Lajmi i fundit

Aksident, përplaset për vdekje shoferi i motorit

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplaset për vdekje shoferi i motorit
Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër pranë fshatit Balldre.

Mësohet se një furgon ka përplasur një motor. Për shkak të përplasjes mësohet se ka mbetur i vdekur drejtuesi 60-vjeçar.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.

Aksident, përplaset për vdekje shoferi i motorit Read More »

I zhdukur prej ditësh/ Gjendet i vrarë gazetari i njohur

Trupi i një korrespondenti të një prej gazetave kryesore të Meksikës është gjetur në shtetin perëndimor të Nayarit, disa ditë pasi ai u raportua i zhdukur.

Luis Martín Sánchez Íñiguez, 59 vjeç, punonte për La Jornada dhe ishte zhdukur që nga e mërkura.
Vdekja e tij po trajtohet si vrasje e lidhur me punën e tij, në një nga vendet më të rrezikshme për gazetarët.

Trupi i tij u gjet të shtunën në fshatin El Ahuacate pranë qytetit Tepic, një ditë pasi gruaja e tij paraqiti një raport për një person të zhdukur. Atij iu janë gjetur dy mesazhe në gjoks, por autoritetet nuk kanë treguar se çfarë kanë thënë.

Zhdukja e tij erdhi një ditë pasi një mësues dhe ish-reporter u zhduk gjatë rrugës për në punë. Vendndodhja e burrit, i quajtur Osiris, mbetet e panjohur. Personi i tretë që u zhduk ishte një burrë i quajtur Jonathan, për të cilin autoritetet thanë se u rrëmbye të premten, por më vonë u gjet i gjallë dhe “në një gjendje të mirë shëndetësore”.

Vdekja e Sánchez ka ngjallur zemërim si në Meksikë ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Komisioni Meksikan për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Njeriut u ka kërkuar autoriteteve të sqarojnë se çfarë ka ndodhur.

‘Ne kërkojmë drejtësi për gazetarët meksikanë’- shkruan grupi në rrjetet sociale.

Dega Amerikane e Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve është ndër grupet e tjera të të drejtave që kanë dënuar gjithashtu vrasjen.

Sánchez nuk është gazetari i parë që vihet në shënjestër në Meksikë këtë vit. José Ramiro Araujo, një fotograf lajmesh, u vra në shtetin verior të Baja California në shkurt. La Jornada tha se të paktën katër persona të tjerë janë vrarë gjithashtu. Organizatat për lirinë e shtypit e kanë renditur vazhdimisht Meksikën si një nga vendet më të rrezikshme për punën e gazetarëve./Dosja.al

I zhdukur prej ditësh/ Gjendet i vrarë gazetari i njohur Read More »

Tre të rinj bëhën bashkë, dhunojnë policin

Tre të rinj bëhën bashkë, dhunojnë policin në Tiranë

Njoftimi policise
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan 26-vjeçarin, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin, 23 vjeç, dhe po punojnë për kapjen e shtetasit, 25 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, gjatë një konflikti kanë goditur me grushte shtetasin, 31 vjeç, banues në Tiranë (punonjës policie). Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi 26-vjeçar., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Lajmi në përditësim …

Tre të rinj bëhën bashkë, dhunojnë policin Read More »

Ndërron jetë ish-kryebashkiaku

Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare ish-kryebashkiaku i Tiranës, Tomor Malasi.

Ish-kryebashkiaku do të përcillet për në banesën e fundit sot në orën 13:00, në varrezat e Sharrës, Tiranë.
Tomor Malasi ka qenë deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe nënkryetar i Kuvendit nga viti 1992 deri në vitin 1996.

Ai ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës nga viti 1991 deri në vitin 1992. Në shtator të viti 1991 në bazë të një vendimi të Parlamentit të asaj kohe, kryetari i bashkisë së qytetit do vendosej nga ajo parti që kishte fituar zgjedhjet.

I emëruari i Partisë Demokratike si kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist , ishte zoti Tomor Malasi, i cili kishte punuar si inxhinier mekanik në disa uzina mekanike të vendit tonë, si në uzinën “Dinamo”, apo në Kombinatin Metalurgjik./albeu.com/

Ndërron jetë ish-kryebashkiaku Read More »

Denoncimi/’Karteli i miellit’ fundos edhe konsumatorët/ Përgjysmohet çmimi i grurit por mielli dhe buka rriten!

“Karteli i miellit”, krahas bujqve, fundos edhe konsumatorët. Fiks Fare vijoi investigimin për “bukën e gojës”, kësaj herë nëpërmjet dokumenteve dhe bisedave me vetë punonjësit e pikave të grumbullimit.

Ata pranuan njëzëri se çmimi i grumbullimit të 1 kilogramë grurë është maksimumi 28 lekë. Fiks Fare i kërkoi Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave se sa grurë është importuar në Shqipëri në vitin 2023. Dogana na vuri në dispozicion të gjitha shifrat e importit të grurit dhe drithërave nga data 1 janar deri në datën 24 qershor.

Në këtë kohë, firmat grumbulluese kanë importuar 71.9 milionë kilogramë grurë me një vlerë 2.5 miliardë lekë. Në fund, çmimi për 1 kilogramë grurë del me vlerën 43 lekë. Importuesit më të mëdhenj të grurit në Shqipëri janë Rusia, Serbia dhe Ukraina. Sipas dokumentit, firmat më të mëdha që importojnë grurë janë ato të gjobitura nga Autoriteti i Konkurrencës; Agro Blend, Atlas, Miell Tirana dhe Bloja.

Në vendimin e fund dhjetorit të vitit 2022 të Autoritet të Konkurrencës, firmat që importojnë dhe prodhojnë miell u lanë në vëzhgim për një periudhë 1 vjeçare. Por, si po veprojnë këtë vit? Fiksi shkoi dhe u interesua te disa nga këta grosistë, duke i pyetur se me sa lekë e grumbullojnë grurin në vitin 2021? Fillimisht, gazetarët shkuan në pikën e “Miell Tirana”, ku takuan një nga përgjegjësit e kësaj pike, i cili thotë se çmimi maksimal është 28 lekë për 1 kilogramë. “Por, ta marrim nëse e ke të mirë. Nëse s’është i mirë, ta kthejmë se sot kemi kthyer disa kamionë” thotë ai.

Më pas, Fiksi shkon edhe te firma “Agro Blend” në Vorë. Fillimisht punonjësit pyesin se çfarë fare është, ndërkohë më vonë pohojnë se çmimi për 1 kg është “280 lekë (të vjetra) maksimumi”. Të njëjtin çmimi të japin edhe te firma “Atlas” po në Tiranë, ku pronarët pohojnë se magazinat i kanë plotë. Ndërkohë, firma “Bloja” në Durrës thotë se sivjet ka prodhim dhe deri më tani, ata kanë preferuar që ta importojë grurin nga jashtë.

Fiksi i drejtohet edhe pikave të grumbullimit të “Miell Tirana” dhe “Prima”. Sërish, çmimi maksimal është 28 lekë, por punonjësit pohojnë se po mbledhin edhe me 26 lekë apo edhe me 24. “Ta marrim nëse e ke të mirë” ishte kushti i tyre. Vitin e kaluar, pika që grumbulloi me 50 lekë grurin ishte “Mokra” në Fier. Këtë vit, edhe kjo firmë e grumbullon me 28 lekë. “Na sill një mostër, ta dërgojmë në laborator dhe të japim një çmim” thotë ata. Pra, të gjitha pikat e grumbullimit kanë vendosur një çmim tavan; 28 lekë për 1 kg grurë!

Po nëse çmimi i grurit po grumbullohet me gjysmën e çmimit të vitit 2022, po çmimi i miellit dhe bukës a ka rënë? Fiksi shfletoi shifrat e INSTAT për ndryshimet e çmimit të bukës ndër vite. Rritja më e madhe e bukës është bërë në vitin 2022, me 15.8 % në krahasim me vitin 2021. Ndërkohë, buka është rritur edhe në vitin 2023 me rreth 4 %. Por nëse çmimi i grurit është përgjysmuar në vitin 2023, a është ulur çmimi i bukës? Fiks Fare bëri një vëzhgim në dhjetëra furra buke apo dyqane mielli për të pyetur nëse ka rënë apo jo çmimi. Shitësit dhe pronarët e këtyre furrave pohojnë se çmimi është i njëjtë nga 2022 në 2023. “Çmimi i miellit s’ka rënë asnjëherë. S’kemi si e ulim bukën” pohojnë ata. Të tjerë thonë se janë rritur rrogat, por nga viti i kaluar s’ka ndryshuar subvencioni i çmimit të energjisë elektrike. Ndërsa çmimi i karburantit ka rënë si para luftës në Ukrainë.

Gazetarët e Fiks Fare biseduan me një nga zërat më kritikë të politikave të drithit në Shqipëri, deputetin Erion Braçe. Ai tha se 5 firmat e gjobitura nga Autoriteti i Konkurrencës kanë vjedhur fermerët të parët dhe tani konsumatorët. Të vetmit që fitojnë janë firmat që po zhvasin. Braçe saktësoi se ka kërkuar 5 masa për të luftuar këtë fenomen. Nga ndryshimi i subvencionit, në pikat e grumbullimit, heqjen e TVSH-së me 20 %, ngritjen e pikave të grumbullimit apo edhe masën e ndalimit të grurit nga Ukraina, Rusia dhe Serbia. “Janë vetëm masa administrative. Deri tani s’i kanë bërë” pohon Braçe.

Fiksi bisedoi edhe me z. Irfan Tarelli, drejtor i Përgjithshëm i Politikave dhe Programeve në Ministrinë e bujqësisë. Pyetjes se çfarë masash do të marrë ministria për këtë situatë, z. Tarelli tha se çmimi vendoset nga kërkesa dhe oferta dhe se ministria po monitoron situatën. “Kemi një uljet të çmimit. Ministria ka subvencionuar mbjelljen e grurit me 30 lekë për ha. Gjithashtu edhe naftën falas” pohon drejtori. Pyetjes se, a mund ta subvencionojë ministria çmimin ndaj bujqve, që të paktën të dalin me “0”, drejtori tha se kjo është e pamundur. Gjithsesi, pohoi ai, në vitin 2023 do të hapet edhe një masë e IPARD për mbështetjen e fermerëve për ndërtimin e pikave të grumbullimit.

ÇMIMET E VENDOSURA NGA “KARTELI” PËR GRUMBULLIMIN E GRURIT

Fiksi – Doja të pyesja kush merret me këtë shitjen e grurit.

Punonjësi – Gruri ka dalë çmimi me 27-28 lekë të reja. Duhet të sjellësh grurë për të bërë analizat, bën apo s’bën.

Fiksi – Ai nuk rritet me frymën e zotit, do shërbime.

Punonjësi – Pa shërbime nuk bëhet asgjë.

Fiksi – Po ç’është ky…..?

Punonjësi – Këtë shtet kemi. Shteti nuk i njeh fermerët këtu, vetëm ua fut. Sa për dijeni ta dish saktë. Dëgjo tani. Në Shqipëri të gjithë me çmimin e këtij punojnë të gjithë të gjithë. Po Inshallah ta marrin atë çmim se ata nuk marrin më lartë.

Fiksi – Si kalove? Vjet e kam çuar në Mokër.

Fiksi – Vjet me 500 lekë (të vjetra) kg, tani po dëgjoj këtë çmim 270 – 280 lekë (të vjetra) kg. Ç’është?

Pronari –S’ka çmim tjetër. Duhet të sjellësh mostrën o byrazer, që të flas. Ku e ke ti grurin, në çfarë vendi?

Pronari – Në Tërbuf, duhet të sjellësh mostrën. Por po qe grurë për pula ku ta çoj unë?

Fiksi – Unë kam nja 100 kuintal.

Punonjës – Ku e ke marrë farën?

Fiksi – Në Itali. Ne i kemi tokat në Tërbuf. Pak a shumë ta di me sa e marrin këtu?

Punonjës – 280 lekë (të vjetra) maksimumi.

Fiksi – Aq e merrnin edhe në Lushnje por thamë mos ka ndonjë çmim tjetër këtej në Tiranë. Po vjet e merrnin me 500 lekë të vjetra.

Punonjës – Vjet ishte krizë.

Fiksi – Po ça bëhet kështu se del me humbje. Kështu që nuk ja vlen. Për 280 lekë të vjetra nuk ja vlen as transporti.

Fiksi – Kjo është ajo magazine që mbledh grurë?

Fiksi – Me kë mund të flas unë këtu?

Punonjës – E marrim jashtë shtetit ne. Jashtë.

Fiksi – E merrni nga jashtë? E ke gjë idenë e çmimit?

Punonjës – E di që është shumë ulët, me të dëgjuar e kam, është tek më shumë se 280 lekë të vjetra nuk e marrin. Aq sa kam dëgjuar unë.

Fiksi – Kam për të sjellë grurë dhe me kë mund të flas, kush e grumbullon?

Punonjësi – Djali i pronarit thotë, që sill një kampion që ta shohin.

Fiksi – Po thuaj të më japi një çmim, se unë po pyes gjithandej dhe ku të më leverdisë do ta shes. Po këta nga e marrin grurin?

Fiksi – E marrin jashtë, nuk marrin këtu. Po nga jashtë me sa e marrin apo nuk e di?

Punonjës – Ky tjetri thotë nuk kam vend ku ta mbaj.

Fiksi – 10 tonë nuk ka vend ku ta mbaj? Po mirë po qe ma jep numrin se flas vetë. Kush është ky?

Fiksi – Unë doja të pyesja për grurin, kemi nja 200 kuintal.

Punonjës – Po, në çfarë vendi i ke?

Punonjës – Me çfarë e keni future, me thasë apo rifuxho? E keni shtruar në depo?

Fiksi – Po. Doja të dija me sa e merrni ju. Ne kemi pyetur atje po …

Punonjës – Do shkosh atje te Pëllumbi.

Fiksi – Se vjet të paktën me 500 lekë të vjetra e hoqëm.

Punonjës – Me 500 lekë të vjetra, po këtë vit ka rënë shumë.

Punonjës – Nuk e di po me 28 lekë të reja ka shkuar. Me 28 lekë të reja disa, me 27 lekë të reja, disa me 29 lekë të reja kilogrami që e marrim. Se ne atë punë bëjmë. Shko atje po e pate grurin e mirë e marrim maksimalen. Maksimalja është 28 lekë të reja se varet nga proteinat.

Fiksi – Unë kam gati 20 tonë grurë, farë “Viktoria” italiane. Dua ta shes normalisht.

Punonjësi –Duhet të sjellësh një kampion.

Fiksi – Doja të pyesja paraprakisht, e kam në Lushnje nuk e kam këtu.

Punonjësi –Po ke pika të tjera në Lushnje

Fiksi – I kam pyetur por nuk kanë çmim. Edhe po pyes.

Punonjësi – Kanë rënë çmimet sivjet kanë rënë.

Fiksi – Dhe më e keqja është se kemi mbjell më shumë këtë vit dhe na ka ngelur e gjitha stok.

Punonjësi –Po pra. Këtë vit ka rënë shumë. Edhe ne morëm në nja dy vende që e kishin të mirë dhe me zor e morëm me 280 lekë të vjetra. Këtu janë të gjitha 26 – 28 lekë të reja. Vetëm po qenë grurëra cilësor mund ta marrim me 30 lekë të reja.

ÇMIMI I GRURIT U PËRGJYSMUA, PO BUKA ËSHTË ULUR?!

Vëzhgim në furrat e bukës në Tiranë

Fiksi – Për sa i përket çmimeve të bukës, vjet u rrit çmimi i miellit. U rrit edhe çmimi i bukës. Sivjet si është çmimi i bukës? Është rritur apo është ulur?

Fiksi – Ai që u vendos vjet.

Shitëse – Po. Ai është, por varet nga mielli pastaj.

Fiksi – Miellin me sa e merrni përshembull?

Shitëse – Nuk e dimë sesa, miellin e merr pronari. Varet me firma. “Prima” nuk ka rënë fare. “Prima” dhe “Tirana” nuk bien. Ose këtu te furra e bukës mund të bjerë me 100 lekë të vjetra. Ja ne e kemi bukën 1000 mijë lekë të vjetra masiven, Luari e ka me 1200 lekë të vjetra.

Fiksi – Vjet, që ka qenë një problem i madh me grurin, misrin dhe me miellin u rrit çmimi i bukës. Po sivjet?

Shitësja – Sivjet ka miell, por nuk e di në është ulur mielli, që të ulet dhe buka.

Fiksi – Domethënë çmimi i bukës nuk është ulur?

Shitësja – Jo. Vazhdon si vjet (2022), por nuk është ulur mielli.

Fiksi – Ju ku e merrni miellin?

Fiksi – Doja të të pyesja a është ulur apo është rritur çmimi i bukës?

Shitësja – Është i njëjti.

Fiksi – Është i njëjti që ka qenë?

Fiksi – Përsa i përket çmimit të bukës, është ulur?

Fiksi – Është po i njëjti i vitit të kaluar?

Fiksi – Cilin miell përdorni ju?

Shitësja – “Miell Tirana” si gjithmonë.

Fiksi – Po sa është buka masive?

Shitësja – 1000 lekë të vjetra.

Fiksi – Doja të pyesja, çmimi i bukës a është ulur apo është rritur nga vjet?

Shitësja – Njësoj është. Masivja 1200 lekë të vjetra.

Fiksi –Kë miell përdorni ju?

Shitësja – Të Gjirokastrës?

Shitësja – S’e di si quhet, por Grek e marrim ne miell të mirë.

Fiksi – Nga vjet, sivjet a është ulur çmimi i bukës?

Shitësja – Jo. A nuk ka për tu ulur. Pse të ulet mielli, kur ky nuk e ul korrentin fare, më vjen 1 milionë korrenti, ndërkohë që bie shi përditë. Me çfarë ta paguaj korrentin unë.

Fiksi –Po miellin me sa e merrni?

Shitësja – Miellin me 800 lekë të vjetra me shumicë. Mielli nuk ka rënë fare.

Fiksi – Sa e keni bukën masive ju?

Shitësja – Buka masive është 1000 mijë lekë të vjetra. E di sa ka qenë mielli përpara? Ka qenë me 52 lekë të reja, ka qenë me 62 lekë të reja, me 53 lekë të reja.

Fiksi – Doja të pyesja a ka ndryshuar çmimi (i bukës) nga vjet në sivjet, a është ulur apo është rritur?

Pronari – Jo, çmimi nuk ka ndryshuar!

Fiksi –Kë miell përdorni ju?

Fiksi – Po miellin me sa e merrni?

Pronari – Me 65 lekë të reja për kilogram. Kemi pasur rritjen e rrogave dhe mungesën e punëtorëve.

Pronari – Po është rritur një çikë buka.

Fiksi –Vjet u rrit çmimi i bukës sepse kishte mungesë, gruri, mielli, lufta.

Pronari – E di si është puna edhe me këtë pjesën e pagave, sepse do s’do duhet dhënë paga.

Fiksi – Edhe pse mielli ka rënë si çmim. Çfarë mielli përdorni ju?

Pronari – “Miell Tirana”.

Pronari – 63 – 64 lekë të reja për kilogram.

Denoncimi/’Karteli i miellit’ fundos edhe konsumatorët/ Përgjysmohet çmimi i grurit por mielli dhe buka rriten! Read More »

Pas gjendjes së rënduar psikologjike, Fjolla Morina shtrohet me urgjencë në spital (detaje)

Ka përfunduar në spital, Fjolla Morina që pak ditë më parë bëri bujë me deklaratën e saj, ku tha se mbreti i lojërave të fatit, Ervis Martinaj është ekzekutuar nga rivalët e tij.

“N’zoom’ bën me dije se këngëtarja ka qenë në gjendje të rënduar dhe është shtruar mbrëmjen e djeshme në spital. Kjo gjë mund të verifikohet tërthorazi edhe nga profilet e Morinës, e cila prej ditë së djeshme nuk ka postuar asgjë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që pas deklaratës së bujshme, reagoi vetë e ëma e këngëtares, e cila tha se Fjolla vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“E kam lajmru në polici e denoncu qysh nga janari, por sjanë marrë kurrë masa. Më ka sulmuar njëherë dhe ofenduar i thirra policinë, erdhen plotë 10 polic e morën e kanë dërgu në stacion. Kanë fol me të edhe prap e kanë liru”, tha ajo.

Gjithashtu në një dokument vërtetohet se Morina është trajtuar në Qendrën Klinike Psikiatrike, por që ka zhvilluar vetëm dy seanca, ndërkohë që i nevojiteshin 12 të tilla në një hark kohor prej 12 muajsh.

Kujtojmë që Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej korrikut të 2022. Një sërë skenaresh janë ngritur, ku disa pretedojnë se mbreti i lojërave të fatit është ekzekutuar nga rivalët e tij, ndërsa disa të tjerë thonë se ai është ende gjallë.

Pas gjendjes së rënduar psikologjike, Fjolla Morina shtrohet me urgjencë në spital (detaje) Read More »

E rëndë në Vlorë, 53-vjeçari tenton të vrasë veten në biznesin e tij, detaje

VLORË
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ditën e sotme, kur qytetarët janë bërë dëshmitarë të një skene aspak të këndshme.

Një 53-vjeçar ka tentuar të vrasë veten në biznesin e tij, por është ndaluar në kohë. Ai ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

“Sot, rreth orës 12:45, në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Vlorës.

E rëndë në Vlorë, 53-vjeçari tenton të vrasë veten në biznesin e tij, detaje Read More »

Rama 2 ditë në 5 kryeqytete ballkanike për Procesin e Berlinit/ Zbardhet axhenda

Kreu i qeverisë, Edi Rama do të nisë sot turin ballkanik pra në data 6 dhe 7 korrik dhe do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë. Kryeministri e nis turin me Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën. Të premten do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë.

Në axhendën e zbardhur në orën 11:00 është parashikuar që kryeministri Rama të takojë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaceski në një takim ‘tete a tete’. Ndërsa në orën 12:00 është parashikuar një konferencë për shtyp me Kovaçeskin.

Shqipëria nënshkruan 13 marrëveshjet me Kosovën, Rama i ‘heq merakun’ Kurtit: Tani jam në pritje të konfirmimit të takimit me Albinin

Në orën 16:00 kreu i qeverisë do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa në orën 17:15 pritet të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.

Megjithëse Albin Kurti refuzoi dje takimin me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar. Kjo pasi qeveria shqiptar i ka firmosur 13 marrëveshjet që pritet të nënshkruheshin në mbledhjen e 2 qeverive.

Pas Kosovës me datë 7 korrik, kryeministri Rama do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës.

Më pas do të ketë një konferencë për shtyp. Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 me kryeministrin Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.

Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.

Kreu i qeverisë do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 16 tetor në Tiranë. Në turin e tij të takimeve kryeministri Edi Rama do të shoqërohet nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.

Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.\

Rama 2 ditë në 5 kryeqytete ballkanike për Procesin e Berlinit/ Zbardhet axhenda Read More »