ShowBiz

Këngëtari shqiptar në zi,humb njeriun e shtrenjtë

Këngëtari nga Kosova, Getoar Selimi, ka ndarë një lajm të hidhur, duke njoftuar largimin nga kjo jetë të një njeriu të dashur për të dhe të afërmit e tij.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, reperi i njohur ka njoftuar ndarjen nga jeta të xhaxhait të tij.
Selimi ka postuar një foto bardh e zi, ku shfaqet xhaxhai i tij i ndjerë me një vegël muzikore në dorë.

“Lamtumirë Xhaxh!”, shkroi Getoari në foton e publikuar.

Këngëtari shqiptar në zi,humb njeriun e shtrenjtë Read More »

Rikthehet sërish ‘Dua të bëj të lumtur’, Arbana Osmani zbulon ‘surprizat’ e këndshme për ndjekësit

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani njoftoi sot se do të rikthehet në ekran nga janari me sezonin e ri të programit “Dua të të bëj të lumtur”.

Përmes postimeve në Instastory, Arbana ka zbuluar se këtë sezon të ftuar special do të jenë Ledri Vula me Sara Hoxhën.
Kjo do të jetë hera e parë që Ledrin dhe Sarën do i shohim bashkë në ekran. “Ledri Vula bashkë me Sara Hoxhën biles, se vetëm s’e duam ne”, shkruan Arbana.
Arbana zbuloi gjithashtu se i ftuar do të jetë edhe Capital T.

“TrueCapo ishte në plan të vinte që sezonin e kaluar po pandemia na i prishi planet. E sigurt që do të kemi këtë sezon”, shkruan moderatorja.

Rikthehet sërish ‘Dua të bëj të lumtur’, Arbana Osmani zbulon ‘surprizat’ e këndshme për ndjekësit Read More »

Rrudhat problemet më të zakonshme estetike/ Ja maska me niseshte misri që ka të njëjtin efekt si botoksi

Rrudhat janë ndër problemet më të zakonshme estetike. Një shenjë e zakonshme e moshës, shfaqja e rrudhave mund të parashikohet ose përkeqësohet nga zakone të këqija dhe kujdes i dobët i lëkurës.

Rrudhat janë rezultat i procesit të plakjes së lëkurës, i cili çon në humbjen e kolagjenit. Ka shumë kremra dhe trajtime në treg të cilat premtojnë se zhdukin rrudhat, shumica e tyre joefektive ose jashtëzakonisht të shtrenjta.

Më poshtë ju sugjerojmë recetën për një maskë fytyre me bazë niseshte misri, e cila ndihmon në eliminimin e rrudhave dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës, duke pasur një veprim të ngjashëm me atë të botoksit.

Përbërësit: 1 lugë gjelle niseshte misri, 1 lugë gjelle kos natyral, 150 ml ujë, 3 lugë lëng karote.

Përzieni niseshten e misrit me ujin, derisa të përftoni një masë homogjene. Vendosni pjesën tjetër të ujit në një tenxhere në zjarr, pastaj shtoni masën me niseshtenë e misrit dhe vazhdoni përzierjen.

Hiqeni nga soba, lëreni të ftohet dhe më tej shtoni kosin dhe lëngun e karotës. Përziejeni këtë masë derisa të gjithë përbërësit të integrohen plotësisht.

Vendosni maskën në fytyrën tuaj dhe lëreni të veprojë për 40 minuta, më pas shpëlajeni me shumë ujë të vakët. Aplikojeni këtë maskë një herë në ditë për rreth një muaj për të pasur rezultate të kënaqshme. /noa.al

Rrudhat problemet më të zakonshme estetike/ Ja maska me niseshte misri që ka të njëjtin efekt si botoksi Read More »

Ka nisur rivaliteti/ Kush ndiqet më tepër ‘Portokallia apo Klanifornia’

Ka nisur një rivalitet mes dy televizioneve rivale kombëtare, “Top Channel” dhe Tv Klan”, për dy emisionet rivale të humorit.

Ishte Ben Blushi, drejtori i TCH që ndezi i pari debatet, kur pretendoi se audienca e Tv Klan dhe Klanifornia kanë rënë ndjeshëm.

Aktori Julian Deda reagoi, duke sulmuar drejtorin e Top Channel”, përmes një statusi me titull “Beni nuk ecën vetë”.

Ditën e sotme, para pak orësh, Turjan Hyska, producenti i “Klanifornia” në TV Klan, bëri një postim në Instagram, ku shkruante:

“Cikël është e gjitha! Fruti çel, rritet, piqet, kalbet! Nuk është me inat kjo punë!”.

Ai pretendoi se emisioni rival i ka ardhur fundi. Kujtojmë se “Klanifornia” pjesën më të madhe të aktorëve i ka marrë nga “Portokallia”, duke përfshirë emra si Julian Deda, Dalinda Disha, Gentjan Zeneli etj, ashtu sikurse edhe drejtuesja Marina Vjollca ka qenë më herët pjesë e Top Channel.

Tyrjani dukshëm ironizoi Portokallinë dhe bëri dy postime të tjera që tregojnë statistikat e shikueshmërisë së Klanifornia-s.

Duke marrë parasysh gjithë çfarë është përfolur gjatë kësaj periudhe, për një sërë lëvizjesh dhe largimesh të aktorëve të Portokallisë, megjithëse shumë prej tyre kanë mbetur si “thashetheme” ose “lajme të pavërteta”, si rasti i Salsano Rrapit, i cili konfirmoi praninë e tij në këtë sezon të emisionit, postimi i tij u duk si një lloj ironizimi, meqë u përmend emri i një fruti, që mund të lidhet lehtësisht me emrin e programit, “Portokalli”.

Turjani Hysja tha për “Anabel”, pas reagimeve në rrjet, se postimi nuk ka ndonjë lidhje me Portokallinë.

“Nuk është e vërtetë! S’ka lidhje fare. Unë punoj te Klanifornia”, u shpreh ai.

Megjithatë regjisori i “Klanifornia” duket se ka shmangur debatet, por ironia dhe rivaliteti dukshëm është ashpërsuar mes dy emisioneve rivale të humorit, në fillim të sezonit të ri.

/NOA.al

Ka nisur rivaliteti/ Kush ndiqet më tepër ‘Portokallia apo Klanifornia’ Read More »

‘Portokalli’ rikthehet këtë sezon, në ekran me shumë ndryshime

“Portokalli” do të rikthehet në ekran me shumë ndryshime këtë sezon. Një nga largimet që bëri bujë ishte moderatorja e njohur, Xhemi Shehu.

Që prej atij momenti, kurioziteti nga fansat se kush do e drejtojë këtë sezon spektaklin e humorit ka qenë i madh.

Burime për “Who” tregojnë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos. Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”. Këngëtarja ka qenë edhe më parë prezantuese e këtij spektakli krah Salsanos dhe Xhemit e tashmë duket se është gati për t’ju rikthyer kësaj eksperience.

Kujtojmë se edhe për Salsanon qarkulluan zëra se do të largohej, por asgjë nuk ishte e vërtetë dhe këtë e kanë treguar përgatitjet për këtë sezon.

‘Portokalli’ rikthehet këtë sezon, në ekran me shumë ndryshime Read More »

‘Pretendoi se ishte shtatzënë për ti shpëtuar bu rgut, ekoja e dytë e mohon…’

Këngëtarja Fjolla Morina e arr estuar mëngjesin e së shtunës në Morinë duke hyrë në Shqipëri, me dy pi stoleta në çantë, për ti shpëtuar bu rgut pretendoi se ishte shtatzënë.

Për të argumentuar këtë pretendim, ajo paraqiti një eko shtatzënie.

Mirëpo prokuroria kërkoi një verifikim tjetër ditën e sotme, ku ekoja e dytë zbuloi se Fjollla Morina nuk është shtatzënë dhe se ekoja e parë nuk i përkiste asaj.

Këngëtarja ka gënjyer për ti shpëtuar bu rgut, ndërkohë që mjeku që kreu ekon e parë është arratisur drejt Kosovës, duke bërë që ndaj tij të nisë procedimi penal për shpërdorim detyre.

Pritet hetimi dhe shpallja në kërkim e mjekut që dorëzoi ekon e parë si provë.

Bazuar në informacionet e marra nga policia kriminale Kukës, ditën e ndalimit, u kalua në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese këngëtaren Fjolla Morina, 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së këngëtares, po licia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishekë.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistoletë në dukje e dyshuar lodër çakmak.

Këngëtarja dhe dy të ndaluarit e tjerë, biznesmeni nga Kosova i cili jeton në Belgjikë, Fysnik Syla dhe shoferin e këngëtares, Fitim Muji, akuzohen për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /noa.al

‘Pretendoi se ishte shtatzënë për ti shpëtuar bu rgut, ekoja e dytë e mohon…’ Read More »

Kush do prezantojë këtë vit Portokallinë krah Salsanos

Largimet e bujshme nga “Portokallia” kanë qenë në vëmendje të mediave rozë së fundmi. Një nga largimet që u komentua më shumë ishte ai i moderatores Xhemi Shehu. Pas largimit të Xhemit, kurioziteti ka qenë i madh se kush do e drejtojë spektaklin krah Salsanos, i cili duket se nuk do të largohet nga TCH.

Burime për revista “Who” tregojnë se Eneda Tarifa do të jetë ajo që do të prezantojë këtë vit krah Salsanos. Ajo është parë ditët e fundit në ambientet e “Top Channel”, pranë stafit të “Portokalli”.

Këngëtarja ka qenë edhe më parë prezantuese e këtij spektakli krah Salsanos dhe Xhemit e tashmë duket se është gati për t’ju rikthyer kësaj eksperience, por tashmë në skenë do të jenë dy dhe jo tre.

Mbetet për tu parë zyrtarizimi i kësaj lëvizje që do të rikthente në ekran dhe Enedën.

Kush do prezantojë këtë vit Portokallinë krah Salsanos Read More »

Gjykata e Kukësit jep vendimin për Fjolla Morinën

Gjykata e Kukësit ka lënë në arr est shtëpie këngëtaren Fjolla Morina, pasi në çantën e saj u gjendën dy ar më.

Ndërkohë për dy miqtë e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji për të cilët vetë këngëtarja ka thënë se ishin thjeshtë shoqëruesit e saj, gjyqtarja Merita Karaj ka caktuar masën e sigurisë “arr est me bu rg”.

Gjykata e Kukësit jep vendimin për Fjolla Morinën Read More »