Lajmi i fundit

Kujdes! Duke nisur që nga muaji i ardhshëm bashkë me faturën e energjisë do të paguani…

Në fund të muajit, çdo familje bashkë me faturën e energjesië elektrike do të paguajë dhe taksën e pronës.

Aktualisht, Qeveria po merret me procedurat e fundit dhe brenda marsit do të merret vendimi përfundimtar.

“Në një prill do të nisë me metodologjinë e re, nivelin e ri, taksimi i ndërtesave, i pronës sic i referoheni ju, në të gjithë Shqipërinë. Do të jetë patjetër një agjent, që ne mendojmë të jetë OSHEE-ja”, tha ministri Arben Ahmetaj.

Qeveria mund të vendosë që për disa bashki si ajo e Tiranës, taksa e pronës për bizneset të mblidhet përmes faturës së ujit. Në fakt, aktualisht kjo taksë përmes faturës së ujit mblidhet në të gjithë vendin.

Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 leke, që përkon me 0.05 përqindëshin, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.15%.

Ministri i Financave tha po ashtu se zgjerimi i ndërtimit vitin e fundit është nxitur nga shtimi i kreditimit për këtë sektor, që sipas tij në 2017 ka një rritje vjetore prej 67%.

Kujdes! Duke nisur që nga muaji i ardhshëm bashkë me faturën e energjisë do të paguani… Read More »

Raporti i SHBA, ja sa shqiptarë janë emigrantë nëpër botë

Në vitin 2017, një milionë e 150 mijë qytetarët të lindur në Shqipëri jetojnë në vende të ndryshme të botës.460 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, 430 mijë shqiptarë jetojnë në Greqi, 90 mijë shqiptarë jetojnë në SHBA dhe 70 mijë shqiptarë në Maqedoni.

Këto të dhëna janë bërë publike nga Departamenti Kombëtar i SHBA-ve për Popullsinë.
Në raportin e publikuar nga Pew Research analizohet numri i emigrantëve të ligjshëm, të cilët kanë më shumë se një vit që jetojnë në një vend.

Gjithashtu, sipas raportit, në vitin 2017, 50 mijë emigrantë të ligjshëm janë të regjistruar në Shqipëri.Ndër to 30 mijë persona kanë vend origjinë Greqinë dhe 20 mijë të tjerët janë nga vende të ndryshme të botës.

Raporti i SHBA, ja sa shqiptarë janë emigrantë nëpër botë Read More »

Sinoptikanët japin alarmin: Shqipëria do kalojë nga bora në rrezik…

Sipas lajmerimeve nga Instituti i Gjeoshkencave,  Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pasditen e sotme dhe gjate ditës së nesërme në qarqet e veriut priten reshje intensive deri shumë intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjera do të kenë rreshje të dobëta deri mesatare. Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 500 m mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. Nga llogaritjet hidrologjike të këtij instituti lumenjtë në të gjithë territorin që prej së premtes dhe në ditët në vazhdim do të kenë tendencë për t’u rritur. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë, probleme mund të shfaqen edhe në zonat urbane. Rritje të shpejtë të prurjeve do të ketë edhe në Lumenjtë Mat dhe Ishëm. Baseni Drin dhe Buna.

Sinoptikanët japin alarmin: Shqipëria do kalojë nga bora në rrezik… Read More »

Me mbi 400 kg marijuanë në gomone, skafisti shqiptar kapet mat ndërsa po…

Duket se nuk ka të ndalur droga që trafikohet nga vendi ynë. Kjo pasi një sasi tjetër e madhe droge është sekuestruar në Greqi. Sipas mediave greke, operacioni i policisë është realizuar pak pas mesnate.

Mësohet se lënda narkotike po transportohej me gomone drejt Greqisë. Rreth 424 kilogramë marijuanë, e ndarë në 36 pako është gjetur në gomonen e sekuestruar nga policia.

 

Në pranga është vënë skafisti shqiptar, një 42-vjeçar, i cili u kap teksa tentonte të nxirrte drogën nga gomonia dhe ta hidhte në breg.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe kapjen e personave të tjerë të përshirë në rrjet.

Me mbi 400 kg marijuanë në gomone, skafisti shqiptar kapet mat ndërsa po… Read More »

Ja cpo ndodh – “Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeverinë Rama”

“Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeveri”.

Kjo eshte deklarata e liderit te PD Lulzim Basha, i cili permes nje postimi ne rrjetet sociale, shkruan se Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj “janë aq të pabesueshëm saqë i pari i bandës thotë se operacioni për kokainën ishte rezultat vetëm i agjencive shqiptare, ndërsa i dyti thotë se kapja u krye në bashkëpunim me agjencitë e huaja”.

“Cilin nga klanet e drogës duhet të besojmë? Atë të Edi Ramës, pra klanin e kokainës së Xibrakës, apo klanin e Bolonjës së Agron Xhafajt i cili ka përvojë më të gjatë me trafikun e drogës nga Amerika Latine, për të cilin është dënuar në Itali.

Ndërkohë ky që i kapën 613 kg kokainë sot, dhe që është larguar në drejtim të paditur, paska bërë 97 rrugë Kolumbie nën hundën e Edi Ramës dhe Tahir-Xhafajve të tij. Siç demonstron dokumenti më poshtë:”

Ja cpo ndodh – “Kokaina fut në sherr klanet e drogës në qeverinë Rama” Read More »

Ja kush eshte pronari i vertete i 613 kg kokaine te kapur ne Durres

Ilir Meta i lidhur me kompaninë “Arbi Garden” që iu bllokuan dhe sekustruan sot mbi 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Madje mësohet se është pronari i vërtetë i kësaj sasie droge bashkë dhe me njerëzit e Sali Berishës.

Pronari i kësaj kompanie quhet Arbër Kuliçi ose ndryshe Arbër Çekaj. Ai është i afërm i ish zv.drejtorit të Policisë së Shtetit, ish truprojë e Sali Berishës dhe njerit të përmendur dhe në kabllogramet e ambasadorit amerikan për trafik droge, Agron Kuliçi.

Njëherësh Ilir Meta përmes ministrit të Bujqësisë së asaj kohe Edmond Panariti, përmes një fondi të sjellë nga A.ZH.B:R që drejtohej nga gruaja e Vangjel Tavos deputet i LSI, cikël i mbyllur ky, më 2015 i dha një grant prej 264 mijë dollarësh. Fond ky i përfituar bashkë me një kompani tjetër. Ndërkohë që pronari i kompanisë “Arbër Garden” që priti drogën në Maminas është tropojan, Arbër Kuliçi (Çekaj).

Ja dhe dokumenti i subvensionit nga A.ZH.B.R:

Edhe pse në publik ka përdorur mbiemrin Çekaj, mbiemri i tij është Kuliçi. Kompania rezulton se e ka bërë 97 herë linjën e transportit me Kolumbinë, duke filluar vite më parë dhe duke krijuar një “biografi” të fortë importi nga Kolumbia.

Sasia e mbi 613 kg kokainë që u kap sot në ngarkesën e tij, është goditja më e madhe që policia i ka dhënë trafikut të drogës. Edhe pse Meta, Basha, Monika tentuan të përbaltin aksionin e policisë, duke ja faturuar atë ndërrimit të klaneve në pushtet, në fakt mbiemri na kujton një klan të vjetër të policisë në kohën e PD. I cili ka të bëjë me Agron Kuliçin, ish zv.drejtori i Policisë së Shtetit, ish truprojë e Sali Berishës dhe njeriu që në disa artikuj rresht “Pamfleti.com” ka bërë me dije se ka lëvizur drogërat e rënda në drejtim të vendeve të BE. Madje për drogën e Shkelzen Berishës sakrifikoi dhe katër oficerët e antidrogës që ia çoi në pritë Dritan Dajtit po në Durrës të cilët u vranë. Në bashkëpunim dhe me Klanin e Metës në Durrës dhe në Shijak.

Por le të kthehemi tek kompania “Arbi Garden” dhe pronari i saj. Ka qënë Ilir Meta që përmes njeriut të tij, ish ministrit të Bujqësisë Edmond Panariti i ka dhënë një grant kësaj kompanie me një vlerë prej 264,000 dollarë.

“SE-BI shpk përfitoi një grant për të financuar një pjesë të investimit të ri në 2 dhoma frigoriferike, ndërsa Arbi Garden përfitoi një grant për të financuar një pjesë të investimit në 7 dhoma të reja frigoriferike.

Më 4 Qershor 2015, grantet e programit IPARD-Like u disbursuan për SE-BI dhe Arbi Garden, dy agrobiznese me qendër në Tiranë të cilët u mbështetën nga ekspertët e CBS gjatë gjithë procesit të aplikimeve.

SE-BI shpk dhe “Arbi Garden” investuan në 9 dhoma frigoriferike moderne, në përputhje me standardet evropiane. Granti që përfituan këto kompani mbuloi rreth 50% të vlerës totale të investimit. Këto dhoma të reja frigoriferike do të ndikojnë në rritjen e ndjeshme të fitimeve të klientëve por gjithashtu do të eliminojnë mbetjet ushqimore, do të mbrojnë mjedisin dhe do t’i ofrojnë klientëve produkte bujqësore të sigurta”, thuhet në njoftimin e dhënë në atë kohë nga ministria e Bujqësisë, e drejtuar nga ‘i urti” Edmond Panariti.

Pra ka qënë Meta që ka investuar rëndë për këtë kompani për të investuar në 9 dhoma frigoriferike moderne. Që në të vërtetë kanë shërbyer dhe si depozita moderne për mbajtjen e kokainës së pastër që miku i Metës dhe financues i LSI do magazinonte për ta shpërndarë më pas në vendet e BE, por dhe në tregun e lindjes. Përfshirë vende të BE në lindje Bullgari, Rumani, Hungari, Poloni, Çeki, Sllovaki dhe tre vendet balltike. Një trafik që ka filluar ka vite, ndoshta dhe para vitit 2015.

Pra Ilir Meta sikurse ka shkruar dhe “Pamfleti.com” vijon ta drejtojë trafikun e drogërave të forta dhe tani që supertrafikanti Klemend Balili i LSI është në kërkim ndërkombëtar. Meta ka krijuar baza të tjera, të cilët kanë vijuar pa ndërprerje këtë trafik. Madje me paratë e këtij trafiku LSI është financuar në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 për të marrë rezultatin me 19 deputetë.

Me sa duket Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Lulzim Basha, pa përjashtuar Berishën u nxituan shumë sot teksa deklaruan se DEA amerikane e antidrogës bëri goditjen sapo erdhi në Shqipëri. Në të vërtetë DEA është prezente në Shqipëri përmbi një vit e gjysmë, dhe po ndjek të gjitha lëvizjet e Metës, Berishës, Monikës, Ylli Manjanit dhe njerëzve të krimit dhe trafikut të drogës që lëvizin këtë trafik në emër të tyre. Duke bërë që një nga një të bien në prangat e policisë trafikantët e drogës të Ilir Metës dhe të Sali Berishës. Këtë e pohoi dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i cili tha se tashmë të gjithë trafikantët janë nën shenjestrën e policisë.

Drejtori Ardi Veliu dha detaje se vlera e lëndës narkotike mund të kapte shifrën e 180 milionë eurove dhe se sasia e lëndës narkotike ishte fshehur në një kontenier bananesh. Kokaina ishte e ndarë në 528 pako dhe kishte për destinacion vende të tjera të Europës, ndërsa në Shqipëri do kalonte tranzit.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, më 19 shkurt 2018. Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin Arbër Kuliçi(Çeka)”, tha mes të tjerave Veliu.

Ja kush eshte pronari i vertete i 613 kg kokaine te kapur ne Durres Read More »

Publikohen pamjet, si ishte fshehur 180 milion euro kokainë në kontenierin me banane në Durrës

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet nga kamioni ku ishte fshehur sasi rekord kokaine në Portin e Durrësit, me vlerë tregu rreth 180 milion euro.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, mbi bazën e informacioneve të siguruara më herët dhe analizës së riskut, pas një pune të mirë organizuar dhe të koordinuar, ka arritur të finalizojë me sukses operacionin e koduar “Last Snow”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur kapja dhe sekuestrimi i një sasie rekord prej 613 kilogramë e 350 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë, me vlerë tregu mbi 180 milion euro.

Hetimet kanë dokumentuar se lënda narkotike ishte nisur me kontenier nga Kolumbia duke kaluar tranzit përmes Italisë, në Maltë e më pas me anije ka mbërritur në Portin e Durrësit në Shqipëri, në datën 19 shkurt 2018.

https://dailymotion.com/video/x6fenp1

Kokaina ishte e fshehur në kontenier me dysheme të dyfishtë, të ngarkuar me banane.

Operacioni ka nisur gjatë mbrëmjes së datës 27 shkurt 2018, në Portin Detar të Durrësit, në momentin që ngarkesa e ligjshme me banane, u mor në dorëzim nga firma porositëse “Arbri Garden” shpk, me pronar shtetasin A.Ç.

Sasia e lëndës narkotike ishte e paketuar në 528 pako, të mbështjella me letër natriban me kode të vendosura nga trafikantët.

Kontenieri i mbërritur në Portin e Durrësit, u mbajt nën vëzhgim të pandërprerë deri sa mbërriti në magazinat e firmës, nga strukturat e Policisë së Shtetit.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar në perimetrin e jashtëm objektin e më pas kanë ndërhyrë në brendësi të magazinës. Pas kontrollit të imtësishëm të kontenierit, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e lëndës narkotike.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, rezultuan të përfshirë në këtë aktivitet kriminal shtetasit dhe u arrestuan në flagrancë:

– Donaldo Lushaj, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë;

– Armando Pezaku, 25 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.Ç., pronari i firmës ku u sekuestrua lënda narkotike.

Autoritetet shqiptare po vijojnë hetimet ngushtësisht me partnerët e huaj për të zbuluar gjithë lidhjet dhe personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë po vijon puna për evidentimin e pasurive të të arrestuarve dhe të përfshirëve në këtë trafik narkotikësh.

Policia e Shtetit është e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo paligjshmëri dhe aktivitet kriminal, për të ndërtuar një Shqipëri më të qetë e të sigurtë.

 

Publikohen pamjet, si ishte fshehur 180 milion euro kokainë në kontenierin me banane në Durrës Read More »

Regjistrimi i rrallë kur Berisha kërkon të rrëmbehet “gjallë a vdekur” Shkëlqim Haklaj

Pas videos ku Sali Berisha shfaqej duke regjistruar me diktofon ne reanimacionin e spitalit ushtarak, ish-truprojën e Azem Hajdarit, Zenel Neza, i vetmi i mbijetuar nga atentati i 12 shtatorit 1998, emisioni Xhungel, po sjell një tjetër regjistrim, këtë radhe edhe më të rëndë.
Bëhet fjalë për mitingun e fundit elektoral të presidentit ende në detyre, Sali Berisha, para banorëve të Tropojës, më 19 qershor 1997.

Meqë jemi në kohë regjistrimesh dhe kur flitet për regjistrime politikanesh apo shtetarësh të lartë të implikuar në krime shtetërore.

Sali Berisha është regjistruar nga stafi i tij duke kërkuar të rrëmbehet me patjetër, me forcën e armeve vëllai i vogël i familjes Haklaj, Shkëlqim Haklaj.

Berisha i drejtohet stafit te truprojave te veta se e do patjetër me vete, “gjallë ose vdekur” Shkëlqim Haklajn.

Ai nuk mundi ta “merrte” dot me vete atë ditë qershori Shkëlqim Haklajn, pse e akuzonte se i kishte prishur mitingun.

Por gjashte muaj më pas, më 5 janar 1998, Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri (kunati i Fatmir Haklajt) u gjetën të masakruar në automjetin e tyre ndërsa ktheheshin nga qyteti i Krumës.

Vrasësit, një grup i madh personazh, qëlluan drejt tyre me breshëri të tëra armësh gjatë një prite të ngritur në Qafën e Luzhës.

Kjo ishte vrasja e parë pas 1997-ës që i vuri flakën Tropojës dhe nisi konfliktin e përgjakshëm ku mbetën të vrarë dhjetëra djem dhe burra në Malësinë e Gjakovës.

Asnjë nga këto krime të përgjakshme, me mina te telekomanduara, snajperë dhe komando nuk është zbardhur kurrë.

Nxitësi, organizatori dhe përfituesi direkt i këtij bilanci tragjik të vrarësh, kullash të djegura, madje deri dhe varresh të dhunuara në Tropojë, ishte vetëm një emër.

Nëse prokuroria shqiptare, ka ndërmend të zbardhë ndonjëherë kush fshihet pas krimeve në Tropojë, ja ku e ka një provë të re nga ku duhet të nisë zanafilla e hetimeve për serialin e përgjakshëm.

Pjesa më poshtë, ku Sali Berisha komunikon me truprojat e veta është shkëputur nga emisioni Xhungël, “Dosja Tropoja”, pjesa e katërt, transmetuar për herë të parë në 3 dhjetor 2007.

Nga Artan Hoxha

https://www.facebook.com/artan.hoxha.900/videos/1584716014899394/?t=0

Regjistrimi i rrallë kur Berisha kërkon të rrëmbehet “gjallë a vdekur” Shkëlqim Haklaj Read More »