ShowBiz

Miriami tregon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes 13-vjeçare me Albanin

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të pëlqyer të publikut shqiptar.

Ata janë komentuar gjithmonë për marrëdhënien e tyre serioze, duke e paraqitur atë edhe në këngët e publikuara.

Së fundmi, Miriami ka treguar për revistën “Class” sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes së tyre 13-vjeçare.

“Kemi ngulur themele shumë të forta bashkë në këto 13 vite. Kemi kaluar sfida të mëdha bashkë dhe këto na kanë lidhur shumë me njëri-tjetrin. Ardhja e dy fëmijëve në jetën tonë na ka ridimensionuar, lidhur dhe frymëzuar për të qenë akoma më të fokusuar tek e ardhmja dhe lumturia brenda familjes sonë. Jemi një çift i zakonshëm si gjithë të tjerët. Perfeksioni nuk ekziston. Qeshim, qajmë, duhemi dhe grindemi si çdo çift tjetër. Dhe është mirë kështu, sepse këto momente e mbajnë një lidhje gjallë”, u shpreh këngëtarja.

Kujtojmë që Miriami dhe Albani janë prindër të dy fëmijëve, Amelisë dhe vogëlushit Duam.

Miriami tregon sekretin e jetëgjatësisë së lidhjes 13-vjeçare me Albanin Read More »

Ajka e vogël surbrizon babi Besin për ditëlindje

Ditën e djeshme Bes Kallaku festoi 35-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime të pafundme për artistin.

Ai kishte organizuar një festë ku ishin të pranisëhm njerëzit më të afërt dhe fabula e festës ishte “jeta në fshat”.

Ditën e sotme Besi dhe Xhensila kanë ndarë momente të tjera nga festa e mbrëmshme ku momenti më i veçantë ishte shfaqja në monitor e një videoje surprizë për Besin ku shfaqet vajza e tij Ajka që i këndon këngën “Happy birthday to you!”
Ndërsa në videon tjetër vogëlushja shihet duke i thënë babi Besit “Të dua shumë” duke e emociuar pamasë artistin i cili shihet dhe i përlotur në videon e postuar në story nga Xhensila.
Besi dje ndau në rrjetet sociale edhe një mesazh falenderues ku shkruante:

“Ne keto 35 vite jete. Për gjithcka të arritur dhe gjithcka që më është dhënë, falenderimi i takon vetëm Zotit.

Për dhuratën më të shenjtë që mu dha, të japësh buzëqeshje. Në krejt etapat e jetës, në ç’do foto ka një histori. Ç’do histori ka lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset. Atij që do ti jepet, atij edhe do ti kërkohet llogari më shumë, thotë Zoti. Në të gjitha stuhitë e kaluara apo edhe në ata që do vijnë, mos harroni se Ai ka kontrollin e gjithçkaje. Flm per çdo njeri që ka qëne pjesë e imja krejt keto 35 vite. Flm secilit që ka vene edhe nje copës guri ne gjithçka te ndertuar me mund deri sot! Flm prinderve, motres, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës për besimin që kanë në mua. Flm Bubqit, krejt bashkfshatareve te mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen. Në fund te ditës kupton se lumturia e vërtetë është ne të voglat gjëra. Kjo kohë e tanishme na e ka vërtetuar më së miri se sa e rendesishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve! Lumturia ime varet nga secili prej jush. Bekuar qofshi të gjithë që më ndiqni, ju dhe familjet tuaja miq! Perulesisht, Bes Kallaku. Zoti ju rujt! Faleminderit per çdo urim!”./noa.al/

Ajka e vogël surbrizon babi Besin për ditëlindje Read More »

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo me kompozitor personal, personin më të shtrenjtë të jetës së saj

Prej vitesh, këngëtarja e njohur Ledina Çelo po jeton në Gjermani me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.

Vazhdimisht në rrjete sociale ajo tërheq vëmendjen e ndjekësve me jetën e saj super luksoze, shtëpinë moderne e pushimet e shumta në vende të ndryshme të botës.

Ledina është mama e dy fëmijëve, me të cilën ndan shpesh foto e video në rrjete sociale.

Djali i saj duket se ka pasion muzikën si e ëma, ndaj i është përkushtuar më shumë asaj.

Si një kompozitor i vogël, ai ka shkruar muzikë për këngëtaren duke ia bërë zemrën mal.

“Zemra ime po i kompozon këngë mamës”, shkruan Ledina krahas videos.

Disa ditë më parë, Ledina iu rikthye muzikës duke publikuar një këngë të re, e cila titullohet “C’est la vie”.

Me këtë këngë, ajo i ka hequr mallin fansave të saj, të cilëve i kishte munguar prej kohësh.
/NOA.al

Këngëtarja e njohur Ledina Çelo me kompozitor personal, personin më të shtrenjtë të jetës së saj Read More »

Modelja:’Normal që më kanë ngacmuar djemtë e socialistëve dhe PD, por mami thotë që duhet të futet duke bërë simbolin e PD, kështu që djemtë e socialistëve vizën’

Vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda ka fituar vëmendjen e të gjithëve me bukurinë e saj dhe fotot joshëse në rrjetet sociale.

Por deri tani, Ada Deda është munduar që jetën e saj sentimentale ta mbajë private. Së fundmi, modelja seksi ka vendosur të rrëfehet duke treguar se është në një lidhje dashurie, por vendosi të mbante të fshehtë identitetin djalit që i ka rrëmbyer zemrën.

“Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e showbizz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm.

Tani e kuptojmë që jeni të famshme, por në momentin që mohon lidhjen me personin e zgjedhur do të thotë që po mohon edhe atë. Nuk është xheloz, jo fare,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Glamour Zone”.

Si vajzë e një ish-deputeteje demokrate, Ada Deda pranoi se është ngacmuar edhe nga djemtë e socialiste por theksoi se e ëma e saj nuk pranon një mashkull që nuk është me bindje politike demokrate.

“Këto djemtë e famshëm mund të kenë krijuar lidhje, familjet e tyre pse të bëjmë lajme e ti prishim punë. Madje një çifti i famshëm, më kishte ngacmuar djali dhe mbas tre ditësh shikoj që më kishte bërë bllok dhe më mbajti për tre vite derisa u ndanë dhe më zh bllokoi. Normal që më kanë ngacmuar djemtë e socialistëve dhe PD, por mami thotë që duhet të futet duke bërë simbolin e PD, kështu që djemtë e socialistëve vizën,”– tregoi modelja.

Ajo tregoi edhe pagën më të lartë që ka marrë në karrierën e saj si modele, duke thënë se ka qenë rreth 2000 euro.

“Si çdo modele, kam marrë pagesë të ulët. E imja ka qenë 50 euro nga mosha 16-17 vjeçe. Ndërsa pagesa më e lartë ka qenë diku tek 1800-2000 euro,”- u shpreh Ada Deda.

Ndërsa rrëfeu momentin e sikletshëm me nënën e saj, pas një lajmi në media se “Ada Deda ishte zh dukur.”

“Mami është shumë mendjehapur. Kam një histori me mamin, për shkak të një lajmi në portal, isha rreth 17-vjeçe. Unë kisha mbyllur Instagram-in dhe u bë lajm ‘Zh duket vajza e deputetes’. Mami ishte në një mbledhje në Bajram Curr dhe po kthehej në Tiranë, e kishin marrë në telefon dhe i kishin thënë se i vinin keq për ngjarjen, ndërkohë që mami i kishte thënë “Çfarë ka ndodhur” dhe ata iu ishin përgjigjur “Është zh dukur Ada”. Më merr në telefon, por nuk hapa se nuk e kisha parë. Merr motrën, as ajo. Merr vëllain dhe i thotë që jam në shtëpi. Mami i thotë: ‘Thuaj Adës, veç mos ardhsha’,”- tha modelja
/NOA.al

Modelja:’Normal që më kanë ngacmuar djemtë e socialistëve dhe PD, por mami thotë që duhet të futet duke bërë simbolin e PD, kështu që djemtë e socialistëve vizën’ Read More »

‘Ndihem vajza më me fat në botë!’/Dashuria nuk pyet për distanca, Anwar bën gjestin romantik për Duan

Pas qëndrimit të saj në Kaliforni bashkë me të dashurin, Anwar Hadid, në muajin tetor Dua Lipa u rikthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar, ku regjistroi këngën me Miley-n dhe po përgatitet për koncertin virutal.

Por, ndonëse është super e angazhuar, sërish i mungon Anwar.

Më herët këtë javë, ajo ka publikuar në Instagram dy foto, ku në njërën shfaqet Anwar duke e puthur në hundë, ndërsa në një tjetër duke “i shtrydhur” fytyrën me duar. Dyshja duken të dashuruar në maksimum në dy imazhet dhe Dua nuk ka nguruar të tregojë se sa shumë i mungojnë këto momente.

Ndërkohë, të njëjtën gjë mund të themi edhe për Anwar, i cili ndonëse është me milje larg Duas ka bërë së fundmi një gjest shumë të bukur.

Ai i ka blerë asaj lule, gjë të cilën na e ka treguar vetë këngëtarja nëpërmjet një Instastory, ku ka shkruar:

Ndihem vajza më me fat në botë!

A nuk është romantik Anwar? Nuk e dimë se çfarë fshihet pas këtij gjesti, por mund të ketë lidhje me publikimin e këngës së saj të re me Mileyn.

Dy gocat e dogjën dje me “Prisoner”, që po bën namin. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të Mileyt, teksa ato erdhën energjike, joshëse dhe mjaft provokuese në skenat e videoklipit.

Ndërkohë më 27 nëntor, këngëtarja shqiptare do të mbajë koncertin virtual, për të ardhur sa më pranë fansave të saj. Dua e ka dhënë vetë këtë lajm nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo do të interpretojë live ndërsa ky “koncert” do të titullohet “Studio 2054”. Pritet që ajo t’i ndërrojë kostumet dhe skenat ku do të performojë. Gjatë performancave Dua do të shoqërohet nga disa muzikantë, balerinë, akrobatë të ndryshëm, dhe të ftuar specialë, identiteti i të cilëve po mbahet i fshehtë.
/NOA.al

‘Ndihem vajza më me fat në botë!’/Dashuria nuk pyet për distanca, Anwar bën gjestin romantik për Duan Read More »

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e Aurela Gaçes, humb jetën personi i dashur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e Aurela Gaçes, pasi gjyshi i bashkëshortit të saj është ndarë nga jeta.

Aurela dhe dy vajzat e saj kanë qenë të lidhura me të, andaj humbja e tij i ka hidhëruar jo pak.

Këngëtarja ka ndarë një foto krah tij, duke i bërë edhe një dedikim prekës. Ajo shkruan se vajzat e saj e thërrisnin “gjysh” si babai i tyre, Skerdi.

Më tej shton, se i ndjeri u nda nga jeta në një kohë kur në spitale nuk lejohen as vizitat, e fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan.

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh. Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”, shkruan Aurela krahas fotos.

Ajo i ka shprehur ngushëllimet edhe vëllait të Skerdit, artistit John Van Ride, duke i bërë tag, teksa ka shkruar “Ngushëllime xhaxhi Vani!”

Ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen e Aurela Gaçes, humb jetën personi i dashur Read More »

Bes Kallaku feston sot ditëlindjen: ‘Faleminderit Bubqit, krejt bashkëfshatarëve të mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen’

Bes Kallaku feston sot 35-vjetorin e lindjes dhe në këtë ditë speciale e para që nxitoi për ta uruar ishte bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj. Ajo ndau në Instagram, disa nga kujtimet më të bukura që ka me Besin dhe i bëri atij një dedikim mjaft romantik.

“Momentet më të lumtura në jetë i kam kaluar me ty dhe prej teje! Sot ti feston 35-vjetorin, por shpirti yt vazhdon të jetë 3.5 vjeç. Ti që nuk lodhesh kurrë, ti që gjithmonë bën më shumë dhe për veten mendon në fund. Sytë më me dritë që kam parë. Kraharori i paqes, aty ku mbështetem pa frikë. Do të më mungoje edhe nëse nuk do të takoja kurrë”, shkruan Xhensila përkrah fotove me Besin.

Ndërkohë ky i fundit ka shkruar disa fjalë në këtë 35-vjetor për njerëzit e tij më të afërt. Pas qindrave mesazheve të urimit, Besi ka falenderuar një për një personat që kanë besuar në të për gjatë gjithë kësaj kohe, duke nisur nga prindërit e deri tek më e vogla, Ajka. Aktori i humorit nuk ka harruar të falenderojë edhe gjithë bashkëfshatarët e tij të Bubqit, duke u shprehur se nuk do e harrojë kurrë se nga vjen.

“Në këto 35 vite jetë. Për gjithçka të arritur dhe gjithçka që më është dhënë, falenderimi i takon vetëm Zotit. Për dhuratën më të shenjtë që mu dha, të japësh buzëqeshje. Në krejt etapat e jetës, në çdo foto ka një histori. Çdo histori ka lotët dhe të qeshurat e saj, gëzimet, sakrificat dhe sukseset.

Atij që do t’i jepet, atij edhe do t’i kërkohet llogari më shumë, thotë Zoti. Në të gjitha stuhitë e kaluara apo edhe në ata që do vijnë, mos harroni se ai ka kontrollin e gjithçkaje. Flm për çdo njeri që ka qenë pjesë e imja krejt këto 35 vite. Flm secilit që ka vënë edhe një copës guri në gjithçka të ndërtuar me mund deri sot! Flm prindërve, motrës, Ijes, dashurisë së jetës Xhensilës dhe lumturisë së jetës, Ajkës, për besimin që kanë në mua. Flm Bubqit, krejt bashkëfshatarëve të mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen.

Në fund të ditës kupton se lumturia e vërtetë është në të voglat gjëra. Kjo kohë e tanishme na e ka vërtetuar më së miri se sa e rëndësishme është jeta dhe shëndeti i atyre rreth teje, familjes, prindërve dhe gjyshërve! Lumturia ime varet nga secili prej jush. Bekuar qofshi të gjithë që më ndiqni, ju dhe familjet tuaja miq! Përulësisht, Bes Kallaku. Zoti ju rujt! Faleminderit për çdo urim!”, shkruan Kallaku.
/NOA.al

Bes Kallaku feston sot ditëlindjen: ‘Faleminderit Bubqit, krejt bashkëfshatarëve të mi, njeriu duhet ta vlerësojë nga vjen’ Read More »

Ana vë në siklet konkurentin: A je i v irgjër?Ja si përgjigjet ai…

Emisioni “Përputhen” në Top Channel vijon të dhurojë surpriza nga puntatat në puntatë.

Pas transmetimit të takimit të Marisit dhe Sindi, Ana (ajo pak më e vjetra nga koha në emision) tha se djali iu duk sikur nuk ka përjetuar asnjëherë marrëdhënie intime. Ndërkohë Marisi, u shpreh se ai në të kaluarën ka pasur marrëdhënie me femra, por lidhje serioze ka pasur shumë pak. Ndër të tjera, ai theksoi se në një raport me një vajzë që nuk ka përjetuar asnjëherë dashurinë, e në këtë rast iu referuar Sindit, ai ndihet i f rikësuar, pasi i duket sikur përballet me barriera.

Ana: Mua më duket herë herë si djali që nuk ka pasur marrëdhënie seksuale. A je i v irgjër?

Marisi: Të them të vërtetën, ideja aktualisht kur mendoj vajzat e virgjra më trembin pak, se si e mendojnë sa hapa duan, duan siguri, duan më shumë njohje. Unë ndonjëherë e teproj nga ngacmimet, vajzat e virgjra kanë barrierë. Në këtë moshë që jam vetëm një vajzë kam pasur të virgjër. Ishte tepër e bukur marrëdhënie me të. Kam pasur eksperienca, por mund të them që kam pasur shumë pak lidhje serioze.

Ana vë në siklet konkurentin: A je i v irgjër?Ja si përgjigjet ai… Read More »