Lajmi i fundit

5 familje dhe 27 individë zotërojnë televizionet kryesore në Shqipëri, ‘Zëri i Amerikës’ zbardh detajet e bujshme

Në Shqipëri, një studim i qendrës “Open Data Albania” zbuloi se pjesa dërrmuese e 14 bizneseve mediatike televizive më të fuqizuara janë në pronësi të 5 familjeve, si dhe në bashkëpronësi të 27 individëve me lidhje të ngushta familjare. Studimi vëren se këta pronarë mediash zotërojnë një seri biznesesh të tjera dhe se në shumë raste janë përfitues të kontratave koncensionare, përfitues të programit Shqipëria 1 Euro si dhe të statusit investitor strategjik. Sipas studimit të qendrës “Open Data Albania”, afro 80 për qind e mediave televizive shqiptare të konsoliduara janë prona të 5 familjeve, bashkëpronësi midis familjarëve dhe një grupi prej 27 individëve zotërues të mediave televizive kryesore. Eksperti Pajtim Nikolli i Institutit Shqiptar të Shkencave dhe bashkautor i studimit, thotë se këta 27 aksionerë dhe zotërues të bizneseve televizive janë ndërkohë aksionerë në 11 deri në 39 biznese të tjerë, në shumë raste të lidhura me fondet publike dhe me qeverinë. “Në total, nga 10 biznese mediatike janë përfituar 10 kontrata apo marrëveshje PPP/koncensione, është fituar një status investitori strategjik, si dhe 3 vendime të këshillit të ministrave janë enkas si pjesë e programit Shqipëria 1 Euro”, tha Nikolli. Këta pronarë mediatikë ndikohen në bizneset e shumta të tyre nga vendimet e qeverisë, vlerëson studiuesit, sepse përherë më shumë po përfitojnë kontrata publike, sepse janë njëkohësisht pronarë në sektorin e ndërtimit, në atë bankar, në tregti dhe eksport-importe, në energjitikë, në infrastrukturë kombëtare dhe universitete private.

Drejtuesja e qendrës jep detaje

Ndërkohë, drejtuesja e qendrës “Open Data Albania”, Aranita Brahaj, u shpreh për “Zërin e Amerikës” se në Shqipëri po krijohen manjatët e mediave, të cilët janë shumë aktivë në biznese të tjerë, por kanë edhe një kartëvizitë rezervë si pronarë mediash.“Shohim se fitimet që këto biznese nxjerrin nga ky sektori mediatik, nga prodhimi mediatik, apo nga audienca përmes mënyrave të ndryshme, janë fare pak krahasuar me fitimin apo me kapitalin, me performancës ekonomike, që këta individë kanë në bizneset e tjera”, tha Brahaj.
Nipolli: Përveç medias, ata operojnë edhe në shumë sektorë të tjerë

Autorët pohojnë se Shqipëria e ka lënë pas periudhën kur pronarët e mediave nisnin edhe ndonjë biznes tjetër, ndërsa tani janë biznesmenët e fushave të tjera, që vijnë të investojnë në media, të cilat biznesi i tyre periferik me fitime të pakta në raport me duzinat e bizneseve të tjerë. Është rritur nga viti në vit edhe pozicioni i pronarëve mediatikë si biznesmenë në marrëdhënie me qeverinë dhe fondet publike, si edhe rritet numri i përfitimeve të tyre në varësi nga vendimet e qeverisë dhe agjenci të tjera shtetërore. “Përveç medias, ata operojnë edhe në shumë sektorë të tjerë si ndërtimi, turizmi, resorte, që janë një biznes i fuqishëm. Rezulton se pushtetin më të madh këta individë e kanë në këto sektorë dhe jo në media. Për më tepër, shumica e tyre janë bërë pjesë e bizneseve mediatike pasi kanë arritur nivele të larta në biznese të tjerë”, tha Nikolli. Televizionet vazhdojnë të jenë të rëndësishme në Shqipëri, sepse shumica e qytetarëve vazhdojnë të informohen dhe të marrin mesazhe prej tyre, dhe janë industria kryesore e mendimit dhe opinionit, pohojnë studiuesit. Por sa ndikon e gjithë kjo situatë në lirinë editoriale të mediave të këtyre pronarëve të shumëllojshëm? “Ne nuk i kemi bërë një studim përmbajtjes së mediave të këtyre pronarëve, por nëse shohim fuqinë ekonomike të tyre, interesat ekonomike, lidhjet që këto interesa kanë drejtpërdrejt me vendimmarrje të ekzekutivit, ose të forcës politike që është në pushtet, atëherë ne themi që opinion-bërja është deri diku e rrezikuar, sepse interesa kaq të shumëfishta nuk na garantojnë media, të cilat të mund funksionojë në interes të publikut, aq më shumë në një vend, ku monitorimi është proces i dobët”, tha Brahaj. Studimi i ekipit të Institutit Shqiptar të Shkencës në Qendrën Open Data Albania gërshetoi të dhënat e Qendrës Kombëtare të Biznesit me ato të Agjencisë së Trajtimit të Koncensioneve, (ku mblidhen të dhëna mbi kontratat koncensionare të bizneseve), me ato Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, (ku mblidhen të dhënat mbi bizneset që kanë marrë statusin e Investitorit Strategjikë), me Transaksionet e Thesarit (mbi tenderat e fituara nga biznesi dhe paratë që ata kanë marrë nga buxheti i shtetit), si dhe me vendimet e qeverisë mbi bizneset përfituese të Programit Shqipëria 1 Euro. Mes televizioneve të shqyrtuara 3 prej tyre kanë licensë kombëtare ndërsa 11 të tjerat janë licensuar si subjekte analoge transmetimi./Shqiperiaime

5 familje dhe 27 individë zotërojnë televizionet kryesore në Shqipëri, ‘Zëri i Amerikës’ zbardh detajet e bujshme Read More »

E thonë ekspertët: ‘Këndoni gjatë s*ksit…’

Secili njeri i ka përjetimet dhe emocionet ndryshe gjatë procesit të marrëdhënieve se ksuale.

Por, ekspertët e marrëdhënieve thonë se ka persona të tillë që preferojnë që partneri i tyre të këndojë gjatë sek sit,
shkruan Quora, transmeton Klankosova.tv.

Sipas tyre, njerëzit këndojnë gjatë seksit si një mënyrë për të shprehur më lirshëm emocionet dhe kënaqësinë e tyre.

Ata kanë thënë se ka disa lloje të këndimit gjatë seksit,

si ai i ekzagjeruari që ndodh si përgjigje ndaj emocioneve të forta dhe këndimi më i butë që nënkupton pasionin dhe një tjetër që bëhet në rast ankimi.

Ekspertët thonë se këndimi gjatë seksit, ndër të tjera tregon një siguri dhe përvojë në seks.

E thonë ekspertët: ‘Këndoni gjatë s*ksit…’ Read More »

Futbolli në zi, ndahet nga jeta pas një aksidenti tragjik pronari amerikan i klubit të Londrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin anglez, me pronarin e klubit të Miluoll,

Xhon Berilson që është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik, në moshën 70-vjeçare.

Ai u përfshi në një aksident me makinë, detajet e së cilës nuk janë zbardhur ende nga policia.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nga Londra Juglindore, ku me anë të një postimi shkruan: “Xhoni, i cili mbushi 70 vjeç muajin e kaluar

, ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e së martës. Vdekja e papritur dhe tragjike e Xhonit do të ndikojë padyshim te ata që kishin fatin ta njihnin.

Ai ishte një njeri me të vërtetë i madh, tepër i përkushtuar ndaj familjes së tij dhe një person me bujari,

ngrohtësi dhe dashamirësi kaq të jashtëzakonshme. Ai jetoi një jetë me histori, plot ngjyra dhe gëzim dhe ishte pafundësisht i menduar për të tjerët me një dëshirë të pafund për të ndarë njohuritë dhe përvojat e tij të pafundme për të ndihmuar njerëzit.

U prehsh në paqe, Xhon dhe faleminderit. Ti ishe i dashur dhe i adhuruar”, shkruante klubi.

Futbolli në zi, ndahet nga jeta pas një aksidenti tragjik pronari amerikan i klubit të Londrës Read More »

Shqiptarët të ‘çmendur’ pas skandalit s*ksual, Safet Gjici thyen rekord në 30 ditët e fundit

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte mëngjesin e ditës së sotme i ftuar në studion e “Wake Up”, ku zbuloi se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në “Google”.

Kallanxhi tha se ‘nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici’. Sipas tij, njerëzit kërkojnë për moshën, familjen apo edhe për personin tjetër të përfshirë në skandalin intim,

në videon erotike që iu bë publike pak javë më parë ish-kryebashkiakut të Kukësit.
Pjesë nga biseda:

Tomi: Nëse flasim për trend në 30 ditët e fundit është Safet Gjici

Enxhi: Kush, kush?

Neada: Po pse e thua me zë të ulët?

Tomi: Safet Gjici është një në Top më të kërkuarat në Shqipëri

Neada: Pra po thua kërkojnë Safet Gjicin apo gjërat e tjera që kanë lidhje me skandalin?

Tomi: Kur hyhet te ky termi pastaj dalin edhe të lidhurat, domethënë duan të dinë edhe më shumë.

Duan të dinë për personazhin, për familjen, për personin tjetër në video. Pastaj është më e detajuar, kërkohet mosha, kërkohet biografia, e të tjerë me radhë.

Shqiptarët të ‘çmendur’ pas skandalit s*ksual, Safet Gjici thyen rekord në 30 ditët e fundit Read More »

Çfarë ndodhi me satelitët? Qeveria nxjerr rezultatet: Ka qenë moti i keq

Qeveria shqiptare ka prezantuar sot rezultatet e produkteve të para të “shërbimit satelitor”.

“Sot është një realitet. Shqipëria do të përfitojë maksimalisht. Objekti kryesor është monitorimi i territorit” tha zv/ kryeministrja Belinda Balluku.
Dy satelitët, “Albania 1” dhe “Albania 2” u lëshuan në janar të këtij viti, por ende nuk kemi parë deri tani asnjë produkt që të jetë përfituar.

Por çfarë nuk ka shkuar mirë në këto 6 muaj? “Nuk e kemi pasur në favorin tonë motin. Satelitët kërkojnë pamje të qartë.

Koha ka qenë nga janari dhe deri në më sot. Por 47% e sipërfaqes së vendit është mbuluar nga satelitët. Janë kapur 111 imazhe” tha Balluku.

Çfarë ndodhi me satelitët? Qeveria nxjerr rezultatet: Ka qenë moti i keq Read More »

Flasin ekspertët: Ja si ndikon gjumi i mirë në jetëgjatësi

Një gjumë i mirë natën na ofron pushimin që trupi ynë kërkon dhe me kalimin e kohës. Nëse kjo praktikë bëhet zakon, mund të na shpëtojë edhe nga vdekja e parakohshme.

Ky korrelacion i rëndësishëm u theksua kohët e fundit nga studiuesit e Universitetit të Harvardit, duke paraqitur rezultatet e studimit të tyre në takimin vjetor të Shoqatave Profesionale të Asociuara të Gjumit në Indianapolis, Indiana.
Në veçanti, një orar i qëndrueshëm i gjumit u shoqërua me një rrezik 40% më të ulët të vdekjes së hershme për ata që e ndoqën atë, krahasuar me ata që nuk e ndiqnin.

Një gjumë i mirë i natës konsiderohet gjumë i vazhdueshëm prej shtatë deri në nëntë orë.

Në fund të fundit, çrregullimet e gjumit janë të lidhura vazhdimisht me probleme kronike shëndetësore si sëmundjet e zemrës, sëmundjet e veshkave, presioni i lartë i gjakut, diabeti, goditjet në tru, obeziteti dhe depresioni.

Ekipi hulumtues përdori të dhëna nga Studimi Multi-Etnik i Aterosklerozës (MESA), një studim kërkimor mjekësor i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH), për të vlerësuar 1,750 pjesëmarrës, me një ndjekje mesatare prej shtatë vjetësh.

Për të vlerësuar modelet e gjumit të pjesëmarrësve, studiuesit i pajisën pjesëmarrësit me një pajisje dore të veshur, e cila mati aktivitetin përmes dritës dhe lëvizjes. Më pas ata u ndanë në kategori bazuar në cilësinë e gjumit: 1015 pjesëmarrës pushonin mjaftueshëm, ndërsa 744 u konsideruan si gjumë të shqetësuar, sipas mjetit të studimit.

Gjatë periudhës së monitorimit, 176 njerëz vdiqën.

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon të shkoni në shtrat në të njëjtën kohë çdo natë dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo mëngjes, madje edhe në fundjavë.

Flasin ekspertët: Ja si ndikon gjumi i mirë në jetëgjatësi Read More »

Studiuesit ngrenë alarmin: Më shumë se një e treta e Europës nën pushtetin e thatësirës, ndryshimi i klimës po i bën gjërat shumë keq

Observatorit Evropian të Thatësirës, në të dhënat e fundit të tij thekson se më shumë se një e treta e kontinentit është aktualisht nën një paralajmërim thatësire, me 10% që përjetojnë thatësirë të rëndë.

Sipas studimit Evropa ka një problem me ujin. Rritja e temperaturave nënkupton që bora e saj po shkrihet, lumenjtë po pakësohen, kanalet po thahen dhe thatësirat ndëshkuese vazhdojnë.

Ndër të tjera në artikull thuhet se kjo është një formë e ashpër e thatësirës që ka vijuar që nga viti 2018 dhe është vlerësuar se humbja totale e ujit në të gjithë Evropën është rreth 84 miliardë tonë në vit.

Në një studim të zhvilluar së fundmi nga një universitet në Austri sugjeroi se Evropa tani po humb rregullisht shumë më tepër ujëra nëntokësore sesa po zëvendësohet nga reshjet.

Torsten Mayer-Gürr, i cili është një nga autorët e studimit, tha: “Disa vite më parë, nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që uji do të ishte një problem këtu në Evropë… Tani duket se ne mund të përballemi me probleme.”

Në pjesë të Francës dhe në pjesën më të madhe të Spanjës, kufizimet e ujit janë në fuqi. Ndërkohë gjatë muajit prill, kur temperaturat në Spanjën jugore arritën një rekord prej 40 gradë Celsius, kryeministri Pedro Sanchez i tha parlamentit: “Qeveria e Spanjës dhe unë jemi të vetëdijshëm se debati rreth thatësirës do të jetë një nga debatet qendrore politike dhe territoriale të vendit tonë mbi vitet e ardhshme”.

Nga ana tjetër presidenti i Francës Emanuel Macron ka nisur një plan për krizën e ujit këtë vit për të ruajtur burimin e çmuar, pasi një dimër jashtëzakonisht i thatë pas thatësirës më të madhe të regjistruar në vend i la rezervuarët e tij 80% nën nivelet normale në fillim të marsit.

Në një fjalim ai paralajmëroi se ndryshimi i klimës kërcënoi “fundin e bollëkut të tokës dhe materialeve duke përfshirë ujin”.

Situata po shkakton konflikt, me ambientalistët francezë që së fundmi u përleshën me policinë mbi planet për të ndërtuar rezervuarë të mëdhenj për të ndihmuar bizneset tregtare bujqësore të mbajnë gjallë të korrat.

Në Portugali, thatësira është përhapur në 90% të kontinentit, duke bërë që qeveria të kërkojë ndihmën e BE-së për fermerët në vështirësi.

Në Gjermani qeveria është aq e shqetësuar për sigurinë e ujit për ekonominë më të madhe të Evropës, saqë ka zhvilluar një strategji kombëtare për ujin për herë të parë.

“Pasojat e krizës klimatike për njerëzit dhe natyrën po na detyrojnë të veprojmë”, tha në një deklaratë Ministrja e Mjedisit Steffi Lemke.

Ndërkohë zyra Kombëtare e Auditimit ka parashikuar se do të na duhen 4 miliardë shtesë në ditë deri në vitin 2050 për të kundërshtuar rrezikun në rritje të thatësirës nga ndryshimet klimatike.

Roli i ndryshimeve klimatike në të gjitha këto është i rëndësishëm. Ndëkaq shumë pjesë të Evropës kanë përjetuar gjithmonë cikle natyrore të thatësirës, por ndryshimi i klimës është një forcë që po i bën gjërat shumë më keq.

Në përgjithësi temperaturat më të larta do të thotë se ka më shumë avullim nga toka, lumenjtë dhe liqenet, duke reduktuar ujin e disponueshëm.

Shkencëtarët gjithashtu theksojnë se ndryshimi i klimës po i bën ngjarjet ekstreme si valët e të nxehtit më të mundshme, më intensive dhe më të gjata në kohëzgjatje.

Studiuesit ngrenë alarmin: Më shumë se një e treta e Europës nën pushtetin e thatësirës, ndryshimi i klimës po i bën gjërat shumë keq Read More »