ShowBiz

Ikonat mbahen! Margarita Xhepa me shkop e shoqëruar nga Tinka Kurti bëhen pjesë e festës së gazetares

Përmasat e aktoreve të mirënjohura shqiptare Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti, mbi karrierën e tyre artistike, i njeh çdo artdashësh shqiptar.

Dy aktoret e mirënjohura, tani në moshë të thyer, janë shfaqur pak ditë më parë në një ditëlindje.

E ftuar ishte edhe këngëtarja e mirënjohur, Irini Qirjako.

Ndryshe nga Tinka Kurti që mbahej vetë, Margarita Xhepa, tani mbi të 80-at, ecën edhe me ndihmën e një shkopi.

Gazetarja Zenepe Luka ka bërë publike videon, ku edhe në ditëlindjen e saj ishin të ftuara speciale ikonat e filmit dhe teatrit shqiptar.

“Faleminderit mikeve të shtrenjta, miqve të pranishëm në këtë festë, që do të mbetet e paharruar. Aty qaj, aty qesh dhe kercej… Gjykoj se kështu percjell copeza të njerëzores, paqe e mirësi, që kanë. Edhe mbeten pjesë e shpirtit tim, pasuria më e çmuar e jetës” shkruan gazetarja.

“Kjo datë, (ditëlindja e saj, më 2 gusht), mbetet një nga ditët më të lumtura të jestës sime të trazuar. Është kjo një arësye më shumë, që po e bëj publike për ju mike dhe miq, kudo jeni sigurisht, per ju, qe me ndjeni. Mirënjohje!”, ka mbyllur mesazhin gazetarja që ka pasur privilegjin të jetë të ftuara dy nga simbolet e artit dhe kulturës shqiptare, ndër vite.

/NOA.al

Ikonat mbahen! Margarita Xhepa me shkop e shoqëruar nga Tinka Kurti bëhen pjesë e festës së gazetares Read More »

Moderatorja Arbana Osmani gjen surprizën e veçantë në shtëpi (foto)

Moderatorja Arbana Osmani i ka habitur të gjithë me postimin e fundit në Instagram. Ajo shfaqet duke pozuar në shtëpi, e rrethuar nga shumë buqeta me trëndafila, të cilat kanë mbushur sallonin.

“Në këtë pikë, mendoj se kemi në shtëpi më shumë trëndafila se sa lego”, shkruan Arbana teksa nuk e ka bërë të ditur nëse kjo është një surprizë e Eduartit apo diçka tjetër.

Detajet pritet t’i zbulojë vetë moderatorja në postimet e radhës, por ajo që bie në sy është komenti i Xhemit, e cila i thotë: “Për ty paskan qenë të shtunat pra”

“Hahahahaha ke fillu je bo e lezeçme”, ia kthen Arbana.

Moderatorja Arbana Osmani gjen surprizën e veçantë në shtëpi (foto) Read More »

Aktorja e njohur Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë

Aktorja e njohur Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e ka dhënë në mënyrë unike, pa postuar foto të bebit apo të sajën, por një tufë me lule.

Ajo ka postuar një buqetë me lule të bardha të mbështjellë me një mbështjellëse të lehtë të kaltër.

Fotografinë e ka shoqëruar me datën 21.8.2020, datë e cila përkon me lindjen e djalit.

Momentin e lindjes ajo e parapriu me një fotografi duke përgatitur valixhen ku shkruante, “Kurrë më parë valixhe më të bukur nuk kam përgatitur! Mezi presim të t’kemi në krahët tonë i vogli jonë. Mamio dhe babi janë që tani të çmendur pas teje”.

Kujtojmë se Olta prej muajsh tashmë jeton në Spanjë, pranë partnerit të saj. /a.y/noa.al

Aktorja e njohur Olta Gixhari bëhet nënë për herë të parë Read More »

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Ledina Çelo i nënshtrohet testimit për Covid së bashku me vajzën

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Ledina Çelo i është nënshtruar testimit për koronavirus së bashku me vajzën.

Këngëtarja ndodhej me pushime në Shqipëri, madje edhe nga fotot e fundit, ajo tregon se vazhdon pushimet në vendin tonë.

Sot Ledina ka shfaqur në rrjete sociale momentin kur i është drejtuar qendrës shëndetësore ku kryhen testimet.

Në “Instastoryn” e saj Ledina shihet duke biseduar me vajzën, e cila mesa duket ka frikë nga testi.

“Ke frikë që do të na bëjnë testin? Ja ku është ajo”, dëgjohet t’i thotë Ledina vajzës së saj teksa janë duke iu drejtuar me makinë qendrës ku kryhen testimet.

Mësohet se këngëtarja dhe vajza e saj nuk kanë shfaqur simptoma të virusit, por u është dashur testi për udhëtimin, pas mbylljes së pushimeve në Shqipëri.

Ledina me familjen jeton prej vitesh jeton në Gjermani.

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare Ledina Çelo i nënshtrohet testimit për Covid së bashku me vajzën Read More »

Aktori i humorit Gaz Paja ndan foton speciale ‘ Me babon’

Aktori i humorit Gaz Paja ka ndarë një moment mjaft të veçantë në rrjetet sociale.

Ai ka postuar në instastory me babanë e tij, të madhin Luftar Paja teksa pushojnë në jug të vendit.

Babë e bir kanë pozuar të buzëqeshur, ndërsa Gaz Paja e ka shoqëruar foton edhe me një përshkrim. “Me babon”, shkruan Gaz Paja mbi foto!

Aktori i humorit Gaz Paja ndan foton speciale ‘ Me babon’ Read More »

Moderatorja e njohur Bora Zemani i bashkohet Top Channel, zbulohet programi që do të drejtojë

Moderatorja e njohur Bora Zemani, në këtë sezon të ri televiziv do të shfaqet ekranin e Top Channel.

Fotoja që vetë ajo ka postuar nga ambientet e Top Channel, nuk lë vend për shumë hamendësime.

Burime të sigurta konfirmojnë për “revistawho” se pas eksperiencës si drejtuese e disa formateve në “Tring” dhe “Vizion Plus” si “3shat”, “Albanian Designers Competition”, etj., Zemani do të vijë çdo ditë në shtëpitë e shqiptarëve me një format që është bërë i famshëm gjatë sezonit të shkuar.

“Përputhen” rubrika që u dha mundësi vajzave dhe djemve të gjenin shpirtin binjak në “E diell”, do të kthehet tashmë në një emision të përditshëm, sërish me autorësi të Olsa Muhametit.

Formati që u dha famë disa të rinjve që aspironin televizionin, do të drejtohet nga Bora Zemani, por nuk do të mungojnë në të figura të tjera televizive. Olti Curri nuk do të jetë më në poltronin e opinionistit.

Moderatorja e njohur Bora Zemani i bashkohet Top Channel, zbulohet programi që do të drejtojë Read More »

Këngëtarja e mirënjohur Maya në Dukat: Një ditë me emocione të forta në shtëpinë time! (foto)

Këngëtarja e mirënjohur Maya Alickaj vajza nga Dukati nuk harron asnjëhere orgjinën e saj dhe gjithmonë ndan kujtime nga fshati i saj.
Dhe këtë fundjavë ajo ka zgjedh të rikthehet atje në vendin e saj,në shtëpinë ku u rrit.
Këngëtarja ka ndarë me ndjeksit foto me familjarët dhe djalin e saj të vogël të cilat i shoqëron me një koment në të cilin shpreh emocionet e forta në Dukatin ku u rrit.

‘Nje dite me emocione te forta ne shtepine time, ku u rrita ne Dukat…’/orikuminews

Këngëtarja e mirënjohur Maya në Dukat: Një ditë me emocione të forta në shtëpinë time! (foto) Read More »

Këngëtari Ledri Vula i emocionuar, poston foto me Sara Hoxhën: ‘Nuk po ma ndjen që nuk po të pëlqen si ke dalë’

Këngëtari Ledri Vula duket i emocionuar nga fakti se do të bëhet baba, pasi partnerja e tij është shtatzënë.

Këtë të enjte ai ka ndarë një fotografi me Sara Hoxhën, ku duken në një jaht, ndërsa në fokus është barku i rrumbullakosur i saj.

“Nuk po ma ndjen që nuk po të pëlqen si ke dalë”, ka shkruar Ledri.

Ndërkohë Sara, nuk ka ngelur indiferente duke iu përgjigjur, “Mbaje mend po nuk ta ktheva”.

Çifti po shijojnë disa ditë pushimesh së bashku, teksa për pak muaj do të bëhen prindër të një vajze. /noa.al

Këngëtari Ledri Vula i emocionuar, poston foto me Sara Hoxhën: ‘Nuk po ma ndjen që nuk po të pëlqen si ke dalë’ Read More »