato momente, prandaj edhe nuk e ka vendosur rripin.

Sakaq, ajo po shijon super suksesin e hitit që solli në bashkëpunim me Ardian Bujupin, “Panorama”, që ka arritur 10 milionë klikime në vetëm 1 javë.

Bes Kallaku ‘nuk ia përton’ Xhensliës, ia thotë publikisht ankesën: Oj goc nuk kam për ti pagujt un… Read More »

Ermal Fejzullahu nuk përmbahet ndaj kolegëve: ‘Turp prej Zotit të flasin këngëtarët për mungesë lekësh’

Pandemia ka prekur edhe sektorin e muzikës ku prej muajsh nuk po mbahen koncerte dhe së fundmi qeveria ndaloi edhe jetën e natës dhe muzikën live.

Për këtë arsye artistët kanë reaguar të revoltuar dhe kanë dalë në protesta. Por ndryshe e sheh situatën këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu.

Në një intervistë për emisionin “Ora Verore”, Ermali u shpreh se këngëtarët nuk duhet të ankohen që s’kanë punë e lekë, sepse në Kosovë e Shqipëri ka shumë njerëz që nuk sigurojnë dot as ushqim.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Ermali.

Ermal Fejzullahu nuk përmbahet ndaj kolegëve: ‘Turp prej Zotit të flasin këngëtarët për mungesë lekësh’ Read More »

Eduart Grishaj tregon vendin ku do të bëjnë dasmën me moderetoren Arbana Osmani

Eduarti ka folur për jetën private, ka zbuluar pak nga planet për dasmën. Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, Eduart Grishaj ka treguar më shumë detaje nga jeta e tij personale.

Eduarti ka rrëfyer se ai dhe Arbana e kanë zgjedhur destinacionin e dasmës, edhe pse ende nuk kanë vendosur një datë.

“Dasmën nuk e di kur do ta bëjmë por do ta bëjmë në Bogë. Arbana është pro gjërave të bukura dhe Boga futet tek gjërat e bukura”.

Eduarti rrëfeu si e ka përjetuar lajmin e shtatzënisë dhe më pas pranoi se bebushit do t’i vendosin një emër tipik shqiptar, ndërsa ne mezi po presim ta mësojmë.

“Në fillim ishte shumë emocionuese. Më pas me kalimin e kohës kthehet çdo gjë në normalitet. Por pastaj fillojnë zënkat pse ma bleve këtë shalqinin kështu, po domatet pse si more të fshatit dhe thua kur po vjen momenti që të iki kjo periudha. Po do të jetë tipik shqiptar”.

Eduart Grishaj tregon vendin ku do të bëjnë dasmën me moderetoren Arbana Osmani Read More »

Dashuria nuk njeh moshë/ Ja të famshmet shqiptare që e zgjodhën partnerin më të ri se vetja

Asnje nga ne nuk e di se si dhe sa do te zgjase nje histori dashurie. Per secilin prej nesh deshira eshte e madhe per nje dashuri perrallash ku ‘ata jetojne te lumtur pergjithmone’.

Vjen nje moment ku me gjithe ngjyrat qe ka nje martese apo marredhenie dashurie qe eshte ndertuar vite apo dekada me radhe nuk funksionon me. Zgjidhja me e mire e nje rasti te tille eshte ndarja.

Shume prej vajzave te njohura te ekranit kane lene pas nje martese apo marrdhenie duke u perballur me divorcin. Vajzat e showbiz-it kane vazhduar jeten me nje dashuri te re, partner te ri.

Per koncidence, zhgenjimi duket se i hodhi Jonida Maliqin ,Arbana Osmanin, Bora Zemanin, Teuta Krasniqin, apo edhe Dua Lipen ne krahet e meshkujve te cilet jane vite me te rinje se ato.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj

Per moderatoren ikonike te Top Channel, ne fillim te ketij viti mediat online perhapen me shpejtesi lajmin se i ka dhene fund marteses me bashkeshortin e saj prej 16 vitesh me Ardit Keron, me te cilin ka nje djale.

Nje tjeter lajm vetem pak jave me vone doli ne ‘dritare’ nga jeta private e Arbanes. Ajo shijon nje romance me regjisorin e programit “Dua te te bej te lumtur” me te ciilin tashme eshte ne pritje te embel.
Ne te njejten dite me 7 maj, cifti festone bashke ditelindjen dhe kjo eshte nje rastesi shume e bukur per ata.

Eduarti eshte kater vite me i vogel, ai eshte 33 vjec ndersa Arbana 37 vjece.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Ndarja e kengetares Jonida Maliqi dhe biznesmenit Gent Prizreni, me te cilin kengetarja kishte nje lidhje 17 vjeçare ishte nje tjeter divorc qe ‘tronditi’ portalet. Vetem tre vite nga divorci Jondida eshte e qete ne krahet aktorit te humorit Romeo Veshaj.
Nje diference te madhe ka Jonida me partnerin e saj te ri, ajo eshte 36 vjece ndersa Veshaj eshte vetem 23 vjeç. Diferenca e moshes nuk e ka penguar aspak çiftin te shijojne romancen e tyre. Dhe fundja mire bejne!

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Duket se edhe ‘fati’ binjakut tjeter ishte te dashurohej me nje vajze me te madhe ne moshe se ai. Bukuroshja qe i ka rrembyer zemren Donaldit eshte Bora . Moderatojra eshte 28 vjece ndersa aktori 23 vjeç.

Dua Lipa dhe Awar Hadid

Dua Lipa e krijoi lidhjen e re ‘me shpejtesine e eres’ . Artistja nga Kosova u hodh ne krahet e nje tjeter partneri, vetem pak dite pas ndarjes nga partneri me te cilin kishte disa vite lidhje. Partneri i saj i ri eshte Anwar, vellai i modeleve te famshme Gigi dhe
Bella Hadid.
Dua ka 4 vite diference ne moshe duke qene se ai eshte 20 vjeç.

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina

Me kengetarin Blero Muharremi, aktorja kosovare Teuta Krasniqi i dha fund marteses pese vite me pare. Por u be publik lajmi pak jave me vone se Teuta kishte nisur nje romance me ate qe sot eshte bashkeshorti i saj Adonis Morina. Ndersa duket se marredhenia e tyre shkon shkelqyeshem ,trajneri i fitnesit eshte pak vite me i vogel se Teuta.

Dashuria nuk njeh moshë/ Ja të famshmet shqiptare që e zgjodhën partnerin më të ri se vetja Read More »

A kërceu ish kryeministri Berisha në dasmën e vajzës?/ Fatmira Breçani zbulon gjithçka

Këngëtarja e njohur Fatmira Breçani ka zbuluar disa detaje të reja nga dasma e Argitës, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha ku ishte e ftuar të këndonte.

E ftuar në emisionin “E Diell”, Breçani ka zbuluar reagimin e Berishës kur këndonte. Ajo thotë se ish-kryetari i PD s’ka kërcyer, por muzikën e kënduar prej saj e ka shijuar në maksimum, kjo për faktin se ata janë miq shumë të mirë.

“Nuk ka kërcyer por e ka shijuar muzikën në maksimum. E kemi mik, tropojan e duam shumë dhe kemi respekt e ai kur se shijon këngën time të kujt do shijojë? Si tropojan që jemi”, tha Brecani në emisionin “E diell”.

Ndërsa për këndimin ndaj Enver Hoxhës, thotë: “Kur ka qenë Enveri s’ka pas shanse me u bë as mbrëmje as festë as dasmë pa u këndu e pa u hap me këngën Enver Hoxha e mprehu shpatën.

Tani s’jam duke e këndu, s’ke shanc me më fut me këndu, e kam këndu në atë kohë, të gjithë skemi pas ku shkojmë, por atëherë që e kemi kënduar kemi qenë të privilegjuar.

Por për Berishën kam kënduar me kënaqësi, është dhe një këngë festive me ritmin e valles së Tropojës dhe e kërcejnë të gjithë shqiptarët. Shiko, ke njerëz të marrosur pas Berishës, ke njerëz të marrosur pas Ramës, problemi është që duan dhe zërin tim.”

A kërceu ish kryeministri Berisha në dasmën e vajzës?/ Fatmira Breçani zbulon gjithçka Read More »

Një përqafim në kohë pandemie kushton 400… euro!

Përqafoi të dashurën, ndërsa ishin duke ecur në rrugën ”Strada Nuova”, në qendër të qytetit të Pavias, dhe për këtë gjest u gjobit nga policia.

Një impuls emocional që nuk pranohet nga aktuale rregullat kundër përhapjes së koronavirusit.

”I riu, pak më shumë se 20 vjeç, u gjobit nga një patrullë policie, dhe do të duhet të paguajë gjobën prej 400 eurosh”, shkruan gazeta lokale “La Provincia pavese”.

Si djaloshi ashtu dhe e fejuara e tij kishin në përdorim maskat.

Por, problemi ishte përqafimi i papritur, një sjellje që sipas autoriteteve nuk përputhet me rregullat e distancimit social.

Agjentët, pasi kanë konstatuar se janë dy të rinjtë bashkëjetonin, kanë sanksionuar djalin.

Nga kontrollet e intensifikuara nga agjencitë e zbatimit të ligjit në qytetin e Pavias janë gjetur disa persona pa maska si dhe persona që nuk respektojnë distancimin social./atsh

Një përqafim në kohë pandemie kushton 400… euro! Read More »