ShowBiz

‘Quhem festim bëhesh gruaja ime ti’/ Ja përgjigja ‘epike’ e moderatores Rudina Dembacaj

Moderatorja Rudina Dembacaj ka publikuar një tjetër fotografi në Instagram teksa bënte xhirime në bulevard. Ajo që na ra në sy pas kësaj fotoje ishte komenti i një ndjekësi të Rudinës dhe më pas përgjigjja e saj.

“Ça thotë puna mirë?”, shkruan ndjekësi, duke nënkuptuar që bulevardi i kujton punëtoret e seksit.
Ndërkohë, Rudina e cila nuk ia përton fare komentuesve, e sidomos atyre që e shajnë i ka shkruar: “Njësoj si mami jot!”. Pastaj ka pasur edhe komente qesharake, si ky i Fesitmit: “Quhem festim bëhesh gruaja ime ti?”, komenton ai.

Moderatorja i përgjigjet: “Faleminderit, akoma nuk kam planifikuar një burrë të katërt!”

‘Quhem festim bëhesh gruaja ime ti’/ Ja përgjigja ‘epike’ e moderatores Rudina Dembacaj Read More »

Ditë e vecantë për vajzën e moderatorit dhe artistit të njohur Ardit Gjebrea

Në të gjithë Shqipërinë dita e sotme është një ditë ndryshe nga të tjerat, pasi fillojnë shkollën.

Vajza e producentit, moderatorit dhe artistit të njohur Ardit Gjebrea, nis klasën e parë.

Ardit Gjebrea ka qenë ai që ka shoqëruar Anën sot, në nisjen e këtij viti shkollor.

Gjebrea ka ndarë një foto krah vajzës, e cila duket e veshur me uniformën e shkollës.

“Vit të mbarë shkollor”, shkruan moderatori krahas fotos.

Arditi nga ana tjetër po përgatitet për sezonin e ri të “E diela shqiptare”, i cili si çdo punë e realizuar prej tij pritet të jetë i suksesshëm.

/NOA.al

Ditë e vecantë për vajzën e moderatorit dhe artistit të njohur Ardit Gjebrea Read More »

Juristja ‘ndez’ rrjetin me foto nga pushimet

Arnida Çapi, me profesion juriste, aktualisht është e punësuar si këshilltare në Bashkinë e Tiranës.

Ajo ka qenë edhe kandidate për deputete.

Avokatja e bashkisë i ka vënë ‘flakën’ rrjetit me fotot dhe videot e publikuara së fundmi në Instagram.

Arnida ka nxjerrë në pah të pasmet pranë bregdetit me mbishkrimin ‘Verë e shijshme’.

Foto e video pafund që kanë fokus trupin e saj goxha të tonifikuar.

Arnida ka publikuar edhe video teksa zhytet si një “ngjalë e vërtetë”, duke tërhequr kështu vëmendje të mjaftueshme gjatë pushimeve, para se të rikthehet në punë, për t’u angazhuar ë tej me zgjidhjen e problemeve të ndryshme ligjore, që hasin qytetarët e kryeqytetit.

/NOA.al

Juristja ‘ndez’ rrjetin me foto nga pushimet Read More »

Në javët e fundit të shtatëzanisë, shihni si është transformuar Arbana Osmani (foto)

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Ata janë shumë të përfolur në mediat rozë për shkak se shumë shpejt do të bëhen prindër.
Moderatorja është në muajt e funditi të pritjes së ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj.

Gjatë kësaj kohe moderatorja është munduar që ta mbajë shtatzaninë larg syrit të medias. Ajo poston shpesh foto në Instagram, po është siguruar që barku mos t’i duket.

Në fotot e mëposhtme nga ‘Panorama plus’, shihet Arbana me një fustan të gjatë, ku bie në pah barku i rrumbullakosur. Si duket moderatorja është në javët e fundit të pritjes së ëmbël.

Në javët e fundit të shtatëzanisë, shihni si është transformuar Arbana Osmani (foto) Read More »

Vetëm nëntë ditë nga lindja, Olta Gixhari në super formë

Vetëm pak ditë më parë aktorja e njohur Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë.

Olta solli në jetë një djalë, të cilin e ka pagëzuar me emrin Amar. Ky emër është shumë domethënës pasi në gjuhën hebraike do të thotë i përjetshëm ndërsa në atë arabe do të thotë hënë.
Së fundmi aktorja ka postuar një foto në ‘Instagram’ ku shihet se ka nisur dhe shëtitjet e para me të voglin e saj.

Olta me anë të postimit ka treguar edhe ndenjat e saj si një nënë, teksa tregon se bebi është kthyer në vëmendjes së Oltës, aq sa dhe partneri i saj është bërë xheloz.

Po ajo që duhet përmendur është se Olta ka vetëm 9 ditë që është bërë nënë dhe shihet në super formë, teksa ka pozuar me një bluzë të shkurtër, ku shihet edhe barku.

“Ja dhe mami ja doli te bej nje foto po shapka shtepie. Amar eshte djali i vetem ne kete bote qe me ka bere te qaj te qesh te vuaj te lumturohem,te qendroj pa gjume,me ben te drridhem,me jep forc,te mendoj ndryshe per te ardhmen… sa me eshte bere xheloz dhe burri. Jam njeriu me i lumtur ne bote me ju te dy prane,” shkruan aktorja

Vetëm nëntë ditë nga lindja, Olta Gixhari në super formë Read More »

A do t’ja falte tradhëtinë Shkëlzenit? Armina u përgjigjet kureshtarëve

Armina Mevlani në një mini-intervistë të zhvilluar me ndjekësit në Instagram, ka treguar nëse do ia falte tradhtinë partnerit të saj, Shkëlzen Berishës.

Blogerja u shpreh se tradhtia nuk vjen gjithmonë nga mungesa e dashurisë, ndaj s’do merrte menjëherë vendimin për tu ndarë.

“Do e falje tradhtinë dhe a mendon se ka dashuri pas tradhtisë?”- e pyet një nga ndjekësit.

Armina Mevlani u shpreh se do të fliste me partnerin për të kuptuar arsyen e tradhtisë dhe nëse nuk do e bindte, atëherë s’do e falte.

“Mendoj jeta dhe njeriu janë shumë komplekse, tradhtia jo gjithmonë është mungesë dashurie dhe vjen për shumë arsye. Varet nga rrethanat, do ulesha dhe do flisja me partnerin për të kuptuar “përse-në” dhe nëse nuk më bind nuk do e falja. Ka dhe raste që mendoj që duhet falur,”- iu përgjigj ajo.

Ish-djali i kryeminsitrit Berisha është lidhur prej disa vitesh me bukuroshen dhe blogeren e njohur, por edhe pse është përfolur për një dasëm mes tyre, ajo ka vonuar, ndërsa çifti duket se jeton i lumtur në marrëdhënien që kanë krijuar mes tyre, pa qenë nevoja e ndonjë celebrimi.

/NOA.al

A do t’ja falte tradhëtinë Shkëlzenit? Armina u përgjigjet kureshtarëve Read More »

Getoari zbulon si e thërret Marinën me përkëdheli

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar. Ata janë gjithmonë në qendër të mediave rozë dhe kjo ka bërë që vëmendja tek dyshja të rritet edhe më shumë. Së fundmi, çifti janë me pushime dhe duket se po relaksohen vërtetë. Ka qenë Geti që ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet përqafuar me Marinën.

Kjo e fundit e veshur me bikini të gjelbërta duket shumë provokuese dhe nuk ka kaluar pa komentet e fansave.Ndërsa reperi ka shkruar: “Me qikiten tem”, në këtë mënyrë ai ka zbuluar si e thërret bukuroshen me përkëdheli.

Getoari zbulon si e thërret Marinën me përkëdheli Read More »

Aurela Gaçe Diva e muzikës shqiptare poston foto me bashkëshortin: Po që shkojmë, edhe pak 10 vite bashkë!

Aurela Gaçe Diva e muzikës shqiptare, ka ndarë një nga fotografitë më të ëmbla pranë bashkëshortit të saj. Ata shihen pranë njëri-tjetrit më të lumtur se kurrë. Teksa këngëtarja ka theksuar se shumë shpejt festojnë 10-vjetorin e historisë së dashurisë. “Po që shkojmë? Shpirt i shpirtit tim, dashuria ime, babi i Grace dhe Abigail.

Edhe pak 10 vite bashkë”, ka shkruar Gaçe krah fotos ku shfaqen të dy. Ky portret i ciftit ka marrë vëmendjen e të gjithë miqve dhe ndjekësve të Aurelës, të cilët kanë lënë komente nga më pozitivet poshtë saj. Kujtojmë që disa ditë më parë këngëtarja u përball me një situatë të pakëndëshme, ku i vodhën faqen e saj në rrjetet sociale.

Aurela Gaçe Diva e muzikës shqiptare poston foto me bashkëshortin: Po që shkojmë, edhe pak 10 vite bashkë! Read More »