ShowBiz

Këngëtarja Rozana Radi: ‘Me ikjen e prindërve, frika e v dekjes më ndjek ngado’

Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka zbuluar se në të vërtetë nuk është ashtu është përballur me shumë vështirësi.

Në një postim në Instagram, ajo rrëfen se jeta e përballi me dy humbje të mëdha në moshë të re, të nënës dhe babait, ndaj frika e vdekjes e ndjek kudo që nga ajo kohë.

“Unë mendoj që nuk kam qenë kurrë perfekte! Jeta më ka sfiduar me humbje të mëdha. Humba babin në moshën më delikate e dy vite më vonë nënën time. Me ikjen e tyre, frika e vdekjes më ndjek ngado”- u shpreh ajo.

Rozana është edhe tekstshkruese, aktore si dhe moderatore e suksesshme.

Gjithashtu ajo ka edhe një biznes në emër të saj.

Në dukje jeta e Rozana Radi është perfekte, por këngëtarja shkruan se jeta e saj nuk ka qenë një ëndërr dhe ka pasur pak gëzime në jetë.

Ajo u shpreh se ka pasur ditë në jetën e saj kur nuk blinte dot një paketë cigare.

Gjithashtu thotë se ia ka dalë mbanë me forcat e veta pa ia shtrirë dorën askujt.

“Jeta ime nuk ka qenë një ëndërr dhe ato pak gëzime që kam patur në jetë nuk mi kanë lënë ti shijoj disa “gazetarë”. Shkruaj dhe këndoj të vërteta ndaj shpesh më shihni tek emocionohem kur interpretoj”.

“Kam patur ditë kur nuk mund të paguaja as një paketë cigare, por ja kam dalë e vetme sepse kam menduar gjithmonë me zemër duke mos ja zgjatur dorën askujt,”- shkroi Rozana Radi.

/NOA.al

Këngëtarja Rozana Radi: ‘Me ikjen e prindërve, frika e v dekjes më ndjek ngado’ Read More »

Miriami i shpreh dashurinë Albanit/ ‘Forever’

Janë prej çifteve më të pëlqyera, dhe shpesh shtypi shkruan për ta.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj duken më të dashuruar se kurrë.

Së fundmi, është kujdesur Miriami që të publikojë foton e duarve të tyre dhe me një fjalë të shkruar.

“Forever”, përgjithmonë, shkruhet në foto.

Të dy kanë bashkëpunuar shpesh për të sjellë për publikun këngë të suksesshme.

Miriami i shpreh dashurinë Albanit/ ‘Forever’ Read More »

Gazetari tregon se si i kaluan në llogari rrogën e Eni Cobanit: ‘Mirë që nuk i harxhova’

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, u përball që në hyrje me “ngatërresën” e moderatores së programit.

Pas kohë më parë, Rudina Magjistari, ndërsa ftoi në studio juristen Eni Çobanin, ngatërroi pa dashje mbiemrin duke e prezantuar si Eni Shehu. Pas këtij incidenti të vogël, moderatori Eni Shehu ka reaguar dhe ka treguar se mbiemri i vajzërisë së Eni Çobanit ka qenë Shehu.

Këtë e ka zbuluar për shkak të një gabimi që ka ndodhur shumë kohë më parë kur rroga e juristes kishte kaluar në llogarinë e moderatorit.

“Në studion tonë prezantojmë Eni Çobabin (qesh), Eni Shehun. Më pëlqeu atëhere kur unë i thashë Eni Çobanit, Eni Shehu dhe ti zbulove që Eni Çobani e ka pasur mbiemrin e vajzërisë Shehu”, – i tha Rudina Enit, ndërsa ai rrëfeu se kjo kishte ndodhur rastësisht:

Rastësisht e kam zbuluar këtu në Klan. Më kanë kaluar një herë rrogën e Eni Çobanit dhe shyqyr që nuk e harxhova, se nuk e di ku mund t’i gjeja lekët që t’ia rimbursoja. Nuk e vura re, sepse ishte shumë i shpejtë operacioni financiar, saqë ashtu siç erdhën, ashtu ikën lekët. Unë thjesht e mora vesh nëpër korridore.

Gazetari tregon se si i kaluan në llogari rrogën e Eni Cobanit: ‘Mirë që nuk i harxhova’ Read More »

Këngëtarja shqiptare ‘shp ërthen’ ndaj kolegeve: ‘Boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…’

Këngëtarja shqiptare, Enxhi Nasufi, ka ironizuar të gjitha koleget e saj, që dalin të zhveshura.

Nuk dihet nëse ironinë e ka për ndonjë të veçantë, apo thjesht gjithë industrisë muzikore shqiptare.

Enxhi ka postuar në Instagram një video të këngëtares Kimberli Joye, e cila ka qenë pjesëmarrëse në “The Voice of America” në sezonin e 15-të.

Performanca e jashtëzakonshme e Joye duket se e ka emocionuar Nasufin, që nuk ka nguruar të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj videon dhe ndjesitë që ka përjetuar.

“Jam poshtë shtëpisë, ndonjëherë kam qejf të rri disa minuta vetëm në qetësi dhe rastësisht po dëgjoja këtë video. Ky zë! Jam e lodhur aq shumë po kjo më bëri natën kaq të bukur. Zoti të bekoftë! Më bëre të qaj nga emocionet”, – ka shkruar këngëtarja.

Më pas duke bërë krahasimin me artisten e re dhe të talentuar amerikane, ka ironizuar koleget shqiptare, duke e vendosur theksin tek pamja e tyre.

“Dëgjoni! Na janë shtuar këngëtaret si milingonat. Edhe boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…”, shkroi ajo.

Koleget e saj këngëtare, duke qenë se nuk janë përmendur me emër, sigurisht nuk kanë si të reagojnë për këtë mesazh, por kuptohet, ato që dalin vazhdimisht të zhveshura në klipe, duhet të jenë më të prekurat.

Kujtojmë se Enxhi Nasufi momentalisht punon si moderatore e emisionit “Ora e Tiranës.

Kënga më e fundit që ajo ka publikuar është “Pendimi”, e cila u prit mjaft mirë nga fansat e saj.

/NOA.al

Këngëtarja shqiptare ‘shp ërthen’ ndaj kolegeve: ‘Boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…’ Read More »

‘Bëj një foto me burrin moj se u këpute vetëm’/ Moderatorja Orinda Huta nuk ia ka kursyer një përgjigje të së njëjtës monedhë ndjeksit

Moderatorja e njohur, Orinda Huta është shumë aktive në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka publikuar disa foto nga Lezha dhe ka marrë komente të ndryshme nga ndjekësit.

Një ndër ndjekësit i ka komentuar me ironi: “Bëj një foto me burrin moj se u këpute vetëm”. Moderatorja nuk ia ka kursyer një përgjigje të së njëjtës monedhë, teksa i shkruan se nëse e ka marrë malli, mund të shkojë te llogaria e Turit.

“Po të dogji malli për burrin shko te llogaria e tij, taksirat e ke”, është përgjigjur Orinda.

‘Bëj një foto me burrin moj se u këpute vetëm’/ Moderatorja Orinda Huta nuk ia ka kursyer një përgjigje të së njëjtës monedhë ndjeksit Read More »

Julian Deda feston ditëlindjen: ‘Ndjehem i vlerësuar, i respektuar, i sigurt dhe shumë i llastuar’

Për aktorin e njohur të humorit, Julian Deda, sot ishte një ditë e veçantë.

Julian Deda festoi sot 39-vjetorin e lindjes.

“Faleminderit…!”, shkroi ai pas urimeve të shumta, shumë prej të cilave surprizë, apo edhe dhuratave që mori sot, në këtë ditë të veçantë.

“Sot në 15 Shtatorin e 39 të jetes sime ndjehem tmerrësisht mirë, ndjehem i vlerësuar, i respektuar, i sigurt dhe shumë i llastuar”, – tha Jul Deda.

“E gjithë kjo ndjesi vjen nga fjalët tuaja të mira të rreshtuara në çdo urim, që dërguat sot drejt meje me të gjitha menyrat. Ju jam mirenjohës”.

“Per mua, raporti i drejt për drejt dhe i sinqertë me ju, është jetik, vlen aq shumë sa nuk thuhet me fjalë. Ju kam shumë për zemër.

“Jeni më të mirët…!”, – mbyll mesazhin e tij Julian Deda.

/NOA.al

Julian Deda feston ditëlindjen: ‘Ndjehem i vlerësuar, i respektuar, i sigurt dhe shumë i llastuar’ Read More »

Këngëtarja Fifi reagon pas kritikave për rënien nga pesha: E kam dashur dhe e dua trupin tim

Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik, Fifi, njihej për format e saj dhe pas dëbësimit inspiroi jo pak, sidoemos të rinjtë që janë mbi peshë, apo të shëndoshë.

Këngëtarja bëri gjatë pandemisë dhe verës një ndryshim drastik, duke humbur shumë kile.

Ajo duket se për t’u kujdesur për shëndetin e saj fizik dhe mendor, ka ndjekur një dietë speciale.

Megjithatë ndjekës të shumë e kanë kritikuar për dobësimin.

Një prej tyre i ka dërguar mesazh, ku shprehet se me humbjen e peshës Fifi është bërë njësoj si femrat e tjera.

“Fifi unë shumë të kanë vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ‘ok” të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë”.

“Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat,”- i shkroi ndjekësja.

Këngëtarja u revoltua nga mesazhi dhe e postoi në InstaStory, duke thënë se ajo e dashuron trupin e saj, të shëndoshë, apo elegant. Ndërsa i uroi që Zoti t’u japë dashuri të tjerëve, në vend të vrerit.

“Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim, si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi,”- shkroi ajo, pas mesazhit që duket se nuk i ka pëlqyer këngëtares.

/NOA.al

Këngëtarja Fifi reagon pas kritikave për rënien nga pesha: E kam dashur dhe e dua trupin tim Read More »

Genta Ismajli shtatzënë,fotografohet me barkun e rrumbullakosur

Genta Ismajli është fotografuar në publik dhe duket që barku i është rritur.

Mësohet se artistja është shtatzënë dhe bashkë me bashkëshortin e saj turk janë duke shijuar këtë moment.

Ditën e sotme ajo është fotografuar me barkun e rrumbullakosur në një dyqan lulesh në Zvicër, teksa duket shumë elegante, e veshur me një fustan të zi.

Vetë këngëtarja nuk ka reaguar për shtatzëninë.

Çifti aktualisht është vendosur në Zvicër, aty ku jeton dhe punon biznesmeni . /noa.al/

Genta Ismajli shtatzënë,fotografohet me barkun e rrumbullakosur Read More »