Era e fortë dhe deti me forcë deri në 8 ballë kanë sjellë përmbytjen e një pjese të Lungomares në fillim të saj, ndërsa fatmirësisht nuk ka patur dhe krijuar probleme në qarkullim deri më tani.
Problematikat kanë qenë kryesisht në subjektet tregtare të fillimit të shëtitores, të cilat kanë rrezikuar për shkak të përmbytjes.
Ndërkohë, për shkak të motit të keq nuk ka patur asnjë përmirësim të situatës së lundrimit detar në Vlorë, i cili vijon të mbetet i pezulluar.
Situatë e rënduar raportohet edhe në qytetin e Durrësit, ku reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje rrugësh dhe probleme në qarkullim.
Instituti i Gjeoshkencave ka bërë paralajmërimin për situatën e motit gjatë ditës së sotme dhe në vijim. Sipas këtij instituti, territori ynë do të dominohet nga reshjet e shumta të shiut, ndërsa jepet alarmi për përmbytje të mundshme.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë do të kenë prurje të larta në pjesën veriore të territorit. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të pritshme. Sot (e martë, dt.06) dhe në vazhdim përgjatë datave 7 dhe 8 Mars 2018 në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e prurjeve dhe e niveleve. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Paraprakisht, nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, rritet rreziku i zgjerimit të hartës së përmbytjeve në zonën e Nën-Shkodrës. Nivelet më të larta janë llogaritur të arrihen në datën 8 Mars 2018.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e martë, dt.06) dhe nesër (e mërkurë, dt.07) në qarqet Shkodër dhe Kukës priten reshje intensive, deri lokalisht shumë intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta ose mesatare, por lokalisht edhe intensive, shoqëruar edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Sasia më e madhe e reshjeve pritet të bjerë gjatë pasdites së sotme.
Pritet prania e reshjeve në formë dëbore në 1100 m mbi nivelin e detit, kryesisht në veri dhe veri-lindje të vendit.
TEMPERATURAT
Nesër (e mërkurë, dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 10 / 16 °C
në vendet e ulëta: 8 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 10 °C.
ERA
Sot pasdite (e martë, dt.06) dhe nesër (e mërkurë, dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.
Takim ne kuader te luftes kunder kultivimit te bimeve narkotike.
Te pranishem prefekti i qarkut, Flamur Mamaj, drejtori i Drejtorise se Policise Vlore, Gentjan Shehaj, perfaqesues te pushtetit vendor…
Shqipëria duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar është çmuar me 153,6 miliardë dollarë prej Bankës Botërore në një vlerësim të fundit për pasuritë e kombeve, sipas të dhënave që i përkasin vitit 2014.
Vlerën më të madhe e ka kapitali human (njerëzit) me rreth 66 miliardë lekë, duke zënë kështu 42 për qind të totalit të vlerës së pasurisë së Shqipërisë.
Më pas për nga vlera vjen prodhimi kombëtar i vendit me rreth 54 miliardë lekë 34 për qind e totali. Ndërsa pasuritë natyrore të vendit tonë ku janë përfshirë pyjet, tokat bujqësore dhe zonat e mbrojtura janë vlerësuar nga Banka Botërore me 38 miliardë dollarë, duke zënë 24 % të totalit të vlerës së Shqipërisë.
Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis 1995 dhe 2014 dhe vendet me të ardhura të mesme po arrijnë në vendet me të ardhura të larta në aspektin e pasurisë që zotërojnë .
Vendet më të ardhura të ulta gjatë kësaj periudhe kanë shkuar drejt nivelit të mesëm. Megjithatë, llogaritë e pasurisë globale tregojnë gjithashtu zhvillime shqetësuese. Disa vende me të ardhura të ulëta, veçanërisht në Afrikën Sub-Sahariane, panë një rënie në pasurinë për frymë për shkak se rritja e shpejtë i ka tejkaluar investimet.
Banka Botërore ka gjetur gjithashtu se në 12 vende përqindja e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme është rritur gjatë dekadës së fundit.
Duke parë këtë prirje shqetësuese përmes treguesve të kontabilitetit të pasurisë, shihet se popullsia në rritje mund të përfitohet nëse ka një sistem arsimor të mirë. Në vendet me të ardhura të larta, llogaritet kapitali njerëzor përbën 70 për qind e pasurisë, ndërsa për vendet me të ardhura të ulëta, kapitali natyror është akoma aseti më i madh.
Nga 24 vendet që kanë mbetur me të ardhura të ulëta që nga viti 1995, 13 janë klasifikuar si shtete të brishta dhe konfliktuale dhe nga këto shumica janë të pasura me burime natyrore. Kjo na ndihmon shih më mirë lidhjet midis varfërisë, brishtësisë dhe qeverisjes.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur si urim mengjesi per ndjekesit e tij ne Facebook, nje video informuese per heqjen e vules apostike me Greqine, e cila u kursen shqiptareve miliona.
“MIRËMËNGJES 😃 dhe me këtë video që shpjegon se si heqja e vulës apostile me Greqinë u kursen qytetarëve shqiptarë 6.7 milionë euro në vit nga xhepat e tyre duke i çliruar dhe prej barrës së rëndë të nxjerrjes së 210 mijë letrave çdo vit, ju uroj një ditë të mbarë 👍”- shkruan Rama.
Prej disa ditësh moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin duke shkatuar probleme në disa qarqe. Ndërsa edhe sot dita ka nisur me reshje me intensitet të ulët.
Por, shirat parashikohen të shoqërojnë vendin deri të enjten, teksa temperaturat vijojnë të mbeten në të njëjtat ritme.
Sipas Meteoalb, pritet fuqizim gradual i vranësirave deri pasdite kur shirat fuqizohen në të gjithë vendin; më të dendur shirat do të jenë gjatë mbrëmjes në zonat jugore. Edhe e marta, mbetet kryesisht me vranësira e shira mesatarë deri intensivë, në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat e ajrit këtë të hënë luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore deri në 21°C maksimumi gjatë mesditës në jugperëndim të vendit. Dita e martë, sjell rritje të lehtë në mëngjes por rënie me 1 – 2°C, sjell mesdita.
Emisioni investigativ Fiks Fare tregoi sonte sesi një punonjës funerali sillet si “drejtor nate” në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Ai është i punësuar pranë një agjencie funerale, por gjithashtu, autoritetet e Institutit të Mjekësisë Ligjore i kanë lënë çelësat e morgut për të administruar punën nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 8 të mëngjesit, kur rikthehet në detyrë personeli.
IML pretendon se ka një kontratë shërbimi me agjencinë funerale, ku është i punësuar ky person, por në asnjë pikë të saj, nuk deklarohet se ai ka të drejtë të marrë viktimat nga ambulancat shtetërore, t’i fusë në morg, apo t’i nxjerrë prej tij, siç konstatohet nga Fiks Fare.
Investigimi i këtij rasti nisi pas një sërë ankesash nga qytetarët e Tiranës, që dërguan fotot e makinave të një agjencie funerale brenda ambienteve të morgut të Tiranës dhe foton e një personi, për të cilin pretendohet se është punonjës i agjencisë funerale, por punon edhe natën në morg.
Pas denoncimit, gazetarët e Fiks Fare shkuan në morgun e Tiranës për të verifikuar rastin, ku u konstatua se punonjësi i denoncuar është Besmir Isufi. Emisioni investigativ konstatoi se ai punon në agjencinë funerale Univers dhe gjatë natës hap dyert e morgut për viktimat që vijnë, qoftë nga agjenci private, por qoftë edhe nga ambulancat shtetërore. Madje, ai është i vetmi person që gjatë natës drejton punët në morgun e Tiranës.
Për këtë arsye, Fiks Fare pyeti edhe Institutin e Mjekësisë ligjore, lidhur me punësimin e tij. IML-ja vuri në dispozicion për Fiksin një kontratë shërbimi me agjencinë funerale “Univers”, ku kjo agjenci ngarkohet të transportojë mbetje kockore dhe kufoma të paidentifikuara nga vendngjarja për në morg sipas kërkesave të prokurorive në rrethe. Por, në asnjë pikë të kontratës nuk deklarohet se punonjësi i kësaj agjencie mund të mbajë çelësat e Mjekësisë Ligjore, të drejtojë punët gjatë natës në morg, duke pritur ambulancat shtetërore me viktima, duke u sjellë si “drejtor nate” pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Armando Pezaku është një nga dy të arrestuarit e vetëm për 613 kilogramët kokainë të kapur në Maminas. 25-vjeçarit i ishte dhënë detyra e shoferit të kamionit, ku ndodhej droga me vlerë 180 milionë euro.
Armando kishte disa muaj që punonte si shofer në kompanine “Pelikani” dhe sipas të afërmve të tij paguhej me 25 mijë lekë në muaj.
Shtëpia e 25-vjeçarit në katundin e ri në Durrës, nuk tregon se familja e tij ishte e pasur. Shtëpia njëkatëshe është ndërtuar vitet e fundit. Në shtëpinë e Armandos takojmë babain e tij. Agroni sapo ishte kthyer nga takimi me të birin që ndodhet në burg.
“Sot e takova djalin edhe me tha – “Bab’ nuk kam lidhje me kët’ punë. Më vrit po pata gisht’ un’. Shteti t’më kthejë djalin në shtëpi”, thotë ai mes lotësh.
Por shoferi 25-vjeçar i kamionit me 180 milionë euro kokainë, edhe pse paguhej me 25 mijë lekë në muaj nga kompania ku ishte punësuar, ka pajtuar një avokat të njohur, tarifat e të cilit janë 10-fishi i pagës së vogël të shoferit.
Familjarët e shoferit e kanë një shpjegim. Ata thonë se për shkak të kushteve të vështira ekonomike të familjes se tyre avokatin Petrit Serjani e ka kontraktuar firma “Pelikani Transport”, ku ai punonte prej disa muajsh.
Lidhur me statusin e tij në rrjetet sociale, ku 25-vjeçari prezantohej si “shofer kamioni që u çon miell partizanëve”, familjarët thonë se ajo është një batutë si çdo i ri.
Armando Pezaku nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa disa kohë më parë ai kishte udhëtuar drej Gjermanisë, ku ka kërkuar azil, por pas refuzimit ishte kthyer në shqipëri me dëshirën e tij.
Për sasinë rekord të kokainës me vlerë 180 mln euro, përveç 2 të arretuarve në kërkim vijon të jetë Arbër Çekaj, pronari i firmës që kishte porositur kontenierin me banane nga Kolumbia.