Lajmi i fundit

Kush është Gentjan Bejtja që iu bë atentat në Krujë, njihet si ish-mik i të fortit të Niklës

Një person mbeti i vrarë me armë zjarri pas mesnatës së djeshme në Krujë, ndërkohë që një 18-vjeçar u plagos.

Si pasojë e të shtënave më armë zjarri humbi jetën shtetasi Ramazan Sino, ndërsa mbeti i plagosur nipi i tij, Alvi Bejtja.
Ngjarja ndodhi fshatin Larushk rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së shtetasit, Gentian Bejtja, që besohet të ketë qenë objekt i atentatit.
Gentjan Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë.

Ai u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 10 Janarit 2022.

Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.

Gjithashtu, ndaj tij ka dyshime se është përfshirë edhe një seri grabitjesh. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjithashtu për këtë personazh ka dyshime se ka qenë edhe në disa grabitje gjatë verës së kaluar, të cilat nuk janë arritur të dokumentohen.

Kush është Gentjan Bejtja që iu bë atentat në Krujë, njihet si ish-mik i të fortit të Niklës Read More »

I shoqëruar për atentatin në Krujë/ Kush është Durim Bami, i forti që trazoi politikën shqiptare?

Durim Bami, është shoqëruar në polici në lidhje me atentatin që ka ndodhur sot në mesnatë ndaj Gentian Bejtjes, atentat ku mbeti i vdekur kunati i shënjestrës dhe të plagosur dy djemtë e tij. Bashkë me Durim Bamin janë shoqëruar në polici edhe Marklen Haka dhe Valter Bami.

Por kush është Durim Bami?

Durim Bami njihet si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Bamit i kanë vënë eksploziv në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime.

Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga policia për kallëzim të rremë pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi.

Pas arrestimit ai tha se ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. I pandehur së bashku me Durim Bamin ishte Tom Doshi dhe Mark Frroku për të cilët Prokuroria kërkoi nga 1 vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë.

Por pas një odiseje 3-vjeçare gjyqësore sa në Gjykatën e Krimeve, në Gjykatën e Lartë, e në atë Kushtetuese gjithçka përfundoi me pafajësinë e Doshit dhe dënimin e Frrokut e Bamit por asnjë prej tyre nuk qëndroi në burg, pasi dënimi u konvertua në shërbim prove. Më 4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami rezulton si personi i fundit që ka takuar mikun e Gentian Bejtjes, shtetasin Enver Stafukën, të zhdukur në 2015. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes. /Gazeta Express/

I shoqëruar për atentatin në Krujë/ Kush është Durim Bami, i forti që trazoi politikën shqiptare? Read More »

Dea Mishel del me kërkesën e pazakontë për fansin e ‘çmendur’: Mund të më blesh…

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ka zbuluar përmes disa postimeve në “Instastory” se dikush ka blerë 10 mijë dollarë views për profilin e “TikTok”-ut të saj.

Dea i bën thirrje personit në fjalë që të mos e bëjë më një gjë të tillë pasi nuk ka nevojë.

Madje ajo i tha se nëse ‘dëshiron të shpenzosh para, mund të më shkruar dhe të them shoqata bamirëse’.
“Diku po blen viwes në TikTok për mua. Unë nuk e dija se kjo gjëja bëhet, por bëhet. Shumë faleminderit për këtë personin por nuk kam nevojë për views në TikTok. Në qoftë se ke dëshirë të shpenzosh për mua mund të më blesh në çantë “Lady Dior” po këtë e pranoj, kjo ishte shaka. Po thoja nëse ke para tepër dhe do ti shpenzosh diku, më shkruaj dhe do të dërgoj një listë me shoqata bamirëse. Faleminderit”.

Ky është budallallëku më i madh që më ka ndodhur ndonjëherë. Më e çuditshmja është se ky personi nuk po e bën vetëm te profili im, por edhe te profili i çdo personi që poston me mua. Do ju tregoj se sa kushton të blesh viwes në TikTok. Këtu thotë që 400 mijë klikime kushtojnë 80 dollarë, për mua kanë shkuar diku te 10 mijë dollarë, domethënë për profilin tim dhe atyre që postojnë me mua.

Dea Mishel del me kërkesën e pazakontë për fansin e ‘çmendur’: Mund të më blesh… Read More »

Viktima e atentatit në Fushë-Krujë, Sino ishte shofer i prokurorit të Apelit Tiranë Genti Xholi

Ramazan Sino, prej disa vitesh punonte në Tiranë si shofer pranë prokurorisë së Apelit në kryeqytet.

Gazetari Elton Qyno, raporton se Sino shërbente si shoferi personal i prokurorit Genti Xholi,

i cili më parë ka drejtuar këtë prokurori.

Brenda saj u gjetën tre armëSino, punonte për një pagë prej 357 mijë lekë.

Ndërsa tashmë nuk përjashtohet dhe aktiviteti i tij në këtë prokurori.

Viktima e atentatit në Fushë-Krujë, Sino ishte shofer i prokurorit të Apelit Tiranë Genti Xholi Read More »

Clinton largohet nga Shqipëria: Ishte e gjitha e jashtëzakonshme, po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania

Përfundon vizita zyrtare e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga takimi i fundit me Clinton, teksa e përcjell në aeroportin “Nënë Tereza”.

Ata shihen të përqafuar duke u takuar para ndarjes, teksa Rama ka zbardhur dhe një prej deklaratave të Presidentit të 42-të të SHBA-ve.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”, citon Rama Bill Clinton.

Clinton largohet nga Shqipëria: Ishte e gjitha e jashtëzakonshme, po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania Read More »

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali/ 6 vjeçarja, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Leila Kurti, vetëm 6 vjeçe, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident i ndodhur në San Polo të Reggio Emilia-s. Ajo u shua në spital, ku qëndronte prej 14 Qershorit të shkuar, pasi kishte mbetur e plagosur rëndë në një aksident me makinë në Bolonja.

Sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, Leila ishte në makinë me prindërit dhe motrën 4-vjeçare. Prej 18 ditësh, ajo qëndronte në reanimacionin e spitalit të Bolonjës ku u shua mëngjesin e së dielës.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të 14 Qershorit, pranë unazës së Bologna-s. Prindërit së bashku me dy vajzat po shkonin në aeroportin e Marconi-t, për të marrë pjesë në një dasmë në Shqipëri.

Makina ku udhëtonte familja Kurti u godit me forcë nga pas nga një tjetër automjet. Gjendja shëndetësore e Leilas së vogël kishte qenë e rëndë që prej fillimit. Të plagosura mbetën edhe nëna dhe motra 4-vjeçare, ndërsa babai pësoi vetëm disa fraktura.

Mediat fqinje shkruajnë se Gentian Kurti, 41-vjeç, është mjaft i njohur në San Polo ku jeton bashkë me familjen prej vitit 1998. Ai është drejtues i një servisi për makina dhe është këshilltar në bashki në radhët e Fratelli d’Italia (FDI), që prej 2018-s. Ndërsa bashkëshortja e tij Michela punon në restorantin Red Lion.

Gjithnjë sipas mediave italiane, 8 vjet më parë, familja shqiptare kishte përjetuar një tjetër tragjedi. Çifti humbi djalin Marko, i cili ishte po ashtu 6 vjeç. Ai ndërroi jetë për shkak se kishte lindur me deformime të rënda.

Kryebashkiaku i San Polo, Franco Palu vendosi që dita kur Leilës t’i jepet lamtumira e fundit, të jetë ditë zie.

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali/ 6 vjeçarja, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga një aksident Read More »

Bill Clinton nderohet nga Rama me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’

Ish-presidenti i SHBA-ve është nderuar nga kryeministri Edi Rama me medaljen e ‘Yllit të Mirënjohjes Publike’, çmimi më i lartë që jepet nga Kryeministria.

Rama tha se sot Clinton Sot i kujton popullit shqiptar mësimet nga një histori jo e largët

“Njeriu nga shpresa, keni qenë me në gjatë kohës, sot jeni mes nesh për të na kujtuar mësimet nga një histori jo fort e largët për të konfirmuar riangazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë dhe njëherë të na thërras në shpresë. S’ka fjalë që mund të shpreson mjaft për e thellë që ndje tashmë duke iu kërkuar me përulje të pranon yllin e mirënjohjes për arritjen publike, që është çmimi më i lartë që jepet nga zyra e kryeministrit dikujt që e meriton këtë mirënjohje”, tha Rama.

Bill Clinton nderohet nga Rama me medaljen ‘Ylli i Mirënjohjes Publike’ Read More »

Zi në familjen e aktorit të njohur! Ndërron jetë papritur në moshë 20-vjeçare nipi i tij

Nipi i aktorit të njohur Robert De Niros, Leandro De Niro Rodriguez , ka vdekur në moshën 20-vjeçare.

Vajza e madhe e aktorit, Drena De Niro, e ka konfirmuar lajmin tragjik në rrjetet sociale duke thënë se nuk e di se si do të vazhdojë të jetojë pa të.

Duke nderuar djalin e saj në Instagram dhe pa treguar shkakun e vdekjes së tij, ajo shkroi: “Engjëlli im i bukur i ëmbël.
Te kam dashur qe ne momentin qe te ndjeva ne bark. Ti ishe gëzimi im, zemra ime dhe gjithçka që ishte e pastër dhe e vërtetë në jetën time. Do të doja të isha me ty tani. Do te doja te isha me ty. Nuk e di si do të jetoj pa ty, por do të përpiqem të vazhdoj dhe të përhap dashurinë dhe dritën që më ke bërë të ndjej kur u bëra nëna jote.

Ti ishe i dashur dhe do të doja që vetëm dashuria të të shpëtonte. Më vjen shumë keq . U prehsh në paqe dhe në Qiellin e Përjetshëm, djali im i dashur.’

Zi në familjen e aktorit të njohur! Ndërron jetë papritur në moshë 20-vjeçare nipi i tij Read More »