ShowBiz

Aktorja një vit pas largimit ‘thumbon’ spektaklin e humorit/ ‘Portokallia’ i del e mykur

Aktorja e njohur e humorit, Delinda Disha, e cila pjesën më të madhe të karrierës e zhvilloi te “Portokallia”, një vit pas largimit, duket se ka ende qejfmbetje me drejtuesit e këtij spektakli, apo të ekranit ku shfaqet ky program.

Ajo ka gjetur momentin, ndonëse aktualisht është me pushime, për të “thumbuar” spektaklin e humorit “Portokalli”, që nuk dihet ende nëse do të rifillojë këtë vit.

Është folur se ky spektakël do të mbyllet, ndërsa aktorë dhe drejtues janë larguar.

Delina Disha prej një viti është parë, në emisionin tjetër të humorit të “Klanifornia”.

Delinda më herët deklaroi se ishte në një proces gjyqësor me televizionin, ku shfaqet portokallia, pasi sipas saj, i kishin falsifikuar firmën në kontrata.

Së fundmi ajo duket se ka hedhur një ‘kunj’ në drejtim të spektaklit, duke publikuar një video ku shihet një portokall që myket.

Ndonëse aktorja nuk ka shkruar asgjë krah videos, menjëherë ky postim është marrë si “thumb” ndaj spektaklit “Portokalli”.

Para sezonit të ri të humorit, në “Klanifornia”, aktorja po shijon pushimet me familjen e saj.

/NOA.al

Aktorja një vit pas largimit ‘thumbon’ spektaklin e humorit/ ‘Portokallia’ i del e mykur Read More »

Ja kush ka qenë burri i këngëtares Eli Fara

Pothuajse asnjëherë nuk e kemi parë këngëtaren Eli Fara në krah të ndonjë mashkulli, qoftë ky dhe ish burri i saj.

Kjo pasi këngëtarja korçare është ndarë nga bashkëshorti i saj para shumë vitesh, kur Marina, vajza e saj ishte disa muajëshe. Por, edhe më pas Eli nuk është martuar më.

Pas ndarjes ajo iu përkushtua vajzës dhe muzikës duke mos nisur më asnjë lidhje tjetër dashurie, ose të paktën asgjë nuk ishte e konfirmuar edhe pse thashethemet nuk mungonin.

Por e dini se kush është babai i Marinës? Babai i Marinës dhe ish-bashkëshorti i Elit njihet si Lul Kapurani por emri i tij i vërtetë është Vangjush Kapurani. Edhe Marina mban mbiemrin e tij, madje ligjërisht në gjendjen civile ajo quhet Roxhensa Kapurani.

Mbase emrin e tij nuk e keni të dëgjuar, por Luli ka pasur probleme me drejtësinë para disa viteve dhe njihej si “Kapo i Bandës së Çobenjve”.

Ja kush ka qenë burri i këngëtares Eli Fara Read More »

Si qëndron e vërteta e ‘divorcit’ të Arian Çanit me Klanin

Sot disa media po raportojnë se moderatori Arian Çani, një nga personazhet kryesore televizive, prej më shumë se një dekade me emisionin e tij “Zonë e lirë”, do të ikë nga Klan, tek Abc News.

Në fakt CNA.al ka komunikuar me drejtuesit e Abc News, të cilët konfirmojnë se Arian Çani nuk ka firmosur asnjë kontratë dhe nuk ka takuar asnjë prej drejtuesve të këtij televizioni.

Burime zyrtare i thanë CNA.al se në Tv Klan Arian Çani është duke u kujdesur dhe është duke punuar për të ndërtuar studio emisioni.

Lajmet mesa duket serviren të pakonfirmuara me qëllim për të krijuar tymnajë apo për të gjetur pazare në treg nga rivalë të ndryshëm mediatikë./ CNA.al

Si qëndron e vërteta e ‘divorcit’ të Arian Çanit me Klanin Read More »

‘Unë ia kisha fal burrit tradhtinë vec po të më tradhtonte me ty’/ Moderatorja e njohur: Ma trego…

Roza Lati ka patur një bisedë me një prej ndjekësve të saj, e cila siç duket, e adhuron aq shumë moderatoren saqë do ta falte të shoqin, po ta tradhëtonte me të.

Përmes disa statuseve në Instastory, Roza ka ndarë bisedën me këtë ndjekëse, duke mos i bërë publike, emrin dhe foton.

“Unë ia kisha fal burrit tradhtinë vec po të më tradhtonte me ty. Të kam shumë qejf, je shumë e mirë, ti më rrezaton mirësi,”- shkruan ndjekësja.

Ndërsa moderatorja, me humor, ka kërkuar që gruaja në fjalë, t’ia tregonte njëherë burrin, meqë ishte ‘e falur’.

“Ma trego njëherë burrin meqë qekam e falme,”- shihet që i është përgjigjur Roza. Siç duket, biseda mes tyre ka vijuar dhe më vonë, moderatorja ka zbuluar se burri i ndjekëses e kishte emrin Fredi.

‘Unë ia kisha fal burrit tradhtinë vec po të më tradhtonte me ty’/ Moderatorja e njohur: Ma trego… Read More »

Elvana Gjata bëhet ‘e gjallë’, zbulon se ku ndodhet: ‘Po marr frymë’

Elvana Gjata është bërë “e gjallë” pasi u zhduk për gati dy muaj nga rrjetet sociale.

Ajo u rikthyer pak ditë më parë, duke postua disa pamje nga arkiva e saj. Dhe me në fund këngëtarja ka vendosur të tregojë vendndodhjen e saj.

Elvana Gjata postoi një video duke notuar brenda në ujë në bregdetin e jugut.

“Po marr frymë … Nën ujë”- shkroi këngëtarja në përshkrimin e videos, ku shfaqet duke notuar me bikini të zeza.
Nuk dihet nëse me rikthimin e saj në rrjetet sociale do të sjellë një projekt të ri muzikor.

Elvana Gjata bëhet ‘e gjallë’, zbulon se ku ndodhet: ‘Po marr frymë’ Read More »

Gazetarja shqiptare i kërkon trajnerit serb autograf në fanellën e Interit, merr vëmendjen e të gjithëve

Siç raportuam edhe më herët, ekipi i Crvena Zvezdës ka zhvilluar stërvitjen në fushën e blertë të impiantit “Air Albania Stadium”, në prag të sfidës së kësaj të marte në “Champions League” me Tiranën.

Futbollistët e ekipit serb, u panë duke bërë ushtrime me top, ndërsa vëmendjen e mediave e mori edhe gazetarja e Fax News, Klevisa Alinani
Ajo u filmua pranë trajnerit Dejan Stankovic, duke i kërkuar këtij të fundit të bënte një fotografi me të.

Moderatorja e “Fax Sport” është një tifoze e Milanit, ndërsa në duar mbante një fanellë zikaltër, të cilën Dejan, si një ish-lojtar i saj nuk ka se si të mos ndjehet i emocionuar dhe krenar.

Gazetarja ka zgjedhur që autografin e teknikut serb të kishte në një fanellë të ekipit që ka luajtur, e përveç kësaj edhe për t’ia dhuruar pastaj bluzën zikaltër me firmën e Stankovic vëllait të saj që është tifoz i Interit. Kjo është edhe arsyeja pse një ‘milaniste’ shfaqet me ngjyrat zikaltër në duar…

Gazetarja shqiptare i kërkon trajnerit serb autograf në fanellën e Interit, merr vëmendjen e të gjithëve Read More »

Më të dashuruar se kurrë, Rudina Dembacaj shfaqet në kraharorin e Mark Frrokut/ Çfarë i thotë ai?

Pas bërjes zyrtare të lidhjes së saj me deputetin Mark Frroku, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë kohët e fundit.

Mbrëmjen e sotme, Rudina ka postuar një foto në Instagram, ku shihet e mbështetur te partneri. Të dy janë të veshur shumë chic dhe duken më të dashuruar se kurrë.

“Veshtiresite te forcojne zemer… keshtu me thote çdo dite!”, shkruan moderatorja krahas fotos.

Kujtojmë që së fundmi, Rudina ka humbur të atin, i cili është ndarë nga jeta pasi nuk përballoi dot betejën me sëmundjen.

Më të dashuruar se kurrë, Rudina Dembacaj shfaqet në kraharorin e Mark Frrokut/ Çfarë i thotë ai? Read More »

‘Rikthehet’ këngëtarja Elvana Gjata, poston foto nga pushimet

Kishte munguar për disa kohë, por së fundmi Elvana Gjata është rikthyer.

Jo me këngë, por me disa foto të publikuara në Instagram për fansat e saj.

Duket se po i shijon këto ditë të nxehta të gushtit, teksa shfaqet duke notuar, me gjasë në jug të vendit.

“Po marr frymë…nën ujë”, ka shkruar këngëtarja krahas postimit në rrjetin social.

Elvana Gjata për herë të fundit në skenë u pa në festivalin e RTSH me këngën “Me tana”. /noa.al/

‘Rikthehet’ këngëtarja Elvana Gjata, poston foto nga pushimet Read More »