ShowBiz

Elton Iliriani: ‘Po të ishte gjallë Enveri do të vinte të bënte dashuri me mua’

Elton Ilirjani është një ndër personazhet publik më të komentuar, pasi ka pranuar hapur prirjet e tij seksuale.
Në një lidhje me Skype nga SHBA për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, biznesmeni reagoi ndaj akuzave dhe komenteve negative të qytetarëve lidhur me disa foto provokative. që ka publikuar në rrjete sociale.
“Ngacmimin e bëra qëllimisht se ka një përqindje shumë të lartë të komunistëve të heshtur dhe që flasin”, – tha ai. – “E bëra me qëllimin se Shqipëria nuk reagoi si Rumania, dhe e veja e diktatorit vdiq si një zonjë në mes të Tiranës”.
“Reagimi im erdhi për t’i thënë shoqërisë shqiptare të shkëputet nga njeriu i ndërtuar në komunizëm”.
Biznesmeni “gay” tha se sot politikanët janë të gjithë pasardhës të tyre, “ose janë fëmijë të Bllokut, ose kushërinjtë të Bllokut dhe njerëz të ardhur nga Partia e Punës, një vazhdim i komunizmit i tmerrshëm dhe ti nuk guxon të thuash një fjalë dhe aq më tepër të hedhësh një foto”.

“Shqiptarët nuk kanë mirëqenie dhe kur vjen puna kur iu shajnë liderët bëhen keq”, – u shpreh ai.

“Shqiptarët e duan Enverin. Po të shikosh komentet që bëjnë, vetëm 1 përqind sjellin besimin fetar si problem, ndërkohë të gjithë thonë “Çohu Enver”. Po të ishte gjallë Enveri do të vinte të bënte dashuri me mua, kështu që shqiptarët të qetësohen se nuk janë gjërat ashtu siç duken “, – tha Ilirjani, duke provokuar kësisoj si nostalgjikët e komunizmit, ashtu edhe anti-komunistët.

/NOA.al

Elton Iliriani: ‘Po të ishte gjallë Enveri do të vinte të bënte dashuri me mua’ Read More »

Arbana Osmani bëhet me djalë, Xhemi Shehu i bën dhuratën e veçantë

Para dy ditësh, moderatorja e dashur për publikun Arbana Osmani solli në jetë djalin e saj të dytë të quajtur Diell.

Lajmin e bëri publik, partneri i saj Eduard Grishaj, i cili publikoi një foto në rrjete sociale ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë.
Pas këtij lajmi, shumë urime vërshuan në llogarinë e Arbanës, por nuk munguan as dhuratat.

Pak më parë Arbana ka postuar një foto në Instagram, ku tregon një byzylyk me diell, të cilin siç duket ia ka bërë dhuratë mikesha e saj e ngushtë Xhemi Shehu.

Arbana Osmani bëhet me djalë, Xhemi Shehu i bën dhuratën e veçantë Read More »

Bujar Qamili feston ditëlindjen e tij, ja sa vjeç bën ‘bilbili’ i Shkodrës

21 tetori është një ditë e veçantë për këngëtarin e muzikës popullore Bujar Qamilin, pasi është ditëlindja e tij.

Ai sot feston 57-vjetorin e lindjes.

Muzika e kënduar nga “bilbili” shkodran është një nga më të preferuarat për publikun dhe daljet e tij në skenë priten tërë kërshëri.

Ndërkohë këngëtari është pjesë integrale e dasmave të të rinjve shqiptar, të cilët gjithnjë e më shumë zgjedhin atë në ditën e tyre të veçantë. Gjithashtu kujtojmë që projekti i fundit i sjellë nga këngëtari është “Goca gjithë lezet”.

Bujar Qamili feston ditëlindjen e tij, ja sa vjeç bën ‘bilbili’ i Shkodrës Read More »

Pse u largua nga ‘Shiko kush luan’ Rezart Veleshnja?Aktori reagon për herë të parë

Pak ditë më parë qarkulloi një lajm se krisja e marrëdhënieve me Luana Vjollcën detyroi aktorin Rezart Veleshnja të largohet nga programi “Shiko kush luan”.

Por aktori ka reaguar vetë duke sqaruar se përse vendosi që të braktisë spektaklin.

Ai tregon se arsyeja që u largua ishte koha, sepse ishte shumë i zënë.

Në një postim tjetër, Rezi ka publikuar një portret të Luanës duke treguar se mes tyre gjërat shkojnë shumë mirë. /noa.al/

Pse u largua nga ‘Shiko kush luan’ Rezart Veleshnja?Aktori reagon për herë të parë Read More »

A do të hiqje dorë nga profesioni si aktor për një post politik? Flori jep përgjigjen e zgjuar

Aktori Florian Binaj vazhdimisht ka qenë aktiv në jetën e tij profesionale, ku jemi mësuar ta shikojmë prej vitesh në emisionin Portokalli.

Aktori ka luajtur shumë role në këtë emision, dhe vazhdimisht ka treguar se ai nuk ka rol që nuk e bënë për vete dhe nuk e luan në mënyrën më të mirë të mundshme, këtë e ka bërë edhe me personazhin që ai ka vite që e luan e që është, imitimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Kjo gjë është pritur mirë edhe nga vet Kryeministri, kështu para disa ditëve Flori ka pasur ditëlindjen dhe Kryemistri ka qenë vet ai që ia ka uruar ditëlindjen aktorit personalisht duke e treguar kështu me shumë modesti se nuk e ka aspak problem që imitohet nga një aktor si Florian Binaj.

Kujtojmë se prej 4 vitesh aktori është pjesë e emisionit SHIKO KUSH LUAN me Luana Vjollcën e që është kapiteni i njërës prej skuadrave.

Në njërën nga lojërat në këtë emision aktori është pyetur nga kolegu i tij Çela i njohur ndryshe si Xhoda se: A do e lije profesionin tënd si aktor për një post politik?

“Ditën që politika do i shërbejë popullit ashtu siç i shërben arti, atë ditë po do e lija,” përfundoi aktori.

A do të hiqje dorë nga profesioni si aktor për një post politik? Flori jep përgjigjen e zgjuar Read More »

U bë nënë për herë të dytë, Arbana Osmani ndan foton e ëmbël me ndjekësit

Moderatorja e njohur Arbana Osmani sot u bë nënë për herë të dytë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj Eduarti janë bekuar me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Diell.

Ishte Eduarti ai që publikoi sot një foto të ëmbël me djalin në duar, teksa dha dhe lajmin e gëzueshëm. “Lindi Dielli”, shkruajti ai, ndërsa Arbana në foton e doçkave të vogla shkruan: Një Diell i vogël na shndriti sot. Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua!

Urimet për çiftin kanë qenë të shumta në komente dhe mesazhe private.

U bë nënë për herë të dytë, Arbana Osmani ndan foton e ëmbël me ndjekësit Read More »

Moderatorja zbulon ‘problemin e madh’: ‘I shkreti burrë që do futet në shtëpinë time’

Lei Kraja, moderatorja e njohur sportive e Digitalb, foli sot në “Wake Up” për jetën e saj private.

Ajo nuk e përjashtoi mundësinë që të lidhet me një futbollist ndonëse nuk do e kishte me shumë dëshirë.

Duke qenë se ka lindur në Amerikë, moderatori Isli Islami e pyeti se si është tradita e prezantimit të të dashurit përpara familjes.

“Edhe atje funksionon si këtu, e çojmë në shtëpi, i bëjnë pyetje, investigime.

Mami është sfida më e vështirë për të dashurin. I shkreti ai që do të hyjë në shtëpi se për mamin nuk ka asnjë njeri mjaftueshëm të mirë”, u shpreh moderatorja simpatike.

Moderatorja zbulon ‘problemin e madh’: ‘I shkreti burrë që do futet në shtëpinë time’ Read More »

‘What the f.ck’/ Rudina i tërheq vëmendjen vajzës së Robert Aliajt në emision

Gala, vajza e Robert Aliajt, ishte në një lidhje direkte me skype te “Rudina”, në Tv Klan.

Ajo dha intervistën e parë ekskluzive pas fitores së “The Voice” në Belgjikë.

Gala tha se nuk e priste të ishte fituesja, sepse në fakt kishte shkuar vetëm për t’u argëtuar.

“Kur dëgjove emrin tënd në ato momente, e kujton dot emocionin?”, e pyeti më tej Rudina.

“Thashë What the f*ck”, u përgjigj vajza e Robertit, një përgjigje që habiti moderatoren. Ajo qeshi, duke “i tërhequr vëmendjen”. “Uau! jemi në televizion Gala”, tha Rudina.

‘What the f.ck’/ Rudina i tërheq vëmendjen vajzës së Robert Aliajt në emision Read More »