Lajmi i fundit

Gruaja mes lotësh tregon konfliktin 20-vjeçar me vëllain: ‘Jam dhunuar, dua ndihmë nga shteti’

Një konflikt shumëvjeçar me vëllanë e saj, i është kthyer në makthin më të madh të familjes.

Valentina Nuhaj, banuese ne “ Lagjen e Re” në Patos , prej 20 vitesh është në sherr të vazhdueshëm me familjen e të vellait, per shkak të një rruge që kalon para banesës së tyre që në urbanistiken e bashkisë Patos rezulton toke truall e familjes Velaj.
Konflikti ka gjeneruar jo vetem në dhunë verbale e psikologjike, por edhe në ate fizike. Përballë kësaj situate, familja Velaj ka kërkuar urdhër-mbrojtje , i cili nuk e ka qetësuar aspak situaten.

“Ndihem e kërcënuar për jeten time dhe për familjen” thote mes lotesh Valentina, teksa thekson se ka vënë në dijeni të gjitha hallkat institucionale dhe të drejtësise, te cilat deri me sot nuk i kanë dhënë asnjë zgjidhje kësaj situate problematike.

“Stresi i konflikteve të vazhdueshme më ka shkaktuar kancer” – thote Valentina e cila tashme kurohet edhe per gjendjen e rënduar depresive.

“Ndihem cdo dite e kërcënuar”- thote ajo ne kulmin e deshperimit teksa pohon se po e vret mungesa e drejtësisë.

Gruaja mes lotësh tregon konfliktin 20-vjeçar me vëllain: ‘Jam dhunuar, dua ndihmë nga shteti’ Read More »

Sportisti shqiptar bëhet baba për herë dhe zbulon emrin e veçantë të fëmijës

Marash Kumbulla është bërë baba për herë të parë dhe fëmija i parë është një vajzë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi i Kombëtares përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kumbulla ka ndarë foto së bashku me partneren e tij dhe të voglën të cilën e kanë quajtur Matilde. Mbrojtësi i Romës shfaqet tepër i lumtur teksa mban në krahë vajzën e tij.
“Mirëseerdhe Matilde, mami dhe babi tashmë janë marrëzisht të dashuruar me ty”, shkruan Kumbulla në “Instagram”. Një gëzim i madh për familjen Kumbulla, me mbrojtësin e Romës që u dëmtua dhe humbi pjesën e fundit të sezonit, përfshirë edhe ndeshjet me ekipin kombëtar.

Matilde është bekimi i parë i çiftit, të lidhur që para 3 viteve kur Kumbulla ishte pjesë e Veronës. Partnerja Greta Manzato e ndoqi në Romë dhe tashmë sollën në jetë një vajzë.

Sportisti shqiptar bëhet baba për herë dhe zbulon emrin e veçantë të fëmijës Read More »

I vuri zjarrin lokalit të Noizyt, lihet në burg kushëriri, dëshmia: ‘Po meditoja…’

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën arrest në burg për kushëririn e Noizyt,

Erlado Musteqjen, i cili i vendosi dy herë zjarrin lokalit të këngëtarit.

Ndaj 26-vjeçarit Eraldo Musteqja prokuroria e Durrësit ka ngritur dy akuza,

atë të shkatërrimit të pronës me zjarr dhe kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik.

Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari nuk ka pohuar, as ka mohuar akuzën për zjarrvënie,

ndërsa ka deklaruar se ka reaguar pasi policët kanë ushtruar dhunë ndaj tij.
Musteqja ka thënë se ka qenë në zonë pranë lokalit për të medituar dhe ka qenë duke u larguar nga aty, kur është përballur me policinë.

Përveç zjarrit të 29 qershorit, Musteqja dyshohet se është autor dhe i dy zjarrvënieve të tjera,

njëra më 11 qershor në të njëjtin lokal i cili u shkrumbua thuajse plotësisht dhe më 10 qershor në derën e shtëpisë së familjes së këngëtarit./albeu.com/

I vuri zjarrin lokalit të Noizyt, lihet në burg kushëriri, dëshmia: ‘Po meditoja…’ Read More »

Burri, gruas: ‘Për punë të morëm, si Marigoja…’

Martesa 30-vjeçare e Fadilit dhe Violetës ndodhet në një krizë të fortë e cila i ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”. Është Violeta ajo që ka thirrur bashkëshortin në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pasi thotë se pavarësisht se e kanë ndarë jetën e tyre midis Shqipërisë e Greqisë ku jetojnë prej 28 vjetësh si dhe kanë sjellë në jetë 3 fëmijë, ajo ndihet e shtypur.

Sipas saj, Fadili ka qenë gjithnjë neglizhent dhe nuk i ka shprehur dashurinë, ndërsa ajo vetëm ka punuar teksa ai dilte e takohej me shokët. Violeta madje thotë se në shtëpinë bashkëshortore është detyruar t’iu lajë edhe këmbët vjehërrve të saj.

Violeta: Visheshe e lyheshe e dilje dhe mua më lije në shtëpi!! Për çfarë më ke marrë mua ti? Për gomar më ke marrë?
Fadil: Për çfarë më solle këtu ta di unë?

Violeta: Për çfarë? Se tërë jetën për ty kam ndenjur! Kam marrë legenin në shtëpinë tënde dhe një nga një iu kisha larë këmbët! Ka mbaruar kjo! Ka mbaruar po të them!

Fadil: Po shumë mirë, ashtu ishte zakoni atëherë dhe atë do bëje.

Violeta: Akoma po e ndjek atë zakon!

Eni Çobani: Pse iu ka larë këmbët vërtet?

Fadil: Ashtu ishte zakoni zonja Eni.

Eni Çobani: Jo, ia ka larë këmbët vërtet të gjithëve?

Fadil: Po, të prindërve të mi ua ka larë.

Violeta: Të gjithëve ua kam larë! Në darkë vinin radhiteshin e unë me legen në dorë e peshqir në krah!

Fadil: Moj për këto gjëra më solle mua?

Violeta: Nuk u ngope me këtë punë? Nuk u ngope e akoma vazhdon këtë?

Fadil: Shumë mirë, për punë të morëm, si Marigoja./tvklan.al

Burri, gruas: ‘Për punë të morëm, si Marigoja…’ Read More »

17-vjeçarja shoqërohet me burrin e martuar, e ëma zbulon të vërtetën shokuese

Një grua kontaktoi dedektiven Shkënda Lili për të zbuluar rutinën e vajzës së saj 17-vjeçare gjatë daljeve të shpeshta dhe e vërteta që mësoi në fund e shokoi.

Zonja tregoi për “1 herë mat”, se vajza e saj është bërë agresive, nuk komunikon me prindërit dhe del shpesh nga shtëpia. Ajo tha se adoleshentja shoqërohet me një vajzë që i dukej e dyshimtë. “Vajzës i kemi plotësuar çdo dëshirë”, u shpreh gruaja, ndërsa shtoi se kontaktoi dedektiven pasi ajo dhe burri janë në zënë me punën në biznes.

Pasi u njohën me objektivin, grupi i hetimit nisi investigimin në terren.

Dita ditës, hetuesin kapën momente të vajzës që konsumon duhan dhe alkool, nën shoqërinë e miqve të saj, veçanërisht shoqes që përmendi dhe mamaja e saj.

Ndërsa në fundjavë, vajza i kërkoi leje të ëmës për të shkuar në ditëlindjen e shoqes. 17-vjeçarja u pa të shoqërohej me një zotëri dhe të shkonte në festë me makinën e tij.

Teksa pa fotografitë, zonja zbuloi se djali me të cilin shoqërohej vajza e saj, është një burrë i martuar që jeton në lagjen pranë shtëpisë së tyre.

17-vjeçarja shoqërohet me burrin e martuar, e ëma zbulon të vërtetën shokuese Read More »

Shikoni det në ëndërr, zbuloni si interpretohet dhe mesazhi që mund të ketë

Tashmë që është verë dhe temperaturat janërritur, shpesh na trazohen dhe ëndrrat, të mira apo të këqija, nuk ka rëndësi.

Dhe, ta pranojmë, kur të gjithë e kemi mendjen te pushimet, ndodh që në ëndërr t’ju shfaqet një plazh relaksues.

Megjithatë, nëse shihni detin në ëndërr ka disa interpretime që nuk lidhen me pushimet, sipas Onirokritis.
Nëse e shihni të stuhishëm, stuhitë paralajmërohen edhe në jetën tuaj. Nëse është i qetë dhe uji duket se lëviz me erën, por pa dallgë, gjithçka do të shkojë mirë në punë dhe në shtëpi.

Nëse uji është plotësisht i qetë dhe i qetë, puna juaj do të ngecë. Nëse uji është i turbullt, ju presin probleme financiare apo të tjera.

Nëse kaloni detin me varkë ose anije, do të merrni një trashëgimi të papritur. Nëse ecni në det pa u fundosur, gjithçka do të jetë e favorshme për ju, ndërsa nëse zhyteni, do të keni ndonjë aksident. Por nëse më në fund shpëtoni dhe nuk mbyteni, do të thotë se do t’i shpëtoni rrezikut të aksidentit.

Shikoni det në ëndërr, zbuloni si interpretohet dhe mesazhi që mund të ketë Read More »

E rëndë në Vlorë, humb jetën në vendin e punës polici i kufirit (emri)

Pas 12 orësh patrullim në det, polici i kufirit ndërron jetë në orarin dhe vendin e punës.

Sinan Abilaliaj, polic i kufirit në Dhërmi ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme si pasojë e infarktit.

Efektivi kishte 12 orë në det, në patrullim. Turnin e kishte marrë në orën 7 të mëngjesit dhe mbrëmjen e sotme, pak minuta para përfundimit të turnit, në orën 19, efektivi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Paraprakisht dyshohet për infarkt.

Sipas burimeve nga Policia kufitare, 56 vjeçari ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke parkuar mjetin lundrues.

Trupi i 56 vjeçarit është transportua në morën e Spitalit të Vlorës, ku mjekësia ligjore do tregojë dhe shkaqet e humbjes së jetës.Redaksia e VloraNews i shpreh ngushellimet Familjes se te ndierrit

Dhërmi/Informacion paraprak, Rreth orës 20:10, në Dhërmi, punonjësi i Policisë Kufitare i Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, shtetasi S. A., 56 vjeç, drejtues i një mjeti lundrues të Policisë Kufitare, gjatë patrullimit në det, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore dhe për këtë shkak ka ankoruar mjetin lundures përballë stacionit të Policisë Kufitare në Dhërmi dhe ka dalë në breg.

Menjëherë është kërkuar ndihma e urgjencës mjekësore dhe pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, punonjësi i Policisë, shtetasi S. A. humbi jetën.

Paraprakisht dyshohet se 56-vjeçari e ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak.

Grupi hetimor në bashkëpunim me ekipin mjekësor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 56-vjeçarit.

E rëndë në Vlorë, humb jetën në vendin e punës polici i kufirit (emri) Read More »

Gruaja tenton të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar, detajet e para

Një ngjarje e rëndë është parandaluar sot në Fushë Kosovë, teksa një grua ka tentuar të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar.

Sipas mediave atje, ekipet emergjente kanë ndërhyrë në momentet e fundit para se ajo ta hidhte nga ballkoni i banesës fëmijën e saj.

Gruaja që tentoi ta kryej këtë veprim, dyshohet se vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Po ashtu, mësohet se ajo jeton vetëm me fëmijën e saj.

Gruaja tenton të hedhë nga ballkoni djalin e saj 6-vjeçar, detajet e para Read More »