Lajmi i fundit

Shirat e dendur, Vlora mbetet pa energji elektrike, lumi del nga shtrati

Reshjet e dendura të shiut kanë përkeqësuar situatën në vend.

Në disa segmente në fshatin Kot, dhe në Drashovicë, në Vlorë, lumi ka dalë nga shtrati.

Fax Neës raporton s eprurjet e shumta rrezikojnë të nxjerrin nga shtrati edhe lumin Shushicë.

Mësohet se deri tani nuk ka dëme materiale por vetëm tokë të përmbytura bujqësore.

Gjithashtu raportohet se qyteti I Vlorës në disa lagje ka mbetur pa drita, pasi janë dëmtuar transformatorët. Bëhet fjalë për lagjet “Pavarësia”, “10 Korriku”, dhe “Kushtrimi”.

Shirat e dendur, Vlora mbetet pa energji elektrike, lumi del nga shtrati Read More »

Përkeqësimi i motit në vend, qeveria ka një thirrje me rëndësi për qytetarët

Përkeqësimi i motit ka sjellë pasojat e para në vendin tonë gjatë orëve të fundit.

Bëhet me dije se shumë zona kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa portet detare kanë bllokuar lundrimin.Pas kësaj situate ka reaguar ministrja e Mbrojtjes Xhaçka e cila shprehet situata është në kontroll dhe po monitorhet minutë pas minute.

“Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga rreshjet e dendura”-shkruan Xhaçka në një status në facebook.

Ja reagimi i plotë:

Po ndjekim minutë pas minute situatën në Gjirokastër dhe Zallbastar ku Forcat e Armatosura janë pranë komunitetit. Me bashkitë, prefekturat dhe të gjitha strukturat përkatëse në të gjithë vendin prej ditësh kemi informuar dhe koordinuar paraprakisht, për t’i paraprirë situatave të mundshme te shkaktuara nga rreshjet e dendura. Jemi pranë qytetarëve për çdo nevojë të mundshme.

Përkeqësimi i motit në vend, qeveria ka një thirrje me rëndësi për qytetarët Read More »

Çmendet deti në Vlorë: Dallgë mbi 7 ballë frikësojnë qytetarët: Era me 140km orë po na përplas

Moti i keq po ndjehet veçanërisht në Vlorë, aty ku deti nga ngritur dallgët në 7 ballë.

Qytetarët vlonajtë thonë se prej 24 orësh Vlora po përballet me një furtunë që kishte kohë pa u dukur.

“Ka 24 orë që rajoni i Vlorës po bombardohet nga një fortunal që kishte vite pa u dukur. Deti ngre dallgë 7 ballë, kurse Era po kap shpejtësinë 140 km orë, aq sa duhet të ecësh me kujdes se mund të përplasesh diku. Degë pemësh të thyera gjithandej…”, shkruan një prej qytetarëve vlonjatë ndërsa ndan edhe këtë foto nga qyteti bregdetar.

Çmendet deti në Vlorë: Dallgë mbi 7 ballë frikësojnë qytetarët: Era me 140km orë po na përplas Read More »

Përkeqësimi i motit:Policia e Shtetit apel për qytetarët…

Përkeqësimi i motit, reshjet e shumta dhe era e fortë, kanë detyruar Policinë Rrugore që të marrë një seri masash për të parandaluar aksidentet rrugore ose ngjarje të tjera.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka porositur sot shërbimet në territor:

Të bëhet një organizim dinamik i shërbimeve të policisë rrugore në përputhje me situatat e trafikut dhe të kushteve atmosfrike me qëllim parandalimin e ngjarjeve.

Punonjësit e policisë rrugore në shërbim të pajisen me mjetet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve të policisë rrugor.

Mjetet e shërbimit të policisë rrugore të jenë në lëvizje të vazhdueshme, në raste të vecanta të ndezin dhe mjetet e sinjalizimit shtesë e të patrullojnë të gjitha akset rrugore, duke ju tërhequr vemendjen përdoruesve të rrugës, për zbatimin e normave të sjelljes në rrugë.

Të bashkëpunohet me Entet Pronar të Rrugës dhe Nënkontraktorët për vënien në gadishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të ndihmës në rrugë.

Në zonat ku mund të bien rreshje bore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë dhe të kërkohet vendosja e tyre në rastet kur rruga është e mbuluar me borë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.

Të raportohet herë pas here për gjendjen e rrjetit rrugor dhe masat e marra për mirëmbajtjen e rrugëve, duke mbajtur kontakte me grupet që veprojnë në terren, duke marrë në kohë informacionet dhe masat parandaluese.

Për gjendjen e rrugëve dhe trafikut rrugor në tërësi, të njoftohet salla e drejtimit në DPPSH dhe sipas drejtimeve me specialistët e Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

Shërbimet e policisë rrugore të rrisin prezencën në rrugë për të orientuar rrymat e trafikut rrugor, për të shmangur bllokimet e rrugëve dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

 

Përkeqësimi i motit:Policia e Shtetit apel për qytetarët… Read More »

Reshje intensive shiu, 3 qarqet që rrezikohen nga vërshimet e lumenjve

Reshjet e shiut kanë përfshirë të gjithë hapësirën gjeografike të Shqipërisë, ndërsa disa qarqe kanë sasi më të mëdha reshjesh.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se qarqet e Kukësit, Vlorës dhe Gjirokastrës kanë “ka mundësi vërshimesh të shpejta nga përrenjtë malorë, kjo kryesisht përgjatë ditës së sotme (e shtunë, dt.03) dhe me ulje të rrezikut përgjatë ditës së nesërme (e diel, dt.04). Në këto qarqe është vendosur edhe shenja e rrëshqitjeve të tokës.”

Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve mund të krijohen probleme në zonat urbane, kjo në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Parashikimi:

Sot pasdite (e shtunë, dt.03) priten reshje në të gjithë territorin, që në qarqet Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të jenë intensive, lokalisht shumë intensive. Në pjesën tjetër të qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, por lokalisht deri shumë intensive. Nesër (e diel, dt.04) reshjet do të jenë të dobëta. Reshjet do të jenë në formën e dëborës 700 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.04) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 12

në vendet e ulëta: 6 / 11

në vendet malore: -1 / 5 °C.

ERA

Sot (e shtunë, dt.03) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë. Nesër (e diel, dt.04) ajo do te fryje e dobët, ne bregdet deri mesatare.

Reshje intensive shiu, 3 qarqet që rrezikohen nga vërshimet e lumenjve Read More »

Testohet me sukses vaksina që zhduk kancerin

Studiuesit në Universitetin e Stanfordit thonë se kanë testuar me sukses tek njeriu një vaksinë që nxit sistemin imunitar t’u kundërvihet të gjitha formave të kancerit. Bëhet fjalë për një vaksinë të ndërtuar nga kombinimi i dy ilaçeve ekzistuese që ndodhen në treg kundër tumorit.

Studiuesit thonë se vaksiona, që ndodhet ende në fazë testuese ka dhënë rezultate pozitive në të gjitha rastet kur është provuar tek njeriu.

Testimi është i thjeshë. Vaksina injektohet tek masa tumoriale e pacientit, duke riaktivizuar qelizat e sistemit imunitar të “ringrihen” duke shkatërruar qelizat kancerogjene deri kur masa tumoriale është e shkatërruar e gjitha.

Por nuk ndalet me kaq, studiuesit thonë se kanë vënë re që vaksina ka shkaktuar një efekt zinxhir në gjithë organizimin dhe sistemi i imunitetit ka shkatërruar të gjitha format e tumorit në të gjithë trupin.

Testohet me sukses vaksina që zhduk kancerin Read More »