ShowBiz

Alketa Vejsiu, sërish pjesë e Sanremo

Në festivalin italian të muzikës, Sanremo këtë vit ishte pjesë edhe moderatorja e njohur Alketa Vejsiu.

Mirëpo duket se skena e “Ariston” i ka sjellë fat moderatores, pasi mediat italiane shkruajnë se Alketa do të jetë shtrish pjesë e Sanremo, si partnere e drejtuesit artistik Amadeus.

Mirëpo kësaj radhe, Alketa nuk do të jetë një nga prezantueset në skenë, por do të ketë rol tjetër.

Roli i saj nuk është zbuluar, teksa deri në Sanremo 2021 i cili do të mbahet në muajin mars, pritet të mësohet pozicioni i saj. /noa.al

Alketa Vejsiu, sërish pjesë e Sanremo Read More »

Xhensila Myrtezaj dedikim shumë prekës bashkëshorten e biznesmenit

Xhensila Myrtezaj i ka kushtuar një dedikim shumë prekës bashkëshortes së Eugert Lazajt, biznesmenit që u gjet i vetëvrarë në 30 korrik. Xhensila dhe Besi kishin miqësi me Eugertin dhe bashkëshorten e tij.
Në një postim në Instagram, të publikuar mëngjesin e sotëm, Xhensila shprehet se deri tani nuk kishte folur për të mos i hapur plagë, por ajo e kupton shumë mirë dhimbjen e këtyre ditëve.
“E dashur motra ime. E di dhimbjen tënde të gjithë këtyre ditëve për humbjen e gjysmës tënde. Gjysmë njeri, gjysmë frymë. Sado afër mundemi të jemi në krahun tënd, prapë ty të mungon krahu yt. Sa shkëlqenit, sa të ndritnin sytë. Deri sa vdekja të na ndajë, kështu thuhet në dashuritë e vërteta dhe kështu ndodh, kështu ndodhi! Nuk kam dashur të të hap plagë e as të kujtoj dhimbjen. Por sot kur ti e kujton, s’mundem të rri pa të ngushëlluar së tepërmi, edhe pse s’kam fuqi të të jap forcë por veç tek Zoti e gjetsh, tek fëmijët tuaj. E fortë qofsh ashtu si dashuria që kishit!”, shkruan Xhensila.
Kujtojmë që pak ditë pas tragjedisë, Besi i dha lamtumirën mikut të tij me një postim prekës ku shkruante: “Lamtumire shoku im i mire.Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe.I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!”

Xhensila Myrtezaj dedikim shumë prekës bashkëshorten e biznesmenit Read More »

Pas 17-vitesh në televizionin ‘Top Channel’Alban Dudushi largohet…

Alban Dudushi është një ndër gazetarët më të njohur dhe ndër më të hershmit në televizionin “Top Channel”.

Ai ka rreth 20 vite karrierë në këtë televizion, por është konfirmuar nga vetë bashkëshortja e tij, Bieta Sulo, se Albani do largohet nga Top Channel.

Së fundmi burime për revistën ‘Who’ konfirmojnë që ai është parë prej ditësh të frekuentojë ambientet e ‘Vizion Plus’ dhe zonën përreth këtij televizioni nën shoqërinë e drejtuesve të tij.

Nuk dihet formati me të cilin do të shfaqet gazetari në ekran, ndonëse mbetet për t’u theksuar se shfaqja e tij në një tjetër logo televizive do të mbetet ndër lëvizjet më të bujshme të sezonit të ri.

Alban Dudushi është ndër figurat themeluese dhe ikonë të ‘Top Channel’, i cili nisi transmetimin në vitin 2001. Ai ka nisur rrugëtimin televiziv si gazetar politik që prej vitit 2001 me emisionin “Ora 0”./noa

Pas 17-vitesh në televizionin ‘Top Channel’Alban Dudushi largohet… Read More »

Njihuni me mbretëreshën e bukurisë arbëreshe

Ditën e sotme në emisionin “Ftesë në Pesë” ka qenë e ftuar në një lidhje me Skype mbretëresha e bukurisë arbërore.

Bëhet fjalë për Francesca Ferrara, 23-vjeçarja nga Hora e Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), e cila ka fituar kurorën e mbretëreshës së bukurisë arbëreshe, ndërsa u shpall “Miss Arbëresha 2020”.

Bukuroshja brune foli shqip, ndërsa tha se ishte shumë e lumtur për titullin e fituar. Ajo tregoi se i pëlqen shumë Shqipëria dhe se do të mësojë dhe ta shkruaj e ta lexojë gjuhën shqipe.

“Jam shumë e lumtur, jam gëzuar që mora këtë kurorë. Nuk kam qenë në Shqipëri, por dua të vij, të mësoj më mirë shqipen, të arrij dhe ta shkruaj dhe ta lexoj. Më pëlqen shumë edhe të vishem me veshjen arbëreshe. Vajzat arbëreshe janë të gjitha të bukura”, tha ajo. Top Channel

Njihuni me mbretëreshën e bukurisë arbëreshe Read More »

A e gjeni dot kush është ky djalosh/ Tani është një nga këngëtarët më të bukur shqiptar

Personazhet publikë publikojnë shpesh fotografi nga fëmijëria, por kurioziteti i publikut vazhdon të jetë i madh për transformimin e tyre.

Një ndër ta edhe Robert Berisha, i cili duket se është bërë nostalgjik për kohën kur ishte në fëmijë dhe ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi kur ishte në adoleshencë.

Edhe pse vitet kanë kaluar, këngëtari nuk duket se ka ndryshuar shumë në pamje.

A e gjeni dot kush është ky djalosh/ Tani është një nga këngëtarët më të bukur shqiptar Read More »

Krenari/ Shqiptarja fiton ‘The Voice Kids’ në Belgjikë

Shqiptarja e talentuar, Gala Aliaj, është shpallur fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Gala, vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt shkëlqeu në ‘The Voice Kids’ në Belgjike duke e fituar kompeticionin, pas javëve të tëra konkurrimi.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yelloë Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore.

Ashtu siç Gala rrëfeu në emisionin “Top Talk”, ditën e sotme, ishte një vendim i minutave të fundit, vetëm 2 minuta para se konkursi të mbyllej, vendim ky që u “kurorëzua” me fitore.

Krenari/ Shqiptarja fiton ‘The Voice Kids’ në Belgjikë Read More »

Ju kujtohet Mimoza Llastica? Ja si duket sot, së fundmi ka bërë një gjest human

Me siguri shumica prej jush e ka parë filmin “Mimoza Llastica”, më vajzën çamaroke që nuk donte të luante me shoqet e saj.

Zhaklina Dhimojani është emri i saj i vërtetë, e cila së fundmi ka bërë një gjest human.

Ajo jeton në zvicër, dhe ka dhuruar disa respiratorë për të prekurit me koronavirus.

Dhurimin e ka bërë përmes ambasadës shqiptare.

POSTIMI I PLOTË I AMBASADËS

E larguar nga Shqipëria në vitet 90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes. Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19.

Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blättler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën. /noa.al/

Ju kujtohet Mimoza Llastica? Ja si duket sot, së fundmi ka bërë një gjest human Read More »

Ja si isha 25 vite më parë

Jonida Maliqi mbetet një ndër këngëtaret më të pëlqyera të publikut.

Ajo njihet për stilin dhe për veshjet e saj të veçanta dhe plot shije.

Jonida prej vitesh është pjesë e skenave shqiptare, me një karrierë të gjatë, e cila nis që nga festivalet e fëmijëve, deri tek prezantimet dinjitoze, në Eurovizion.

Kengetarja e njohur ka treguar për ndjekësit e saj në rrjetet sociale se si dukej 25 vite më parë kur ishte vetëm 11 vjeçe dhe këndonte në skenë këngën me titullin “Dembele”.

Bashkëngjitur videos së hershme të saj, ajo shkruan: “1994, 25 vite më parë, vetëm 11-vjece” .

Kengetarja nuk njihet pothuajse fare më flokët e shkurtra.

Ndërkohë, ndryshimi është i saj i viteve të fundit është pritur mirë, por ka pasur edhe kritika.

Jo të gjithë i shohin gjërat njësoj.

Një komentuese i ka shkruar së fundmi këngëtares: “Je bërë si tranvestit, me të kap ty, zëre se ke kapur një trans”.

Duket ky koment, aspak i këndshëm, nuk ka kaluar pa një përgjigje nga Jonida.

“Më mirë vetja se sa prototipi i vulgaritetit”, – ka qenë përgjigja e saj.

Jonida Maliqi ndonëse nuk ka sjellë kohët e fundit ndonjë projekt të ri, mbetet tepër aktive në rrjetet sociale./NOA.al

Ja si isha 25 vite më parë Read More »