Lajmi i fundit

Tronditet vendi/ Të shtëna me armë zjarri

Rreth orës 19:55, në një dyqan lulesh në pronësi të shtetasve D. Gj., dhe K. Gj., (vëllezër), ka ndodhur një konflikt me sende të forta mes këtyre shtetasve dhe shtetasve R. Rr., B. Rr., B. Rr., dhe A. Rr., (vëllezër), të cilët gjatë konfliktit dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, e më pas janë larguar.

Si pasojë (nga përdorimi i sendeve të forta) janë dëmtuar shtetasit D. Gj., dhe K. Gj.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Tronditet vendi/ Të shtëna me armë zjarri Read More »

Nëse shihni dikë me këtë shenjë në dorë duke ju përshëndetur nga makina, lajmëroni menjëherë policinë

A e dini se çfarë do të thotë kjo shenjë? Kjo do të thotë se dikush është në telashe.

Prandaj, nëse ndonjëherë e shihni dikë me pikë të zezë në pëllëmbën e dorës së tyre, mos heziton ta thërrisni policinë në sekondë.

Kjo ndryshe quhet edhe “Kampanja Pika e Zezë”, e cila ka filluar në Facebook dhe është një mënyrë për t’i njohur viktimat e abuzimeve të ndryshme.

Prandaj, nëse e shihni dikë me këtë pikë të zezë, ju duhet ta dini se ai/ajo person është në rrezik.

Nëse shihni dikë me këtë shenjë në dorë duke ju përshëndetur nga makina, lajmëroni menjëherë policinë Read More »

Ky është 27-vjeçari që sulmoi Bebe Rexhën në skenë

Bebe Rexha u plagos nga një burrë gjatë koncertit të saj në New York City më 18 qershor 2023.

“The Sun” ka mësuar se emri i sulmuesit është Nicolas Malvagna, një 27-vjeçar, banor në Manalapan, New Jersey, ku punon si një kujdestar qensh në një dyqan kafshësh shtëpiake.

Malvagna mori pjesë në koncertin që po organizohej në ‘The Rooftop in Pier 17’, në kuadër të turneut veror të Rexhës, i cili quhet “Best F’n Night Of My Life”.

Malvagna do të dalë në gjyq ditën e sotme, 19 qershor, ku edhe do t’i shqiptohet dënimi për aktin e kryer.

Sakaq kujtojmë që këngëtarja e nominuar për çmimin “Grammy” publikoi disa orë më parë një fotografi të syrit të saj të mavijosur duke shkruar thjesht “Jam mirë”.

Ky është 27-vjeçari që sulmoi Bebe Rexhën në skenë Read More »

Këngëtarja shqiptare qëllohet me telefon në fytyrë gjatë koncertit

Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është goditur në fytyrë nga një telefon teksa ishte në një koncert në New York të dielën, pasi dikush nga publiku e gjuajti telefonin drejt skenës.

33-vjeçarja e pati një koncert në “The Rooftop në Pier 17” në kuadër të turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Siç shihet në një video në Twitter, artistja e “Back to You” ishte duke kënduar në mes të skenës kur dikush e goditi me telefon nga publiku.

Pas kësaj këngëtarja u ul në gjunjë menjëherë pasi dukej se kishte dhimbje. Adhuruesit e saj të gjithë reaguan në mbështetje të saj në rrjete sociale duke e dënuar këtë veprim të personit që e hodhi telefonin drejt Rexhës, shkruan Dailymail.

Këngëtarja shqiptare qëllohet me telefon në fytyrë gjatë koncertit Read More »

‘Kush mi ha lekët e burrit? Po ma dredh’/ Dedektivja nxjerr klienten nga zyra pasi… 

Rasti që këtë herë ka trajtuar detektivja e njohur Shkënda Lili në rubrikën “Një Herë Mat”, është i një gruaje, e cila tregon se burri i saj e tradhton.

Sipas saj, ai është ditë-natë jashtë, nuk vjen në shtëpi dhe kur vjen, i thotë që është i lodhur dhe mban erë alkool. Ai rri gjithë kohës duke shkruar në telefon dhe justifikohet para saj se dërgon e-maile pune. Sipas saj kthimi i bashkëshortit në shtëpi në orën 3 të mëngjesit nuk justifikohet sepse nuk ka asnjë lloj pune që bëhet në atë orë. Ajo ngre pyetjen: Kur punon kaq shumë, ku i çon lekët që fiton? Gruaja tregon se asnjë lekë nuk sjell tek shtëpia.

Sipas raportit treditor që është bërë gjatë investigimit, është zbuluar se burri ka bërë një intenerar nga shtëpia në punë, por ka rezultuar se ai frekuenton kazinotë dhe një klub striptizmi. Pas investigimit edhe për tre ditë të tjera, burri nuk shihet i shoqëruar me asnjë vajzë. Ai ka vijuar punën e tij si çdo ditë, ku nuk ka munguar sërish as frekuentimi i kazinosë dhe i një klubi striprtist. Nuk dihet se çfarë ndodh brenda kazinosë dhe klubit të striptizmit sepse investigimi që kryen detektivja është vetëm në ambiente publike dhe jo brenda bizneseve.

Pasi Shkënda Lili së bashku me Ervin Kurtin i treguan gruas se burri i saj nuk është parë me asnjë femër gjatë investigimit që është bërë, përveç frekuentimit në kazino dhe një klubi striptizmi, ajo revoltohet dhe i kërkon llogari pse nuk kanë investiguar brenda klubit striptizmi. Madje ajo ka vënë në dyshim edhe punën që detektivja bën, pasi nuk e beson që burri i saj nuk merret me asnjë femër.

Gruaja: Nuk e gjej dot qetësinë, nuk jam e kënaqur me punën që ke bërë. Filloje nga fillimi.

Shkënda Lili: Puna ime është e kryer.

Gruaja: Do e bësh përsëri, të lutem!

Shkënda Lili: Mos e ngri zërin në zyrë. Halli është zgjidhur, erdhe, kërkove një shërbim, një investigim kundrejt burrit tuaj dhe rezulton që burri juaj nuk ka një femër tjetër. Se do ti të ketë një femër me patjetër, kjo nuk është në dorën tonë. Nuk jemi këtu për t’i gjetur femër bashkëshortit tuaj, jemi këtu për të parë se çfarë bën bashkëshorti juaj dhe për të zbuluar një të vërtetë.

Gruaja: Të lutem bëje dhe një herë.

Shkënda Lili: Puna është e kryer dhe unë nuk e marr përsipër të vazhdoj një investigim tjetër me ju. Më vjen keq sepse nuk kam çfarë të investigoj më.

Gruaja: Unë jam klient i pa kënaqur.

Shkënda Lili: Zonjë unë nuk mund t’i gjej të dashur burrit tuaj.

Gruaja: E ka gjet vetë ai, thjesht ta marrësh vesh kush është.

Shkënda Lili: Puna ime ka mbaruar me sukses, kështu që burrit tuaj kërkoji llogari për pjesën e kazinosë dhe klubit të striptizmit që është frekuentues i rregullt. Mos kërko qiqra në hell sepse bashkëshorti juaj nuk ka një femër.

Gruaja: Investigoje më gjatë.

Shkënda Lili: Unë ty nuk të marr më përsipër.

Gruaja del e inatosur nga zyra dhe e penduar pasi detektivja i kërkon të largohet, pasi nuk kishte më se çfarë të bënte për të, por të sqarohej me burrin e saj.

‘Kush mi ha lekët e burrit? Po ma dredh’/ Dedektivja nxjerr klienten nga zyra pasi…  Read More »

Flet vajza që ‘fundosi’ Safet Gjicin: Kishim raport intim, video është publikuar nga një person i tretë

Ora News ka zhvilluar një bisedë telefonike me Alma.K vajzën e cila një ditë më doli në video intime me kryetarin e bashkisë Kukës Safet Gjicin.

Për gazetarin Edison Vatnikaj ajo ka treguar se disa prej lajmeve që janë publikuar në internet janë sajesa dhe të pavërteta. Po ashtu vajza në fjalë sqaroi se me ish-kryetarin Safet Gjici ka pasur një raport intim prej kohësh.
Po ashtu në bisedën e zhvilluar me gazetarin Alma.K ka treguar se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë.

Po ashtu ajo hedh poshtë akuzat se gjithçka ka qënë e stisur apo e futur nga dikush tjeter për të kryer filmime apo për ta shantazhur Safet Gjicin.

Pyetjes nëse ajo ka dhënë deklarimë para hetusëve të policiseë apo SPAK Alma nuk preferoi tu përgjigjej por tha se ka pajtuar një juristë e cila po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes.

Po ashtu komente nuk kishte as për videon e regjistruar por nga biseda lihet të nënkuptuar se video ishte publikuar nga një person i tretë.

Sipas të dhënave të siguruar nga Ora News e reja shpesh herë ka qënë në dyert e komisariatit të policisë së Durrësit për incidentete të ndryshme./Ora

Flet vajza që ‘fundosi’ Safet Gjicin: Kishim raport intim, video është publikuar nga një person i tretë Read More »

Politikania shqiptare humb njeriun e shtrenjtë: ‘Ike kur e mendove vetë’

Familja e nënkryetares së Kuvendit të Shqipërisë Ermonela Felaj është në zi.

Politikania e njohur përmes një postimi në rrjete sociale bën me dije se ka humbur babanë e saj.

“Babi ike kur e mendove dhe si e mendove vetë, si gjiithmonë xhanëm.

Pusho i qetë dhe pranë mamit tani”, shkruan Felaj teksa ka ndarë dhe një foto me të atin.

Politikania shqiptare humb njeriun e shtrenjtë: ‘Ike kur e mendove vetë’ Read More »

Kush është vajza në video me Safet Gjicin?

Alma Kaçi dyshohet se është vajza që filmua në zyrën e Safet Gjicit, në videon që qarkulloi me shpejtësi në rrjete sociale. Ajo përdori një kamera të vendosur në çantën e saj, e lënë përballë tavolinës ku u krye akti seksual, për të filmuar ish-kryebashkiakun e Kukësit.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se vajza është një agjente e mirëtrajnuar, për të nxjerr në pah epshet e papërmbajtura të zyrtarëve të lartë. Me origjinë ajo është nga Berati por jeton në Durrës dhe vepron e mbrojtur nga një grup kriminal. Dyshohet se Alma Kaçi shfrytëzonte “kauza sociale” për tu takuar me zyrtarë të lartë, politkanë, njerëz të njohur e biznesmenë.

Qëllimi është mjaft i thjeshtë, grupi që e ka infilturar shantazhon më pas viktimat duke u vendosur gjoba.

Burimet jo zyrtare kanë thënë se vajza ka edhe video të tjera, edne të papublikuara me persona të njohur në Shqipëri. Alma Kaçi ka qenë e lidhur me zv.drejtorin e SHISH, Vladimir Elezi. Sot Elezi është drejtor i SHISH Kukës nga ku mendohet se lindi ideja për të filmuar Safet Gjicin.

Ndërkohë qarkullojnë informacone ende të pakonfirmuara se Alma Kaçi ishte vajza që u përdorë për të filmuar ish-drejtorin e Hekurudhës Genci Alizotin, në një komunikim erotik me telefon.

Alizoti ndërroi jetë 4 muaj më vonë, sipas nëj ataku kardiak, e të tjera zëra thonë se u vetëvra nga turpi. Nuk dihet ende se cila është lista e personave të ërfshirë në skandalet seksuale vetëm të kësaj vajze, pasi zëra shtohen çdo ditë për zyrtarë të përfshirë ngjarje të tilla.

E megjithatë, kjo nuk e justifikon faktin se një kryebashkiak duhet ta kthejë zyrën e tij në motel për të përmbushur epshet e tij seksuale. Përtej faktit se Alma Kaçi mund te jetë e punësuar dhe drejtësia mund të zbulojë rrjetin e gjobëvënësve, përgjegjësia bie mbi zyrtarët e lartë që joshen si skllevër ndaj trupit të femrës së parë që u hynë në zyrë.

Kush është vajza në video me Safet Gjicin? Read More »