Lajmi i fundit

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim që fshihet pas konferencës live me gazetarët

Ambasadorja Yuri Kim, në mbyllje të mandatit të saj si diplomate në Shqipëri, zgjodhi të organizojë një konferencë për shtyp me gazetarët në ambientet e ambasadës amerikane në Tiranë.

Pas Shqipërisë, Kim do të marrë një detyrë të re në Departamentin Amerikan të Shtetit ku do të ketë përgjegjësi për të gjithë Europën.

“Në pozicionin tim të ardhshëm do të kem përgjegjësi për gjithë Europën dhe kjo përfshin Shqipërinë. Ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam e kënaqur për këtë. E vërteta është kjo. Sikurse e shpreha, vërtetë jam prekur dhe ndryshuar nga përvoja ime këtu. Nëse kthehem në Shqipëri ose jo, Shqipëria do të jetë gjithmonë me mua”, u shpreh ambasadorja Kim.

Por në fund, ambasadorja amerikane dha edhe një mesazh përse zgjodhi që të organizonte këtë konferencë për shtyp live me gazetarët.

“Në mbyllje, më lejoni të them se arsyeja përse dëshiroja që të kishim së bashku këtë konferencë për shtyp që ta bënim live ta kishim në mënyrë të drejtpërdrejt lidhjen që të mos kisha shqyrtuar pyetjet që ju do të bënit, është që t’ju kujtoj të gjithëve për rolin kritik thelbësor që një media e pavarur ka në një demokraci, në një vend. Portalet mediatike mund të jenë biznes por gazetarët kanë përgjegjësi. Puna juaj si gazetarë është që të bëni pyetje të vështira për vendin tuaj. Dhe puna ime dhe puna e çdo zyrtari të lartë është që t’ju përgjigjet pyetjeve me vërtetësi dhe plotësisht. Secili prej nesh përdor teknikat tona. E rëndësishme është që japim përgjigje. Arsyeja është sepse unë ju respektoj ju sepse ju përfaqësoni njerëzit, përfaqësoni popullin”, deklaroi ambasadorja e SHBA Yuri Kim. /tvklan.al

Mesazhi i ambasadores Yuri Kim që fshihet pas konferencës live me gazetarët Read More »

Trupi i pajetë u bllokua në ambulancë se nuk hapej dera, familjarët e të riut në Vlorë përplasen me policin

Përplasje mes familjarëve të 35 vjeçarit Arbër Ferati që vdiq pasi e zuri korrenti dhe mjekëve në Orikum. Dy ditë më parë 35 vjeçarin e zuri korenti teksa gjendej brenda autokombanjës teksa po shkonte të punonte në toka. Tensioni i lartë i energjisë elektrike preku mjetin e për pasojë ai ra në kontakt me energjinë elektrike.

Bluzat e bardha thonë se 35 vjeçari ka ndërruar jetë në vend, e megjithatë i riu është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për një shans ndërhyrje dhe shpëtimin e jetës së tij. Transporti është kryer nga autoambulanca e Njësisë Shëndetësore Orikum, por kur kanë mbërritur, ambulancës i është bllokuar dera. Bluza të bardha dhe të afërm kanë tentuar të hapin derën e ambulancës por nuk ia kanë dalë deri në përdorimin e forcës. Tentativa për të hapur derën e autoambulancës ka zgjatur për disa minuta dhe kjo ka sjellë irritim tek të afërmit e 35 vjeçarit.

Irritimi i tyre dhe ndërhyrja e bluzave të bardha dhe policisë për të qetësuar situatën ka sjellë përplasje fizike. Disa persona kanë marrë lëndime të lehta, mes tyre një efektiv dhe të afërm të 35 vjeçarit. Pas situatës së krijuar policia ka shoqëruar në komisariat një prej familjarëve të Feratit.

Trupi i pajetë u bllokua në ambulancë se nuk hapej dera, familjarët e të riut në Vlorë përplasen me policin Read More »

Skandali Gjici kalon kufijtë, vjen lajmi i keq nga Greqia

Skandal seksual i Safet Gjicit ka kaluar kufijtë e Shqipërisë tashmë. Mediat greke i referohen skandalit duke theksuar se “një aferë rozë” i kushtoi mandatin dhe i rrezikon pasurinë ish-kryebashkiakut të Kukësit.

“Protothema” i referohet asaj që ndodhi me Gjicin duke theksuar se ai ka qenë edhe aksioner i skuadrës së Kukësit si dhe biznesmen duke patur miliona euro pasuri.

“Kryebashkiaku shqiptar dha dorëheqjen pas skandalit të videos rozë në zyrën e tij. 51-vjeçari është biznesmen dhe CEO i EuroGjici Security dhe Kevin Construction.

Ai është gjithashtu është president i klubit shqiptar të futbollit FK Kukësi të Superligës Shqiptare. U zgjodh në zgjedhjet e vitit 2019 dhe u rizgjodh në 2023” shkruan gazeta.

Safet Gjici u detyrua të jepte dorëheqjen të premten e kaluar teksa ishte filmuar gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale në zyre në këmbim të një tenderi për kastrimin e qenve të rrugës ndaj Alma Kaçit. Tashmë SPAK është duke e hetuar çështjen si “shpërdorim detyre”

dhe “shkelje të barazisë në tendera” pavarësisht tentativës së Gjicit për ta cilësuar këtë marrëdhënie si thjesht një çështje intime mes dy personave të rritur. /albeu.com

Skandali Gjici kalon kufijtë, vjen lajmi i keq nga Greqia Read More »

Njihuni me përfitimet e kanellës dhe ndikimi që ka në humbjen e peshës

Kanella është një erëz që u jep shije dhe aromë ëmbëlsirave, ushqimeve dhe kafesë.

Ka dy lloje kanelle, Ceylon dhe Cassia. Kanella Cassia, e njohur edhe si kanella “autentike”, është më e zakonshme, ndërsa kanella Ceylon e prodhuar në Sri Lanka është më e rrallë.

Kanella ka qenë e njohur për vetitë e saj medicinale që nga kohërat e lashta. Në të kaluarën është përdorur për të trajtuar një sërë kushtesh mjekësore që lidhen me sistemin e frymëmarrjes dhe të tretjes ose gjendjet gjinekologjike.
Në dekadat e fundit janë vërtetuar edhe vetitë e tij anti-inflamatore, të cilat përmirësojnë funksionin e trurit.

Disa kërkime kanë treguar se kanella ndikon në nivelet e glukozës tek njerëzit që kanë diabet të tipit 2. Efekti ishte i ndryshëm në varësi të llojit të kanellës së konsumuar. Kanella Cassia ka pasur rezultate më premtuese se kanella Ceylon e cila në përgjithësi nuk është studiuar aq shumë.

Një studim më i vogël i botuar në revistën Nutrition Research tregoi se kanella uli nivelet e glukozës tek pacientët që merrnin suplemente kanelle, krahasuar me ata që iu dha një ilaç placebo. Kanella gjithashtu duket se ul nivelin e kolesterolit te pacientët me diabet.

Kanella duket se zvogëlon efektet negative të ngrënies së ushqimeve me yndyrë të lartë, gjë që në përgjithësi ndihmon në menaxhimin e peshës. Efekti që ka në nivelet e glukozës mund të ndihmojë gjithashtu në humbjen e peshës.

Kanella është e njohur për vetitë e saj anti-inflamatore dhe antibakteriale, të cilat gjithashtu ndihmojnë ata që duan të humbin peshë.

Në këtë pikë është e rëndësishme të theksohet se kanella vetëm nuk dobëson, megjithatë, duket se është e dobishme në humbje peshe kur i shtohet një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme. Gjithashtu, 1 lugë çaji kanellë përmban 1.6 gram fibra, një sasi që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimin tuaj të përditshëm, duke zgjatur gjithashtu ndjenjën e ngopjes midis vakteve.

Si kanella Ceylon ashtu edhe kanella Cassia përmbajnë kumarinë, e cila kur konsumohet në sasi të mëdha ka efekte negative shëndetësore. Kanella Ceilon ka më pak kumarinë se kanella kasia për këtë dhe shumë argumentojnë se është më e dobishme për trupin.

Njihuni me përfitimet e kanellës dhe ndikimi që ka në humbjen e peshës Read More »

Punonjësja e fasonerisë: Na detyronin të punonim me orar shtesë të papaguar!

Rreth 70 gra, punonjëse në një fasoneri në Fier, janë detyruar të lënë punën dhe të dalin në protestë disa herë, pasi prej 2 muaj e gjysmë nuk kanë marrë pagën e tyre. Ato ankohen se prej gushtit të kaluar kanë pasur vonesa të vazhdueshme të pagave, por dy muajt e fundit nuk janë paguar fare nga pronari i kompanisë private të rrobaqepësisë.

Një nga punonjëset e fasonerisë Ornela Bruhamaj, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, ajo theksoi se punonin dhe me orë shtesë, por që nuk paguheshin për to.

Më tej ajo theksoi se pasi bën protestën i pushuan nga puna ndërkohë që nuk ua kanë dhënë rrogën për dy muajt e fundit.

“Dy muajt e fundit nuk jam paguar. Unë e kisha rrogën 380 mijë lekë të vjetra. Orari nuk ishte i zgjatur vetëm kur na detyronin që të punonim me orë shtesë. Nuk na paguanin për orarin shtesë. Tani nuk na kanë dhënë ndonjë arsye pse nuk na i ka dhënë pagat. Pas protestës na kanë pushuar nga puna”- tha ajo.

Punonjësja e fasonerisë: Na detyronin të punonim me orar shtesë të papaguar! Read More »

Ministri Bledi Çuçi: Kjo është e vërteta e vdekjes brenda kampit në Durrës

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaroi me bindje se vdekja të moshuarit brenda kampit në MEK nuk i ka ardhur nga veprimet e policisë së shtetit.

Ai tha se për këtë ka pamje jo vetëm të policisë, por edhe brenda kampit. Asnjë tha më tej ministri, nuk është prekur me dorë. Megjithatë po bëhet ekspertiza për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

“Dua të them edhe diçka për personin që ka vdekur sot në kamp. Ju garantoj që vdekja nuk është shkaktuar nga asnjë veprim i forcave të policisë. Ne po presim ekspertizën. Ka pamje edhe nga policia gjatë ushtrimit të kontrollit dhe anëtarët e MEK. Nuk është prekur, qoftë edhe një anëtar me dorë i kampit në Manzë.

Qoftë edhe një person. Do të presim ekspertizën. Ai është një burrë i moshuar. Në mos gaboj 76 apo 79 vjeç. Ka vdekje brenda kampit, ndodhin rëndomë, ai komunitet, po jeton aty, plaket aty, dhe natyrshëm vdesin. Por po presim ekspertizën, por unë jam i bindur” tha ai.

Ministri Bledi Çuçi: Kjo është e vërteta e vdekjes brenda kampit në Durrës Read More »

Panik në plazhin e Vlorës, gjendet delfini i ngordhur

Një delfin rreth 500 kg është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të Vjetër në Vlorë.

Delfini me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjec i seksit mashkull dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të

mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit, ku duket qartë dhe shenjat e goditjes nga helikat.

Ndërkohë që specialistët e zonave të mbrojtura kanë bërë matjet, pushues të shumtë janë kuriozë duke bërë dhe foto delfinit të ngordhur.

Panik në plazhin e Vlorës, gjendet delfini i ngordhur Read More »

SPAK i bllokon pasaportën Alma Kaçit/ Detaje të reja nga video-skandali në Kukës, nënkryetari Gjana zbardh prapaskenat për planin e qenve

Alma Kaçi, pritet të meret në mbrojtje nga prokuroria e posaçme SPAK, dhe të kthehet në dëshmitaren kryesore të këtij procesi penal, që ka nisur ndaj ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.

Tashmë SPAK, ka rregjistruar dosjen për dy vepra penale si ajo e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsionit pasiv i funksionarit publik” në këmbim të përfitimeve seksuale.

Sipas informacioneve mësohet se 40-vjeçares i është bllokuar pasaporta, duke vendosur një masë të përkoshme të daljes së saj jashtë shtetit.

Ndërsa njëherësh, grupi i hetimit që po ndjek rastin, ka bllokuar dhe aparatin e telefonit të Kaçit, me qëllim ekzaminimin e bisedave të 40-vjeçares, në rjetet sociale dhe aplikacione të ndryshme që mund të ketë zhvilluar me persona të tretë për këtë çështje.

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë marë në pyetje disa punonjës të bashkisë Durrës, të cilët kanë konfirmuar prezencën e Alma Kaçit në ambjentet e bashkisë, pikërisht në datën 6 qershor 2023.

Njëherësh në pyetje rezulton të jetë marrë dhe nën/kryetari i bashkisë Kukës, Granit Gjana, i cili është personazhi i tretë i video-skandalit, dhe personi që mër kontakt me Alma Kaçin, duke administruar dokumentacionin e plan-projektit për sterilizimin e qenve të rrugës.

Në deklarimin e tij, Gjana ka pranuar se sipas udhëzimit që i dha kryetari i bashkisë, Safet Gjici, ka pranuar dokumentacionin e Alma Kaçit, për planin e ndërtimit të qëndrës së sterilizimit.
Sipas tij, plani ka mbetur vetëm në letër, pasi ende një shërbim i tillë nuk ishte diskutuar në këshillin bashkiak dhe as miratuar një projekt-buxhet.

Ndërkohë mes personave që është kërkuar të meret në pyetje është dhe Astrit Cengu, ky i fundit anëtar i Këshillit Bashkiak Kukës.

Ditën e betimit të Safet Gjicit në Këshillin Bashkiak, mes Cengut dhe kryetarit të sapobetuar, ka pasur një përplasje verbale në prezencë të gjithë anëtarëve të tjerë të këshishillit.
Të dy palët kanë kërcënuar publikisht njëri-tjetrin me prezencën e dosjeve kompromentuese, ku Safet Gjici, i ka kujtuar Astrit Cungun se i disponon një dosje voluminoze dhe që mund ta përdorte kundër tij në çdo rast.

SPAK i bllokon pasaportën Alma Kaçit/ Detaje të reja nga video-skandali në Kukës, nënkryetari Gjana zbardh prapaskenat për planin e qenve Read More »