ShowBiz

Luana feston 29-vjetorin e lindjes/ Marina: ‘Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty! Të dua pafund’

Ditën e sotme moderatorja Luana Vjollca feston 29-vjetorin e lindjes, duke bërë që të rrethohet nga urime të shumta.

Një nga më të bukurit dhe ndër të parët e ka marrë nga motra e saj Marina, e cila është një vit më e madhe.

Duke publikuar një fotografi të Luanës, Marina shkruan, “Gëzuar ditëlindjen jetë! Zoti të bekoftë!Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty! Të dua pafund”.

E përkëdhelur nga ky urim, Luana ia kthen në koment, “Faleminderit gjysma ime e përjetshme”. /noa.al

Luana feston 29-vjetorin e lindjes/ Marina: ‘Nuk e imagjinoj dot jetën pa ty! Të dua pafund’ Read More »

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati i bën urimin e vecantë vetes: ‘Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie…’

Këngëtarja Ronela Hajati është bërë nostalgjike, teksa ditën e sotme feston ditëlindjen.

Ajo ka ndarë një sërë fotografish nga fëmijëria, mes tyre edhe njëra me një shishe duke pirë.

Këngëtarja nuk ka kursyer një urim për veten, teksa e cilëson veten qejflie dhe thotë se ka punuar për këtë ditë, për ta uruar siç e ndjen.

“Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie (shishja me foton e dytë është bosh normalisht), një hap para (me demonstrim sërish në foto), që e do jetën pafund, që do njerëzit me gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin! Kam punu për këtë ditë prandaj po uroj veten! Të dua shume Ron!”, shkruan këngëtarja.

Teksa në sferën profesionale Ronela njeh vetëm sukses, sa i takon asaj personale, ka deklaruar se prej kohësh është vetëm. /noa.al

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati i bën urimin e vecantë vetes: ‘Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie…’ Read More »

Arbana Osmani zbulon foton e preferuar me Eduartin

Moderatorja Arbana Osmani brenda pak javësh do të bëhet nënë për herë të dytë.

Ajo do të sjellë në jetë një fëmijë si fryt i lidhjes me regjisorin Eduart Grishaj.

Ky do të jetë djali i dytë për të, pas Jonit, i cili erdhi në jetë gjatë martesës së mëparshme të Arbanës.

Moderatorja ju është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve, ku ndër të tjera është pyetur edhe për fotografinë e preferuar me Eduartin.

Arbana nuk është kursyer për ta ndarë, duke shkruar, “Mua më pëlqen kjo”, teksa shihet në një zonë malore mbështetur tek Eduarti. /noa.al

Arbana Osmani zbulon foton e preferuar me Eduartin Read More »

Më mirë lindje natyrale apo me operacion?/ Ja si përgjigjet moderatorja Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani po shijon muajt e fundit të shtatzënisë dhe njëkohësisht është shumë aktive në rrjete sociale dhe sot ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave.

“Para ca vitesh jo vetëm që nuk e haja avokadon, por habitesha si e hanin dynjaja dhe pse vallë ky frut ishte aq i shtrenjtë dhe aq pa shije. Pastaj mësova ta marinoj siç duhet dhe do ti më hyri në qejf. Për momentin tostit me avokado nuk i them kurrë jo, që ka zëvendësuar nepse me bukë të thekur me içik djath të bardhë dhe sallam”, u përgjigj Arbana.

E pyetur se cila është më e mirë, lindja natyrale apo me operacion, Arbana u përgjigj: “Ajo që doktori të thotë është më e mira për ty”.

Në postime të tjera, Arbana tregoi se vendi i saj i preferuar për të jetuar është Kopenhaga dhe çdo qytet skandinav. “Është vend i mrekullueshëm për të rritur fëmijët të lumtur. Por për shkak se njerëzit e mi të dashur jetojnë këtu dhe sepse kam shansin të bëj punën që dua, jam e lumtur që jetoj këtu”, u shpreh moderatorja.

Vendi më i bukur që Arbana ka vizituar është Masai Mara, në Kenia dhe mezi pret të shkojë sërish së bashku me fëmijët.

E pyetur për momentin më të bukur në jetë, Arbana tha: “Lindja e tim biri”.

Më mirë lindje natyrale apo me operacion?/ Ja si përgjigjet moderatorja Arbana Osmani Read More »

Aktorja Rita Lati feston ditëlindjen, vajza i bën urimin special: Mos u plaksh kurrë (sic s’po plakesh) dhe të premtoj, që sytë e qeshur do i kesh gjithmonë. Do bëj gjithshka për ata sytë e tu!

Pak ditë më parë aktorja e madhe e humorit Rita Lati ka festuar ditëlindjen e saj të 60-të. Mirëpo vetëm dje, vajza e saj, Roza ka ndarë në rrjete sociale pamjet nga festa e madhe mes miqve dhe të afërmve të të dyjave.

Roza i ka bërë të ëmës urimin më të ëmbël, ku mes të tjerave i premton Ritës që do bëjë gjithçka vetëm për ta parë të buzëqeshur, dhe nëse nga e qeshura do i shkaktohen rrudha, atëherë do ia paguajë dhe botoxin.

“Disa momente nga festa e ditelindjes se mamit… Kenaqesia me e madhe per mua, eshte te shoh syte e saj te qeshin…. syte e saj kane qeshur gjithmone sepse ai ka qene profesioni i saj…. por… thelle thelle…. kur syte e saj drejtohen te une….. aty eshte nisja e zanafilles pse jetoj une… kush jam une… dhe bota ndalon.

Mos u plaksh kurre o Rita Lati (sic s’po plakesh) dhe te premtoj…. qe syte e qeshur do i kesh gjithmone. Do bej gjithshka per ata syte e tu… edhe nese nga e qeshura e madhe mund te behen rrudha… s’ka gje mamo ta paguaj edhe botoxin no problem. Te dua. Me respekt, Fumiu”, ka shkruar Roza.

Aktorja Rita Lati feston ditëlindjen, vajza i bën urimin special: Mos u plaksh kurrë (sic s’po plakesh) dhe të premtoj, që sytë e qeshur do i kesh gjithmonë. Do bëj gjithshka për ata sytë e tu! Read More »

‘Zbërthehet’ Romeo Veshaj/Ja si është mardhënia me mamanë e Jonidës

Romeo Veshaj tregon se si ishte vera 2020 për të. Si e përkufizon ai historinë e dashurisë me Jonidën e çfarë raporti gëzon me mamanë e këngëtares që të gjithë e duan aq shumë.

Si ka qenë viti 2020 për ty?

2020 për mua ka qenë një vit i mbarë. Ndryshe nga dominanca e njerëzve, ky vit ka qenë shumë fatndjellës, si profesionalisht dhe personalisht.

A je treguar i kujdesshëm ndaj virusit? Si je ruajtur?

Unë në përgjithësi ruhem me makinë (qesh), por edhe briskun e përdor, jo gjatë verës kuptohet. (Qesh). Kujdes kam treguar, këtë e tregojnë shpenzimet mujore. Më shumë kam blerë dezinfektues sesa ujë, madje kam arritur në pikën që mund ta prodhoj dhe vetë atë.

Për cilët njerëz ke pasur më shumë merak se mos infektoheshin me ‘Covid’ gjatë këtyre muajve paksa të vështirë?

Për gjitonët, se mos sëmuren ata do të sëmuremi dhe ne. Çdo mëngjes kur dal nga shtëpia thërras me të madhe: “Bëni kujdes ky armik është i padukshëm!”. Ne nuk e njohim, por ai na sheh ne. Virusi na vëzhgon. Por sigurisht meraku më i madh është për prindërit dhe gjyshërit, të cilët i takova vetëm përpara një jave që nga fillimi i pandemisë.

Çfarë të bëri të mendosh më shumë periudha e vetizolimit?

Më bëri të mendoj që kemi patur gjithçka në jetë dhe të vetmit që nuk e shihnim ishim ne.

Je gjithmonë ai njeriu aq i qeshur dhe energjik që shohim edhe në postime?

Energjik po! I qeshur mundohem të jem.

A pi shpesh Romeo? Për çfarë bën më shumë ‘Gëzuar’?

Nga anët tona e kemi zakon të ngremë dolli për gjithë njerëzit që kemi në tavolinë dhe pasi mbarojmë me njerëzit e tavolinës fillojmë me farefisin e tyre e kështu me rradhë (qesh).

Si do e përkufizoje me dy fjalë historinë e dashurisë me Jonidën? Karantina ime. Si është marrëdhënia jote me mamanë e Jonidës që të gjithë e duan aq shumë? Mamaja e Jonidës është aq pozitive sa është e vështirë mos ta duash dhe është kënaqësi të bisedosh me të. Kemi një raport të veçantë dhe unik.

Si e ke kaluar verën e këtij viti? Cili është kujtimi më i bukur që ke prej saj? Kjo verë ka qenë shumë e bukur me përjashtim të heqjes së muzikës nga “beach-baret” dhe lokalet e natës. Mendoj se do ishim argëtuar edhe më shumë, por në këtë situatë që jemi nuk duhet të kërkojmë shumë. Kujtimi më i bukur do të mbetet një copëz plazhi diskret në jug të vendit, të cilit nuk mund t’ia them emrin sepse nuk do të quhej më i tillë.

A ka ndodhur të deheni të dy me Jonidën? Si ia keni bërë pas atij momenti, cili e ka marrë drejtimin e timonit?

(Qesh shumë) Çfarë pyetjeje…. Ku ka çift mos të kenë provuar njëri-tjetrin në dehje e sipër? Njerëzit njihen edhe kur pijnë. Në këto raste drejtimin e timonit e mer mashkulli.

Çfarë do të ndodhë me formatin në të cilin ju pamë sezonin e kaluar së bashku me Donaldin dhe Borën?

Ashtu sikurse e dinë të gjithë Bora nuk është më pjesë e emisionit, me këtë rast i uroj shumë suksese dhe ne sigurisht që do vijojmë rrugëtimin tonë plot risi dhe supriza këtë sezon të ri.

A do të ktheheshe dhe njëherë tek ‘Al Pazar’ nëse do të vinte ky propozim?

Al Pazari është shtëpia ime. Askujt nuk i duhet një propozim për të hyrë në shtëpi. Me Gonin kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Është një nga njerëzit që e dua dhe i besoj më së shumti në çdo hap të karrierës sime.

A e sheh veten në një format tjetër televiziv? Nëse po, çfarë?

Unë dhe Donaldi jemi duke punuar paralelisht për një projekt të dytë, i cili do të dalë në transmetim në javën e parë të tetorit. Është një “Late Night Show” mjaft popullor, tek i cili do të ngjisim në skenë dhe një aktore shumë të dashur të publikut shqiptar ndër vite. Do të jetë një “show” që do të ketë në vëmendje gjithë familjen. Ju mbetet vetëm të prisni./ revista Who/

‘Zbërthehet’ Romeo Veshaj/Ja si është mardhënia me mamanë e Jonidës Read More »

Luana Vjollca duke shijuar suksesin e fundit, mediat i zbulojnë ‘sekretin’

Luana Vjollca është një nga femrat më të bukura shqiptare, e cila tashmë po shijon edhe suksesin në projektin e saj të fundit në muzikë, pas publikimit të këngës së re me këngëtarin latin Jay Santos.

Në Instagram, Luana ka zbuluar se po përgatitet për një projekt të ri, ndërsa nuk kanë munguar fotot e videot nga seti fotografik që ka bërë.
Edhe pse ajo ka dashur të mos e tregojë se me çfarë ka të bëjë projekti is aj i ri, mediat duket se ia kanë zbuluar sekretin.

Luana po përgatit një set fotografik për firmën e famshme ndërkombëtare “Guess”, pasi është zgjedhur si imazhi i saj.

Një sukses tjetër i bukuroshes, e cila nga dita në ditë po na befason me sukseset e saj.

Luana Vjollca duke shijuar suksesin e fundit, mediat i zbulojnë ‘sekretin’ Read More »