Lajmi i fundit

Gruaja në videon me Safet Gjicin pati një histori me zyrtarin e lartë që vdiq 50 vjeç nga infarkti

Gruaja që shfaqet në videon me Safet Gjicin ka patur më herët në shënjestër zyrtarë të tjerë të lartë.

Një burim që njihet me një nga viktimat e saj, tha se në të paktën një rast, shantazhi për t’i marrë viktimës shuma parash me videot e regjistruara, ka shkaktuar edhe probleme të rënda.
Burimi tregoi se një rast tipik ka qenë ai i një ish-zyrtari që ka mbajtur poste të larta, ndër të cilat post drejtues në një nga qytetet më të mëdha të vendit.

Ai sot nuk jeton më, ndërroi jetë nga infarkti papritur në moshën vetëm 50 vjeçare.

Në kohën e episodit fatal që i mori jetën, ai ka patur një histori pikërisht me A.K., 40 vjeçaren e shfaqur në videon me Safet Gjicin, e cila në atë kohë ka qenë rreth 33 vjeç.

Sipas burimit, A.K. është prezantuar fillimisht zyrtarit të lartë, si franceze. Njohja është thelluar më pas me biseda të gjata me mesazhe telefonike. Gjatë njërës prej këtyre A.K ka arritur t’i bëj zyrtarit një regjistrim video duke u masturbuar.

Video është përdorur më pas për t’i bërë atij presion.

“Kur ai ka zbuluar ekzistencën e videos dhe identitetin e vërtetë të personit që kishte njohur, kërcënimi se ajo video mund të bëhej publike, është kthyer në fatal” – tha burimi që e lidh infarktin që i mori jetën zyrtarit pikërisht me këtë histori. (DITA)

Gruaja në videon me Safet Gjicin pati një histori me zyrtarin e lartë që vdiq 50 vjeç nga infarkti Read More »

Rrit e vetme të bijën, 14-vjeçarja i jep forcë nënës së saj: Më ke mua!

Emili ka ardhur nga Borshi për të surprizuar nënën e saj “Ka Një Mesazh Për Ty”. Gjatë rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, 14-vjeçarja tregoi se prindërit e saj emigruan në Greqi kur vajza ishte e vogël dhe më pas u divorcuan.

Babai i saj jeton ende në Greqi, ndërsa Emili dhe nëna e saj, Brisilda u kthyen te gjyshërit. Brisilda iu përvesh punëve të fshatit ndërsa edhe pse është ende e re, vetëm 30 vjeçe, i është përkushtuar vajzës së saj dhe nuk ka krijuar një jetë të re. Emili dëshiron t’i japë nënës së saj një mesazh force.

Emili: Ma mos qaj. E di që je duke kaluar një jetë shumë të vështirë, por jo, më ke mua dhe ti do më kesh gjithmonë krahun tënd të djathtë.

Brisilda: Shpirt i mamit!

Emili: Ti e di që unë të dua shumë.

Brisilda: Edhe unë.

Emili: Fshiji lotët.

Brisilda: Drita ime, shpirti im./tvklan.al

Rrit e vetme të bijën, 14-vjeçarja i jep forcë nënës së saj: Më ke mua! Read More »

Edi Rama mesazh ngushëllimi për vdekjen e Silvio Berlusconit: Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka përcjellë ngushëllimet popullit italian për vdekjen e ish-kryeministrit Silvio Berluscon.

Rama thotë se Berlusconi ka qenë dhe do të mbetet mik i shqiptarëve.

“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Ish-kryeministri Italian ndërrroi jetë në moshën 86 vjeçare. Ai humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore që kishte me zemrën teksa gjendej në reaminacionin e kardiologjisë në Spitalin San Raffaele në Milano.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001- 2006 si dhe në vitet 2008-2011.

Edi Rama mesazh ngushëllimi për vdekjen e Silvio Berlusconit: Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë! Read More »

E trishtë! Gjarpërinjtë dhe ferrat ‘pushtojnë’ varrezat e qytetit

Fiks Fare denoncoi neglizhencën e Bashkisë së Vlorës për të pastruar varrezat e qytetit në Babicë.

Gjarpërinj, ferra dhe shkurre kishin “pushtuar” të gjithë territorin e këtyre varrezave, teksa në momentin që gazetarët shkuan në atë vend, asnjë punonjës shtetëror nuk ndodhej. Por, të vetmit që ndodheshin në atë vend ishin disa gjarpërinj, të cilët kishin “larguar” familjarët e të ndjerëve që preheshin në atë vend.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankuan qytetarë të shumtë, të cilët deklaruan se ferrat dhe shkurret kishin “pushtuar” gjithçka dhe “asnjë zyrtar nuk e ka vënë ujin në zjarr për kositjen e tyre”. Gazetarët kërkuan edhe të afërm për t’i intervistuar, por në atë moment askush nuk ndodhej në atë territor. Madje, edhe disa të afërm që po përpiqeshin të vizitonin të afërmit e tyre të ndjerë e kishin të pa mundur të hynin dhe kërkonin ndihmë për të gjetur zgjidhje.
Kamera e Fiksit, krahas shkurreve dhe ferrave, filmoi edhe vende me plehra në brendësi të varrezave dhe askush s’kishte marrë masa për ti larguar. Por, i vetmi vend që ishte pastruar ishte varri i babait të kryetarit aktual të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli. Punonjësit, përveç varrit, kishin pastruar edhe rreth e përqark, madje edhe rrugën për të shkuar në atë vend.

“Është gjendje skandaloze. Kemi varrosur të afërmit, unë kam motrat dhe nipin këtu në këto varreza. Nuk shkojmë dot nga ferrat. Askush nuk ndërhyn” thotë një banor i zonës.

Pas kësaj problematike, grupi i Fiksit shkoi në Bashkinë e Vlorës për t’u interesuar. Punonjëset e informacionit i thanë gazetarëve se “komunikuan me drejtorin e shërbimeve dhe se për këtë problematikë duhet të interesohen te komunalja”. Ato pohuan se Bashkia e Vlorës s’ka pasur asnjë informacion për këtë gjendje. Fiksi shkoi edhe te Komunalja, duke komunikuar me drejtoreshën.

“Nuk kemi informacion se është kompetenca e jonë. Ne kemi 83 punëtorë, por kemi edhe punë të tjera. Kemi dërguar disa punëtorë në atë vend” thotë drejtoresha.

Pyetjes se, me kaq punëtorë nuk mundi dot t’i pastronte, ajo tha se “nuk jam vënë në dijeni nga titullari që kjo përgjegjësi i është ngarkuar institucionit tim”. Më tej pohon se, para se Fiksi të interesohej, kishte 3 ditë që punëtorët e saj kishin filluar dhe pastrimin e varrezave në zonën e atyre që humbën jetën në tragjedinë e Otrantos dhe një ditë po dhe një ditë jo, Komunalja çon dy punëtorë në Babicë.

“Punëtorët e tjerë i kam shpërndarë në vende të tjera” pohon drejtoresha.

Por, disa ditë pas konstatimit të kësaj problematike dhe interesimit në institucionet përgjegjëse, dhjetëra punëtorë të Bashkisë së Vlorë shkuan në varrezat e Babicës dhe prenë barin dhe ferrat. Fiksi udhëtoi sërish në atë vend, duke dokumentuar se punëtorët po pastronin gjithçka. Pra, u desh ndërhyrja e emisionit investigativ që punëtorët e Bashkisë së Vlorës të bënin punën e tyre!

E trishtë! Gjarpërinjtë dhe ferrat ‘pushtojnë’ varrezat e qytetit Read More »

Në Vlorë punëtorët e mermerit rri hen në varreza!

Çudirat në Vlorë s’kanë të mbaruar! Korrespondenti i “Aldo Morning Show” Albi, ka raportuar këtë të Shtunë një përle shje të pazakontë mes disa punëtorëve.

Këta të fundit merren me punimin e mermerit në varreza dhe e gjithë dhuna ka ndodhur po aty.

Aldo: De bat në varreza! Edhe këtë kishim mangët!

Albi: Po, po. Dhe kjo ka ndodhur për faktin se një biznesmen që merret me pjesën e këtyre mermerave,

u ka ofruar punëtorëve që ta lënë punën dhe të afroheshin te ky sepse do i paguante më tepër. Ata nuk kanë pranuar dhe aty ka nisur deb ati që ka përfunduar duke u rrahur me njëri-tjetrin.

Aldo: Në varreza ë?

Albi: Kjo ka ndodhur sepse biznesmeni donte të nxirrte jashtë loje kundërshtarin./tvklan.al

Në Vlorë punëtorët e mermerit rri hen në varreza! Read More »

Bukuroshja shqiptare fiton në Egjipt kurorën e më të bukurës

Mejreme Hajdaraj, bukuroshja shqiptare nga Kosova është shpallur fituese e çmimit ‘Miss Elite World 2023’ në Egjipt.

Bukuria e saj ka tërhequr vëmendjen e jurisë, duke i dhënë shqiptares kurorën e më të bukurës e duke na bërë të gjithëve krenarë.

“Unë jam Mejreme Hajdaraj. Jam 22 vjeçe, modele profesioniste që nga viti 2016. E dua botën e artit në përgjithësi. Kam qenë pjesë e shumë konkurseve të bukurisë për të fituar, por edhe për të ditur më shumë për kulturën e të tjerëve, për të mësuar më shumë rreth modelingut dhe gjithashtu për të treguar më shumë për veten time”, ka thënë bukuroshja në biografinë e dorëzuar në faqen zyrtare të konkursit Miss Elite World ku edhe u shpall fituese.

Mejreme ka fituar edhe ‘Miss Globe Kosovo 2022’ dhe ‘Mis Grande Kosovo 2021’.

Bukuroshja shqiptare fiton në Egjipt kurorën e më të bukurës Read More »

Si e paralajmeroi Rama arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë

Sapo është arrestuar Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, për korrupsion.

Lajmi u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama, i cili në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, u shpreh se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.

“Pak më parë dëgjova një lajm, një situatë që të vë në siklet të jashtëzakonshëm.
Një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë. Ana e pëlqyeshme e medaljes është që kapet një zyrtar që nuk është i denjë që të qëndroje në zyrë shteti. Uroj që të ketë më shumë të tilla, por nuk uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë gjëra të tilla.
Mungesa e sensit të patriotizmit, detyrës, etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë nivel, është e tmerrshëm”, tha Rama.

Si e paralajmeroi Rama arrestimin e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Read More »

 Me urdhër të SPAK, arr estohet Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe një tjetër zyrtare

Më urdhër të SPAK, ditën e sotme janë vënë në pra nga Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, si dhe Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”.

Nga informacionet e para, mësohet se dy zyrtaret aku zohen për korrupsion.

Lidhur me këto arre stime reagoi pak më parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, u shpreh se është e tmer rshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.

Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar se bëhet fjalë për Joana Duron dhe Laura Shtetën respektivisht, të cilat janë monitoruar prej kohësh nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas tij ato akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën përmes korrupsionit me 4 milionë lekë. Po ashtu ka dyshime se dy të arrestuarat kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë euro, gjë që nuk është verifikuar ende nga SPAK.

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro është arrestuar në kuadër të një operacioni në zhvillim e sipër.

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar po ashtu se Duro është arre stuar në flagrancë gjatë korrupsionit, ku dyshohet se është kapur duke marrë para.

 Me urdhër të SPAK, arr estohet Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe një tjetër zyrtare Read More »