ShowBiz

Ana largohet nga ‘Për’puthen’ pasi q ëlloi me sh uplakë Fationin

Një nga konkurrentet më të njohura të Për’puthen Ana nuk është paraqitur në emisionin e sotëm, pasi u largua papritur të premten.

Kujtojmë se e gjitha filloi pas takimit të Fatjonit me Melisën, gjë që duket mos t’i ketë pëlqyer shumë Anës, e cila teksa komentonte takimin e tyre u shfaq me disa rezerva. Ajo madje tha edhe se Melisa shihet si “objek seksi” nga Fatjoni.

Ndër të tjera, ajo kishte shkruar edhe disa kritika për Fatjonin që do i lexonte live në emision, por për shkak të kohës televizive iu kërkua nga produksioni ta lexonte të hënën, pra sot.

Mirëpo, Ana nuk e ka pranuar këtë vendim, ajo u largua nga skena, por para se të dilte g oditi me sh uplakë Fatjonin.

Ditën e sotme në nisje të emisionit Bora tha se Ana nuk kishte pranuar të rikthehej në “Për’puthen”, të paktën këtë episod.

Sipas asaj që tha moderatorja, Ana nuk kishte dashur të fliste me asnjë, teksa produksioni kishte komunikuar me shoqet e saj, që kishin pohuar se Ana dëshironte të qëndronte vetëm.

Nuk dihet ende nëse Ana do largohet përfundimisht nga “reality” apo do rikthehet kur të ndihet gati, por mbetet për tu parë.

Fatjoni, nga ana tjetër, tha se nuk e justifikonte veprimin e saj dhe se e respekton Anën si individ por shtoi se nuk ka shkuar në emision për të, por për të gjitha vajzat.

Kujtojmë se Ana është kapur disa herë mat me reperin e njohur Bardhi, duke bërë që të aludohet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë se miqësi por asnjëri prej tyre s’ka reaguar rreth këtyre zërave.
/NOA.al

Ana largohet nga ‘Për’puthen’ pasi q ëlloi me sh uplakë Fationin Read More »

Komenti pikant i Zhakut për nuset e v irgjëra: ‘Tani mund të jetë e v irgjër nga poshtë, por k** nga lart’

Zhaku, moderatorja e njohur e “Kafazit të Artë” ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një dalje pas shumë kohësh.

Ajo foli për herë të parë për krizën në çift pas lidhjes 7 vjeçare me producentin gjerman dhe ribashkimin e ëmbël.

Moderatorja Bieta Sulo e vendosi atë në disa situata të vështira, ku njëra prej tyre u shoqërua me një koment të fortë nga Zhaku.

Në momentin që ajo duhej të komentonte fenomenin e meshkujve shqiptarë që ende kërkojnë nuse te v irgjër, Zhaku tha se i kupton pasi është çështje mentaliteti.

Mirëpo nuk e kurseu as edhe këtë koment pikant.

“Tani mund të jetë e v irgjër nga poshtë, por k** nga lart”, u shpreh ajo, duke befasuar moderatoren në studio./NOA.al

Komenti pikant i Zhakut për nuset e v irgjëra: ‘Tani mund të jetë e v irgjër nga poshtë, por k** nga lart’ Read More »

Shqipja bën deklaratë ‘b ombë’ për njërën nga vajzat e ‘Për puthen’

Shqipe Hysenaj, ish-konkurrentja e “Përputhen”, e cila bëri bujë me përjashtimin e saj nga emisioni, ishte e ftuar “n’Kosovë show”.

Në një intervistë të gjatë, ku iu dha mundësia të tregojë gjithçka që mendon për emisionin dhe konkurrentët, ndër të tjera Shqipja bëri dhe një deklaratë “b ombë”.

Ajo tha se një nga vajzat e “Përputhen” është e lidhur jashtë emisionit. Këtë e konfirmoi edhe Lulzim Jashari, i cili ishte gjithashtu i ftuar.

“S’e kuptoj si një person që është i lidhur jashtë programit, e mban në emision”, tha Lulzimi. “Ah, i përballon dhe dy ajo”, ia ktheu Shqipja, duke zbuluar se bëhet fjalë për njërën nga vajzat, por duke mos parapëlqyer të zbulojë emrin.

Shqipja bën deklaratë ‘b ombë’ për njërën nga vajzat e ‘Për puthen’ Read More »

Valbona Selimllari flet për marrëdhënien me të dashurën e djalit, ja çfarë thotë…

Valbona Selimllari ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “N’fermë”. Në këtë intervistë ajo tregoi edhe një anë të panjohur të Valbonës, e cila foli për marrëdhënien që ka me fëmijët dhe me të dashurën e djalit të madh, Denit.

Ish Miss Shqipëria rrëfeu se është munduar të gjejë balancën mes të qenit shoqe dhe nënë me tre fëmijët e saj. Ndërsa tani ka filluar të provojë edhe ndjesinë e të qenit vjehërr.
E pyetur se si do ndihet kur i biri t’i sjellë një vajzë në shtëpi, Valbona rrëfeu se e ka një eksperiencë, pasi djali i madh e ka një shoqe me të cilën e ka prezantuar.

“Ka një shoqe që kam përshtypjen që e do shumë. Kur ma tha në fillim thashë: ‘Je shumë i vogël’… E kam takuar dhe njihemi. Ajo ndihet shumë mirë me mua”, -u shpreh Valbona, ndërsa fillimisht tregoi se nuk do ta gjykonte kurrë nga pamja partneren e të birit, edhe pse vetë njihet si një nga vajzat më të bukura në Shqipëri.

“Unë nuk e kam parë kurrë si të rëndësishme bukurinë e njeriut. Unë nuk dua të më vijë një vajzë e bukur, dua të më vijë një vajzë e mirë në shtëpi. Por unë do ta dua sido që të jetë përderisa e do Deni. Nuk kam asnjë problem me këtë gjë. Zgjedhjet do të jenë të tij. Ai do zgjedhë, ai do jetojë, ai do jetë i përgjegjshëm, do pësojë… shpresojmë që jo. Unë do jem aty që ta mbështes sa herë që ai të ketë nevojë.”-tha Valbona Selimllari.

Valbona Selimllari flet për marrëdhënien me të dashurën e djalit, ja çfarë thotë… Read More »

Historia e Saimirit/ Njihuni me beqarin e ‘Love Story’, princi modern që do të rrëmbejë zemrat e shumë vajzave

Njihuni me beqarin e “Love Story”, princi modern që do të rrëmbejë zemrat e shumë vajzave. Kështu e bëri produksioni nën drejtimin e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, prezantimin e 33-vjeçarit e ardhur nga Gjermania.

Që pas shfaqjes në premierën e së hënës në spektaklin “Love Story”, djali më fizikun perfekt po komentohet si beqari më yll i momentit. Djaloshi që i ka bërë të gjithë ta diskutojnë, është ai që do t’u japë mundësinë 18 vajzave të njihen dhe të dalin në takime romantike me të.

Ish-futbollisti tashmë biznesmen është xhentëlmeni që ka bërë për vete mijëra shikues e më në fund nuk është më i panjohur. Ai jeton e punon mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, është një financier dhe sipërmarrës i suksesshëm i disa bizneseve.

Pasioni i tij është sporti dhe kjo duket qartë nga fiziku i tij, ndërkohë që sapo ka fituar titulli “princi modern”, pasi 18 vajza kanë hyrë në garë për të. Saimiri është në kërkim të dashurisë së jetës dhe do ta gjejë atë në sytë e gjithë botës, pas këshillës nga e ëma e tij, e cila i ka vënë detyrë që të martohet me një vajzë shqiptare.

Gjatë klipit prezantues, folën për këtë vendim të tij dy prindërit dhe motra më e vogël, e cila i këshilloi vajzat që ta kenë kujdes vëllain, edhe pse në fillim nuk ishte dakord që ai të merrte pjesë në një format të tillë.

Ndërkohë, e ëma, një bionde sharmante, u shpreh se edhe pse djali jetonte i vetëm, ajo sërish nuk rrinte pa i gatuar kekun e tij të preferuar apo pa i bërë gati valixhen kur ai nisej për një udhëtim, si ky i fundit në Tiranë, ku misioni i tij është të gjejë gruan e jetës.

Nga ana tjetër, babai, të cilin Saimiri e cilësoi modelin e tij, u shpreh se me të birin janë më shumë si shokë sesa si babë e bir. Por edhe pse nga produksioni nuk u përmend fakti që Saimiri është djali i dy prindërve të divorcuar, në klipin e transmetuar në ekran, ra në sy që intervistat prindërit e tij i dhanë të ndarë dhe nga ambiente të ndryshme.

Për këtë histori personale të mbajtur të fshehtë, burime për “Panorama Plus” kanë treguar se e vërteta është që prindërit e tij janë të divorcuar dhe kanë rënë dakord jo më njëri-tjetrin, por secili me djalin, që ai të merrte pjesë në këtë program.

Lind pyetja se ç’e shtyn një djalë me një histori divorci të familje të besojë në dashurinë e përjetshme, aq më tepër ta kërkojë atë në një show?

Gjithsesi, përgjigjen ndoshta do ta japë vetë Saimiri në javët në vazhdim, ndërkohë që sa u përket preferencave për partneres e tij, ai tha se nuk ka rëndësi nëse ajo është brune apo bionde, mjafton ta tërheqë dhe të jetë një “lady” në plot kuptimin e fjalës.

E për ta plotësuar përshkrimin e tij, “Panorama Plus” sjell detaje të pathëna deri tani në program. Ai ka një profil në internet si futbollist, në pozicionin e mbrojtësit në fushë.

Ndër të tjera shkruhet se ka lindur në 27 gusht 1988 në Tiranë dhe në moshën 8-vjeçare është vendosur me familjen në Manhajmi të Gjermanisë.

Është 1.89 m i gjatë dhe përveç skuadrave gjermane, në 2010 ka luajtur për Tiranën, që e kujton si eksperiencën më të bukur në karrierën e tij si futbollist.

SAIMIRI KËRKON NUSE NË MOSHËN E KRISHTIT, TË FSHEHTAT E DJALIT QË KA MODEL BABANË

Saimir Kasemi, “dhëndri” i spektaklit “Love Story” e thënë me gjuhë të thjeshtë është “syper ylli”, që po kërkon nuse në ekran. Biznesmeni 33-vjeçar po hedh kërë hap të rëndësishëm në moshën që konsiderohet “mosha e Krishtit”, ndërkohë që model jete ka vetëm babanë e tij, Petrit Kasemi.

Është pikërisht djaloshi beqar, i cili për plot 15 javë do t’ju mbajë para ekranit me pranimet dhe refuzimet e tij. Saimiri ka një histori të gjatë jete për të rrëfyer.

Nga ato që ngjajnë me të paktën treçerekun e familjeve shqiptare që kanë një histori emigrimi, ama është edhe mjaft e veçantë në rrugëtimin unik që Saimiri dhe familja e tij kanë bërë gjatë këtyre dekadave të vështira për të gjithë shqiptarët.

Ai është larguar në Gjermani me familjen kur ishte vetëm 8 vjeç. Asokohe, natyrisht, nuk i kuptonte aq mirë vendimet e prindërve dhe familjes, por vite më vonë, do ta vlerësonte shumë sakrificën e tyre për një të ardhme më të mirë, që ai ka sot.

Saimiri është diplomuar për financë dhe së bashku me familjen ka në zotërim disa biznese të suksesshme në Gjermani, në sektorin e restoranteve, por po ashtu menaxhon edhe një kompani taksish. Veç profesionit, i pëlqen shumë të udhëtojë dhe të merret me aktivitet fizik, kryesisht palestër.

Modeli që e ka frymëzuar gjithmonë ka qenë babai i tij. Futbolli ka qenë ëndrra e tij e parë, ka luajtur me skuadrat gjermane si Manheim dhe Stuttgard, por emocionin që i ka dhënë momenti kur ka luajtur për skuadrën e Tiranës, ka qenë i pakrahasueshëm. Biznesmeni që ka lënë pas disa histori dashurie, si u bë pjesë e “Love Story”?

Lind pyetja se ç’e shtyn një djalë si Saimiri që në dukje ka gjithçka, të vijë dhe të kërkojë partnere në një show televiziv. Vetë Saimiri tha se kishte marrë një ofertë të tillë më parë nga një televizion gjerman, por që e kishte refuzuar pasi partneren do ta ketë shqiptare. Që në fillim nëna dhe babai e mbështetën dhe i dhanë bekimin e tyre, ndërsa motra ishte pak skeptike për këtë pjesëmarrje.

Nuk zgjati shumë, sepse shpejt edhe ajo u bind se ky program vlente për Saimirin, por dhe vëllai i saj ishte i duhuri për programin. Saimiri është një poliglot që flet 4 gjuhë të huaja, por me siguri, deri në fund, do të perfeksionojë më shumë gjuhën e dashurisë. I rritur, edukuar, shkolluar dhe me karrierë në Gjermani, ai vendosi të gjejë fatin e tij në Shqipëri.

Sa i përket tipit, konsiderohet një person i thjeshtë, i shkolluar, kavalier, me shpirt të ndjeshëm dhe empatik. Protagonisti 33- vjeçar është eksplorator i realiteteve të reja, i ka rënë përqark botës dhe adhuron sportin. Ai ka lënë pas krahëve disa histori dashurie, por beson fort te dashuria e vërtetë.

Familja e tij ka qenë entuziaste kur mësoi pjesëmarrjen e tij në këtë spektakël dhe e kanë mbështetur idenë që ndoshta Saimiri në Gjermani do t’u kthehet me një partnere nga Shqipëria. Sa i përket përzgjedhjes në paskuintat e “Love Story” ka plasur sherri i madh mes vajzave.

Janë motrat binjake Silvana dhe Albana Xhani, të cilat kanë denoncuar faktin që pas mbylljes së puntatës së parë vajzat e kanë pushtuar Saimirin me prekje e ngacmime, kush e kush t’i tërhiqte vëmendjen.

Dy motrat që kanë hyrë në këtë garë për këtë “princ modern”, kanë kritikuar edhe Saimirin, pasi e kanë cilësuar si një mashkull të dobët që pranoi sjelljen e konkurrenteve, që sipas motrave, ishte e degraduar.

“E lëshoi veten”, thanë motrat binjake, duke u shprehur të zhgënjyera nëse nga një mashkull i tillë mund të pritet seriozitet dhe besnikëri.

Motrat binjake e nxorën edhe Saimirin në ‘tabelën e turpit’, ndërkohë që morën edhe përgjigjen nga rivalet të cilat thanë “se të dyja motrat janë të marrosura pas Saimirit njësoj! Le të shohim se si do të vazhdojë kjo “luftë”!/Panoramaplus.al

Historia e Saimirit/ Njihuni me beqarin e ‘Love Story’, princi modern që do të rrëmbejë zemrat e shumë vajzave Read More »

Këngëtari i njohur: ‘Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe k urvëria’

Këngëtari i njohur Erik Lloshi është një ndër 26 pjesëmarrësit e “Festivalit të 59 të RTSH”.

Kënga e tij titullohet “Jo” dhe trajton tematikën e abortit.

Së fundmi, me anë të një statusi në rrjete sociale, Erik Lloshi ka lënë të kuptohet se është zhgënjyer shumë nga festivali.

“Ore ka mbaru festivali apo ça po ndodh? Ça turpi është ky shtet! Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe k urvëria.

Muzika ka vdek me kohë. S’ja vlen më”, ka shkruar ai.

Këngëtari i njohur: ‘Më vjen për të vjellë që jap kontributin tim në muzikë për këtë shtet, ku mbizotëron mendja mediokre dhe k urvëria’ Read More »

Këngëtarja Valbona Mema realizon ëndrrën e fëmijërisë

Mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel, ishte e ftuar këngëtarja Valbona Mema. Skuadra e emisionit kishte menduar që për këngëtaren të plotësonte një ëndërr të fëmijërisë së saj.

Ëndrra e saj ka qenë që të bëhej police dhe nuk kishte si mos “shndërrohej” sot në një police mjaft seksi.

Mema u kthye në një police tepër të bukur e fisnike dhe kishte për detyrë të jepte disa dënime ndaj pjesëtarve të skuadrës kundërshtare.

E gjithë situata e krijuar shkaktoi të qeshura e kënaqësi për të gjithë të pranishmit në skenë.

Këngëtarja Valbona Mema realizon ëndrrën e fëmijërisë Read More »

A është në një lidhje Ervin Salianji, përgjigja e tij…

A është në një lidhje Ervin Salianji? Po, por se me kë, ende nuk dihet! Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës.

Ai mori pjesë në një nga sfidat e prezantueses, sipas së cilës duhet t’i përgjigjej sa më shumë pyetjeve ndërkohë që hapte petë për byrek.

Pyetjet i bënte aktori i Portokallisë, Florian Binaj. Mes pyetjeve të shumta, ishte edhe: “A po bashkëjeton me njeri tani?”

“Pa diskutim që po,” tha Salianji. Ndërsa kur Binaj e pyeti se “Me kë?”, Salianji dha një përgjigje diplomatike: “Me byrekun tani”, duke qenë se po hapte petët për byrek. Gjithses, një gjysmë përgjigje, ish-deputeti e ka dhënë, duke pohuar se është në një lidhje. /noa.al/

A është në një lidhje Ervin Salianji, përgjigja e tij… Read More »