Prej kohësh këngëtarja Elvana Gjata është tërhequr disi nga muzika, duke mos u bërë më pjesë e skenës, por edhe në rrjetet sociale është treguar e rezervuar.
Në orët e fundit ajo ka ndarë një set fotografish, ku shfaq një trup super në formë.
E veshur me bikini bardhë e zi, me kapele në kokë dhe atlete të së njëjtës ngjyrë, këngëtarja vjen sa lozonjare edhe sensuale.
Ajo shihet e buzëqeshur dhe me linja perfekte, të cilat duket se i japin më shumë siguri në vete. /noa.al
Këto janë është diskutuar pafund për ndryshimet që po pëson “Portokallia”, e cila nis sezonin e ri këtë të diele dhe kureshtja është e madhe për të parë se si kanë ndryshuar gjërat me shumë largime nga ky spektakël.
Ikjen e shumë personazheve nga Portokalli’ si duket, e ka komentuar dhe Turjan Hyska, producenti i “Klanifornia”.
“Cikël është e gjitha! Fruti çel, rritet, piqet, kalbet! Nuk është me inat kjo punë!”- shkroi Turi, i cili më vonë publikoi edhe statistikat e shikueshmërisë së “Klanifornias”.
Silvana Bushati, ish-missi ka qenë e ftuar paraditen e sotme në emisionin “Kafsho”, RTV Ora.
Bushati u pyet edhe për përplasjen me transgjinoren Linda Rein, deklaratë së cilës Bushati thotë se vazhdon t’i qëndrojë mendimit se një gjë e tillë nuk është njerëzore.
Por kur vjen puna tek fëmijët, nëse do kishin orentim s eksual të gjinisë së njejte, si shprehet Silavana?
“Tani, ti thuaj qoftë larg… nuk kam asgjë kundra, por që do e pranoja nëse do e bënte të ndihej mirë, edhe pse jam një nënë me mendime të vjetra”, u shpreh Silavana Bushati.
Këngëtarja Fjolla Morina e arr estuar dy ditë më parë nga po licia kufitare e Morinës, pasi iu gjetën dy pistoleta në çantën e dorës, rezulton shtatzënë.
Pas ndalimit nga po licia, ajo përfundoi në spitalin e Kukësit në gjendje të rënduar shëndetësore.
Siç raporton shqiptarja.com, ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzanë.
Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina. 34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të ar mëve dhe mu nicioneve” dhe nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”.
Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambientet e gjykatës, ku Morina do dalë përballë gjykatës ku sigurisht do japi dhe pretendimet e saj. Kërkesën “Arrest në burg”, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por me qwndrim në Belgjikë, Fysnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Muji.
Adelina Ismajli, këngëtarja e mirënjohur është 41 vjeçe. Ajo këtë fakt e pranon gjithë krenari kur miqtë habiten se si është e mundur që një artiste aktive prej dy dekadash në skenë, tashmë nënë, duket njësoj si para 20 viteve.
Për ata që s’e dinë, vetë këngëtarja e njohur Adelina Ismajli e ka deklaruar moshën në një koment që ka bërë poshtë një postimi ku shihet teksa firmos një marrëveshje që nuk ka zbuluar se për çfarë bëhet fjalë.
Përveç deklarimit të moshës së saj, Adelina ka folur për herë të parë publikisht edhe për moshën e bashkëshortit prej vitesh, Val Krasniqit.
Në urimin që Vali i bënte në “Instagram” duke i thënë “Suksese zemër!”, Adelina iu përgjigj: “Val Krasniqi, ti je suksesi im më i madh… Edhe pse 3 vjet më i ri se unë, je i vetmi që ia heq kapelën. T’du zemër”.
Askush nuk e dinte moshën e saktë të bashkëshortit të saj, madje as të këngëtares.
Adelina falë dashurisë së re gjeti edhe stabilitetin e ëndërruar në jetën e saj private.
Këngëtarja ka lënë Kosovën prej dia kohësh, për të nisur një jetë të re në Zvicër.
Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur ndau një moment pranë bashkëshortit të saj, e falënderoi për çdo gjë që ka deri tani në jetë.
“Faleminderit Zot për të gjitha! Dashurinë me të cilën më ke bekuar, familjen time, miqtë e mirë pafund dhe shëndetin. Të dua Val Krasniqi!”, shkruante Adelina poshtë fotos ku po shijonte drekën me njeriun më të dashur të saj dhe djalin e tyre.
Një ditë pas arr estimit, këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar në po licinë e Kukësit se arma e zj arrit pi stoletë tip “Zoraki”, një armë tjetër “pistoletë çakmak”, si dhe 23 fishekët që iu gjetën në çantë, teksa po udhëtonte me makinë, i përkisnin asaj.
Gjatë marrjes në pyetje, Fjolla Morina, ka treguar se ar ma i përket asaj dhe se e kishte atë harruar në çantë.
Pistoleta tip “Zoraki” dhe fishekët janë dërguar për ekspertizë balistike, si dhe gjurmët e gishtave të personave që u ndaluan në kufirin me Kosovën. Më pas ato do krahasohen me gjurmët e dy 29 vjeçarëve, të cilët u kapën bashkë me këngëtaren, në makinë.
“Unë i ndërroj shpesh çantat dhe armën e kisha vënë disa kohë më parë, pikërisht në çantë. E kam harruar aty. Sot e mora çantën pa ditur që pistoleta ishte ende aty brenda dhe udhëtova drejt Shqipërisë” – tha këngëtarja, në dëshminë e saj në policinë e Kukësit.
Çështja penale është regjistruar në Prokurorinë e Kukësit, mbi akuzën e “Trafikimit të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.
Kjo akuzë parashikon një dënim nga 10 deri në 20 vite burg.
Por edhe nëse trafikimi i ar mës nuk është kryer në bashkëpunim, sërish Fjolla Morina, për ar mët që mbante rrezikon një dënim të rëndë, minimalisht me 7 vite b urg.
Njëra prej armëve ishte “pi stoletë çakmak”.
Po licia arr estoi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në makinë tip “Audi” Fjolla Morinën, dhe dy djemtë 29-vjeçarë F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë, si dhe F.S.,29 vjeç, banues për Belgjikë.
Pritet që të hënën gjykata e Kukësit, të zhvillojë seancën gjyqësore, për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të ndaluarve.
Parabu rgimi i Kukësit nuk është i përshatshëm për femrat, ndaj edhe këngëtarja me shumë mundësi, nëse nuk do të fitojë lirinë me kusht, pritet të transferohet në një qeli tjetër, të vendit tonë, deri në mbyllje të hetimeve dhe vendimit përfundimtar.
Këngëtarja Fjolla Morina e cila u arrestua me pistoletë duke hyrë në Shqipëri, nuk është ndjerë mirë në ambientet e paraburgimit në Kukës.
Prangosja e bërë nga uniformat blu, duket se e ka rënduar gjendjen e këngëtares.
Kjo ka bërë që të dërgohet për trajtim në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Këngëtarja Fjolla Morina e arrestuar paraditen e sotme në pikën e kalimit kufitar të Morinës, e kapur me pistoletë në çantë, në momentin e ndalimit shoqërohej nga dy djem.
Bazuar edhe në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.
Këngëtarja e cila ishte nisur drejt Shqipërisë, udhëtonte me dy djem në makinë F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.
Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.
Kjo bëri që policia të arrestojë këngëtaren 34-vjeçare dhe dy të dyshuarit, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.
Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, ndërsa për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Kukësit. /noa.al