ShowBiz

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi/ Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj bëhen prindër të një djali

Ishte vetë Eduart Grishaj ai që pak minuta më parë, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ndau një foto për ndjekësit, ku shfaqet duke mbajtur djalin në krahë:

“Lindi Dielli ☀”, shkruan ai.

Teksa zërat për një shtatzëni të moderatores lindën pak më parë, ajo vendosi ta konfirmojë lajmin në maj, në ditëlindjen e partnerit, ku shkroi:

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im binjak, shoku im, personi që ka zemrën time dhe që së shpejti do bëhet baba. Të dua”.

Dyshja ka shprehur edhe më herët se duan që vogëlushit t’i vënë emër shqiptar.

Djali i tyre i madh, Joni tani është mjaft i lumtur që është bërë vëlla i madh.

/NOA.al

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi/ Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj bëhen prindër të një djali Read More »

Eli Fara tregon si u njoh me ish-burrin: U turpërova nga prindërit dhe ai më rrë mbeu…

E ftuar në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ka qenë këngëtarja e njohur Eli Fara. Arditi dhe Eli kanë realizuar një intervistë mjaft të këndshme në qytetin e këngëtares në Korcë, mes këngëve dhe humorit.

Eli Fara për herë të parë ka folur për jetën e saj private, si e ka njohur ish-bashkëshortin dhe arsyen pse u nda nga ai.
Ardit Gjebrea: Nuk ke folur asnjëherë për jetën tënde private, nuk të kam dëgjuar, është një vajzë në jetën tënde, si erdhi, cila është historia?

Eli Fara: Vajza ka ardhur në jetë kur unë isha shumë e re, isha vetëm 18 vjeç, kështu që kuptohet se jam martuar shumë e re në një situatë jo fort komode. Jo fort komode edhe për ta thënë. Unë isha në shkollën e mesme dhe studioja për kanto dhe merrja pjesë në aktivitete kulturore. Shumë shpesh isha për prova në pallatin e kulturës dhe aty kalonin djem çapkënë korçarë. Njëri prej tyre mu qep keq, nuk shpëtova dot.

Ishte dashuria e parë, ato emocionet e para, ndjenjat që të lindnin për dikë që nuk e di se kush është. Unë u dashurova vetëm duke parë pamjen. Ishte çun simpatik dhe nuk mendoja për të tjerat sepse isha adoleshente, nuk më interesonte se kishte një shkollë, profesion apo çfarë punonte, apo se çfarë bënte në jetë. Unë isha 17 vjeç, shumë shpejt familja e mori vesh që unë po dilja me dikë dhe u bë një shqetësim, tërmet i madh.
Jetonim bashkë të gjithë xhaxhallarët e mi, me dajën, me hallat, ishin shumë familje që rrinin bashkë dhe bëheshin me njëri-tjetrin shumë. Fisi bëri një mbledhje të madhe dhe kujtoj që u ndjeva e fyer dhe e turpëruar sepse ndoshta varet nga karakteri dhe natyra, kisha një krenari të tepruar edhe pse shumë e re dhe vendosa që nëse djali do pranonte, unë do ikja nga shtëpia. Ai u tregua i gatshëm dhe ndodhi. Sigurisht tani që jam pjekur, që kam Marinën, nuk jam krenare për atë që bëra, por janë gabime të një moshe shumë të re.

Ardit Gjebrea: Çfarë të bëri që të ikje, dashuria?

Eli Fara: Nuk isha e sigurt nëse më bëri dashuria të largohesha, por u ndjeva e lënduar, e mendova veten që mbas kësaj që ndodhi në qoftë se do rrija, do kisha turp t’i shihja në sy njerëzit e familjes dhe të afërmit dhe nga kjo u nisa. Gjithsesi në mendjen time e kisha që isha e përgatitur në jetë sepse nuk kisha ndonjë jetë me përkëdhelira, si të gjitha familjet shqiptare që janë rritur në vuajtje./tvklan

Eli Fara tregon si u njoh me ish-burrin: U turpërova nga prindërit dhe ai më rrë mbeu… Read More »

Këngëtarja e njohur Eli Fara bën rrëfimin e pazakontë rreth të shkuarës së saj

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka bërë një rrëfim të pazakontë rreth të shkuarës së saj. Si kurrë më parë, ajo ka folur përballë moderatorit Ardit Gjebrea për divorcin nga ish-bashkëshorti, sakrificat me të cilat ka përballur jetën dhe rritjen e vajzës.

“Realisht ka qenë me debate sepse brenda meje fillova të hap sytë për çfarë kisha bërë dhe në të njëjtën kohë prisja shumë edhe nga pala tjetër që të ndërgjegjësohej, prisja shumë nga ai. Kemi pasur debate të shumta siç mund të ketë çdo çift. Nuk ishin të këndshme shumë raste dhe ato raste shpesh më çonin në mendimin që nëse nuk do shkonte, unë do ndahesha edhe pse isha bërë me fëmijë”, ka thënë ajo për marrëdhënien bashkëshortore.

Më tej Eli ka treguar edhe momentin përfundimtar të divorcit, teksa një ditë shkoi në burg dhe ia kërkoi atë ish-bashkëshortit që sapo ishte dënuar me burgim për vrasje. Kjo pasi ishte përfshirë në një konflikt mes grupe në Korçë.

“Jo ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament”, përfundoi këngëtarja.

Këngëtarja e njohur Eli Fara bën rrëfimin e pazakontë rreth të shkuarës së saj Read More »

A ke tradhtuar ndonjëherë? Klodiana Shala i be fason të gjithë me përgjigjen e saj

Klodiana Shala e ftuar mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘Shiko kush Luan’ ka zbuluar detaje edhe nga jeta e saj private.

Atletja e famshme zbuloi se nëse është me një mashkull nuk i hedh sytë tek një tjetër.
Ajo u shpreh se në momentin që pëlqen dikë tjetër, largohet nga parteri që ka.

“Unë në lidhje historikisht nuk kam tra.dhtuar kurrë dhe kur jam e dikë, jam. Në momentin që mund të më pëlqej dikë tjetër i them “Mirupafshim”, siç është bërë,”- tha Klodina Shala.

A ke tradhtuar ndonjëherë? Klodiana Shala i be fason të gjithë me përgjigjen e saj Read More »

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha në shtëpinë muze të gjyshit Enver Hoxha

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha janë zhvendosur për të kaluar disa ditë në qytetin e Gjirokastrës bashkë me vajzën e tyre Hera.

Ata kanë vizituar disa nga godinat historike në këtë qytet.

Ndër to Rezarta vizitoi edhe shtëpinë muze të gjyshit të bashkëshortit të saj, ish-diktatorit Enver Hoxha.

Shkurta ka ndarë edhe foto me ndjekësit nga kjo vizitë ku shfaqet vajza e saj, e cila përkund djepin e vendosur në shtëpinë muze.

Sot është 112 vjetori i lindjes së gjyshit të Ermalit, Enver Hoxha, ish diktatori komunist.

Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj Ermal Hoxha në shtëpinë muze të gjyshit Enver Hoxha Read More »

Këngëtarja Aurela Gaçe feston ditëlindjen: Thonë ‘çdo gjë vjen me moshë’ ,tani vonë e kam kuptuar

Këngëtarja Aurela Gaçe feston sot 46 vjetorin e saj të lindjes.

Ajo ndau një foto në një moment rebelimi, duke thënë se ndihet ende adoleshente, por ka kuptuar se “çdo gjë kërkon moshën e vet”.

“Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime” tha Aurela.

“Tani, jo më!”, shkoi ajo.

“E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua…”

“Të jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën”, – shtoi ajo.

“Ky nuk është pikësynim. Kjo është dëshirë”.

“Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe”.

“Prandaj i thonë “çdo gjë vjen me moshë” ,tani vonë e kam kuptuar.

“Adoleshente përjetë” , tha këngëtarja e njohur për ditëlindjen e saj.

Këngëtarja Aurela Gaçe feston ditëlindjen: Thonë ‘çdo gjë vjen me moshë’ ,tani vonë e kam kuptuar Read More »

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçë feston sot ditëlindjen/ ‘Adoleshente përjetë’

Sot ditëlindja e këngëtares së mirënjohur shqiptare Aurela Gace.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ajo shkruan se si dikur i vendoste vetes disa piksynime , tani jo më.
“E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija” -shkruann nder te tjera diva e muzikes shqiptare.
Edhe 100 vite për këngëtaren energjike dhe shume të dashur për të gjithë!
/orikuminews
Statusi i plotë:

Sot ,46 🥳.
Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime .

Tani ,jo më!
E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua….
Te jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti , këngën, muzikën.

Ky nuk eshte pikësynim. Kjo eshte dëshire .

Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe.

Prandaj i thone “çdo gjë vjen me moshë” 🤣 ,tani vonë e kam kuptuar .

Adoleshente përjete😅🥳🥳🥳🥳🥳🥳

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçë feston sot ditëlindjen/ ‘Adoleshente përjetë’ Read More »

I tha ‘qorre’ konkurentes/ Besa Kokëdhima kritika shefit të muzikës: E papranueshme

Renato Mekolli është përballur me një lum kritikash të forta së fundmi për shkak të emisionit që ai drejton, “Hell’s Kitchen”.

Në episodin e fundit shefi i kuzhinës shpërtheu në të bërtitura ndaj një konkurrenteje për shkak të një gabimi që kishte bërë në pjatën të cilën ajo kishte përgatitur.

Situata u përshkallëzua aq shumë sa ai nisi ta ofendonte dhe madje ta bullizonte, duke përdorur një problem të saj shëndetësor, si për shembull “qorre”.

Kjo gjë nuk është pritur fare mirë nga publiku dhe këngëtarja, Besa Kokëdhima, e ka kritikuar publikisht shefin e kuzhinës.

Pavarësisht se ajo njihet personalisht me të, nuk ka ngurruar që t’i tërheqë veshin për këtë sjellje, që e ka konsideruar të papranueshme.

“Ky është bullizëm dhe duke përdorur një disavantazh fizik bëhet akoma më e rëndë! Je një shef i shkëlqyer, por kjo është e papranueshme”, ka shkruar Besa.

Renato nuk ka reaguar ende pas kritikave të forta që ka marrë, por ai ka treguar gjithmonë se vetë formati e detyron të sillet kaq ashpër dhe se kështu ndodh në të vërtetë në kuzhina.

I tha ‘qorre’ konkurentes/ Besa Kokëdhima kritika shefit të muzikës: E papranueshme Read More »