Lajmi i fundit

Policia në zyrat e Partisë Socialiste

Policia ka zbarkuar në zyrat e Partisë Socialiste në Kavajë.
Ditën e djeshme rreth orës 11:00 policia ka kryer kontrolle në zyrën e PS në Kavajë pasi kishte informacione dhe indicie se aty ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Kontrollet, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia janë bërë pasi dyshohej se në zyrën e PS mund të kishte pajisje të lojërave të fatit.

Nga kontrolli i kryer i cili ka zgjatur rreth 30 minuta, Policia nuk ka gjetur pajisje të paligjshme të lojërave të fatit dhe pasi ka kryer kontrollin është larguar.

Kur është bërë kontrolli nga policia në zyrën e PS ka qenë kryetari dhe disa anëtarë të strukturave./ News24

Policia në zyrat e Partisë Socialiste Read More »

‘Po më shkatërron jetën’! Prapaskenat, si u arrestua komandanti hajdut?

Brenda pak orëve pas publikimit të lajmit është arrestuar efektivi i rendit në Shkodër, Shkëlzen Gjonaj, i cili dhunoi brenda një lokali një të ri duke e goditur me grushte e shkelma, si edhe i mori para një qytetari nga portofoli.

Ministria e Brendshme reagoi duke thënë se ai është vendosur në pranga nga AMP dhe do të përballet me drejtësinë për të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Por si arriti puna deri te prangat? Dy rastet, provë për denoncimin në media janë bërë nga personat e prekur drejtpërdrejt.

Së pari personi që u dhunua, por edhe atij që i hapi derën e makinës dhe i mori lekët. Me këto dy prova me pamje që tregojnë se ky efektiv nuk është i denjë për uniformën që mban u arrestua.
“Po më shkatërron jetën, kush ma ka bërë këtë”. Ishin fjalët e policit, që para kamerave e mohoi, por pas kamerave Komandanti i Rendit në komisariatin e Shkodrës, pranon episodet.

“Vetëm përgjatë vitit 2022 AMP ka referuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre 357 raste nga të cilët 168 me masë shtrënguese. Në 5 muajt e parë të këtij viti janë referuar 119 raste nga të cilët 34 me masë shtënguese” thekson policia.

‘Po më shkatërron jetën’! Prapaskenat, si u arrestua komandanti hajdut? Read More »

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama bëri gjithçka që të blinte dhe manipulonte votën.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, ai u shpreh se arsyet se përse mori pjesë ë një palë zgjedhje që e dinte që do të kishte të tilla akte, ishte sepse nuk dëshironte të binte pre e kurthir të ngritur nga Rama, me shtyrjen e vendimit të gjykatës, marrjen e vulës dhe mos regjistrimin e kreut të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ai shtoi se bënte fushatë për kundër monizmit të Ramës, por ai kishte edhe firmën e PD, dhe një gjë të tillë sipas tij nuk mund ta pranonte.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Berisha: Në 98 qendra brenda unazës së verdhë të Tiranës, është fitues Belind Këlliçi. Edhe aty ku quhet Bllok Këlliçi ka fituar

Rakipllari: Diferenca është 60 mijë vota

Berisha: Ne do i shkojmë deri në fund e do merret vesh shumë mirë si është e vërteta e këtij votimi. procesi zgjedhor është themelor në një sistem demokratik, zhvillohet mbi bazën e një ligji. Për herë të parë në historinë e vendit u asgjësua sepse u shpall nga Rama kinezëri. Pra zgjedhje nuk ka , ka farsë.

Që të kemi zgjedhje duhet të zbatohet fryma e ligjit me përpikmëri.

Rakipllari: Nuk e dimë ne se çfarë zgjedhje bën Rama? Ne e dimë këtë histori. Nuk dimë rastet e 2017?

Berisha: Nuk janë zgjedhje pra.

Rakipllari: ku shkon opozita pra?

Berisha: Ku shkon shoqëria? Nëse ka një gjë që shkatërron një komb është shkatërrimi i votës së lirë e opozitës.

Rakipllari: nuk shihni asgjë nga vetja jua? Të gjithë fajet i shihni tek kundërshtari?

Berisha: Për shkak të shpalljes kinezëri 628 mijë zarfe shpërndahen me vendim qeverie, zgjedhje nuk ka.
Nëse shpërndan rrit rrogat në mes të fushatës, zgjedhje nuk ka.
Rama në 2021 shpërndau me faturë Thesari në Durrës, Tiranës, Lezhë e Laç, 93 mln euro vetëm në prill. Vrau votën, dhe kam shkruar 2 dit pas zgjedhjeve se vota vdiq pa hyrë në kuti.
Ai nuk i fitoi zgjedhjet.

Meqë e kaloi atë si pa të keq, tani kaloi me blerje vote të hapur, me zarfet e pensioneve dhe rrogat.
Koalicionit opozitar nuk i regjistroi kryetarin.

Pse hyra në zgjedhje? Shtyu vendimin e gjykatës, mori vulën, nuk regjistroi kryetarin e “BF”, nuk do bija në atë kurth. Do korrigjoja vendimin fatal të 2019. Bëja fushatë për monizmin e Ramës por ai kishte edhe firmën e PD dhe unë nuk do mund ta pranoja kurrë atë.

Së dyti, mora pjesë sepse nëse si forcë politike rri jashtë sistemit, nuk ke të drejtë morale të flasësh.

Sali Berisha tregon arsyen e vërtetë pse mori pjesë në zgjedhjet e 14 majit Read More »

Nga problemet shëndetësore të gruas te kujdesi për fëmijët e mitur dhe sjellja e mirë në bu rg, çfarë e shpëtoi Tahirin nga qëndrimi në qe li

Zbardhen detaje nga lirimi i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit ka vendosur që Tahiri të vijojë dë nimin e tij të mbetur në shtëpi.

Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje live për News24 deklaroi se në Gjykatë janë dorëzuar dy ekspertiza mjeko-ligjore, në të cilat thuhet se gruaja e Tahirit vu an nga pro bleme shëndetësore, ndërsa ai duhet të kujdeset për fëmijët e mitur. Ndërkohë, situata për familjen e tij është rënduar sipas avokatëve të Tahirit është rë nduar dhe nga vdekja e babait të ish-ministrit pak kohë më parë.

Lala përmendi si element që çoi në lirimin e Tahirit dhe të faktit për sjelljen e tij të mirë në bu rg.
Duke iu parashtruar këto kërkesa, edhe prokurori i çështjes ka qenë dakord me kërkesën, që Tahiri të vuante ditët e tjera të dënimit në shtëpi.

Nga problemet shëndetësore të gruas te kujdesi për fëmijët e mitur dhe sjellja e mirë në bu rg, çfarë e shpëtoi Tahirin nga qëndrimi në qe li Read More »

Lirohet nga bu rgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, vijon dë nimin në shtëpi

Lirohet nga bu rgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Gjykata e Elbasanit shpalli vendimin ditën e sotme dhe ish-ministri Tahiri do të vazhdojë dë nimin në “arr est shtëpie”, sipas vendimit të gjy katë së Elbasanit.

Ai është dën uar për shpërdorim detyre, teksa pak muaj më parë iu drejtua me një kërkesë Gjy katës së Elbasanit për njohjen e kohës së parabu rgimit.

Më 4 shkurt të 2022, Apeli i Gjyk atës Kundër Kri mit të Organizuar dhe Korru psionit pas një seance maratonë e dënoi ish-ministrin Sajmir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’.

Por me gjy kim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dë nua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ aku zave “Korru psion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve nar kotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kri minal”.

Lirohet nga bu rgu ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, vijon dë nimin në shtëpi Read More »

Ak sident i rëndë në vend, ka të pl agosur

Një 80-vjeçar ka mbetur i pla gosur në një aks ident rrugor në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në lagjen “28 Nëntori”.
Burime zyrtare nga po licia bënë me dije se automjeti me drejtues shtetasin me inicialet E. Xh., 34 vjeç, ka aks identuar shtetasin A. B., 80 vjeç, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Shtetasi E. Xh. u shoqërua në ambientet e Po licisë, për veprime të mëtejshme pro cedurale. Grupi het imor po punon për zbardhjen e rrethanave të aks identit.

Ak sident i rëndë në vend, ka të pl agosur Read More »

Nusja i ndërroi jetë në aksident, vjehrra pëson infarkt dhe vdes një ditë më pas

Familja Malolli në Korçë është përballur me dy tragjedi të një pas njëshme. Kujtojmë se dy ditë më parë pas një aksidenti në aksin Korçë-Bilisht humbi jetën 50-vjeçarja Miranda Malolli.

Ndërsa familjarët po përcillni viktimën për në banesë e fundit, vjehrra e saj ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën.

Kujtojmë se në aksidentin e rëndë të ditës së hënë mbeti i plagosur dhe djali i të ndjerës, i cili ishte shoferi i mjetit tip “Volskwagen” që përfundoi i përmbysur jashtë rrugës.

Shkak i aksidentit ishte shpejtësia mbi normat e lejuara nga mjetit tip “Benz” me të cilin u përplasën pjesëtarët e familjes Malolli.

Në spital përfunduan në total 6 persona, si dhe u arrestua drejtuesi i mjetit tip “Benz”, një 21-vjeçar.

Nusja i ndërroi jetë në aksident, vjehrra pëson infarkt dhe vdes një ditë më pas Read More »

Makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë, ndërron jetë rrugës për në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Ura e Prespës” pranë fshatit Adriatik.

Një makinë ka marrë përpara një biçikletë dhe më pas shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Drejtuesi i biçikletës është identifikuar si Anton Curraku, 35-vjeçar, i cili është marrë nga ambulanca dhe është nisur për në spitalin e Lezhës.

Për fat të keq 35-vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Policia e Kurbinit po punon për identifikimin e drejtuesit të automjetit./Albeu.com.

Makina përplas 35-vjeçarin me biçikletë, ndërron jetë rrugës për në spital Read More »