ShowBiz

‘Plas’ në ‘Për’Puthen’: ‘Pse unë do ia mësoj si të bëj s eks’

Takimi mes Marisit dhe Sindit u komentua në studion e “Për’Puthen” në Top Channel.

Ana (ajo më e vjetra në emision për nga koha) ngriti dyshimet në lidhje me marrëdhëniet intime të Marisit, duke shtuar se djali i ka krijuar përshtypjen sikur është “i virgjër”. Kjo deklaratë u mohua nga Marisi i cili tha se në të kaluarën ka pasur marrëdhënie intime. Në ndihmë të tij u vendos Elvisi, i cili tregoi se kur një vajzë pyetet për pyetje të tilla meshkujt “kryqëzohen”, ndërsa tani në studio sipas tij po ndodhte e njëjta gjë, por nga krahu tjetër.

Ai shtoi se të ishte në vendin e Marisit do të ndihej i fyer. Ndërkaq, Melisa, tha se nuk do të dëshironte të kishte në krahë një mashkull pa asnjë marrëdhënie me femrat, pasi sipas saj, marrëdhëniet intime të bëjnë më të matur si njeri.

Elvisi: Është kryqëzuar një vajzë sepse kemi pyetur për marrëdhënie se ksuale. Po tani pse po ia bëni djalit. Po si do të ndihesh ti po të pyes unë.

Ana: Më pyet.

Melisa: Pse unë do ia mësoj si të bëj s eks. Unë mendoj, por edhe marrëdhënia seksuale e pjek njeriun. Marrëdhënia seksuale e rrit njeriun. Nuk e marr një djalë të virgjër.

‘Plas’ në ‘Për’Puthen’: ‘Pse unë do ia mësoj si të bëj s eks’ Read More »

Gerardi: Ja pse e mbaj bredhin gjithë vitin

Genard Hajdini ishte pjesë e “Ftesë në 5” në Top Channel përmes një lidhjeje në Skype, nga ku tregoi gjithë entuziazmin për pemën e Krishtlindjeve. Ndryshe nga çdo familje tjetër, Genardi dhe Sonida nuk e heqin bredhin pas mbarimit të festave e ky detaj ka ngjallur gjithnjë interes.

I pyetur nga Bieta, Genardi shpjegoi se pas kësaj fshihet një histori.

E gjitha filloi kur OSHE iu preu dritat dhe prej atij momenti Genardi vendosi të mbante për gjithë vitin bredhin në shtëpi.

“I vendosëm për mbarësi, që të mos na ndërpriten dritat kurrë. Zgjoheshim çdo mëngjes sikur kishim Krishtlindje. Ja me kukulla, me kukulla.. me gjëra të bukura”, tha ndër të tjera ai.

Gerardi: Ja pse e mbaj bredhin gjithë vitin Read More »

Aktorja e njohur dhe Sonila Meço kanë një ‘hall’ të madh një ‘fatkeqësi’ të përbashkët

Të punosh në një ambient me bashkëshortin/en, është një tematikë që shihet me skepticizëm nga pjesa më e madhe e shoqërisë, si një bashkëpunim që nuk të jep efikasitet në punë.

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në Rtv Ora, aktorja e humorit, Delinda Disha, tregoi mbi përvojën e saj të punuarit me bashkëshortin.
Sonila Meço: Ne të dyja kemi një fatkeqësi të përbashkët, le t’ia themi publikut, ne të dyja punojmë me bashkëshortët.

Delinda Disha: Dhe unë jam shumë e lumtur për këtë fakt.

Sonila Meço: Kur të pyesin si është të punosh me burrin, duket sikur e kanë përgjigjen brenda. Dhe kur ti u shfaqesh natyrshëm duke u thënë që shiko se është mbështetje, është i rëndësishëm, sidomos për llojin e profesionit që kemi e të bëhet krah në atë që ti bën, kundërpërgjigjia e tyre është një fytyrë që hmm, ose nuk e kuptoke, qenke shumë naive, ose po më mashtron në këtë moment. Tani ta themi troç se jemi dy, si është të punosh me burrin Delinda?
Delinda Disha: Mrekulli. Unë nuk e ndiej fare që jemi në një vend pune me Eldon. Eldo është kostumograf në Klanifornia, dhe gjatë gjithë kohës jemi në diskutime, në debate, për të mirë të punës. E mira është se jemi që të dy energjikë. Thonë që tipat e njëjtë shtyhen, nuk tërhiqen, por me ne ka ndodhur një kimi tjetër, merremi vesh shumë mirë. E kuptojmë njëri-tjetrin dhe pa folur, na mjafton një shikim.

Aktorja e njohur dhe Sonila Meço kanë një ‘hall’ të madh një ‘fatkeqësi’ të përbashkët Read More »

‘“Dëshira ime është të martohem, të gjej burrë. Dasmë 2021, dasmë”’

Vëlla e motër, Genardi dhe Sonida Hajdini, janë tepër të njohur në rrejte sociale.

Videot e tyre gazmore, ku shpesh përfshijnë dhe babain e tyre Paqësorin, tërheqin vëmendjen e fansave.
Dyshja e famshme, ishte e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Ftesë në 5”, ku po flisnin për simbolin e festës së Krishtlindjeve, bredhin e festës.

Genardi dhe Sonida, u pozicionuan tek personat që këtë vit e kanë ndërtuar bredhin rreth një muaj para festës.

Ndërkaq, teksa moderatorja Bieta Sulo, pyeti se çfarë dëshire menduan kur ndërtuan bredhin, Sonida u shpreh se shpreson që përgjatë 2021 të martohet, deklaratë kjo që u shoqërua me të qeshura nga të ftuarit.
“Dëshira ime është të martohem, të gjej burrë. Dasmë 2021, dasmë”, tha Sonida.

‘“Dëshira ime është të martohem, të gjej burrë. Dasmë 2021, dasmë”’ Read More »

Tea xheloze për Andin

Tea reagoi pas takimit të Ana Kaurit dhe Andit, duke thënë se i vjen keq për vajzat për mënyrën se si 24-vjeçari sillet kundrejt tyre. Ajo tha se në takim me të, Andi është shfaqur krejt ndryshe dhe aspak i përkëdhelur.

Ndërkohë Ana, reagoi duke thënë se në asnjë moment Andi nuk është shfaqur i përkëdhelur apo lozonjar, por thjesht ishte një takim standard mes dy të rinjve.

Reagimi i Teas u perceptua si “xhelozi” nga konkurrentët e tjerë, ndërsa 21-vjeçarja deklaroi të kundërtën, duke thënë se ajo ndërhyri për të dhënë mendimin e saj pasi ka realizuar tre takime me Andin.

“Nuk jam xheloze, thjesht është mendimi im. Duke qenë se e njoh më tepër më takon të komentoj, por jo të thuash gjëra që nuk shfaqen”, tha Tea.

Ndërkohë Andi, i pyetur nga moderatorja Bora Zemani se çfarë mendon për Anën, Sindin dhe Tean, hezitoi të përgjigjet, duke theksuar se momentalisht po shfaqet takimi i tij me Anën dhe dëshiron ta respektoj deri në fund këtë gjë.

“Unë jam shfaqur shumë me tre takimet, por tani është takimi i Anës dhe dua të respektoj deri në fund takimin me Anën”, tha Andi./tch

Tea xheloze për Andin Read More »

Reagon Françeska Jaçe: ‘Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar por edhe për ata që kanë gjykuar po ju tregoj arsyen e ak sidentit’

Ish-banorja e “Big Brother”, Françeska Jaçe, ditë më parë u përfshi në një ak sident automobilistik në qytetin e Vlorës.

Media aluduan se Françeska humbi kontrollin e mjetit si pasojë e shpejtësisë dhe më pas përfundoi e përmbysur në rrethrrotullimin e Nartës.

Modelja shqiptare këtë të mërkurë ka treguar të gjithë të vërtetën duke falenderuar të gjithë ata që e uruan dhe e përkrahën pas aksidentit.

“Zoti ju ndihmoftë, faleminderit të gjithëve për telefonatat dhe mesazhet e përzemërta. Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar por edhe për ata që kanë gjykuar po ju tregoj arsyen e ak sidentit nuk ishte as shpejtësia në një zonë të banuar as alkool pasi çdo test ka dalë negativ”.

“Faleminderit të gjithëve për komentet pozitive dhe dua të përmend që komentet negative të trilluara nuk kanë vend në këtë a ksident pasi diskutohet jeta e një njeriu”.

“Natyra ime moskokëçarëse që në fillim të jetës sime publike më bën mos t’i marr për bazë dhe mbi të gjitha nëse kam të bëj me njerëz jo me kafshë”, ka shkruar ajo.

Françeska Jaçe ishte sot te Kisha e Laçit ku ndezi qërinj dhe u pa gjithashtu, duke u lutur. /NOA.al

Reagon Françeska Jaçe: ‘Për të gjithë njerëzit që janë shqetësuar por edhe për ata që kanë gjykuar po ju tregoj arsyen e ak sidentit’ Read More »

Ndjekësja e kritikon për fotot, vajza e këngëtares i kthehet ashpër: ‘Ka disa gra qe s’ka make up t’ju bëjë derman se ju duket negativiteti që në shikim’

Manjola Nallbani është bërë pjesë e revistës “Living” dhe në setin fotografik është shfaqur shumë e kuruar si çdo herë tjetër. Mirëpo fotot e saj nuk janë pëlqyer nga një ndjekëse, e cila ka shfrytëzuar rastin të kritikojë këngëtaren e të tjera artiste.

“Unë s’jam e këtij mendimi dhe nuk më pëlqejnë pozat e kësaj…. Shqipëria ka femra egoiste duan të duken gjithkund….mos harroj që pamjet e këtyre janë nën trukun dhe kurimin e tyre maksimal…kur ka femra shumë natyrale të thjeshta dhe femërore e të ëmbla”, ka shkruar ndjekësja.

Manjola ka vendosur të heshtë, por ka qenë vajza e saj, Megi, që i është kundërpërgjigjur ndjekëses së nënës.

“Nuk pretendoj ta kuptosh, por kjo s’është foto pasaporte që të ketë “thjeshtësi”, është set për kopertinë reviste… Nejse, edhe ti pa qenë person publik fare dhe s’të njeh askush, nuk i like mangut as rruazat, as buzëkuqin, as selfiet dhe as profilin publik për pak vëmendje! Është normale që do të zbukurohesh se je femër, por është tjetër çështje që ka disa gra qe s’ka make up t’ju bëjë derman se ju duket negativiteti që në shikim, po të paktën mos gjyko ato që duken bukur dhe janë me mentalitet 100 vjet para!”, i është kthyer Megi.

Pas saj ka reaguar edhe Manjola duke u shprehur se këto janë foto artistike për një kopertinë reviste dhe se nuk kishte si të shfaqej ndryshe në to. Megjithatë ajo nuk e ka zgjatur më tej këtë çështje duke thënë se kush nuk kupton këtë gjë le të vazhdojë me gjykimet e kota.

“O jeta ime! Njeriu që ndihet plot me veten nuk ja vret sytë shkëlqimi askujt tjetër! Unë natyrisht nuk po dal kështu në rrugë për të blerë presh po janë foto artistike për një koperinë reviste! Në vitin 2020! Dhe jam Artiste! Kush nuk kupton kaq gjë çfarë te thuash përveçse… ky fat na ra!”, shkruan Nallbani.
/NOA.al

Ndjekësja e kritikon për fotot, vajza e këngëtares i kthehet ashpër: ‘Ka disa gra qe s’ka make up t’ju bëjë derman se ju duket negativiteti që në shikim’ Read More »

Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur Rezarta Shkurta feston sot ditëlindjen/Ja sa vjeç mbush…: ‘Më gjeti më bukur se asnjëherë, duke punuar’

Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur Rezarta Shkurta feston sot 34-vjetorin e lindjes.
Ajo mori urime të shumta nga miqtë, fansat dhe familjarët, që i ndau edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.
Por në vend që të festojë, Rezarta Shkurta zgjodhi të punojë dhe kjo për të është vendimi më i bukur.
“Ditëlindja më gjeti më bukur se asnjëherë, duke punuar,”– shkroi këngëtarja në një postim në InstaStory.
Aktualisht, Rezarta Shkurta është shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar biznesit dhe nuk dihet nëse do ketë një rikthim të saj në tregun muzikor.

Ajo është nënë e një vajze, Herës me bashkëshortin, Ermal Hoxhën.
/NOA.al

Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur Rezarta Shkurta feston sot ditëlindjen/Ja sa vjeç mbush…: ‘Më gjeti më bukur se asnjëherë, duke punuar’ Read More »