ShowBiz

Si asnjëherë më parë, Xhemi Shehu publikon foton e bashkëshortit

Moderatorja Xhemi Shehu gjithmonë është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave jetën e saj private.

Në llogarinë e saj në Instagram, kemi parë herë pas here foto të Xhemit me dy djemtë, të cilët i ngjasojnë shumë mamasë së tyre.
Madje, moderatorja e cila kurrë s’ka ndarë një foto të bashkëshortit të saj, e ka bërë “zemrën gur” së fundmi.

Në një postim në InstaStory, Xhemi ka treguar se e ka kaluar ditën me familjen dhe nga larg ka fotografuar bashkëshortin e saj.

Ai shfaqet duke ecur krah njërit prej djemve të tyre, teksa shijojnë së bashku kohën e familjes.
Partneri i Xhemit quhet Ervis Sula dhe është administrator i një shtypshkronje në Tiranë.

Biznesmeni është shfaqur shumë rrallë përkrah prezantueses në publik, e fotot e të dyve bashkë numërohen me gishtat e të njëjtës dorë.

Si asnjëherë më parë, Xhemi Shehu publikon foton e bashkëshortit Read More »

Rama uron Florin: ‘Edhe 100 sozisë sime gazmore’

Edi Rama ka uruar sot sozinë e tij, në Portokalli, me rastin e ditëlindjes. – “Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve”, – tha Rama.

“Kur ata janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre”, – u shpreh kryeministri, teksa zgjodhi sot të uronte humoristin në ditëlindjen e tij.

“EDHE 100!”

E plotë nga Edi Rama:

FLORJAN BINAJ është një djalë king, me botë të bukur, i talentuar dhe i edukuar, që mes plot talenteve të ekranit të vogël ka spikatur me sozinë time në shfaqjen më popullore e më kreative televizive sipas meje, Portokallia e rekordeve të frikshme të audiencës televizive!

Nuk i kam kuptuar kurrë politikanët e udhëheqësit kur mërziten, e nganjëherë tërbohen nga vënia e tyre në lojë prej komedianëve e karikaturistëve, të cilët kur janë të zotë si Flori e si djemtë e vajzat e Portokallisë, si Sajmiri i Fiksit e i Stopit apo babai i të gjithë brezit të tyre, Agron Llakaj ose Bujar Kapexhiu i vizatimeve satirike, janë një lezet i madh për jetën publike dhe një burim energjish pozitive për konsumatorët e artit të tyre. Arti i tyre ka pasur e ka një fuqi të butë emancipuese e lehtësuese tek ata që i ndjekin dhe Flori është mes atyre që e meritojnë t’u heqësh kapelen, për faktin domethënës se nuk bie në vulgaritetet tipike çedukative të disave brenda atij lloji.

Duke i uruar sozisë time gazmore ditëlindjen dhe shëndetin, forcën krijuese e çdo mirësi e mbarësi për veten e për të dashurit e vet, uroj njëkohësisht që energjitë pozitive të Florit e të kolegëve të tij të talentuar të çdo ekrani, ta ushqejnë sa më mirë publikun në këtë kohë posaçërisht sfiduese për të gjithë.

/NOA.al

Rama uron Florin: ‘Edhe 100 sozisë sime gazmore’ Read More »

Komenti epik i Xhemit, ja si përgjigjet Arbana Osmani

Moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël. Pritet që së shpejti, ajo të sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë.

Arbana Osmani ka djalin Jon nga martesa e mëparshme. Ndërsa pritet të sjellë në jetë fëmijën me partnerin e saj, Eduart Grishajn.

Por duket se pritja e ëmbël e moderatores “nuk paska fund”. Këtë e ka vënë në dukje edhe mikesha e saj, Xhemi Shehu.

Arbana Osmani publikoi një foto me djalin, Jonin që qëndronte i ulur në prehrin e nënës së tij dhe në fytyrë mbante një maskë si për Halloween.

“S’e di juve a ju ka ardhur gjë Halloween-i nja 3 jave para apo vetëm mua?”– shkroi moderatorja krahas fotos.

“Moj po vjen dhe Viti i Ri e ti prapë nuk po lind,”- i komentoi Xhemi Shehu.

Ndërsa Arbana Osmani iu kthye: “Je gazmore si tip, kot nuk thonë.”

Moderatorja e ka mbajtur shtatzëninë e saj shumë private. Ende nuk dihet sa muajshe shtatzënë është dhe gjinia e bebit që do vijë në jetë.

Komenti epik i Xhemit, ja si përgjigjet Arbana Osmani Read More »

Është në një lidhje me një deputet? Aktorja e njohur shqiptare zbulon publikisht të vërtetën

Aktorja Arta Elezaj ishte të shtunën mbrëma e ftuar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Në lojën e fundit të puntatës “Ndaje ose tortën” kaçurrelsja nga Kosova na bëri me dije lidhur me një nga lajmet e fundit për të dhe na zbuloi se si qëndron e vërteta.
Pyetja për të ishte: ”Arta pak kohë më parë u përfol për një lidhje dashurie mes teje dhe një deputeti të Kosovës. Na trego sot në “Shiko Kush LUAN” emrin e tij, ose tortën…”

Lidhur me këtë pyetje Elezaj u përgjigj: “Unë nuk kam asnjë unazë në gishtin tim, e ndër të tjera nuk ka asnjë deputet në skenë.”

Nuk dihet ende nëse Arta Elezaj është në një lidhje, por të paktën mund të heqim dyshimet e lindura për lajmet e fundit.

Është në një lidhje me një deputet? Aktorja e njohur shqiptare zbulon publikisht të vërtetën Read More »

Ka humbur dy prindërit/ Rozana Radi: Ka qenë shumë e vështire për mua sepse më mungon qoftë edhe një përqafim

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Rozana Radi ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Tani mund të këndosh’ tek E Diela Shqiptare.

Ajo ka folur hapur dhe pa doreza për jetën e saj private dhe profesionale. Rozana është shprehur për prindërit se ajo e ndjen që nuk i ka humbur ende, ata janë aty brenda saj.

Rozana Radi: Shumë njerëz më thonë po vuan shumë, nuk po i lëshon dhe realisht nuk kam dashur t’i lëshoj sepse nëse i lëshoj dhe nuk e kujtoj që i kam humbur, atëherë do filloj t’i humbas vërtet. Unë mendoj që nuk i kam humbur ende, fakti që i mbaj brenda vetes. Është e mirë, le të jenë prezent në jetën tonë sepse edhe kur nuk janë, na bëjnë të mendojmë se janë si vetëkoshienca jonë që janë këtu. Me moshë kam arritur t’i balancoj këto gjëra dhe ata nuk do humbin kurrë për mua.

Ardit Gjebrea: Si të ka ndryshuar humbja e tyre?

Rozana Radi: Ka qenë shumë e vështire për mua sepse më mungon qoftë edhe një përqafim. Në një moment të mungon edhe një supë e ngrohtë në shtëpi kur kthehesh. Sa më shijonte ajo supa edhe pse mami e kishte bërë dy ditë para, e kishte ngrohur, i kishte hedhur dhe ndonjë bizele që kishte tepruar nga gjella e djeshme dhe unë e shijoja me një dashuri të pafund sepse e kishte bërë nëna ime.

Këto janë ato detaje të vogla që bëjnë diferencën. Shpesh herë shtëpia ime ka qenë e errët sepse nuk e ka dëgjuar zërin e nënës për të marrë atë gëzimin e madh. Ka qenë e vështirë, por falenderoj Zotin që i kisha mamin për 27 vjet me mua dhe babin për 23. Ka qenë privilegj që jam vajza e tyre.

Ardit Gjebrea: Ti je goca e mamit apo e babit?

Rozana Radi: Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem goca e babit, por nëse do më pyesje se kë do zbrisja në tokë, do thosha nënën, por që do mbetem gjithmonë vajza e babait. /tvklan.al

Ka humbur dy prindërit/ Rozana Radi: Ka qenë shumë e vështire për mua sepse më mungon qoftë edhe një përqafim Read More »

Alban Skënderaj i bën dedikimin e vecantë Miriamit: ‘Pa ty asgjë s’do të ishte e mundur!’

Janë ndër artistët më të preferuar për publikun që prej vitesh i ndjek.

Por po ashtu edhe një shembull i marrëdhënies familjare. Bëhjet fjalë për Alban Skënderajn dhe Miriam Canin.

Së fundmi Albani i ka dedikuar një postim të veçantë bashkëshortes së tij.

“Pa ty asgjë s’do të ishte e mundur. Të dua”, ka shkruar ai.

“Lumë” komentesh krahas fotos së publikuar.

Alban Skënderaj i bën dedikimin e vecantë Miriamit: ‘Pa ty asgjë s’do të ishte e mundur!’ Read More »

Ndizet debati i ashpër mes Lulzimit dhe moderatores së njohur: ‘Meshkujt po bëjnë gjithçka për të arritur diçka një jetë dhe dalin vajza që ja prishin familjen.’

Djem të vegjël në moshë në marrëdhënie me femra më të mëdha”, kjo ishte tema e diskutimit në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell”.

“Gjatë argumentimit të tij, Lulzim Jashari, i cili njihet nga publiku për pjesëmarrjen e tij në ‘PërPuthen 1’, tha se ditët e sotme femrat shohin interesin.
Duke shtuar se shumë femra kanë prishur familjet. Më tej iu drejtua vajzave në studio, se ata po sillen si “virgjëresha”, me argumentimin që bëjnë. Këto fjalë nxitën reagimin e Fjoralbës, e cilësoi mendimin e Lulzimit si një “term injorant”

Lulzim: Ditët e sotme interesi është më evident. Femrat e shohin shumë interesin. Meshkujt po bëjnë gjithçka për të arritur diçka një jetë dhe dalin vajza që ja prishin familjen. Ju po bëni pak si virgjëresha këtu.

Fjoralba: Ça po thua more Lulëzim. S’di bëjnë virgjëreshat. Term më injorant se po bën si virgjëreshë nuk ka.
Lulzim: Ka shumë aspekte. Për këto gjëra nuk është askush dakord, janë fjalë që i prek të gjithë por dua të jem vetvetja.

Ndizet debati i ashpër mes Lulzimit dhe moderatores së njohur: ‘Meshkujt po bëjnë gjithçka për të arritur diçka një jetë dhe dalin vajza që ja prishin familjen.’ Read More »

“Kreu marrëdhënie në shtratin e Melanias”, kush është ish e dashura e presidentit

Zbulohen detaje intime nga jeta e Presidentit amerikan. Carrie Stevens ka treguar se Trump ka pasur një lidhje me mikeshën e saj Karen McDougal, të cilën e braktisi më pas kur zbuloi se ishte në një tjetër marrëdhënie.

Sipas saj, presidenti Trump bëri seks me McDougal në ‘Trump Tower’, prapa krahëve të Melanias, madje në shtratin e tyre martesor.

Më tej, Stevens thekson se ai i tregoi edhe albumet personale, ku shfaqej Trump me Melanian si dhe i fliste për bukurinë e gruas së tij.

Në një intervistë ekskluzive për “DailyMail” Stevens tha: ‘Karen deklaronte se ishte e dashuruar me Donald Trump, por në fakt nuk ishte dashuri. Ajo flinte në të njëjtën kohë edhe me Bruce Wills”.

Pretendohet se lidhja mes tyre ka zgjatur vetëm 10 muaj. Ata janë njohur në vitin 2006, ndërsa në prill të 2007 gjithçka mori fund.

“Kreu marrëdhënie në shtratin e Melanias”, kush është ish e dashura e presidentit Read More »