ShowBiz

Të tjera largime nga ‘Portokalli’

Portokallia është spektakli i humorit që transmetohet çdo të diel në ekranin e Top Channel. Prej disa vitesh ky spektakël po përballet me largimin e shumë aktorëve, ku së fundi bëhet me dije se janë larguar edhe dy të tjerë. Mësohet se Renada Caci, aktorja e njohur e Portokallisë e cila njihet me rolin e “Luzes” ka dhënë dorëheqjen. Ajo ka njoftuar largimin nëpërmjet një postimi në Instagram, ku falenderon drejtuesit e Top Channel, por jo Altin Bashën, regjisorin.

Bëhet me dije se konflikti me të është edhe arsyeja e largimit, pasi Basha është sjellë shumë keq me aktoren, madje edhe duke e ofenduar. Gjithashtu nga stafi i aktorëve është larguar edhe Egla Ceno, e cila mësohet se ka dhënë dorëheqjen. Edhe për Cenon thuhet se konflikti me Bashën dhe mungesa e një roli ka sjellë largimin e saj.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që Basha është bërë problem për spektaklin e humorit, pasi shumë aktorë janë larguar prej tij. Agron Llakaj, Jul Deda, Erion Isai, Bes Kallaku dhe Delinda Disha kanë dhënë dorëheqjen pas problemeve me regjisorin./Korrieri

Të tjera largime nga ‘Portokalli’ Read More »

Biznesmeni g ay: E quaj luks të jem edhe mashkull, edhe femër. Nuk ka asgjë të keqe që ti kem të dyja

Biznesmeni ‘gay’, Elton Ilirjani ka rrëfyer që ekziston mundësia që të ndërrojë gjini.

“Pas dy vitesh mund të kthehet në një femër super seksi” dhe do konkurrojë të gjitha vajzat e showbizz-it shqiptar”, tha Elton Ilirjani.

Aktualisht Ilirjani tha se ka bërë vetëm filler tek buzët, ndërsa e quajti luks faktin që është mashkull dhe femër njëkohësisht.

“Nuk kam bërë filler, vetëm tek buzët. E quaj luks të jem edhe mashkull, edhe femër. Nuk ka asgjë të keqe që ti kem të dyja”.

“Më mirë të kesh më shumë, se sa më pak. Asnjëherë nuk i dihet, se mund të vij pas dy vitesh një femër super seksi, 1 e 80 e gjatë dhe mund t’i konkurrojë të gjitha gocat e showbizz-it aty dhe mund të jem më tërheqës”.

“Sepse unë jam tërheqës në këtë mënyrë, jo më të ndërhyj me paratë dhe mundësitë që kam,”– tha biznesmeni gay, teksa ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”.

Po ashtu ai zbuloi edhe se kush nga këngëtarët shqiptarë i pëlqen më shumë.

Duke folur me superlativa për reperin Mozzik, Elton Ilirjani zbuloi fiksimin për të.

Biznesmeni u shpreh se Mozzik është një mashkull i bukur dhe king, jo si ata që veshin mbathje rozë.

“Patjetër do të doja të bëja një bashkëpunim me Mozzik, sepse ai çun është më i vërteti aty dhe më vjen shumë keq që filluan e goditën”.

“Përveçse është këngëtar shumë i mirë dhe të gjithë të plasin nga inati. Ka një zë të mirë, është stil amerikan në të kënduar, por është edhe mashkull i bukur. Është king, nuk është si meshkujt femra aty që më shajnë mua, janë më femra se unë”.

“Ata vishen me ngjyra dhe mbathjet i kanë rozë. Mozzik është mashkull tamam për muzikën që bën. Në gjithë këtë verë, në fotot që pashë Mozzik më tërhoqi më shumë,”- u shpreh Elton Ilirjani.

Pritet reagimi i repistit me emrin artistik, Mozzik, mbi këtë vlerësim që i është bërë.

Biznesmeni g ay: E quaj luks të jem edhe mashkull, edhe femër. Nuk ka asgjë të keqe që ti kem të dyja Read More »

Albërie Hadërgjonaj debaton ashpër me përfaqësuesit e kanalit të njohur në Youtube, ‘Arkiva Shqip’: Jeni plehra!

Albërie Hadërgjonaj ka debatuar ashpër me përfaqësuesit e kanalit të njohur në Youtube, “Arkiva Shqip”, pas prishjes së kontratës me këta të fundit.

Në studion e emisionit “Ftesë në Pesë”, Hadërgjonaj akuzon “Arkiva Shqip” se i kanë fshirë historikun e punës së saj.

Këngëtarja e njohur reagoi pasi kanali në Youtube akuzon atë se i ka shantazhuar që këngët e saj të jenë edhe në këtë platformë edhe në kanalin e saj personal.

Në studio, palët kanë shpërthyer edhe në ofendime, ndërsa këngëtarja i akuzon drejtuesit e kanalit në Youtube si “mashtrues”.

Pjesë nga debati:

Albërie Hadërgjonaj: Më thanë ke dy rrugë, o do fshihet historia jote, ose do të rrish aty. Sa rreni ju të dy, jeni të paparashikueshëm. Unë jam në një status që nuk më interesojnë ata, por këtu duhet të ketë një zë për ata artisë që shkojnë atje, më kanë quajtur prostitutë.

Drejtuesit e Arkiva Shqip: Ku e kishe fjalën ti kur bën etiketime të tilla?

Albërie Hadërgjonaj: Me ato që merresh ti

Drejtuesit e Arkiva Shqip: Nëse më thua emrin e asaj, unë e prish tani kontratën e asaj

Albërie Hadërgjonaj: Anxhela ti je shumë larg, e gjithë Shqipëria e di për ty. Nuk kam frikë askënd në këtë botë, se jam me të drejtën e Zotit. Ti Anxhela je e padurueshme.

Drejtuesit e Arkiva Shqip: Na ka thënë që po e bëj këtë gjë për shantazh, që unë o do bëj si thotë Albëria që klipet do rrinë dhe tek Arkiva dhe te faqja e saj, ose do bëj skandal publik

Albërie Hadërgjonaj: Ju jeni plehra. Më kanë quajtur të dehur, këta më kanë bërë shantazh mua. Unë i kërkoj të falur atyre që kanë parë një Labërie të shqetësuar, por ka njerëz të ligjë si puna e këtyre dy krimbave që mund të të njollosin. Kërkoj të falur se dola nga natyra

Drejtuesit e Arkiva Shqip: Atë do thuash se nuk ke ça thua.

Albërie Hadërgjonaj: Ju bëni gjithçka, po kaq kisha se nuk ja vlen. Anxhela je shumë mashtruese, njerëzit që kanë punuar me ju, rrini larg, ju lutem.

Drejtuesit e Arkiva Shqip: Kemi pasur raste në të kaluarën që kanalet e tyre janë kaluar në një faqe tjetër, jemi munduar ta bëjmë sa më qetë, kemi bërë kalim dhe rikthim bashkëpunimesh.

Albërie Hadërgjonaj: Bieta, të iki unë se nuk e dëgjoj dot këtë mashtruesen, ç’kusur kam unë të dëgjoj gënjeshtrat e këtyre. Unë bëra gafë që u mora me Arkiva Shqip.

Albërie Hadërgjonaj debaton ashpër me përfaqësuesit e kanalit të njohur në Youtube, ‘Arkiva Shqip’: Jeni plehra! Read More »

Grimieri shqiptar ho mose ksual: Nëse më del fati që nesër do kisha ikur dhe nuk do isha kthyer më kurrë mbrapa

Grimieri shqiptar ho moseksual, Dario Doka, tregon se një ndër planet që ai ka është dhe ikja nga Shqipëria. Pasi ka folur hapur mbi seksualitetin e tij, Dario është përballur me shumë paragjykime, mirëpo kjo gjë nuk e pengon të bëjë atë që di më mirë të ushtrojë, grimin.

Mirëpo, Shqipëria sipas tij edhe nëse fillon të ecësh në karrierë nuk ke ku shkon më.

“Nëse më del fati që nesër do kisha ikur dhe nuk do isha kthyer më kurrë mbrapa. Kjo është edhe arsyeja pse unë nuk kam hapur ende një studio timen sepse nëse e hap i bie që të ngelem këtu edhe unë nuk dua që të rri këtu. Unë dua pjesën jashtë, Hollywood ose Kalifornia mjafton që të jem jashtë , vetëm jo në Shqipëri. Nëse do të isha jashtë do të kisha më shumë hapësirë dhe do të isha vlerësuar më shumë. Këtu edhe pak që mund të ecësh nuk ke ku shkon më.

Kur del hapur, që jo vetëm lyen veten tënde por edhe pranon që je gay, pothuajse i ke gjërat e pamundura nga disa njerëz”, tha Dario i ftuar mëngjesin në emisionin “Ditë e Re”.

Grimieri shqiptar ho mose ksual: Nëse më del fati që nesër do kisha ikur dhe nuk do isha kthyer më kurrë mbrapa Read More »

‘Me të kap ty zëre se ke kapur një trans’/ Fansja e fyen në koment, por as Jonida Maliqi s’kursehet

Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi sapo e ka bërë një ndjekëse të pendohet për komentin në një foto të sajën.

Së fundmi, Jonida ka publikuar një foto në Instagramin e saj, ku dhe ka marrë një koment fyes nga një ndjekëse. “Je ber si tran svestit, me te kap ty zere se kapur trans”, shkruan komentuesja, por nuk ka vonuar shumë as përgjigja e këngëtares.
“Me mire vetvetja se sa si ti prototip i vulgaritetit”, i shkruan Jonida, duke e bërë komentuesen të pendohet.

‘Me të kap ty zëre se ke kapur një trans’/ Fansja e fyen në koment, por as Jonida Maliqi s’kursehet Read More »

Djali i Doktor Florit feston ditëlindjen/ Emocionon Landi: Vetëm Zoti është gjykatësi yt!

Gjashtë vite më parë u nda nga jeta këngëtari Floran Kondi, i njohur nga të gjithë si Doktor Flori.

Një lajm që shkaktoi dhimbje dhe hidhërim të madh, sidomos tek njerëzit e tij të ngushtë.

Landi Hysi, shoku i tij i ngushtë, vijon të kujdeset herë pas here për familjen e tij, vajzën e tij Kaltra dhe djalin Daniel, i ardhur në jetë pak kohë para ndarjes nga jeta e të atit, me aftësi ndryshe.

Ditën e djeshme, Dani i vogël ka festuar ditëlindjen dhe Landi është kujdesur që ta surprizojë.

Ai ka ndarë disa fotografi, teksa vogëlushi fryn tortën duke shkruar, “Dje. Sot. Përgjithmonë! Gëzuar Dani! Dhe mbaj mend që ashtu siç ke emrin, ashtu është!

Vetëm Zoti është gjykatësi yt!” /noa.al

Djali i Doktor Florit feston ditëlindjen/ Emocionon Landi: Vetëm Zoti është gjykatësi yt! Read More »

Aurela Gaçe: Unë për vete kam zgjedhur ta jetoj çdo moment siç ma do shpirti, pa i bërë keq askujt!

Ajo mbetet një nga këngëtaret mjaft të dashura për publikun shqiptar.

Kjo për faktin se Aurela Gaçe i përket një rryme tjetër artistësh, të cilët përfaqësojnë vlera artistike dhe ajo mbetet një nga zërat më dinjitozë të momentin.

Aurela njihet për projektet e saj të suksesshme muzikore, të cilat menjëherë pas publikimit kthehen në hite.

Ajo u shfaq me kaçurrela dhe plot ngjyra në videoklipin e ri të kësaj vere.

Auela u shpreh se ishte një nevojë shpirtërore që të vinte me gëzim dhe me ngjyra.

“Lento Lento” ka qenë kënga e saj e fundit e publikuar gjatë verës, ku si asnjëherë me parë e pamë të shfaqej me një pamje shumë ndryshe. Por pati edhe kritika, si ajo e gazetarit Aleksandër Çipa, që e akuzoi për tekstin dhe daljen e saj nga origjinaliteti dhe vlerat e artit.

“Nuk e limitoj veten. Bëj çdo gjë dua, nëse më pëlqen. Nuk kam rregulla”, u përgjigj Aurela Gaçe.

Ajo ka folur edhe për përjetimin e saj gjatë kësaj situatë të vështirë, ku gjithë bota është mbërthyer nga Covid.

Aurela tha se kjo situatë e kishte frikësuar goxha sepse Covid-19 është diçka e panjohur për te gjithë. Këngëtarja nuk ngurroi të jepte edhe një mesazh të fortë dhe inkurajues për të gjithë njerëzit, në formën e një “recete” për të kaluar stresin nga situata e vështirë e Covid.

“Jeta vazhdon! Unë për vete kam zgjedhur ta jetoj çdo moment siç ma do shpirti, pa i bërë keq askujt.

Më pihet do pi, më qeshet do qesh, më kërcehet do kërcej edhe në lagje!”, tha Aurela duke qeshur, në studion e “Rudinës”.

Aurela Gaçe e ftuar, te programi “Rudina sot në “Tv Klan, tha se “e kisha për vete nevojë shpirtërore që të vija me gëzim, të vija me ngjyra, siç e shikon dhe sot me ngjyra, është shumë e nevojshme”, lidhur me këtë projekt.

“Domethënë edhe kur ulem në kafe me miqtë dhe kur fillojnë menjëherë bisedat me oh.. them stop, nuk dua fare të dëgjoj asnjë bisedë të tillë”.

“Çfarë ka ndonjë bisedë që të qeshim, të argëtohemi, të flasim për gjëra të bukura, sepse seriozisht kjo është një ngarkesë emocionale për të gjithë. Unë kam qarë boll nëpër këngë, kisha nevojë të qeshja, të kërceja, të sillja dritë”, – u shpreh Aurela.

/NOA.al

Aurela Gaçe: Unë për vete kam zgjedhur ta jetoj çdo moment siç ma do shpirti, pa i bërë keq askujt! Read More »

Deklarata e Rudina Magjistarit habit teleshikuesin : ‘Shkolla ‘Sami Frashëri’ me fat që u tro ndit nga tërmeti’

Moderatorja e njohur Rudina Magjistari e nisi sezonin e ri të emisionit të saj me një deklaratë e cila ka habitur jo pak teleshikuesit, të cilët e kanë quajtur ‘perlën e radhës’ nga prezantuesja.

I ftuari i parë i emisionit për këtë sezon ishte kryebashkiaku Erion Veliaj, ku foli për familjen, punën e Covidin e sapokaluar.
Por në një moment, teksa Veliaj fliste për sfidat e punës, u përmend shkolla ‘Sami Frashëri’, e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit, godinë e cila u shemb për t’u rindërtuar nga e para.

Prezantuesja e emisionit “Rudina” në këtë moment tha:

“Shkolla Sami Frashëri dy herë me fat! Një herë që të ka pasur ty nxënës (Erion Veliajn) dhe një herë që u tro ndit nga tërmeti, sepse do kërkojnë të gjitha shkollat të bëhen si Sami Frashëri…“.
Kjo nuk është hera e parë që Magjistari bën deklarata që shkaktojnë bujë, e jo pak herë ajo u është përgjigjur kritikëve, duke theksuar tek origjinaliteti që ajo përcjell në moderimin e saj.

Deklarata e Rudina Magjistarit habit teleshikuesin : ‘Shkolla ‘Sami Frashëri’ me fat që u tro ndit nga tërmeti’ Read More »