ShowBiz

Futbollistit Eros Grezda i shpreh publikisht ndjenjat Oriolës: ‘Jam i dashuruar me ty’ , ja si reagon modelja

Prej muajsh tashmë flitet për lidhjen mes futbollistit Eros Grezda me modelen Oriola Marashi.

Tashmë dy të rinjtë nuk fshihen, madje i shprehin ndjenjat publikisht.

Ka qenë Erosi ai që ka deklaruar se është i dashuruar me Oriolën, teksa kjo e fundit ka publikuar disa fotografi mes frutash, ku shihet mjaft tërheqëse.

“Jam i dashuruar me ty”, komentoi futbollisti në foton e modeles.

Natyrisht Oriola nuk kishte si të rrinte indiferente duke u përgjigjur, “E lumja unë”. /noa.al

Futbollistit Eros Grezda i shpreh publikisht ndjenjat Oriolës: ‘Jam i dashuruar me ty’ , ja si reagon modelja Read More »

Moderatori i njohur Blendi me ‘profesion’ të ri

Moderatori i njohur i emisionin politik “Opinion” ka vendosur që këtë vit t’i bëj pushimet në Shqipëri, i kushtëzuar ndoshta edhe nga situata e pandemisë.

Gjithsesi, ai pasi ka shititur thuajse në të gjitha trevat e vendit tonë, është ndalur së fundmi në Korçë.

Te pazari i vjetër i këtij qyteti, Blendi ka provuar të ushtrojë edhe profesionin e një furrxhiu.

“Furra 170-vjeçare e Pazarit të Korçës”, – ka shkruar aikrahas fotos në rolin e një furrzhiu, për vendodhjen, duke shuar kështu kureshtjen e ndjekësve të tij në rrjetet sociale.

Shumë prej tyre menduan se mos moderatori, me fillimin e sezonit të ri, kishte ndërruar profesion.

/NOA.al

Moderatori i njohur Blendi me ‘profesion’ të ri Read More »

Këngëtari mirënjohur korçar Stefi Prifti poston foto në plazh: Në syzet e mia, pikturuar ishte dielli

“Në syzet e mia, pikturuar ishte dielli…”

Kështu është shprehur Stefi Prifti, përmes një mesazhi që ka shoqëruar foton e bërë publike në Instagram, teksa këngëtarii mirënjohur korçar po pushon në Lukovë të Sarandës.

Në fakt, në syzet e tij reflektohet një vajzë që po kalon aty pranë, çka ka ngjallur reagime nga ndjekësit e tij.

Duket se ajo i ka zënë diellin dhe këngëtari vendosi që ‘pakënaqësinë’ ta ndajë me publikun.

Një nga dy vëllezërit Prifti, i cili kritikoi pak kohë më parë qeverinë për vendimin që ndaloi koncertet në mbrëmje, ka gjetur gjithsesi rehatinë këto ditë.

Madje nga Lukova ai tha sot se është duke punuar për dy këngët e reja, që pritet të dalin në treg shumë shpejt.

Stefi Prifti ka qenë i shoqëruar nga miq të tij të ngushtë gjatë pushimeve dhe sigursisht nuk mund të ndahet prej tij vëllai tjetër, Endri.

Këngëtari mirënjohur korçar Stefi Prifti poston foto në plazh: Në syzet e mia, pikturuar ishte dielli Read More »

Valbona Selimllari bukuri e pastër që s’ka nevojë për filtra make-upi

Ish- misi shqiptar, Valbona Selimllari njihet për bukurinë e saj të pashtershme.

Përmes instagramit, ajo shfaqet më një bukuri të pastër që s’ka nevojë për filtra make-upi.
Valbona është duke shijuar pushimet në Jug të Shqipërisë së bashku me familjen e saj dhe nuk na kursen foto nga momentet e relaksit.

Duket se 47-vjecarja i ka hapur sfidë vajzave të reja , të cilat ndodh edhe që e teprojnë me pamjen për t’u dukur bukur.

Valbona Selimllari bukuri e pastër që s’ka nevojë për filtra make-upi Read More »

Rudina Dembacaj bën dedikimin prekës:Mami dhe babi, nuk do shoh kurrë çift si ju!

Aktorja e njohur Rudina Dembacaj, pak kohë më parë ka humbur të atin, i cili u nda nga jeta pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Por së fundmi ajo është bërë nostalgjike dhe ka publikuar një moment të bukur familjar, që tashmë ka mbetur thjesht një kujtim për të.

Ajo ka publikuar një foto të prindërve, teksa vallëzojnë bashkë. “Mami dhe babi, nuk do shoh kurrë çifti si ju”, shkruan Rudina e prekur në foto.

Gjatë këtyre javëve, ajo ka ndarë momente të ndryshme me babain e saj të ndjerë, ku tregon sa ia ndjen mungesën.

Rudina Dembacaj bën dedikimin prekës:Mami dhe babi, nuk do shoh kurrë çift si ju! Read More »

Revolta e këngëtarit shqiptar në plazhet e jugut: Mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! Derra e dosa

Në fakt, kemi parë që edhe gjatë viteve të tjera plehërat e hedhura vend e pa vend nga shqiptarët vijnë dhe i mbledhin turistët e huaj në vendin tonë.

Në mungesë të tyre, këtë vit duket se kjo problematikë është bërë edhe më shqetësuese.

Këngëtari Landi Hysi, i cili u bë i famshëm nga grupi “West Side Family” po kalon pushimet në bregdetin e jugut, prej nga ku i revoltuar u shpreh se ne nuk bëhemi më si vend.

Këngëtari ka postuar disa video në llogaritë e tij sociale duke reaguar ashpër ndaj disa njerëzve që kanë festuar në jug e i kanë lënë mbeturinat në bregdet.

“Mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! Derra e dosa”, thotë ajo teksa tregon me gisht edhe vendin e mbeturinave.

“Shqipëria është një vend i bukur por me sjellje të tilla nuk kemi për të shkuar asgjëkundi”- shprehet ndër të tjera Landi Hysi.

Në fund ai përdor edhe fjalën ‘legena’ për ata që nuk dinë të sillen, duke penalizuar kështu një pjesë të mirë të shoqërisë shqiptare, e cila vepron ndryshe.

Hedhja e plehrave kudo dhe pa kujdes është një problematikë e vjetër në vendin tonë.

Revolta e këngëtarit shqiptar në plazhet e jugut: Mos ardhshi më këtu e mos e bofshi pikën e hajrit asgjëkundi me këtë sjellje!! Derra e dosa Read More »

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu hu mb njeriun e shtrenjtë: ‘Do të më mungosh shumë’

Dita e sotme ka qenë shumë e tri shtë për këngëtarin Sabri Fejzullahu. Ai ka hu mbur vëllain e tij, Shefki Fejzullahu dhe lajmin e hi dhur e ka ndarë me të gjithë në rrjetet sociale.

Mesazhet ngushëlluese kanë qenë të shumta, edhe nga emra të njohur të skenës shqiptare. Sabriu nuk ka bërë të ditur shkaqet e largimit nga jeta të vëllait të tij, por nëpërmjet një postimi ai shpreh dhi mbjen e madhe për humbjen e njeriut të shtrenjtë.

“Shkove shpejtë abej! Do të më mungosh shumë.Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi! Shpirti yt u bëftë dritë”, shkruan ai në foton ku shfaqet me të vëllain e ndierë./ CNA.al

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu hu mb njeriun e shtrenjtë: ‘Do të më mungosh shumë’ Read More »

Këngëtari i njohur Erik Lloshi dhe bashkëshortja festojnë përvjetorin e parë të martesës: I lumtur që të kam në krahun tim të djathtë shpirt!

Ditën e sotme këngëtari i njohur Erik Lloshi dhe bashkëshortja e tij Romina, festojnë përvjetorin e parë të martesës.

Këngëtari ka ndarë një fotografi nga dasma, duke shkruar fjalë të ndjera për të shoqen.

“I lumtur që të kam në krahun tim të djathtë shpirt. 1 vit me ty…

Dhe shumë vite të tjera lumturi me ty më presin. Të dua shumë”, shkruan Eriku. /noa.al

Këngëtari i njohur Erik Lloshi dhe bashkëshortja festojnë përvjetorin e parë të martesës: I lumtur që të kam në krahun tim të djathtë shpirt! Read More »