ShowBiz

Bleona Qereti shfaqen ‘bio’: A nuk jam më e bukur pa filtër dhe silikon

Vitet ikin, por jo për Bleonën.

Bleona Qereti si këngëtare nuk njeh moshë.

Ajo mban formë fizike të shkëlqyer, edhe pse vitet ikin.

Bleona, ndonëse jeton në SHBA, mbetet shumë aktive në daljet e saj televizive.

Ajo ka postuar në Instagram një selfie, në të cilën thotë se është pa filter dhe pa ndërhyrje në foto. Bleona tha se nuk ka marrë as silikon.

Ky veprim i këngëtares ndryshe nga fotot e zakonshme, ka marrë shumë reagime pozitive.

/NOA.al

Bleona Qereti shfaqen ‘bio’: A nuk jam më e bukur pa filtër dhe silikon Read More »

Rudina Dembacaj i jep përgjigjen epike komentuesit/ ‘Burrat po i ndërron si çorapet’

Moderatorja ndau me ndjekësit foto nga pushimet e saj, ku pozoi krah
vajzës dhe ish-deputetit.

Por menjëherë kanë shpërthyer kritikat në rrjet ndaj Rudina Dembacajt, e cila nuk i ka kursyer përgjigjet.

Një prej tyre e kritikoi që publikoi foto me vajzën dhe partnerin e saj të ri, duke i kujtuar që Viktoria ka baba tjetër.

“Unë kam pasur respekt për ty Rudina, por me thënë të drejtën tek foto ku keni dalë të tre mua më neveritesh. Më mirë dil me vajzën, se foto fallco. S’kam asgjë personale. Jam nënë vetë, çdo kujt mund t’i ndodhi ndarja, por baba një ka fëmija dhe pikë. Ta kesh me jetë ❤❤e vogël të rritet e lumtur,”– shkroi një komentuese.

Por moderatorja iu përgjigj se nuk ka pse pyet askënd se më ke del në foto dhe sa vajza e saj ka një “superbaba”.

“Ti faleminderit dhe më fal që nuk të pyeta me kë të dal në foto😂 Babain vajza e ka dhe e ka superbaba! Nuk ja heq foto superfuqitë. Ti kesh me jetë fëmijët e tu!”- shkroi Rudina Dembacaj.

Ndërsa një tjetër i komentoi se po i ndërron burrat “si çorapet”.

“Burrat po i ndërron si çorapet,”- i komentoi ndjekësi.

“Eeeeehhhh çfarë të bësh! Kaq rrallë i ndërron çorapet?”– iu përgjigj ajo./Panoramaplus

Rudina Dembacaj i jep përgjigjen epike komentuesit/ ‘Burrat po i ndërron si çorapet’ Read More »

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, Andrra nuk e harron ditën ‘e vecantë’, i dedikon fjalë të ëmbla…

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, Andrra ka publikuar foto nga dita e dasmës, pesë vite më parë, kur ata vendosën të shkonin në altar.

“5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pakursim”, ka shruar ajo.

“Kemi bekimin e zotit, për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që sëbashku përqafojmë”.

“Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’me tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit, gëzuar dashuri”, shkruan Andrra në postimin dedikuar bashkëshortit të saj, Sinan Hoxhës.

Bashkëshortja e këngëtarit të njohur Sinan Hoxha, Andrra nuk e harron ditën ‘e vecantë’, i dedikon fjalë të ëmbla… Read More »

Moderatorja Arbana Osmani zbulon vesin e saj të keq/ ‘Pasojat’ i vuan shoqja e ngushtë

Prej vitesh Xhemi Shehu dhe Arbana Osmani janë shoqe të ngushta. Dy moderatoret i shohim kudo bashkë, si në përditshmëri ashtu dhe gjatë pushimeve.

Si rrjedhojë, ato dinë çdo ves dhe çdo të mirë të njëra-tjetrës.

Së fundmi, me anë të një postimi në rrjete sociale, Arbana ka zbuluar një ves të saj, i cili lidhet me të qenurit vonë.

“Shenja e demit është gjithmonë vonë, ndaj i duhet përpjekje për t’u përmirësuar”, shkruhet mes të tjerash në postim.

Moderatorja ka etiketuar Xhemin, e cila siç duket i vuan më së shumti vonesat e saj. “E paska fajin shenja”, ka shkruar Arbana krahas fotos.

Moderatorja Arbana Osmani zbulon vesin e saj të keq/ ‘Pasojat’ i vuan shoqja e ngushtë Read More »

Emisioni i Arian Çanit ndryshon ekran

Sezoni i ri televiziv po shoqërohet me ndryshime të mëdha, thuajse të gjitha ekranet.

Këtë vit do të ketë edhe lëvizje të bujshme.

Mësohet se emisioni “Zonë e lirë”, që prej 17 vitesh drejtohet nga Arian Çani, nuk do të shfaqet më në sezonin e ri, në ekranin e Tv Klan.

Gjatë sezonit të ri, Çani pritet ta transmetojë emisionin e tij në kanalin e Abc News, kanal që është shitur nga pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj.

Nuk dihet ende nëse ka ndonjë konflikt që e ka bërë Çanin të heqë dorë nga ekrani i TV Klan, për t’u larguar.

Atij mësohet se nuk i është rinovuar kontrata dhe largimi shihet i sigurt.

“Zonë e Lirë” e nisi transmetimin në Telenorba në vitin 2003, për t’u transferuar më pas te Tv Klan dhe më tej në Vizion Plus. Prej vitesh tashmë, ky emision shfaqej në Tv Klan.

/NOA.al

Emisioni i Arian Çanit ndryshon ekran Read More »

Bëhet realitet ëndrra e këngëtarit Robert Berisha ‘Shihemi së shpejti’

Këngëtari Robert Berisha zbuloi dëshirën e tij për të pasur një emision të vetin, në një ekran televiziv.

Dhe ëndrra e tij po bëhet realitet.

Në një postim në Instagram, ai zbuloi se së shpejti do nisë emisioni i tij “Robi plaket kur don vetë”.

Ky emision i drejtuar nga Robert Berisha do të transmetohet në Klan Kosova.

Nisur nga emri, emisioni duket se do të ketë një natyrë argëtuese.

Në një intervistë për “Prive” në fund të qershorit, Robert Berisha zbuloi se po punonte për hapjen e një emisioni të vetin, që sipas tij do jetë shumë ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim deri tani.

“Nëse realizohet shoë im, nëse e realizoj atë ëndërr që kam, do jem më ndryshe emisionet e tjera që ka pasur Kosova apo Shqipëria”.

“Duke marrë parasysh se luaj në piano, këndoj dhe kam sens humori do jem më ndryshe. VIP-a nuk do ftoj shumë sepse janë të ngarkuar si edhe janë konsumuar duke qenë se kanë shumë ftesa për intervista. Do jenë mysafirë të profesionit. Do jetë 1 orë Roberti në ekran me gjithçka që ai di të bëjë,”- u shpreh më herët, lidhur me projektin e ri, Robert Berisha./NOA.al

Bëhet realitet ëndrra e këngëtarit Robert Berisha ‘Shihemi së shpejti’ Read More »