ShowBiz

Aktori i njohur shqiptar kujton ditën e parë të shkollës/ Poston foto, i veshur me stil dhe pa dhëmbë

Duket se rikthimi i nxënësve në bankat e shkollës ka bërë nostalgjikë ata që kanë kohë që e kanë mbaruar. E si pasojë i janë rikthyer fotografive, duke kujtuar vitet më të bukura.

Ditën e sotme, rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të fëmijëve dhe kujtime të të rriturve nga kohët e shkuara. Një nga personat që është bërë nostalgjik sot është edhe Bes Kallaku. Aktori i njohur i humorit ka postuar në “Instagram” një foto shumë të veçantë nga klasa e parë, në të cilën ai shihet përkrah miqve të asaj kohe.
Kallaku ka treguar se fotografia është shkrepur në Fushë Krujë dhe të gjithëve ju ka tërhequr vëmendjen imazhi çamarrok i Besit.

Aktori i njohur shqiptar kujton ditën e parë të shkollës/ Poston foto, i veshur me stil dhe pa dhëmbë Read More »

Ylli Baka: Muzikantët kanë një humbje shumë të madhe

Prej kohësh dasmat dhe aktivitetet muzikore kanë qenë të mbyllura nga qeveria, si masa për parandalimin e pandemisë.

Shumë këngëtarë kanë shprehur pakënaqësi, mbi mbylljen e aktiviteteve muzikore.

Masat janë ende në fuqi.

Këngëtari Ylli Baka tha se më të dëmtuarit janë muzikantët, të cilët askush nuk i ka përmendur.

“Absolutisht unë kam marrë tre paga lufte. Muzikantët sot nuk i ka përmendur njeri, por dua të them se kanë një humbje shumë të madhe”, – tha ai, i ftuar në studion e Abc News.

Moderatori Ermal Peçi e pyeti për situatën e krijuar mbi pagesat dhe mbështetjen e tyre nga paketat e qeverisë.

Baka i shmanget pyetjes, duke bërë humor me moderatorin Peçi.

“Ti e ke emrin Ermal dhe unë e kam zemrën mal”.

Megjithatë, disa këngëtarë kanë zgjedhur t’i përshtaten rregullave të reja, duke këndëar gjatë orarit të ditës./NOA.al

Ylli Baka: Muzikantët kanë një humbje shumë të madhe Read More »

Moderatorja Hygerta Sako publikon foto me vajzën në ditën e parë të shkollës

Dita e sotme është e mbushur me emocione për prindërit dhe fëmijët, pasi e hëna shënoi fillimin e vitit të ri shkollor.

Ndryshe nga herët e tjera, ky është një fillim i pazakontë, ku ndjenja e pasigurisë mbizotëron pasi të gjiithë duhet t’i përshtaten kushteve të reja.

Ndërkohë të shumtë kanë qenë personazhet e njohur publike, të cilët kanë publikuar foto të fëmijëve të tyre në këtë ditë të veçantë.

Moderatorja Hygerta Sako ka zgjedhur të urojë vitin e ri shkollor duke kujtuar ditën e parë të shkollës të disa viteve më parë.

“Sa shumë ka kaluar që nga dita e parë e shkollës”-shkruan Hygerta.

Moderatorja Hygerta Sako publikon foto me vajzën në ditën e parë të shkollës Read More »

Jonida Vokshi: Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë në një dasëm, që rezultoi të ishte e imja

Ditën e sotme mbushet një vit nga martesa mes moderatores Jonida Vokshi, me regjisorin nga Kosova, Besnik Krapi.

Ky përvjetor e gjen çiftin prindër, pas ardhjes në jetë të vogëlushes Emi.

Jonida ka ndarë një fotografi nga dita e dasmës, duke shkruar disa fjalë për të shoqin dhe miqtë që morën pjesë në dasmë, “Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë në një dasëm, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë ditë të paharruar❤.Paçim edhe 100 përvjetore bashkë zemër!”

Jonida u bë nënë më 18 qershor dhe tashmë ndihet mjaft mirë. /noa.al

Jonida Vokshi: Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë në një dasëm, që rezultoi të ishte e imja Read More »

Genta Ismajli është në pritje të ëmbël

Genta Ismajli është në pritje të ëmbël dhe këtë lajm të bukur e ka mbajtur gjatë të fshehtë.

Është ‘Gazeta Express’ ajo që raporton se këngëtarja është në muajin e dytë të shtatzënisë.

Genta është në lidhje prej kohësh me biznesmenin turk, Husen Usta e mesa duket kanë vendosur që të sjellin në jetë frytin e dashurisë.

Vitin e kaluar ajo mori propozimin për martesë nga partneri i saj i cili u kujdes që këngëtarja mos ta harronte asnjëherë atë ditë. Propozimi u bë në urën e Bofsorit dhe çifti shijoi pamjen spektakolare nga fishekzjarret.

“Fëmija im i parë ndoshta vjen vitin tjetër”, është shprehur Genta Ismajli, pak kohë më parë në një intervistë duke na lënë të kuptojmë se shtatzënia paska qenë e planifikuar.

Genta Ismajli është në pritje të ëmbël Read More »

Djali shkon në klasë të parë/ Ermali: Mbaj mënd sa kam qarë unë kur isha sa Joeli!

Ditën e sotme, ka shkuar në klasën e parë edhe djali i aktorit të humorit Ermal Mamaqi dhe moderatores, Amarda Toksa.

Joeli i vogël është ulur për herë të parë në bankën e shkollës, duke nisur rrugëtimin e dijes.

Ami dhe Ermali e kanë regjistruar djalin në një shkollë private, teksa e kanë shoqëruar personalisht.

“Dita e parë e shkollës sot. Mbaj mënd sa kam qarë unë kur isha sa Joeli. Këtu nuk të linin të qaje… As mamatë nuk i linin…

Mbetëm shumë të kënaqur me përgatitjet që stafi dhe drejtuesit e huaj kanë ndërmarrë në këtë vit të veçantë. Ndihemi me fat që në Tiranën tonë mundësohet arsimim i standardeve më të larta britanike. Suksese gjithë nxënësve që filluan sot rrugëtimin e dijes”, shkruan Ermali. /noa.al

Djali shkon në klasë të parë/ Ermali: Mbaj mënd sa kam qarë unë kur isha sa Joeli! Read More »

Ledri flet për planet për dasmën: E dua në plazh, ahengun e bëjnë shokët

Këngëtari Ledri Vula ishte i ftuar në puntatën e parë të emisionit “E diela shqiptare. Shumë shpejt Ledri dhe partnerja e tij, Sara Hoxha, do të bëhen prindër për herë të parë ndaj reperi s’mundi t’i shpëtonte pyetjeve lidhur me gjithë këtë situatë.

Çifti ka menduar të bëjë një dasmë, kjo më shumë për t’i plotësuar dëshirën prindërve të tyre.

“Me dëshirë po, do kemi dasmë. Babi ka qejf, jam veç një djalë, një fëmijë, por nuk e di. Sara nuk e ka me shumë qejf. Më shumë ka qejf familja se ne. Në dasmën time dua të kem shokët, familja po e po, ama dasmën e bëjnë shokët. Do doja të martoheshim në plazh”, ka treguar Ledri.

Por, si e kuptoi ai që Sara ishte e duhura për të? Edhe për këtë, reperi e kishte një përgjigje: “E kuptova me kalimin e kohës. Kur gjen mirëkuptimin, kompromisin, kalon një kohë dhe nuk të hiqet dashuria”.

Reperi shkaktoi emocione kur tregoi se si e kishte ndryshuar bebushja që ende s’ka ardhur në jetë. Çfarë mendoi Ledri kur mësoi se do të bëhej me vajzë?

“A do të jem atje për ta mbrojtur kur ta ngacmojë dikush? Më ka bërë të reflektoj, më ka bërë të sillem edhe më mirë me Sarën”, rrëfeu reperi. Ledri tregoi se ende s’kanë zgjedhur një emër për bebushen, por deri në fund të muajit do ta kenë një ide të qartë.

Ledri flet për planet për dasmën: E dua në plazh, ahengun e bëjnë shokët Read More »

Emina Cunmulaj rikujton kohën e fëmijërisë në atdhe: ‘Këtu sillja lopët dhe i ruaja. S’ka si vendi yt’

Emina Cunmulaj ndodhet sërish në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

MAL I ZI- Emina Cunmulaj është modelja shqiptare që pavarësisht se ka një jetë që të gjithë ëndërrojmë në Amerikë, nuk harron se ku është lindur dhe rritur. Këtë e vërtetojnë dhe veprat e saj, i fundit ishte rasti i zgjedhjeve në Mal të Zi, për të cilin Emina fluturoi 12 orë vetëm të votonte.

Ajo ndodhet sërish në Mal të Zi prej ku ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Emina pozoi në perëndim të diellit duke mbajtur një grusht dhe ku shkruan se kjo është toka e saj e aty u rrit.

“Kjo është toka ime. Këto janë perëndimet më të bukura të diellit. Kjo është toka e jonë. Këtu e rrita trupin, këtu e kalova fëmijërinë, këtu e ndjej veten më të plotë! S’ka si vendi i yt!”– shkroi modelja krahas fotos.
Ajo publikoi dhe pamje të tjera ku tregon vendin ku ka kaluar fëmijërinë.

“Ecja në këto toka më sjell shumë kujtime të fëmijërisë”– shkroi Emina Cunmulaj krahas njërës prej pamjeve.Ndërsa në një tjetër shkroi: “Këtu sillja lopët dhe i ruaja për orë të tëra me kushërinjtë e mi dhe fëmijët e tjerë të lagjes.”

Emina Cunmulaj rikujton kohën e fëmijërisë në atdhe: ‘Këtu sillja lopët dhe i ruaja. S’ka si vendi yt’ Read More »