Lajmi i fundit

Kriza e emigrantëve/ Greqia nis dëbimin e shqiptarëve të paligjshëm

E gjendur në mes të krizës së emigrantëve, Athina zyrtare duket se ka vendosur të marrë masa të ashpra kundrejt emigrantëve të paligjshëm, sidomos atyre nga Shqipëria.

Në zonën e Janinës janë arrestuar 11 shtetas shqiptarë, si dhe personat që kishin marrë përsipër t’i kalonin në mënyrë të paligjshme në Greqi.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, në afërsi të Delvinakit, pranë kufirit me Shqipërinë, patrullat policore kanë ndaluar pas një përndjekjeje një furgon në karrocerinë e të cilit ndodheshin gjashtë shtetas shqiptarë pa dokumente.

Shoferi i furgonit, një shtetas grek 41 vjeçar, e braktisi furgonin, ndërsa gjashtë shtetasit shqiptarë, të moshës nga 25 deri 51 vjeç, do të dërgohen në prokurori.

Megjithatë, një tjetër operacion u zhvillua 40 km nga pika kufitare e Kakavijës, ku u ndalua një automjet të drejtuar nga një 37 vjeçar shqiptar.

Sipas “Faktor,al”, pesë bashkatdhetarët që kishte për pasagjerë, dy meshkuj dhe tre femra, ishin që të gjithë pa dokumente hyrjeje por shoferi kishte ofruar t’i çonte në destinacion kundrejt pagesës.

Kriza e emigrantëve/ Greqia nis dëbimin e shqiptarëve të paligjshëm Read More »

Skandali/ Zbulohet çfarë e lidh pronarin e “Arbri Garden” me Erion Veliajn

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka lëshuar një akuza të fortë gjatë fjalimit të tij në Parlament. Berisha u shpreh se pronari i “Arbri Garden”, të cilit i është sekuestruar një sasi rekord kokaine, ka financuar fushatën e Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu, ai tha se xhaxhai i Arbër Cekajt ishte kryetar i PS-së së zonës së Tropojës.

“Kontenieri erdhi në 19. Në datën 24 brenda një ore u ndërrua drejtori i Portit. U zgjodh i tredhuri që zbaton çdo urdhër. Ai ishte shkarkuar si i korruptuar nga Enti i Kontrollit të Ushqimeve. Ai mori detyrën për të hapur këtë kontenier dhe për të vjedhur drogën. Olsi donte drogën. Por menjëherë ndëhynë ndërkombëtarët dhe kërkuan kontenierin. Këta thanë “po presim se mos vijnë bosët”. Bosi ishte në zyra mor, ishte partizani ai Pandeli. Nuk ka njeri në botë që nuk e di që bosët nuk lëvizin, janë në zyra. Aty shkojnë minjtë, nuk shkojnë bosët”, tha Berisha.

Sipas tij “Pronari i Arbri Garden ishte në Shqipëri dhe është larguar një ditë përpara kontrollit të kontenierit. Xhaxhai i tij ka qenë kryetar i PS-së për Tropojën, por ju i shisni. Shkoni pak te Erion Veliaj dhe shihni pak borderotë e fushatës dhe të atij dhe shihni sa para keni marrë prej tij. Taulant Jaupi (i drejtohet Ballës) mbylle gojën. Pasi e panë që u zbuluan, kaluan të parin dhe natyrisht punonjësi i ndërgjegjshëm i doganës bëri detyrën e tij. Ai dihej, nga Livorno kishte ardhur njoftimi. Guardia di Financia e ndjek me trajektore, nga Livorno në Maltë dhe nga Malta në Durrës. Pse e mbajtët të fshehur 9 ditë? Donit ti merrnit drogën?”.

Sasia rekord e kokainës, Berisha nxjerr emrat e pritësve: Ja kush është partizani

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndaluar sërish sot në kapjen e sasisë rekord të kokainës në Durrës, nisur që nga Kolumbia.

Ai akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama dhe vëllanë e tij, Olsi Ramën, si personat për të cilët ishte adresuar droga.

“U kapën mbi 300 milionë euro drogë së fundi, rreth 200 milionë, 613 kg drogë të ardhur nga Kolumbia për partizanët e partizanit dhe 5 tonë drogë të nisura nga Durrësi dhe të kapura në Itali plus 2 ngarkesa të tjera të mëdha e kapur me Greqinë. Droga e ardhur nga Kolumbia, ishte drogë e adresuar direkt për Olsi Ramën partizanin, e adresuar direkt për klanin e vëllezëve Rama, drogë e cila u shënjua që në nisje nga autoritetet kolumbiane, arriti në portet e Italisë ku u zbërthye dhe erdhi në drejtim të Olsi Ramës me datën 19 shkurt. Pse tregoj me gisht Edin dhe vëllanë e tij Olsi? Nuk e bëj për politikë, por sepse më 28 shkurt në Durrës u përsërit identik Xibraka, në të cilën Olsi dhe Edi ishin njerëzit më kryesorë”- tha Berisha.

Skandali/ Zbulohet çfarë e lidh pronarin e “Arbri Garden” me Erion Veliajn Read More »

Gjëndje alarmante nga hapja e portave të hidrocentralit, nën Shkodra zhytet nën ujë

Situatë alarmante paraqitet në Shkodër, ku si pasojë e hapjes të portave të hidrocentralit në Fierzë janë shkaktuar përmbytje.

Siç shihet nga pamjet që sjell newsbomb.al, sipërfaqet të tëra janë mbuluar nga uji. Më problematike paraqitet situata në zonën e Anës së Malit ku prurjet e shumta të ujit kanë bllokuar rrugën.

Ndërkohë pak minuta më parë në një deklaratë zyrtarë Korporata Energjitike e Shqipërisë sqaroi se situata në Shkodër nuk është krijuar si pasojë e shkarkimeve në Fierzë por për shkak të reshjve të shiut të rëna ditët e fundit.

“Referuar disa pretendimeve të ngritura në media nga funksionarë politik për pëmbytje të disa parcelave në Njësinë Administrative Ana e Malit (fshatrat Oblike, Gorice dhe Obot), KESH sqaron opinionin publik se në këto zona ka patur përmbytje të disa parcelave por ato kanë ndodhur për shkak të reshjeve të dendura të shiut të datës 2 Mars 2018 dhe nuk kanë lidhje me programin e shkarkimeve të kontrolluara nga Korporata. Këto parcela ndodhen në kuota shumë të ulta (thuajse në nivelin e shtratit të lumit Buna) dhe çdoherë që ndodhin reshje të dendura shiu kanalet kulluese bëjnë funksionin e kundërt, marrin ujë nga Buna dhe e shpërndajnë në zonat më të ulta të atyre fushave”, citohetj në njoftimin e KESH

Gjëndje alarmante nga hapja e portave të hidrocentralit, nën Shkodra zhytet nën ujë Read More »

Lulëzon ‘Gabi’, shqiptarët po blejnë rroba të përdorura, ia kalon dhe blerjeve online

Biznesi i veshjeve të përdorura, i njohur si “Gabi” ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit, duke arritur rekord në 2017-n. Sipas të dhënave të INSTAT, importi i veshjeve të përdorura arriti në rreth 24 milionë euro në vitin 2017, me një rritje prej 11% me bazë vjetore. Në tregun e pakicës, vlera e këtij biznesi është të paktën dyfishi, pra minimumi 50 milionë euro.
Që prej vitit 2012, importet e veshjeve të përdorura janë rritur me ritme dy shifrore. Kjo është e dukshme dhe në numrin e lartë të dyqaneve që janë hapur në kryeqytet, që u shtuan dhe më shumë pas mbylljes së tregjeve masive. Tirana, si asnjë kryeqytet tjetër në Europë, ofron alternativa pa fund të varianteve moderne të “Gabit”, sidomos në lagjet rrotull qendrës.

Rruga e Komunës së Parisit është e mbushur me dyqane të vogla që shesin veshje të përdorura. Sonila, që është në këtë biznes prej dy vitesh, thotë për “Monitor” se ai është me leverdi, kërkon një investim minimal për ta nisur, teksa veshjet me shumicë blihen lirë dhe ka fitime të kënaqshme, pasi marzhi i shitjes së produkteve është relativisht i lartë. Edhe klientët “joshen” nga çmimet e lira, apo shansi për të gjetur ndonjë veshje firme. Ajo pohon se tenton të marrë mallra të mirë dhe habit kur tregon se ka kliente edhe punonjëse bankash apo institucionesh të tjera.

Ngadalësimi i rritjes së të ardhurave vitet e fundit është një tjetër arsye që i shtyn blerësit të rendin drejt çmimeve të lira, së bashku me vështirësimin e blerjeve online. “Pas vendosjes së taksave për blerjet online, kam pasur më shumë punë”, pohon Sonila.
Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore).

Konkurrencën e Gabit modern e ndiejnë dhe dyqanet që tregtojnë veshje të reja. Ola, që ka një dyqan në rrugën Myslym Shyri pohon se konsumatorët janë gjithnjë në kërkim të çmimeve sa më të lira, duke rendur edhe drejt të përdorurave.

Rritja e kërkesës nga konsumatorët për veshje të përdorura ka bërë që të shtohet numri i operatorëve të vegjël në treg, duke ndikuar në zgjerimin e kërkesës për këto mallra, si dhe në shtrenjtimin e çmimit me shumicë të tyre. Edhe të dhënat e INSTAT konfirmojnë se ka një rritje më të shpejtë të importit të mallrave në vlerë në krahasim me sasinë, duke sjellë një rritje të çmimit për njësi.

Destinacioni kryesor nga vijnë veshjet e përdorura është Italia, me 45% të totalit. Më pas renditet Kina, me 15%, e ndjekur nga Turqia me 14% dhe më pak nga Gjermania, Greqia, Anglia, Franca, Serbia. Veshje të përdorura vijnë dhe deri nga India e Pakistani.

Në rritje janë edhe dyqanet që shesin këpucë të përdorura, por importet e tyre nuk raportohen të veçanta nga INSTAT.

Biznesi i mallrave të përdorura (kryesisht veshje, këpucë, çanta) u zhvillua menjëherë pas viteve ’90 kur vërshuan ndihmat dhe që mori emrin popullor “gabi”. Më pas, ritmi ra, teksa të ardhurat e konsumatorëve u rritën dhe preferencat u zhvendosën drejt veshjeve të reja.

Por vitet e fundit, tregtia e veshjeve dhe këpucëve të përdorura është “sofistikuar”, duke u zhvendosur nga rruga e fushat në dyqane të mirëfillta (që paguajnë taksa) dhe duke u bërë një prej bizneseve që po përfiton nga kriza.

Lulëzon ‘Gabi’, shqiptarët po blejnë rroba të përdorura, ia kalon dhe blerjeve online Read More »

Fierza hap portën, vërshon uji drejt Shkodrës! Nami i zi po bëhet në këto momente në…

Nisin shkarkimet e ujit në hidrocentralin e Fierzës si pasojë e shiut dhe shkrirjes së dëborës.

Mësohet se për shkak të reshjeve të shumta të shiut dhe shkrirjes së dëborës pas rritjes së ndjeshme të temperaturave, është përmbytur ultësira e nën Shkodrës.

Ka qenë deputeti i PD-së, Bardh Spahia ai që ka vënë alarmin, ndërkohë që deri në këto momente nuk është ndier ende dora e shtetit.

Ky është postimi i Bardh Spahisë:

Situate alarmante ne ultesiren e Shkodres!

Rritet siperfaqja e tokes se permbytur ne Anen e Malit. Rruga qe lidh fshatin Obot bllokohet. Hera e trete brenda dy muajve qe keto zona permbyten.

Fusha e Muriqanit sot pasdite. Niveli i ujit vazhdon te rritet.

Fierza hap portën, vërshon uji drejt Shkodrës! Nami i zi po bëhet në këto momente në… Read More »

Fjalimi i Ramës para organizatës më të fuqishme pro-izralelite në Amerikë: Dorëzuam edhe floririn, por jo hebrenjtë. 20 mijë të pranishëm “shpërthejnë” në duartrokitje

Kryeministri i vendit është shprehur me nota admirimi për Izraelin por edhe kontributin e jashtëzakonshëm të vendit tonë.

Edi Rama ka marrë pjesë në konferencën e Komitetit Izraelite-Amerikane të Çështjeve Publike, ku ka folur për marrëdhënien mes dy vendeve dhe ka thënë se Shqipëria është në vend të parë kundër ekstremizmit të dhunshëm.

“Unë besoj se Shqipëria përfaqëson shembullin, se si ne një vend myslimanet dhe të krishterët bashkëjetojnë shumë mirë”, tha Edi Rama në nisje të bisedës.

Më pas ai u pyet në lidhje me miqësinë që ka Shqipëria me Izraelin, ku deklaroi se për herë të parë këtë verë do të këtë udhëtim të drejtpërdrejtë më avion nga Shqipëria për në Izrael.

Rama më pas i pyetur në lidhje me mbrojtjen që u kanë bërë Shqiptarët herbrejve dhe tha se ndihet krenar, për atë që ka bërë populli ynë.

“Shqipëria tregoi listën e floririt, po asnjë hebre”, deklaroi Rama, kur u pyet se  si ka mundësi që askush nuk dorëzoi asnjë hebre tek nazistët.

Në fund të fjalës së tij  Kryeministri Rama ka entuziasmuar të pranishmit duke shkatkuar ovacione dhe duartroktije të shumta.

Në konferencën vjetore e AIPAC që është edhe aktiviteti më i madh i lëvizjes pro-Izraelite, mbajtën fjalë edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence; kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu; ambasadori amerikan në Izrael, David Friedman, ambasadorja e SHBA-vë në OKB, Nikki Haley, etj, senatorët Tom Coton, Robert Menendez, Marco Rubio.

Mijëra delegatë nga të gjitha shtetet marrin pjesë në të për të dëgjuar politikanët dhe avokatët, që diskutojnë rrugët e fuqizimit të aleancës SHBA-Izrael dhe shtetit të Izraelit.

Në vitin 2016, afërsisht 20 mijë delegatë ndoqën Konferencën e AIPAC. Folës ishin zëvendëspresidenti i atëhershëm i SHBA, Joe Biden, ish-Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, kandidati i Republikanëve për President të SHBA-ve, Donald Trump, senatori Ted Cruz, kryetari i Kongresit, Paul Rayan, etj.

AIPAC, apo Komiteti i Çështjeve Publike Amerikano-Izraelite (The American Israel Public Affairs Committee) është grupi lobues që konsiderohet si avokati i politikave pro izraelite në Kongresin dhe Ekzekutivin e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti aktual i AIPAC është Lilian Pinkus, e treta femër pas Amy Friedkin dhe Bermice Manocherian.

AIPAC, një nga organizatat e shuma lobuese në Shtetet e Bashkuara, numëron më shumë se 100 mijë anëtarë, 17 zyra rajonale dhe një grup të madh donatorësh.

Kongresmeni Brad Shermann i Kalifornisë e ka quajtur AIPAC, “të vetmen organizatë të rëndësishme në promovimin e aleancës SHBA-Izrael”.

Nga ana tjetër, organizata konsiderohet si një nga grupet lobuese më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1997, revista amerikane “Fortune” e cilësoi AIPAC grupin e dytë me influencën më të fuqishme në Uashington.

AIPAC u themelua në vitin 1951 nga Isaiah Leo “Si” Kenen, një gazetar dhe avokat hebre, cili më parë kishte qenë punonjës në Ministrinë e Jashtme të Izraelit në delegacionin izraelit në Kombet e Bashkuara. Ai qëndroi në krye deri në vitin 1974.

Në vitin 1980, Thomas Dine, bëhet drejtori ekzekutiv i AIPAC, i cili nisi edhe fushatën e zgjerimit në bazë.

Në fund të viteve 1980, bordi i drejtorëve dominohej nga katër biznesmenë të suksesshëm: Mayer (Bubba) Mitchell, Edward Levy, Robert Asher dhe Larry Weinberg.

AIPAC rregullisht bën takime me anëtarë të Kongresit Amerikan dhe zhvillon aktivitete ku ndan pikëpamjet e tij. Thomas Dine zhvilloi një rrjet për të influencuar te çdo anëtar i Kongresit.

“Bërthama vitale” e anëtarësisë së hebrenjve amerikanë në AIPAC zënë më pak se 3% të popullsisë së SHBA dhe janë të përqendruar në vetëm nëntë shtete.

AIPAC mbështet fuqishëm ndihmën thelbësore të SHBA-ve ndaj Izraelit. Në mars 2009, drejtori ekzekutiv i AIPAC, Howard Kohr, i kërkoi Komitetit të Operacioneve për Jashtë, që Izraeli të merrte 2.7 miliardë dollarë ndihma ushtarake për vitin 2010.

Në vitin 2007, një Memorandum Mirëkuptimi midis SHBA dhe Izraelit parashikon 30 miliardë dollarë ndihma ushtarake për gjatë 10 viteve.

AIPAC gjithashtu lobon për ndihmë nga Shtetet e Bashkuara në Izrael, duke bërë të mundur të çojë çdo vit më shumë se 3 miliardë dollarë ndihma, duke e bërë Izraelin “akumuluesin më të madh të asistencës amerikane pas Luftës së Dytë Botërore”.

Washington Report për çështjet e Lindjes së Mesme vlerëson se ndihma në total nga viti 1949 është 109 miliardë dollarë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155617354731523/?t=0

Fjalimi i Ramës para organizatës më të fuqishme pro-izralelite në Amerikë: Dorëzuam edhe floririn, por jo hebrenjtë. 20 mijë të pranishëm “shpërthejnë” në duartrokitje Read More »

Flet Izet Haxhia: “Si doli Azemi nga PD-ja me silenciator, fjalët e para që i tha Fatmir Haklaj”

Ismet Haxhia, në vijim të intervistës së dhënë ekskluzivisht për “Panorama” argumenton me detaje dhe te dhena, pse sipas tij, prita e asaj nate, nuk ishte per Azem Hajdarin, por për Sali Berishen.

Sipas tij, pas urdhrit qe i dha Berisha te dilte te shikonte se cilet ishin 4 personat e armatosur ne makinen para selise se PD-se, Azemi i thote Sali Lushes te marre automatikun, nderkohe qe vete merr silenciatorin dhe del. “Azemi i thotë Sali Lushës, ku e ke automatikun? Sali Lusha i thotë e kam poshtë në bodrum. Shko merre dhe hajde jashtë se na rrezikohet doktori dhe PD-ja. Më pas, Azemi del jashtë duke montuar silenciatorin”.

Ja çfarë tregon Ismet Haxhia per ate nate:

Fatmir Haklaj, sipas dëshmisë që kanë dhënë, ka thënë: “Po ky ku shkon?!” Nga ky reagim i Fatmir Haklajt kupton se shënjestra e atentatit nuk ka qenë Azemi, por Sali Berisha. 10 ditë më parë, babai i Fatmir Haklajt kishte takuar Azemin dhe i kishte thënë se vrasja e djalit tim, Shkëlqimit, është urdhëruar nga Sali Berisha. Shkëlqimi ishte vrarë në një pritë më 5 janar në Qafën e Luzhës.

Fatmir Haklaj i thotë të tjerëve, mos dilni nga makina dhe del vetë. Nuk e di askush se çfarë është folur mes Azemit dhe Fatmir Haklajt, por pas pak çastesh Fatmiri i ka gjuajtur me breshëri automatiku.

Nga makina, më pas ka dalë dhe Jaho Mulosmani, ka qëlluar. Sepse në vendngjarje janë gjetur dy lloj plagësh, që tregon se janë dy lloj armësh të përdorura dhe një njeri që mbante në dorë automatik nuk mund të gjuajë dhe me pistoletë në të njëjtën kohë.

Prokuroria tha që Jaho ka qëlluar me “Makarov”, por nuk është e vërtetë, pasi ai ka qëlluar me “Magnum” izraelit që ia kishin dhuruar. Në këtë moment ka ndërhyrë Besim Çerja, i cili i ka bllokuar dorën Jahos, por ai ka rrëshqitur duart dhe e ka qëlluar nga poshtë Besimin dhe e ka vrarë.

Është plagosur edhe Zenel Neza. Të nesërmen, Sali Berisha ka shkuar në spital dhe e ka incizuar vetë Zenelin të plagosur, por ajo dëshmi nuk ka dalë kurrë në dritë. Ai nuk ka përmendur vëllezërit Haxhia, por të tjerë njerëz. Pastaj, këtyre u interesonte që të zhdukej dosja hetimore e dy vetëve dhe të dilnin emra të tjerë në skenë. Që në fund të historisë të dilte që Azemin e vrau Berisha me njerëzit e vet.

Flet Izet Haxhia: “Si doli Azemi nga PD-ja me silenciator, fjalët e para që i tha Fatmir Haklaj” Read More »

Kryeprokurja Arta Marku ndërron 5 gardistët shoqërues të kohës së Llallës. Nga çfarë ka frikë ajo…

Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka ndryshuar pesë nga shtatë punonjësit e Gardës që e shoqërojnë për çështje sigurie. Kërkesa e kryeprokurores ka mbërritur pranë Gardës së Republikës për zëvendësimin e gardistëve në fjalë, të cilët kanë qenë në trupën e shoqërimit të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla.

Një kërkesë e tillë vjen në një kohë kur janë bërë shumë lëvizje në krye të prokurorive dhe ngritjes organeve të posaçme të akuzës.

Dhjetë ditë pasi mori detyrën, Kryeprokurorja Marku lëvizi kreun e Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fushën, duke e zëvendësuar atë me Dritan Rreshkën, shkarkoi ish-drejtoren e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Rovena Gashin. Ajo u zëvendësua nga Arqile Koça.

Marku nisi lëvizjet edhe në prokuroritë e rretheve, ku u shkarkua Dritan Gina, i cili ishte komanduar nga Llalla në krye të Prokurorisë së Elbasanit dhe u zëvendësua nga Ardjan Nezha. Në Fier, Pali Deçollit iu ndërpre komandimi në krye të prokurorisë së rrethit dhe ai u zëvendësua nga Fatmir Lushi. Edhe në Kukës, Artur Ismailukajt iu ndërpre komandimi në krye të prokurorisë përkatëse, duke u zëvendësuar nga Alketa Nushi. Ndërsa në Durrës, Agron Gjana, i cili ishte i emëruar u shkarkua nga detyra për t’u emëruar në krye të Prokurorisë së Pukës dhe vendin e tij e zuri Donika Prela.

Në janar, Marku vendosi që të ndërpresë të gjithë prokurorët e komanduar, duke i kthyer ata në prokuroritë e rretheve ku ishin emëruar. Po kështu, Marku firmosi edhe një marrëveshje me Ministrinë e Brendshme për ngritjen e strukturave të posaçme nëpër prokurori. Këto struktura, do të veprojnë deri në ngritjen e Prokurorisë së Posaçme. Ato do të hetojnë vetëm çështjet e referuara nga TaskForca Qendrore në Ministrinë e Brendshme.

Kryeprokurja Arta Marku ndërron 5 gardistët shoqërues të kohës së Llallës. Nga çfarë ka frikë ajo… Read More »