Lajmi i fundit

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë për të riun, pas konfliktit në spitalin e Vlorës

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë “arrest me burg” Brikel Alikaj i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Vlorës pas konfliktit në spitalin e Vlorës.

Brikel Alikaj ka kundërshtuar forcat e policisë pas një rasti të paprecedent në spital.

Familjar i tij, një 35-vjecar e kishte zënë korrenti teksa i përcjellë më urgjencë në spital autoambulancës nuk i ishte hapur dera.

Kjo gjë ka shkaktuar tension të situatës dhe përplasje të tyre me uniformat blu. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të e pranuar nga gjyqtarja Vjola Canaj. Pala mbrojtëse e përfaqësuar nga Odeta Aliraj ka kërkuar lirim me kusht.

Gjykata bazuar në pamjet filmike e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin teksa ka pranuar kërkesën e prokurorisë.

Gjykata e Vlorës vendos masën e sigurisë për të riun, pas konfliktit në spitalin e Vlorës Read More »

A e keni ditur? Ja pse policët prekin makinën kur ju ndalojnë për kontroll

Nëse jeni ndalur për kontroll në një moment teksa lëvizni me makinë, ka të ngjarë që të keni vënë re (por nuk i keni kushtuar vëmendje) disa lëvizje të policisë. Për shembull, a keni vënë re se ka një taktikë nga shumë njerëz për të prekur makinën gjatë kontrollit? Kjo taktikë vërehet në shumë vende të botës me policinë që prek pjesën e pasme – kapakun ose dritën – e makinës. Pse po ndodh kjo;

Ekziston një arsye kryesore që kjo është ndjekur prej shumë vitesh. Kjo pasi në këtë mënyrë policia lë gjurmët e gishtave në automjet. Kjo do të ndihmonte në të ardhmen si një shenjë se oficeri ka rënë disi në kontakt me atë makinë të veçantë. Vështirë se dikush do të kishte menduar t’i largonte ato.

Kjo bëhet si masë paraprake në rast se oficeri i policisë sulmohet ose zhduket pasi shenjat e gishtave në makinën e fajtorit do të shërbejnë si provë.Dhe megjithëse shumica e automjeteve të policisë tani kanë kamera, shumë oficerë policie ende e përdorin këtë masë. Është përdorur edhe në të kaluarën, diçka që nuk ndodh më.

Një praktikë e policisë ishte goditja e pjesës së pasme të makinës ose bagazhit. Në këtë mënyrë ata janë duke befasuar shoferin në rast se do të tentonte të fshihte diçka të paligjshme.

Një gjë e tillë duket se është shmangur tani për të mos krijuar probleme shtesë në rast se kanë të bëjnë me një kriminel. Megjithatë, mbështetja në shpinë në makinë është një praktikë normale për shumë njerëz. Herën tjetër që të bëni një kontroll, mund ta vini re edhe ju.

A e keni ditur? Ja pse policët prekin makinën kur ju ndalojnë për kontroll Read More »

E rëndë/ Gruaja e paralizuar mbërrin në spital me këmbën e thyer, 55-vjeçarja u hodh nga shkallët nga bashkëshorti disa ditë më parë, por…

Një 55-vjeçare ka shkuar me këmbë të thyer mëngjesin e sotëm në spitalin e Korçës.

Mësohet se gruaja, e cila është e paralizuar, ishte hedhur nga shkallët e nga bashkëshorti i saj disa ditë më parë.

Pasi gruaja ka mbërritur në spital uniformat e bardha kanë njoftuar policinë.

Pas marrjes së dëshmisë së 55-vjeçares, efektivët kanë shoqëruar në polici bashkëshortin e saj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes edhe herë të tjera.

E dhunuara raportohet se nuk është në gjendje të rëndë.

E rëndë/ Gruaja e paralizuar mbërrin në spital me këmbën e thyer, 55-vjeçarja u hodh nga shkallët nga bashkëshorti disa ditë më parë, por… Read More »

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar

Një 25-vjeçar shqiptar u përfshi në një aksident të rëndë mbrëmjen e djeshme në Breshia teksa udhëtonte me një motor Honda.

Sipas medieve italiane, shqiptari u përplas me një Volkswagen Passat dhe plagët që mori ishin shumë të rënda. Mëngjesin e sotëm, ai ka ndërruar jetë në Spitalin Civil të Breshias.
Aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 20:00 në Leno, përgjatë rrugës provinciale 668.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, por paraprakisht dyshohet se 25-vjeçari me motor e ka goditur nga pas makinën dhe nga përplasja e fortë ka përfunduar disa metra në ajër, para se të binte në tokë.

Mësohet se edhe shoferja e Passat-it ka përfunduar në spital e plagosur, por ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /Albeu.com/

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 25-vjeçari shqiptar Read More »

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë regjisori i njohur

Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Anastas Nika. Ky i fundit vuante prej 1 viti nga një sëmundje e rëndë.

Pavarësisht përpjekjeve të familjes dhe donacioneve të mbledhura për kurimin e tij, nuk ka mundur të fitojë betejën.

Lajmi u bë i ditur nga djali i tij në rrjetet sociale.

‘Te dashur miq, Me keqardhje ju lajmeroj qe babai, Anastas Nika sot ne mengjes u bashkua me Zotin ne spitalin e Athines.

Presim ngushellimet te “Shtepia funerale Bebri” (ne limion perball varrezave). Varrimi do jete neser ne oren 13:00 ne varrezat e Sarandes. Me respekt familja Nika!’

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë regjisori i njohur Read More »

Efi i merr vendin moderatores së njohur, ja emisioni që do të drejtojë së shpejti në Top Channel

Një gjë është e sigurt që Bora Zemani nuk do të jetë më prezantuesja e Përputhen në shtator.

Por në korridoret e Top-Channel qarkullojnë thashetheme se ky program do ti

besohet një ish konkurrenteje të Përputhen dhe ajo është Efi Dhedhes.

Efi ishte edhe pjesë e Big Brothet Vip këtë vit dhe tashmë është një figurë e Top-Channel.

Megjithatë një tjetër emër që është menduar është edhe Kiara Tito,

programi i së cilës nis së shpejti në Top-Channel.

Efi i merr vendin moderatores së njohur, ja emisioni që do të drejtojë së shpejti në Top Channel Read More »

Gruaja që futi në kurth Gjicin: Më kanë braktisur të gjithë, kam hallin e djalit…

Gruaja e cila u shfaq në videoskandalin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici u shpreh se ndihej e traumatizuar.

Nga ana tjetër, ajo tha se shqetësim të madh kishte djalin e saj 12 vjeç, i cili bullizohej nga njerëzit e tjerë dhe ai është një fëmijë që nuk di asgjë dhe nuk kupton, thjesht dhe vetëm vuan pasojat e atij video-skandali.

“Jam vërtetë e traumatizuar. Pasojat janë shumë të mëdha. Fëmija im po bullizohet, ndërsa unë vetë jam e pambrojtur, e rrezikuar dhe e braktisur totalisht nga shteti.

Kam folur para SPAK-ut, kam dhënë dëshminë time dhe tani është organi i akuzës që po bën verifikimet dhe procedurat e tij ligjore.

Unë nuk mund të flas dhe nuk mund të shprehem më shumë sesa kaq. Apeli im është një dhe i vetëm: jam e braktisur, e pambrojtur nga shteti, fëmija im po bullizohet dhe unë jam e rrezikuar”, tha ajo për CNA.

Gruaja që futi në kurth Gjicin: Më kanë braktisur të gjithë, kam hallin e djalit… Read More »