ShowBiz

Jonida Maliqi zbulon sekretin/ Ja kush e ka frymëzuar prej vitesh

Askush nuk e vë në dyshim; Irma Libohova është një artiste e vërtetë, një ndër zërat më të rrallë, kryesisht e muzikës sonë të lehtë, e cila i ka rezistuar kohrave, duke mbetur po aq e vlerësuar dhe e adhuruar nga publiku artdashës.

Vlerat artistike ia dinë edhe ata artistë të rinj, të cilët ecin në gjurmët e saj dhe të ikonave si Irma Libohova.

Jonida Maliqi aktualisht është një nga këngëtaret e reja më të vlerësuara shqiptare. Edhe pse prej disa kohësh nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, kjo ndoshta sepse arti kërkon kohë dhe mund, ajo mbetet shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, Jonida nuk e fshehu gëzimin, teksa publikoi një foto krahas këngëtares që tha se e ka frymëzuar aq shumë.

Bëhet fjalë për artisten e mirënjohur, Irma Libohova, për të cilën Jonida Maliqi shprehu publikisht vlerësimet më të mëdha.

“Me të madhen artiste,”- shkroi këngëtarja në përshkrimin e fotos me Irma Libohovën.

Nuk ka sesi të mos ndjehet mirë kur një artist që ka lënë pas vite të tëra karriere, kur merr vlerësimin e duhur nga publiku dhe ata të rinj, të cilët për pak komercializëm refuzojnë të braktisin artin.

“Joni, shpirt i bukur që kur të kam njohur. Sa shumë vite” – i komentoi Irma Libohova.

Ndërsa Jonida Maliqi iu përgjigj sërish: “Edhe unë nuk e harroj kurrë se sa shumë me ke frymëzuar”.

Këngëtarja Jonida Maliqi prej disa kohësh ka nisur një romancë me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, duke i kushtuar disi më tepër kohë edhe jetës së saj private.

/NOA.al

Jonida Maliqi zbulon sekretin/ Ja kush e ka frymëzuar prej vitesh Read More »

Aktori i humorit Julian Deda i bën dedikimin romantik bashkëshortes: ‘Bashkë deri në frymën e fundit’

Ditën e sotme aktori i humorit Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Armanda, festojnë 15-vjetorin e martesës së tyre.

Në këtë ditë të shënuar, çifti të cilët janë prindër të një vajze dhe një djali, kanë shkuar në kishën ku u martuan.

Juli ka ndarë një fotografi nga ambientet para kishës teksa shkruan:

“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vjet më parë i thamë PO njeri tjetrit. U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit.

P.s. Ju dua shumë znj. Deda…” /noa.al

Aktori i humorit Julian Deda i bën dedikimin romantik bashkëshortes: ‘Bashkë deri në frymën e fundit’ Read More »

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Mihrije Braha sfidon të gjithë vajzat e reja nga plazhi i Vlorës (foto)

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Mihrije Braha duket se me format e saj fizike, për moshën që ka, i ka sfiduar të gjithë vajzat e reja.

Mihrije Braha ka pozuar në plazh.

E veshur me bikini ngjyrë rozë, këngëtarja ekspozoi linjat e saj elegante trupore që do i kishte zili çdo vajzë, nën moshën e saj.

Edhe ose 53-vjeçe, Mihirje Braha tregoi se nuk njeh moshë.

Ajo ka arritur që të ruajë format e saj trupore dhe pamjen rinore, si me magji.

Këngëtarja po i kalon pushimet në bregdetin e Vlorës me familjen e saj, nga ku edhe realizoi fotot hot.

Mihrije Braha pozoi e shtrirë në bregdet dhe shkëmbinj, e lagur nga uji, ndau fotot e fundit, në rrjetet sociale, duke befasuar jo pak fansat.

/NOA.al

Këngëtarja e mirënjohur kosovare Mihrije Braha sfidon të gjithë vajzat e reja nga plazhi i Vlorës (foto) Read More »

Gazetari Bledi Mane pushime në Antalia: Katër ditë pushime, zura 5 da shnore

Gazetari Bledi Mane, i njohur për “bëmat” e tij, prej disa ditësh ndodhet në Turqi.

Andej ai po kalon edhe disa ditë pushimesh, ku edhe tregon rezultatet “e punës”, pas zhgënjimit që thotë se kishte pësuar në Dhërmi.

“Katër ditë pushime në Antalia, zura 5 dashnore: një turke, dy ruse, dy angleze”, tha Bledi Mane, plor krenari, krahas fotos, që bëri publike në rrjetet sociale.

Më tej ai bëri krahasimin me Shqipërinë.

-“Katër ditë pushime bëra edhe në Dhërmi dhe zura 5 dashnorë: një kuksian, një vlonjat, dy tironca dhe një tropojan…”, – tha ironikisht gazetari, që duket se ka dashur të tregojë se femrat në plazhet e Turqisë janë shumë më të shoqërueshme dhe paqësore, madje të dhurojnë edhe momente gëzimi.

Gazetari Bledi Mane pushime në Antalia: Katër ditë pushime, zura 5 da shnore Read More »

9 gjërat për të cilat grave të forta as nuk u bëhet vonë

Një grua e fortë është e pasionuar, e zjarrtë dhe gjithmonë e përgatitur për t’u përballur me një sfidë. Gratë e forta janë shumë të rralla dhe nëse keni qenë me fat që të keni gjetur një, ka disa gjëra që mund të mësoni prej tyre. Ato jetojnë jashtë rregullave të shoqërisë për gratë dhe ka disa gjëra që kurrë nuk i pranojnë.

1. Nuk u bëhet vonë për atë që mendojnë të tjerët

Gratë e forta kanë një mënyrë të caktuar të jetesës dhe ato janë krenare për këtë. Ato kurrë nuk do e ndryshonin veten, vetëm në mënyrë që të tjerët t’i pëlqejnë.

2. Nuk u bëhet vonë për idenë e trupit të përsosur

Gratë e forta e dinë se secili ka një trup të ndryshëm dhe se nuk ekziston një gjë e tillë, si një trup i përsosur. Atyre nuk u bëhet vonë për gjëra të tilla sipërfaqësore dhe preferojnë më mirë të jenë të shëndetshme dhe të lumtura, në vend që të përpiqen të përshtaten në kornizën e të gjithëve.

3. Ato nuk janë viktima të modës

Gratë e forta kurrë nuk do e ndjekin modën, nëse nuk u shkon në trupin e tyre. Ato veshin rroba që ndjehen rehat, pa u shqetësuar shumë nëse janë në modë apo jo.

4. Janë të hapura për të mësuar gjëra të reja

Një grua e fortë kurrë nuk e refuzon një debat dhe ajo tërhiqet kur e di që gabon. Ajo kurrë nuk do të përpiqet të imponojë mendimin e saj, veçanërisht nëse nuk ka argumentet e duhura për ta mbështetur atë. Ajo është gjithashtu e hapur për të mësuar gjëra të reja dhe për të dëgjuar mendimet e njerëzve të tjerë.

5. I japin fund një marrëdhënie toksike

Një grua e fortë nuk qëndron kurrë në një marrëdhënie të pashëndetshme. Sapo vë re flamujt e kuq, ajo i jep fund.

6. Nuk kanë frikë të eksperimentojnë në shtrat

Gratë e forta janë pasionante dhe nuk kanë frikë ta tregojnë. Ato janë përherë të hapura me parterin dhe përherë pëlqejnë t’i ndezin gjërat sipas mënyrës së tyre.

7. Nuk kanë nevojë për mediat sociale për të marrë vlerë

Gratë e forta janë të fokusuara në gjërat që kanë realisht rëndësi, dhe nuk u bëhet vonë nëse fotografia e trye mer shumë “like”. Ato e shprehin mendimin që kanë thjesht për kënaqësinë e tyre, jo për të marrë miratimin e të tjerëve.

8. Zgjedhin rehatinë dhe jo dhimbjen për t’u dukur mirë

Edhe pse takat e larta duken bukur shumë, gjithmonë të bëjnë ta kalosh natën me dhimbje. Gratë e forta nuk e bëjnë kurrë, sepse e dijnë që bukuria nuk vlen për dhimbjen dhe gjithmonë zgjedhin rehatinë.

9. Nuk duan thashethemet

Gratë e forta nuk angazhohen kurrë në biseda pa mend. Nuk janë të interesuara për jetët e të tjerëve dhe nuk diskutojnë kur njerëzit nuk janë aty. / bota.al

9 gjërat për të cilat grave të forta as nuk u bëhet vonë Read More »

Për ata që ju lëndojnë, dijeni se kjo është hakmarrja më e mirë

Kur dikush tjetër të bën keq, mendimi i parë tipik është hakmarrja. Ne mendojmë se duke shkaktuar dhimbje të ngjashme mbi këtë person, do të ndjehemi vetë më mirë. Ndërkohë që kjo mund ta bëjë veten tonë të ndihet më mirë për një kohë të shkurtër, ka shumë të ngjarë që nuk do të jetë në afat të gjatë. Kërkimi i hakmarrjes nuk zhbën sjelljet që na lëndojnë. Thjesht përjetëson ciklin e dhimbjes.

Ne të gjithë kemi dashur të bëjmë një lloj hakmarrjeje për diçka në një moment apo në një tjetër në jetën tonë; ky është një reagim normal, kur na është bërë padrejtësi. Ne të gjithë duam që tjetri apo tjetra të paguajë për atë që na kanë bërë. Por sado gjë e mirë të na duket, nuk duhet në asnjë mënyrë të përshtasim këtë lloj sjelljeje.

Në vend që të fokusohemi tek hakmarrja, është shumë më e dobishme të përpiqemi të bëjmë paqe me këtë çështje. E vetmja mënyrë për të ndalur hakmarrjen është heqja dorë dhe pranimi i situatës. Zëvendësoni ndjenjat e këqija me të menduarit e kundërt. Kjo është mënyra e vetme; ngrihuni mbi të tjerët.

“HAKMARRJA … është si një gur që rrokulliset, që kur njeriu e hedh nga maja e kodrës, i rikthehet atij me një forcë shumë më të madhe, dhe i thyen pikërisht ato kocka që e vunë në lëvizje që në krye të herës”.
Ka një thënie të njohur, “para se të kërkoni hakmarrje, së pari hapni dy varre.” Kur kërkoni hakmarrje, ju lëndoni veten gjithashtu, mbase edhe më shumë. Ju nuk do të ndiheni mirë në lidhje me dëmtimin e dikujt, pavarësisht nëse është i garantuar apo jo. Zemërimi juaj ndaj këtij personi do të rritet vetëm nëse e mbushni mendjen me ide të hakmarrjes. Ne të gjithë marrim lëndime pësojmë padrejtësi, në një pikë të jetës tonë, gjë që është vetëm një fakt i trishtuar i qenieve njerëzore.

Të jetosh mirë, ky është lloji më i mirë i hakmarrjes; t’i tregosh personin tjetër se veprimet e tij nuk ju kanë shfazuar, kjo do ta tërbojë. Pse të lejoni që dikush tjetër të “jetojë me qira pa pagesë” në kokën tuaj? Nuk ka asnjë arsye për të humbur kohën dhe energjinë tuaj të çmuar, duke u shqetësuar për dikë që nuk ka rëndësi. Ndëshkimi ju kthen tek ajo gjë që ju lëndoi që në krye të herës. Nuk është e denjë për ju. Nëse përqendroheni në hakmarrje, do t’i mbani të freskëta ato plagë, që përndryshe do të ishin shëruar.

“HAKMARRJA më e mirë është të vazhdosh përpara dhe të lësh pas lëndimin. Mos i jep askujt kënaqësinë që të të shohë të vuash”
Ne mund të kontrollojmë veten tonë. Të tjerët nuk i kontrollojmë dot. Duke u angazhuar në këtë lloj sjellje, po planifikoni një shkatërrim afatgjatë të jetës suaj, dhe mjerimi është shoqëruesi juaj konstant. Ju duhet të ecni përpara, të mos përqendroheni në të kaluarën. Nuk ka hakmarrje aq të plotë sa falja; hakmarrja e çdo lloji është jashtëzakonisht toksike.

Mos e ulni veten në nivelin e dikujt tjetër, sepse atëherë bëheni po aq të këqij sa ata. Kur njerëzit kërkojnë hakmarrje, ajo tenton t’i konsumojë ato tërësisht. Disa njerëz shkojnë shumë larg dhe është vështirë të kontrollosh veten, një herë që nisesh. Koha është mënyra më e mirë për t’u distancuar nga disa situata.

“Hakmarrja më e madhe është të jetosh mirë dhe të jesh e lumtur. Njerëzit që urrejnë, nuk i durojnë dot njerëzit e lumtur” – KONFUCI.

Për ata që ju lëndojnë, dijeni se kjo është hakmarrja më e mirë Read More »

5 gjëra që një grua e pjekur mendërisht nuk i bën kurrë. Sidomos të pestën

Gratë e pjekura tashmë i dijnë të gjitha këto gjëra, gjë që i bën ato të ndryshme në fushën e dashurisë.

Nëse jeni gati për të jetuar një marrëdhënie të vërtetë, që do t’ju bëjë të ndiheni mirë, ku do të merrni përkrahje dhe madje argëtim, ju rekomandojmë që të gjeni një grua me këmbë në tokë.

1. Në vend të parë

Gratë e papjekura nxitojnë të vënë të tjerët në radhë të parë dhe lejojnë që nevojat dhe dëshirat e tyre të bien në plan të dytë, veçanërisht nëse janë në dashuri. Ato merakosen që të kënaqin të tjerët dhe nuk duan të thonë asgjë, ose të lëndojnë ndjenjat e një personi tjetër. Nga ana tjetër, gratë e pjekura kuptojnë se duhet të kujdesen për veten e tyre para se të mund të kujdesen për një person tjetër. Ato e dinë se mbrojtja e nevojave të tyre, dëshirave të tyre i ndihmon që të ndihen më mirë me veten dhe të përmirësojnë shëndetin dhe lumturinë e tyre.

2. Nuk gënjehen

Gratë e papjekura janë të gatshme t’i mbyllin sytë para gënjeshtrave, kështu që mund të influencohen kollaj për të ecur përpara në marrëdhënie. Megjithatë, një grua e pjekur e kupton se gënjeshtra është një formë manipulimi dhe nuk do të jetë e gatshme ta pranojë atë nga askush. Nëse zbulon se po e gënjejnë asaj, do të duhet kohë që ajo të zbulojë arsyen e fshehtë dhe pastaj të vendosë nëse ia vlen të ketë një marrëdhënie apo jo, dhe nuk do të pranojë histori sekrete dhe gënjeshtra të tjera.

3. Nuk bën gjoja si dikush që nuk është

Gratë e pjekura e dinë mirë se kush janë dhe si janë dhe nëse nuk u pëlqejnë të tjerëve, ato nuk bëjnë asgjë për këtë. Nuk do të ndryshojnë mënyrën e tyre të të qenit, aq më pak nëse dikush dëshiron që ato të jenë ndryshe. Ato e dinë se të bëjnë si dikush që nuk janë, nuk ia vlen, pasi pothuajse të gjithë mund ta kuptojnë gënjeshtrën. Në thelb, ato thonë çfarë duan, bëjnë atë që duan, qeshin kur duan të qeshin, vishen ashtu siç dëshirojnë.

4. Nuk bëjnë drama

Drama është një konflikt që nuk duhet të jetë real, dhe gratë e pjekura e kanë zbuluar duke qenë se janë përballuar me dhimbjen, zhgënjimin dhe bezdinë në marrëdhëniet e tyre të mëhershme. Kështu që, nëse mendon se do ia hedhësh përmes absurditeteve dramatike, harroje. Do të ngrihet menjëherë e do të të thotë se nuk e pranon, thjesht sepse dikush përpiqet ta bindë për diçka që nuk është e vërtetë.

5. Nuk lejon askënd ta përdorë

Gratë e papjekura shpesh tolerojnë të gjithë njerëzit që i përdorin për kohën, paranë, energjinë, veturat, pamjen ose gjëra të tjera. Gratë e pjekura, nga ana tjetër, e dinë se meritojnë të kenë marrëdhënie me njerëz që kujdesen për to dhe jo që i përdorin për atë që kanë ose për atë që janë. Ato e dinë se ndonjëherë duhet të bëjnë kompromis dhe madje ju lejojnë të ndiheni mirë. Por nëse përqendrohesh gjithmonë në nevojat e tua dhe asnjëherë të sajat, nuk do të zgjasësh shumë. / bota.al

5 gjëra që një grua e pjekur mendërisht nuk i bën kurrë. Sidomos të pestën Read More »

Drekë ‘Portokalli’/ Salsano u jep fund thashethemeve: Ja edhe këto dy punë morën fund

Xhemi Shehu ka qenë në vëmendje të mediave pas lajmit se ajo do të largohet nga “Portokallia”.

Xhemi u shpreh vetë për largimin pak ditë më parë kur një komentuese e pyeti: “E vërtetë që s’do jesh më në Portokalli?”

Por duket se partneri i saj në skenë, Salsano Rrapi, si dhe regjisori Altin Basha bënë përpjekje që “Portokallia” të vazhdojë dhe duket se ia dolën, madje që edhe Xhemi të ndryshonte mendim e të rikthehet.

“Rubrika thashetheme 2… Ja dhe këto 2 punë morën fund…”, shkroi Salsano, pas një dreke me regjisorin Basha dhe bashkëshorten e tij, duke i bërë “tag” pikërisht Xhemi Shehut, si dhe aktorit Ledio Lako.

Ish-prezantuesja e Portokallisë krah Salsanos dhe Xhemit pavarësisht sherrit me këtë të fundit, Eneda Tarifa, ka reaguar përmes një mesazhi në Instagram ndaj Salsano Rapit:

“Bobobo nga të kthesh kokën… S’di nga te vjen”, – shkroi Eneda.

Po ashtu edhe Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një “Po”.

Xhemi u shfaq së fundmi me Arbanën në ambientet e Top Channel, ndërsa mbrëmë darkoi krah aktorëve Ledio Lako dhe Albana Perhati.

Kësisoj, duket se ka ndryshuar situata me fillimin e sezonit të ri. “Portokallia” do të vazhdojë programin në të njëjtin ekran, me të njëjtit prezantues. /NOA.al

Drekë ‘Portokalli’/ Salsano u jep fund thashethemeve: Ja edhe këto dy punë morën fund Read More »