ShowBiz

Sulon te “Lulëkuqet mbi mure” a e mbani mend/ Ja si duket ai sot (foto)

Filmi “Lulëkuqe mbi mure” është një nga filmat shqiptarë më të ndjekur, i cili trajtone çështjen e fëmijëve jetim në kohën e Luftës së Dytë Botërore.

Rolin e aktorit kryesor e luante i madhi Kadri Roshi, ndërsa një tjetër rol protagonist ishte ai i Sulos, që interpretohej nga aktori Krenar Arifi.

Sulo preku zemrat e të gjithëve, për shkak të fundit tragjik që pati në film.

Por si duket sot aktori Krenar Arifi? Ai ka ndryshuar shumë, sa vështirë ta njohësh se ka qenë ai që ka luajtur rolin e Sulos në filmin “Lulëkuqet mbi mure”.
Krenar Arifi, aktori që luajti rolin e Sulos në filmin “Lulëkuqe mbi mure”:

Sulon te “Lulëkuqet mbi mure” a e mbani mend/ Ja si duket ai sot (foto) Read More »

Horoskopi ditor, e Hënë 11 Maj 2020

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

Sot ke një energji të mirë, por jo gjithçka shkon siç ke dëshirë pasi ka pak nervozizëm. Mundohu të mos shkatërrosh më tej raportet që kanë pasur vështirësi, me zënka të panevojshme. Në punë ka diçka që duhet parë.

Demi

Ka pak lodhje këto ditë. Përsa i përket dashurisë Hëna është në favorin tënd. Kujdes me paratë, buxheti mund të moj jetë në momentin e tij më të mirë. Është koha që të eliminosh gjithçka që është pa vlerë apo që të krijon probleme.

Binjakët

Venusi do të jetë pranë jush deri në gusht dhe në këtë moment mund të fitohet një dashuri nga e kaluara. Dikush mund të të mërzisë duke mos mbajtur fjalën e dhënë. Në punë është një moment i mirë për të menduar për projektet.

Gaforrja

Në dashuri mund të ketë probleme, sidomos me Dashin dhe Peshoren, edhe për shkak të Hënës kundër. Në punë mund të ketë probleme, por mundohu të mos debatosh.

Luani

Nëse dikush nuk mendon si ti në gjithçka, nuk do të thotë se nuk të do! Në këtë periudhë je i zhytur në çështje pune, disa gjëra duhen sistemuar. Ka pak lodhje.

Virgjëresha

Hëna e favorshme të ndihmon të zgjidhësh keqkuptimet në dashuri. Është një ditë e mirë për të zgjidhur problemet e mbetura pezull nga e shkuara. Sot përqëndrimi është i ndërlikuar dhe je pak nervoz.

Peshorja

Ditë pak pa ngjyra, ke nevojë të rifitosh energji. Nëse ka pak që ke mbyllur një marrëdhënie, tani mund të kthehesh të duash. Kohët e fundit të është dashur të shpenzosh shumë, tani duhet të mundohesh të mirëorganizohesh.

Akrepi

Në dashuri gjërat po shkojnë më mirë dhe ndihesh veçanërisht i sigurtë në vetvete, por kujdes mos të dukesh arrogant. Në punë mos u duk shumë, më mirë të shmangësh vendimet e pamatura.

Shigjetari

Me Mërkurin kundër në lidhje duhet të tregosh shumë kujdes. Sot ndihesh pak i shqetësuar dhe humori nuk është në maksimum. Në punë ka lodhje, por ndonjë e re pozitive nuk përjashtohet.

Bricjapi

Në dashuri mund të ketë ndonjë të re të bukur pozitive. Energji në punë, pas një periudhe të ulët mund të paraqiten mundësi të reja.

Ujori

Venusi dhe Mërkuri janë nga ana jote, ke një energji pozitive. Mirë edhe dashuria, veçanërisht për dikë që ka një lidhje. Puna shkon më mirë, por ke akoma me vete probleme nga muajt e kaluar.

Peshqit

Mundohu të mos shkatërrosh qëndrueshmërinë në çifti me debate që mund të shmangen. Kjo është një ditë pa shumë energji, je i lodhur dhe nervoz. Në punë mund të shfaqen probleme të ndryshme që do të të duhet t’i zgjidhësh.

Horoskopi ditor, e Hënë 11 Maj 2020 Read More »

Punësimi në UKT i dy gazetareve, vjen reagimi i fortë nga Blendi Fevziu: “E papranueshme, jashtë çdo standarti”

Gazetari Blendi Fevziu, i ftuar në Syri Tv, ka komentuar punësimin e gazetareve Kazhani dhe Sulo në UKT.

Fevziu tha se është e papranueshme që gazetarët të punësohen në struktura të tilla dhe se bie ndesh me misionin e gazetarisë.

Juli Krisafi: Ka gazetarë të përfshirë në lista ujësjellsash, bordesh qeveritare, duke marrë rroga të tilla dhe duke bërë hapur palë me politikën e atij që i jep rrigën e dytë apo të tretë.

Ju si mendoni, duhen ftuar në debate këta personazhe? Apo duhen përjashtuar? Se është e qartë që opinioni i tyre do të jetë i njëanshëm…

Fevziu: Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit.

Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme.

Punësimi në UKT i dy gazetareve, vjen reagimi i fortë nga Blendi Fevziu: “E papranueshme, jashtë çdo standarti” Read More »

Renato Mekolli largohet nga Shqipëria dhe jep lajmin: Nuk ka më “Hell’s Kitchen”

Shefi më i famshëm i kuzhinës në Shqipëri, Renato Mekolli ishte në qendër të vëmendjes së publikut shqiptar, teksa drejtonte emisionin e ndjekur në Top Channel, “Hell’s Kitchen”.

Renato Mekolli ka deklaruar në një koment në rrjete sociale, se nuk ka më “Hell’s Kitchen” dhe se ai do të largohet shumë shpejt nga Shqipëria. Megjithatë moderatori ka thënë se ndoshta mund të rikthehet, me ndonjë shef tjetër.

Teksa ka bërë një postim në rrjete sociale, ku kujton me nostalgji pjesë të veçanta nga episodet në emisionin e sfidës në gatim, një ndjekëse e ka pyetur për sezonin e ri: “Kur fillon sezoni i ri?” “Nuk ka më “Hell’s Kitchen. Unë largohem nga Shqipëria.

Mbase me ndonjë shef tjetër, po”,– i është përgjigjur ndjekëses Renato Mekolli.

Renato Mekolli largohet nga Shqipëria dhe jep lajmin: Nuk ka më “Hell’s Kitchen” Read More »

A ju dashuron vërtet partneri në të vërtetë? Zgjidhni pozicionin si flini dhe zbuloni përgjigjen

Interpretimi i gjuhës së trupit tonë është i rëndësishëm për njohjen e aspekteve interesante.

Shikoni me kujdes footgrafinë dhe zgjidhni pozicionin që merrni kur flini me partnerin.

Nëse përgjigjja juaj është ‘Unë fle në të gjitha pozicionet’, ekziston një pozicion që ju e praktikoni më shpesh.

1. Dorë për dore- Çiftet që flenë në këtë mënyrë janë njerëz që kanë shumë aspekte të përbashkëta. Kur është koha për të shkuar në shtrat, ju ndjeheni plotësisht të relaksuar dhe keni një ndjenjë të ndërsjellë të sigurisë, por ende keni nevojë për kontakt fizik.

2. I çrregullt- Çiftet që flenë në këtë pozicion kanë një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme. Të gjithë kanë hapësirën e tyre personale dhe lidhja e tyre është e fortë sepse mbrojnë ndjenjat që kanë në mënyrë reciproke. Ata mund të falin shumë për dashurinë.

3. Të dy me kokë pranë njëri-tjetrit, por të ndarë- Çiftet që e marrin këtë pozicion kur flenë, janë njerëz që mezi shprehin ndjenjat e tyre. Ata kanë frikë se kjo do t’i bëjë ata të humbasin lirinë dhe hapësirën e tyre personale. Por thellë keni një zemër të madhe, mos lejoni që frika juaj t’ju mbajë prapa.

4. Të dy me kurizin e kthyer por të ngjitur me njëri-tjetrin- Çiftet që marrin këtë pozicion karakterizohen nga një pasion i fortë. Ata janë të bashkuar nga qëllimet dhe ëndrrat e përbashkëta. Kuptimi i ndërsjellë mbizotëron në një nivel intelektual. Jetesa bashkë ju bën të lumtur.

5. Të ndara Çiftet që marrin këtë pozicion janë njerëz shumë krenarë dhe kur ndodh një zënkë, duhet kohë për të zgjidhur problemet. Por kur të harrohet kjo zënkë ju shprehni dashurinë e madhe që ndjeni për partnerin.

6. Bashkëpunëtorët Çiftet që marrin këtë pozicion tregojnë që të dy janë të gatshëm të jetojnë së bashku pa u mbingarkuar nga problemet që lindin.

7. Flini përmbys Ju jeni pa shpresë në dashuri me njëri-tjetrin dhe konfliktet shpesh lindin sepse keni ide shumë të ndryshme. Nëse çifti fle në këtë pozicion, do të thotë se ata janë shumë të pavarur.

8. Ndërthurja- Nëse merrni pozicionin e fundit në foto, kjo do të thotë që ju jeni një çift i qëndrueshëm që besoni fuqimisht në marrëdhënie. Të dy keni hedhur të kaluarën pas dhe keni ndërtuar lumturinë tuaj.

A ju dashuron vërtet partneri në të vërtetë? Zgjidhni pozicionin si flini dhe zbuloni përgjigjen Read More »

Ju kujtohet Aida Shtino?Moderatorja surprizon ndjekësit (foto)

Me siguri asnjëri prej jush nuk e ka harruar moderatoren e një prej emisioneve më të ndjekur dikurë, Aida Shtinon.

Moderatorja u zhduk papritur nga ekrani për tu rikthyer një vitë më parë si politikane duke surprizuar publikun, shkruan Albeu.com.

Edhe së fundmi në Instagram ish moderatorja ka surprizuar ndjekësit ku ka pozuar nga një makinë luksoze tip AMG, por nga aty për të përcjell një mesazh “Jeta është e shpejtë. Ajo nuk është gjë tjetër vecse një moment…

Le të mos ta lejojmë këtë moment, të shuhet pa ngjyra dhe i zbrasët.

Sa te drejtë paskam pasur kur e kam berë kete status para nje viti…Ja tani ku jemi sot, të gjithe të mbyllur dhe shikojmë fotot e kujtimet, që na kthejnë vite mbrapa në kohë. Sa te mbarojë kjo pandemi udhetoni e lëvzni e shkoni, në vendet ku ju ëndërronit te ishit gjatë kohes qe ishit mbyllur. Ditë të mbarë për ju !”, shkruan Shtino.

Ju kujtohet Aida Shtino?Moderatorja surprizon ndjekësit (foto) Read More »

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra: Bëra analizën seriologjike, e kam kaluar koronavirusin

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra, ka pranuar gjatë emisionit të tij se ka rezultuar pozitiv në analizën seriologjike, çka tregon se ai ka qenë i prekur me Covid-19.

Kodra tregoi se mund të ishte infektuar me koronavirus që në muajin janar dhe këtë e kishte vërtetuar analiza e tij.

Megjithatë, ai njoftoi se tashmë e ka mposhtur virusin pa asnje shenje dhe është shëndoshë e mirë.

“Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë e isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”.

Kodra shtoi se megjithëse ishte infektuar, nuk kishte pasur asnjë simptomë të Covid-19.

Moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra: Bëra analizën seriologjike, e kam kaluar koronavirusin Read More »

Jonida Maliqi i bashkohet nismës për mbjelljen e 100 pemëve në Parkun e Liqenit

“Ktheju tokës” titullohej kënga me të cilën Jonida Maliqi na përfaqësoi në Eurosong një vit më parë.

Sot, artisja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare, iu bashkua nismës për të mbjellë pemë në Parkun e Liqenit Artificial, së bashku me kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Mbollëm sot 100 pemë bliri për 100-vjetorin e Tiranës me një mikeshë shumë të mirë, një gocë Tirone, e cila ka dhënë gjithmonë më të mirën. E dimë se kur dikush angazhohet, patjetër që është qendër e sulmeve, e thashethemeve dhe e baltës që ndonjëherë ky vend nuk ta kursen, por kemi zgjedhur të jemi me shumicën e njerëzve që janë pozitivë, që duan energji të mirë, që përveshin mëngët”, tha Veliaj. Ai u shpreh se dhurata më e bukur për këtë 100-vjetor është një pemë e re, e cila do t’i shërbejë edhe brezave të ardhshëm.

“Në fundjavë prezantuam logon e 100-vjetorit të Tiranës, të cilën e zgjodhën vetë qytetarët. Më shumë sesa nostalgjinë, ata zgjodhën të ardhmen, ngjyrat, zgjodhën dinamizëm, frymën pozitive të qytetit tonë. Por, logot shkojnë e vijnë, përvjetorët shkojnë e vijnë, janë disa gjëra që ngelen në jetë: Njerëzit, miqësia, solidariteti që kemi me njëri-tjetrin, por edhe kontributi në natyrë. Ndaj, sot vendosëm të investojmë në diçka që do jetë këtu edhe pas 100-vjetorit, edhe kur të dalim në pension, edhe kur të mos merremi më me punë publike. Besoj se secili prej nesh do të ketë një moment krenarie, kur me fëmijët tanë të themi: Kur kjo pema ishte e vogël, ose kur ishte 100-vjetori i Tiranës, dhamë një dorë që të mbillej ky kopshti këtu”, tha Veliaj.

Këngëtarja Jonida Maliqi shprehu mbështetjen për këtë nismë të Bashkisë së Tiranës, ndërsa vlerësoi kryebashkiakun për mbajtjen e premtimeve. “Pa kurrfarë hipokrizie, është gjithmonë kënaqësi të dëgjosh sepse ju ndryshe nga shumë personazhe të politikës, ju keni vepra mbi të gjitha. Jam e lumtur që bëhem pjesë e kësaj fushatë sepse mbi të gjitha, jam qytetare e këtij vendi, jam një nënë. Ne kemi më shumë oksigjen tani, kemi ambiente më të përshtatshme për fëmijët tanë. Do të jem gjithmonë në krahun tuaj, jo për faktin pse jam këtu sot, por sepse të gjithë juve ju mbështesin vetëm për realizimin e gjithçkaje që ke premtuar”, tha ajo.

Kreu i Bashkisë u shpreh se pavarësisht skeptikëve, aksioni për të shtuar gjelbërimin është kthyer në një nismë globale dhe një nga prioritetet për shumë vende të Bashkimit Europian. “Mbaj mend edhe kur filluam punën, pikërisht te ky park, thoshin: ‘Ç’është kjo? Si i përzini këta, ku po i çoni këta, ç’a janë këto kënde lodrash? Na mbytët me pemë!’ Ja ku jemi sot. Bashkimi Europian sapo kaloi me buxhetin e këtij viti atë që quhet “Marrëveshja e re e gjelbër”. Qytetet e Bashkimit Europian kanë vënë një pikësynim; pra siç ka vënë Tirana 2 milionë deri në 2030-ën, e ka vënë Milano deri në 2030 për të mbjellë 3 milionë pemë, sepse është qytet më i madh. Kur e filluam këtë nismë para 5 vitesh dhe thamë se këtu do shkojë bota me fokusin te mjedisi, të gjithë na qeshnin dhe na tallnin. Kur doli një gocë e vogël, 16 vjeç, Greta Thunberg, dhe drejtoi gjithë lëvizjen e gjelbër, duke mobilizuar të gjitha vendet progresive e botës, sigurisht në fillim fare e tallnin se ishte e vetmja që protestonte në Stokholm, derisa u kthye në një lëvizje globale. Ndaj, më pak tallje, më pak pengesa, stërkëmbësha, më shumë punë, energji, dhe kontribut konkret”, nënvizoi ai.

Veliaj shtoi se ky vit jubilar është edhe një moment reflektimi si shoqëri, për të qenë më shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin. z.tosku/atsh

Jonida Maliqi i bashkohet nismës për mbjelljen e 100 pemëve në Parkun e Liqenit Read More »