Analisti i njohur Olti Curri, është pjesë e jurisë në rubrikën “Maskat” në “E Diell”.
Teksa moderatorja Megi Pojani po përshkruante situatën e krijuar si pasojë e vendosjes së maskave me detyrim, duke bërë një paralele me emrin e rubrikës, Olti bëri një deklaratë “thumbuese”.
Ai i bëri thirrje personazheve të show-bizit që kanë kryer ndërhyrje në buzë, që të mos mbajnë maska. Duke shtuar se ato kanë shpenzuar tepër para për “bërjen e buzëve” dhe gjobën e vendosur për mos mbajtjen e maskave e përballojnë shumë mirë.
“Po femrat e show-bizt kanë bërë shumë para buzët, çfarë i kushton të paguajnë gjobën 30 mijë lekë dhe të ekspozojnë buzët e bëra”, tha Olti
Thumbeve të Ori Nebijajt, për prurjet e reja të Top-Chnnael, u është përgjigjur pikërisht njëra prej tyre. Bëhet fjalë për Megi Pojanin, bashkë-moderatoren e rubrikës ‘Maskat’ në ‘E diell’. Përmes një statusi në instastory, pak orë, pasi Nebijaj e konsideroi një ‘shkarravinë’ dhe jo moderatore, Pojani shkruan se nuk e aspak për qëllim të moderojë.
Megi shton se ajo është një fëmijë e lindur në vitin 1996 e nuk i ka ngelur ora në vitet ’80 e në mediasetin italian. Ajo shton se dëshiron të jetë një magji spektaklesh.
“Unë jam fëmijë i ’96. Nuk jam e viteve ’80 dhe s’më ka ngelur ora tek nostalgjia italiane, tek eleganca e mediasetit dhe mina e celentano. Unë jam rritur me Dicney Channel, serialet amerikane e MTV. Unë e adhuroj magjinë, shumë s’është kurrë mjaftueshëm dhe e di mirë si e bëj punën time. Unë dua të jem një magji spektaklesh. Unë nuk moderoj, Unë Megipojanizoj! EVIVAAAA EPOQUE DE MEGHI POZHANIH EVIVA MANICURE EVIVA GROTESQUE,”- shkruan Megi Pojani.
Nuk dimë të themi nëse këtyre replikave, do tu bashkohet edhe ndpnjë tjetër kolege e Pojanit, pas kritikave të Nebijajt./dosja
Këngëtarja e njohur Rozana Radi bën një jetë modeste dhe i siguron vetë të ardhurat që i duhen për të përballuar jetesën. Rozana ka zbuluar për publikun një pjesë të banesës së saj, duke shpjeguar se pse ka vendosur që të banojë me qira. Përmes postimit në rrjetet sociale, këngëtarja ka treguar se lekët e shtëpisë vendosi që t’i investonte tek biznesi i saj.
“Unë e dua shumë shtëpine! (më shume më pëlqen të qëndroj në shtëpi se sa të dal mbrëmjeve) Jetoj në një shtëpi të vogël ( me qira ) pranë motres time . Do thoni ju pse se ke blerë një shtëpi? Kam menduar të invesoj paratë që do blija shtëpinë në biznesin tim, por kjo nuk do të thotë që duke qenë se jam me qera mos të kem ambjentin tim që më qetëson.
Kur hapa biznesin dhe pasi e kuruam me detaje vendosëm të zgjidhnim abazhurët . Ju them me 100 % që ambjenti pervec dritës mori një sharm tjetër. Sot jam e bindur kur them: Sido që të jetë shtëpia juja po zgjodhet abazhurët e duhur e keni zgjidhur bukurinë e saj”, ka shkruar këngëtarja Rozana Radi.
Kur mes një mashkulli dhe një femre lind një ndjenjë dashurie, në fillimet e saj ajo është shumë e fortë. Në çift, thuajse gjithnjë, dikujt i zgjat më shumë dhe dikujt më pak.
Por më së shumti ajo kimi që i lidh çiftet, dikur mbaron. Për shumë çifte, kjo kimi shndërrohet në bashkëjetesë të mirë duke pranuar çdo gjë të njëri-tjetrit.
Por ka plot që përfundojnë pas disa vitesh në ndarje. Një analizë e divorcit në SHBA tregoi se pothuajse gjysma e çifteve ndahen për shkak të pritshmërive joreale.
Keqkuptimet mund të lindin për shkak të aktivitetit të hormoneve në periudhën e parë të marrëdhënieve, ose siç thonë psikologët, periudhës së kimisë.
Kjo fazë mund t’i bëjë njerëzit të verbër, dhe vetëm kur të jetë zhdukur ata do të kuptojnë se partneri i tyre nuk është aq ideal sa mendonin.
Statistikat thonë se kimia në një marrëdhënie nuk ka të bëjë me dashurinë, ka të bëjë me pasionin dhe tërheqjen.
Gjatë studimit që publikoi Bright Side, shkencëtarët kërkuan më shumë se 300 njerëz për t’iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të thotë kimia në një marrëdhënie për ta.
Rezultatet flasin vetë: vetëm 9% e burrave dhe grave e lidhën këtë periudhë me “dashuri”.
Përgjigjet si “reagimet biologjike” dhe “dëshira e ndërsjellë” u dhanë rreth 3 herë më shumë.
Ju nuk e dini se si ndiheni vërtet për një person
Siç rezulton, ne mund ta ndajmë dashurinë në 3 faza të dallueshme: epshi, tërheqja dhe lidhja.
Sipas Helen Fisher, një antropolog biologjik në Universitetin Rutgers, faza e parë, të cilën jemi mësuar ta quajmë “kimi”, nuk është asgjë më shumë se puna e estrogjenit dhe androgjenit, hormonet femërore dhe mashkullore që bazohen në motivimin biologjik për riprodhim.
Më pas, mund të dalë se pritjet e të dy partnerëve ishin të gabuara
Vetëm më vonë, kur hormonet janë qetësuar, do të kuptoni se si ndiheni në të vërtetë për njëri-tjetrin.
Ju mund të kuptoni që partneri juaj nuk është aq perfekt sa dukeshin në fillim.
Ndoshta partneri juaj gërhet me zë të lartë gjatë natës ose nuk duket gjithmonë i kuruar.
Ju mund ta mbani pasionin për më gjatë
Është e mundur të mbash të fortë pasionin në një marrëdhënie, edhe pas periudhës së kimisë.
Mundohuni të veproni sikur të jetë një nga takimet tuaja të para dhe kështu do të vazhdoni të shijoni vetëm mjaltin në qepin tuaj.
Aktori i humorit Behar Mera është përlotur pasditen e sotme, pasi ka parë një video-mesazh nga dy persona, të cilët ai i quan mjaft të shtrenjtë, nipërit e tij.
I ftuar në rubrikën “N’fermë”, në “E diell”, gazetari Ervin Kurti i tregoi aktori një video-mesazh nga nipërit e tij, që i shprehnin dashurinë.
“Kam përgatitur diçka të vogël, në bashkëpunim me Ivën…”- i thotë gazetari dhe i jep tabletin aktorit që të shikojë videon.
Në video, të dy nipërit, dëgjohet të zihen me njëri-tjetrin.
“Është gjyshi i Amarti, jo është i Turit,”- thonë të vegjlit, me dëshirën e madhe për ta pasur secili gjyshin vetëm për vete.
“Zemrat e mia, shpirtrat e mi,”- thotë Behari mes emocionesh.
Ajo ka postuar një foto, ku tregon se i kanë shkuar për vizitë, i fejuar i saj, biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u kap pak kohë më parë në doganën e Kukësit pasi kishte me vete ar.më.
KUKËS- Këngëtarja Fjolla Morina nuk është lënë vetëm nga miqtë e saj teksa vuan masën e sigurisë “arr.est shtëpie” në Kukës. Ajo ka postuar një foto, ku tregon se i kanë shkuar për vizitë, i fejuar i saj, biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u kap pak kohë më parë në doganën e Kukësit pasi kishte me vete ar.më.
Bashkë me Fisnikun në banesën e Fjollës në Kukës, ka shkuar dhe gazetari Milahim Zeka dhe Edlira Qefalija.
“Me miq të mirë, faleminderit për vizitën,”-shkruan këngëtarja.
Këngëtarja Fjolla Morina ka pranuar se me biznesmenin Fisnik Syla, ishte në një lidhje dashurie e se do bëheshin gati për t’u martuar. Gjykata e Kukësit caktoi masën e “arrestit në shtëpi” për Fjolla Morinën dhe “arr.est në bu.rg” me afat 30 ditor për të dashurin e saj pasi iu gjetën dy pis.toleta në çantë.
Moderatorja Albana Osmani është larguar nga televizioni për t’ju përkushtuar një projekti krejtësisht të veçantë.
Ajo foli për një surprizë por nuk zbuloi nëse bëhej fjalë për një projekt televiziv apo diçka tjetër.
Albana ka zbuluar se ka qenë duke punuar për një libër, të cilin tashmë e ka publikuar.
Libri mban titullin “Çika në betejë me inteligjencën artificiale”.
Albana ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e promovimit të librit të saj të parë, ku shprehet tejet e lumtur për këtë sukses.
Gjithashtu, ajo ka bërë me dije se brenda pak kohësh pritet të sjellë dhe versionin në anglisht të këtij libri.
“Libri sapo doli në internet, live në faqen zyrtare albana-osmani.com dhe mund të porositet globalisht nga tani nga çdo vend i botës. Përveç fizikisht në libraritë në Shqipëri: Adrion, Bukinist, Bookland, dhe shumë biblioteka të tjera që ju bëni njoftoj në ditet në vazhdim. Si dhe në Kosovë në libraritë e Dukagjin. (Versioni anglisht i librit do të vije në pak dite kohe, me të gjitha detajet të cilat do t’i bëj publike).”, shkroi moderatorja.