ShowBiz

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur me famë botërore

Është shuar në moshën 77 vjeçare aktori i njohur Kevin Dobson. Atë e kemi parë të shfaqet në shumë programe televizive në Kojak dhe Knots Landing.

Sipas burimeve të afërta të aktorit, Dobson ka ndërruar jetë të dielën në mbrëmje në një spital në Stockton të Kalifornisë. Ndërkohë aktori e fitoi famën në vitin 1973, ku për herë të parë luajti rolin e tij si detektivi Bobby Crocker në serialin policor CBS Kojak. Po ashtu në 5 sezonet e serailit ai ka përsëritur rolin e tij në vitin 1990 në filmin televiziv spinoff.
Pas kësaj Kevin u bashkua me grupin Knots Landing në sezonin e tij të katërt. Me këtë kast, msohet se ai luajti për një dekadë të tërë.

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur me famë botërore Read More »

Jonida Maliqi i kthehet ndjekëses/ ‘Je bërë si transvestit’

Këngëtarja e njohur, Jonida Maliqi është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo publikon shpesh foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria, të cilat marrin komente të shumta nga ndjekësit.
Mirëpo, përpos komplimenteve, Jonida përballet dhe me komente të pakëndshme, të cilave vendos t’iu kthejë një përgjigje. Kështu ka bërë së fundmi, teksa një nga ndjekëset e saj e ka quajtur “transvestit” publikisht.
“Je bërë si transvestit, me të kap ty zëre se ke kapur trans”, i ka shkruajtur ajo në disa foto të publikuara së fundmi nga këngëtarja. “Më mirë vetëvetja se sa ti prototip i vulgaritetit”, ka replikuar Jonida.

Jonida Maliqi i kthehet ndjekëses/ ‘Je bërë si transvestit’ Read More »

Kjo është 23-vjeçarja që u kurorëzua një natë më parë në Itali më e bukura arbëreshë:Unë jam shumë krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi në familjen time

Ky edicion u zhvillua në Spezzano Albanese dhe në konkurs morën pjesë 18 vajza që kishin prejardhe të ndryshme, Kalabria, Siçilia, etj.
TALI– Francesca Ferrara 23 vjeç, u shpall ‘Miss Arbëresha’ një natë më parë, gjatë ceremonisë që u zhvillua një natë më parë në Itali, me masat e reja, duke qenë se jemi në pandeminë e Covid-19.

Ky edicion u zhvillua në Spezzano Albanese dhe në konkurs morën pjesë 18 vajza që kishin prejardhe të ndryshme, Kalabria, Siçilia, etj.
“Unë jam shumë krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi në familjen time. Shumë emocionuese, një përvojë unike që do të mbetet përgjithmonë në jetën time,”- u shpreh Ferrara kur u kurorëzua.Shfletoni fotot për të parë bukurinë arbëreshe të të resë.

Kjo është 23-vjeçarja që u kurorëzua një natë më parë në Itali më e bukura arbëreshë:Unë jam shumë krenare që jam arbëreshe, që flas arbëreshë dhe që vesh me dashuri këtë kostum të mrekullueshëm të trashëguar brez pas brezi në familjen time Read More »

‘Dukesh si serbe’/ Modratorja e sportit Hygerta Sako u mbyll gojën: Jam shqiptare

Moderatorja e sportit, Hygerta Sako ka shp ërthyer keq ndaj një ndjeksi në instagram pasi e ka quajtur serbe.

Në një foto të publikuar në Instagram, një person e ka quajtur: Dukesh si Serbe.
Por këto fjalë duket se e kanë irrituar Hygertën e cila nuk e ka përmbajtur dot vetën duke ju kthyer fansit se është shqiptare dhe krenare për gjankun ilir që ka në vena.

‘Unë dukem si shqiptare dhe jam krenare që kam gj ak ilir’ përgjigjja e Hygertës.

‘Dukesh si serbe’/ Modratorja e sportit Hygerta Sako u mbyll gojën: Jam shqiptare Read More »

Ndahet Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj? Dyshja heqin njëri-tjetrin nga rrjetet sociale

Kur ka vetëm pak javë që moderatorja hyri në tregun ndërkombëtar të muzikës, pasi solli një bashkëpunim me Jay Santos, dyshja nuk janë më bashkë.
TIRANË– Moderatorja Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj, njëkohësisht menaxheri i saj, duket se i kanë dhënë fund lidhjes, pas më shumë se katër vitesh. Kur ka vetëm pak javë që moderatorja hyri në tregun ndërkombëtar të muzikës, pasi solli një bashkëpunim me Jay Santos, dyshja nuk janë më bashkë.

Të jetë vallë ndërkombëtarëzimi arsyeja?
Këtë nuk dimë ta themi, por ajo që bie në sy, është se si Luana, ashtu edhe Krenari, nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Ndahet Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj? Dyshja heqin njëri-tjetrin nga rrjetet sociale Read More »

Publikon foto me tre vajzat/ Burri i Zaiminës: ‘Zemra duhet dhe një cun’ (foto)

Prej vitesh bukuroshja Zaimina Vasjari është në një lidhje me biznesmenin Klodian Asllani, me të cilin ka një vajzë me emrin Khloe.

Ditën e sotme Klodi ka publikuar një fotografi ku shihet me dy vajzat që ka nga martesa e parë Jenifer dhe Kristel si dhe me Khloen e vogël.

“Me gocat e mia personale”, shkruan Klodi.

Zai nuk ka qëndruar indiferente ndaj këtij postimi duke vendosur katër ikona zemre.

Por këtij komenti i ka replikuar Klodi, i cili i thotë ish-Missit, “Duhet edhe një çun zemra”. /noa.al

Publikon foto me tre vajzat/ Burri i Zaiminës: ‘Zemra duhet dhe një cun’ (foto) Read More »

Moderatorja e njohur braktis Vizionin për t’ja nisur ‘nga e para’

Me një eksperiencë të gjatë në televizion dhe me qindra të ftuar në studio, moderatorja e njohur do të shfaqë veten në një tjetër dimension, kësaj here në një ekran tjetër, me programin më të ri të përditshëm që do të drejtohet prej saj.

Oferta tunduese e “News 24” e ka bërë Anilën të “divorcohet” nga televizioni i “Vizion Plus”, ku prej vitesh portreti i saj shfaqej në ekran.

Anila identifikohet përmes buzëqeshjes, për qetësinë dhe maturinë, me aftësinë për të trajtuar me lehtësi tema të larmishme të fushave të ndryshme.

Me gjithë vitet e shumta në ekran, Anila Çela në fillim të këtij sezoni televiziv vendosi të braktisë udhëtimin e saj disavjeçar me “Vizionin e pasdites”, për t’ia nisur me “Nga e para”, emision që nis transmetimet së shpejti, nën drejtimin esaj.

Puna e saj në televizion ka nisur në “Koha Tv” në 2005-ën dhe në vitet 2007-2019 punoi në “Vizion Plus”. Në gjithë këto vite eksperiencë ka drejtuar emisione të përditshme të formateve të ndryshme.

Për rreth 5 vite e kemi parë të drejtojë emision mëngjesi dhe mesdite si: “Konak”, “Caffe Express”, “Dita ime”, “Mesditë”. Për të vazhduar më vonë me emisionet e pasdites si: ”Ora 5pm” e “Vizioni i Pasdites”.

Dy sezonet e fundit ka realizuar formate si “Extreme Makeover”, “Home Edition Albania” apo “Nga e para”, formati me në fokus familjet në nevojë, të cilave u rindërtohej shtëpia në 7 ditë.

/NOA.al

Moderatorja e njohur braktis Vizionin për t’ja nisur ‘nga e para’ Read More »

Shikoni me çfarë shkon Marina Vjollca për kafe (video)

Prej kohësh, moderatorja e njohur, Marina Vjollca ka treguar se gëzon një pasion shumë të madh për motorrët. Megjithatë ajo nuk ka mundur t’i ngasë ata sa herë ka pasur dëshirë duke qenë se partneri i saj, Getoar Selimi nuk e ka lejuar për shkak të kujdesit që ka për të.

Ndonëse Marina nuk mund të ecë në rrugë të gjata me shpejtësi të mëdha, duket se në lagje apo në vende pranë shtëpisë nuk e ka aspak problem të levizë me motorr të madh, me të cilin është shfaqur disa ditë më parë edhe në disa video në ‘Instastory’ krah Luanës.
Së fundmi ka qenë moderatorja, Elona Duro e cila ka zbuluar se si shkon Marina në kafe. “E le për kafe me Marina Vjollcën, shih me çfarë vjen. E kisha parë në ‘Instastory’, por se besoja”, ka pohuar Elona mes shumë të qeshurash.

Me siguri kjo video do ju surprizojë dhe juve për shkak të guximit që Marina ka treguar duke drejtuar një mjet të tillë./revistawho

Shikoni me çfarë shkon Marina Vjollca për kafe (video) Read More »